Përjetësi » Mani
Revista "ShqipëriaEtnike" Nr. 2/2012 (II)
E diele, 10.06.2012, 09:36 AM
SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti XI nr. 2/2012 (II) -Qershor 2012
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Fazli Maloku
Kryeredaktor: Idriz
Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor: Zeqir Lushaj
Redaktorepërgjegjëse: Ajshe
Rexhbogaj
Zv.Redaktorepërgjegjëse: Zyrafete Manaj
Redaktore: Fatjeta
Muçolli
Lektor: Kadri Mani
Redaktorteknik: Besnik
Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa: "Shqipëria Etnike"
c/o Kadri
Osmani
Rr. “Hasan Jashari” p. n.
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese.
---------------------
Kadare: U projektua dëbimi i një
populli, serbët nuk e dënuan. Turp!
BEOGRAD-“Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për
temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e
zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët
serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për
arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që ta njihte
Kosovën”. Keshtu citon ne nje shenim redaksia e revistës “NIN”,
revista me e rendesishme ne Serbi per shkrimtarin Ismail Kadare qe u intervitua
nga gazetarja, Branka Bogavac.
Ju
jeni një nga shkrimtarët më të njohur të botës sot. Ka gati dyzet vjet që e
keni fituar këtë status, sidomos në Perëndim, por, kohët e fundit, edhe në
vendet e ish-Lindjes. Kritika botërore është treguar bujare me ju. Krahasimet
me Homerin, Danten, Kafkën nuk mungojnë. Këto vlerësime tepër të larta për
veprën tuaj, për rolin emancipues të saj a i përjetoni edhe si një rritje
përgjegjësie përpara opinionit të vendit tuaj, atij ballkanik dhe atij botëror?
Së pari desha t’ju theksoj se unë jam shkrimtar dhe përgjegjësia ose jo
përgjegjësia ka lidhje, në radhë të parë, me letërsinë. Të tjerat janë rastësi.
Nuk jam kundër rolit zbutës, emancipues të letërsisë, por desha të them se nuk
është letërsia ajo që mund të ndreqë problemet e kësaj bote. Ndoshta mund të
ndodhte kjo, me kusht që letërsia të prishte veten e vet... Vura re se në
listën e pyetjeve tuaja, ka disa për çështjet e sotme, sidomos ato në Ballkan.
Unë ju kuptoj dhe nuk jam kundër t’ju përgjigjem, veç do t’ju lutesha t’i
merrni fjalët e mia brenda kushtëzimit që përmenda më lart.
Që të jem më i rrokshëm: ju përmendët pak më lart disa emra të mëdhenj, çka sot
do të ishte kënaqësi për çdo shkrimtar. Por krahasimet, përveç që gjykohen
shpesh si të pasakta, qëllojnë të jenë edhe të rrezikshme. Ja, për shembull,
pak njerëzve iu shkon ndër mend se Homeri ka qenë i pari dhe për fat i vetmi
kolos i poezisë që s’kishte as më të voglën rezervë kundër luftës! Sipas
ligjeve të sotme, do të ndalohej kudo. Dhe kjo që sapo thashë s’është aspak
fantazi, ngaqë disa ditë më parë u hap lajmi se OKB-së iu kërkua të ndalonte,
për arsye të ngjashme, Dante Aligierin! Natyrisht që do të ishte mirë që
OKB-ja, më shumë se të fantazonte kundër poetit, të lexonte si duhej Danten,
për të mësuar prej tij se si duhen dënuar krimet kundër njerëzimit, gjë që
Dante e ka bërë më mirë se ajo!
Ju keni botuar një ese të rëndësishme “Mosmarrëveshja”, e cila është
konsideruar me të drejtë si një nga majat e mendimit shqiptar. Ky libër, duke
folur për “raportet e vështira të shqiptarëve me vetveten”, trajton gjerësisht
raportet e popujve të Ballkanit me njëri-tjetrin, me Europën, si dhe të kësaj
të fundit me ta. Në këtë libër ju jeni i ashpër me vendin tuaj, por po ashtu me
fqinjët e tij ballkanas, me grekët, serbët, osmanët, shkurt, me të gjithë.
Është si një pasqyrë e pamëshirshme që ju vini përpara të gjithëve. A mendoni
se kolegët tuaj ballkanas do të ndërmerrnin të njëjtin aksion ndaj popujve të
tyre?
Do ta dëshiroja shumë një gjë të tillë. Do të ishte e mirë për të gjithë ne. Më
lejoni të përsëris idenë se ka një të mirë të përbashkët dhe ka një të keqe të
përbashkët në Ballkan. Pikërisht këtë ne jemi të paaftë tani për tani ta
dallojmë. Mendjet tona janë kapur ende nga kurthet e vjetra: e keqja jote është
e mira ime. Dhe e kundërta.
Klasat politike në Ballkan e kanë vështirë të dalin nga ky kurth. Ato nuk kanë
as aftësinë e as vizionin për një gjë të tillë. Ata kalojnë nga krekosja
nacionaliste, në përulje kozmopolite. Europa e bashkuar nuk e ka lehtë të
merret vesh me gadishullin e vet problematik. Por ndoshta s’duhet t’i vëmë edhe
shumë faj. Të mos harrojmë se ajo ka edhe tre gadishuj të tjerë veç vetes!
Të kthehem te çështja e Europës. Ndjesia për të është disi e ndryshme te
ballkanasit. Është i njohur admirimi i pakusht i shqiptarëve për Europën dhe
SHBA-në. Kjo ndoshta vjen ngaqë humbjen e Europës ne e kemi përjetuar më
tragjikisht se të tjerët. Qysh në vitet 30-të një poeti ynë ka shkruar se ne “e
duam Perëndimin me një dashuri tragjike”. Ky tragjizëm u theksua gjatë izolimit
komunist. Ju, sllavët e Ballkanit, jeni më të përmbajtur, dhe kjo ndoshta vjen
se ju bashkë me Europën keni familjen sllave, ndërsa ne s’kemi fis tjetër.
Këtu do të shtoja se admirimi nuk mjafton pa mirëkuptimin. Mendoj se
ballkanasit duhet të ndihen të nderuar që Europa merret seriozisht me ta.
Natyrisht që Europa me përmasat e saj kontinentale mund të krijojë keqkuptime.
Mendoj se një nga keqkuptimet ose më saktë një nga keqinterpretimet e mendimit
europian mund të jetë marrëdhënia e çdo vendi me vetveten. Duket sikur, për të
shmangur rrezikun e nacionalizmit, që është vërtet një rrezik për këdo, e
sidomos për Ballkanin, Europa përkrah njëfarë shkombëtarizmi. Me fjalë të
tjera, duket sikur ajo na thotë: të këqijat tuaja vijnë ngaqë e doni më shumë
se ç’duhet vendin tuaj. Mendoj se këtu është keqkuptimi. E keqja nuk vjen ngaqë
ballkanasit e duan shumë kombin, por ngaqë e duan keq. Po ta donin vërtet
vetveten, do t’i donin edhe të tjerët. Rrjedhimisht, këshilla e Europës do të
duhej të ishte: s’është puna ta doni më pak veten, por ta doni më mirë. Këtë
pak a shumë kam trajtuar, ndër të tjera, në librin e fundit.
Ju keni hyrë në letërsinë europiane dhe botërore, duke u nisur nga
Gadishulli ynë Ballkanik. A është i mallkuar Ballkani për keqkuptime?
Mendoj se nuk ka as zona e as popuj të mallkuar. Nuk jemi ndonjë planet
shtrigash për ta marrë seriozisht një gjë të tillë. Thirrja e njohur ¬“qenkemi
të mallkuar” është dykahëshe. Ana pozitive e saj është ajo e protestës. Ana
negative, dorëzimi para së keqes.
Pse ju nuk e keni konsideruar asnjëherë veten si disident?
Sepse kështu është e vërteta. Për fat të keq,
spekulimet me fjalën “disidencë” janë të pafundme. Disidencën, kundërshtimin
publik të një rendi, doktrine apo shteti Shqipëria komuniste nuk e ka njohur.
Nuk dëshiroj të merrem me pse-në e kësaj dukurie, sepse letërsia nuk ka nevojë
për këtë. Letërsia si një botë paralele, pra e pavarur, ka ligjet dhe paktet e
saj, që ndryshojnë nga ato të shoqërisë. Do të përsëris vetëm njërën,
mosnjohjen e votës, bazën e demokracisë. Ngaqë nuk zgjidhen me votim,
shkrimtarët s’kanë detyrime të veçanta, politike, zgjedhore, ndaj askujt, veç
ndërgjegjes së vet. Në qoftë se do të kishin një tejçim (transferim) të tillë
parimesh, një pjesë e letërsisë antike dhe asaj të mesjetës do të përjashtohej
nga tempulli, për arsye të emancipimit të munguar. (Dënimi i vonë i skllavërisë
në Europë, ose heqja e bujkrobërisë në Rusi, më 1860!) Siç po e shohim s’është
vetëm Dante Aligieri që ka probleme. Ç’do të bënim me të tjerët? Ç’do të bënim,
për shembull, me një shkrimtar jo fare gjenial, por sidoqoftë të madh si
Turgenjevi, i cili hynte e dilte në sallonet e Parisit, por ndërkaq andej nga
Rusia e largët, vinte lajmi se kishte nja pesë mijë bujkrobër në çifligun e
vet!?
Në librat tuaj, sidomos te “Mosmarrëveshja”, ju përfshini të gjithë kulturën
e këtij rajoni, historinë, pasionet, folklorin, politikën dhe fatkeqësitë e
tij. Nga vijnë gjithë këto konflikte?
Këto pyetje bëhen kudo nga shumë njerëz, nga shumë zyra, në shumë gjuhë. Në
pamje të parë duken shumë të thjeshta, shumë të qarta, madje krijojnë padurim
për t’u dhënë përgjigje. Mirëpo fill pas kësaj, vjen përshtypja e dytë: prapa
qartësisë befas bie mjegulla e dyshimit: kur gjërat janë kaq skandalisht, kaq
mizorisht të qarta, pse nuk vjen zgjidhja? Çfarë na pengon?
Në një mbledhje ndërkombëtare shkrimtarësh në Zvicër, pas rënies së komunizmit,
më kujtohet një shkrimtar që priste me padurim të merrte fjalën, për të rrëfyer
për vendin e vet ish-komunist. Ditën e dytë, kur i erdhi radha të fliste, befas
pati një hutim e një tronditje, shkaku i së cilës kishte qenë lajmi i
porsambërritur nga vendi i vet për një manifestim studentësh nën parullën
çoroditëse: “Poshtë populli!”.
Më vjen ndër mend kjo sa herë dëgjohen thirrjet pesimiste për Ballkanin pa të
ardhme. Ato përsëriten shpesh, gati-gati si një propozim që i ngjan atij të
studentëve të lartpërmendur, me parullën “Poshtë ballkanasit!” ose “Në djall
ballkanasit, bashkë me ëndrrën e tyre europiane!”.
Kam qenë gjithmonë kundër këtij lloj cinizmi, të shoqëruar me ca erëza nazike,
për t’u bërë më i përtypshëm. Ne jemi këtu për tjetër gjë. Në radhë të parë,
për të bërë të kapshme idenë se ç’është përparimi i njerëzimit, pjesë e të
cilit është përparimi ynë ballkanik.
Ne me vështirësi po ndahemi nga ca ëndrra të marra, ca misionarizma qesharake.
Ne e kemi vështirë të kuptojmë se s’ka popuj misionarë në Ballkan dhe s’besoj
të gjenden të tillë kurrkund. Se misionarizmi grek, që e ka mendjen ende te
çlirimi i Kostandinopojës, është po aq qesharak sa ai serb, që synon distancën
Beograd-Tokio, dhe se po aq, në mos më qesharak se këta të dy, ka qenë
misionarizmi shqiptar për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit në shkallë
planetare.
Tabloja e gadishullit sot, sa ç’duket e ndërlikuar mund të jetë e thjeshtë. Në
Ballkanin e tkurrur, të sotëm, pas vetëtërheqjes së Sllovenisë e të Kroacisë
(nganjëherë Rumanisë gjithashtu i duket se është tërhequr), janë tre popuj që e
mbajnë veten dhe, me sa duket, ashtu janë vërtet, si më të pashmangshmit:
grekët, shqiptarët, sllavët. Nuk janë vetëm tre popuj bashkë në zonat e veta,
por janë tri qytetërime, me tri kultura, me tri gjuhë (madje secila me
alfabetin e vet: latin, cirilik dhe grek). Ballkanet nuk mund të përfytyrohen,
qoftë dhe pa njërin prej këtyre përbërësve. Të ngulur prej shekujsh në këtë
rajon të Europës, ekzistenca e asnjërit prej tyre nuk mund të kushtëzohet prej
tjetrit. Në rast ndërlikimesh, me hir apo me pahir, jemi të detyruar të merremi
vesh.
Ju duket një vizion i zymtë? Mendoj se ajo që kemi përjetuar para ca vitesh nuk
ka qenë më pak e frikshme.
Që t’i kthehemi një vizioni më shpresëdhënës, duhet thënë se një drejtpeshim ka
qenë vendosur megjithatë historikisht në Ballkan. Sot, në kushtet e Bashkimit
Europian, tutor i pranuar prej të gjithëve, ky drejtpeshim është shumëfish i siguruar.
Që të rikthehem te treshja drejtpeshuese ballkanase: greke, sllave, shqiptare,
besoj se jeni në një mendje me mua se askush nga këta tre popuj, për asnjë
arsye e për asnjë rrethanë nuk mund të shkulet prej gadishullit problematik.
Gjithë puna është që kjo të kuptohet. Pra, pyetja mund të shtrohet thjesht: a
kuptohet kjo?
Është lehtë të thuash po. Ndërkaq, më vështirë është që të guxosh të zbresësh
në thellësi, për të gjetur rrënjët e së keqes dhe kjo jo për të ringjallur
mllefe të vjetra, por për t’i prerë ato.
Ka një doktrinë në Ballkan, një draft të vitit 1938, që kërkon haptas dëbimin e
njërit prej këtyre tre popujve prej gadishullit. Ky draft është shkruar prej
një akademiku të njohur me emrin Vasa Çubrilloviç dhe titullohet: “Dëbimi i
shqiptarëve”.
Në këtë program, bashkë me idenë se jeta e kombit serb nuk do të ishte e sigurt
asnjëherë përbri shqiptarëve në Ballkan, e vetmja zgjidhje jepej dëbimi i
këtyre të fundit. Ky dëbim duhej të niste me shqiptarët e Kosovës.
Ka shumë vite që e kam lexuar këtë draft. Nuk di ndonjë rast që të jetë dënuar
në Jugosllavi e më pas në ish-Jugosllavi. Një projekt kriminal i padënuar është
më i rrezikshëm se një organizatë e fshehtë terroriste. Më 1999, pra 60 vite më
pas, gjithë bota pa vënien në jetë të këtij projekti: “dëbimin e famshëm” të
shqiptarëve, çka ishte edhe shkaku që Jugosllavia u ndëshkua.
Dënimi i rrënjëve të së keqes është i detyrueshëm për të gjithë. Në qoftë se do
të zbulohej një doktrinë e ngjashme në vendin tim, në Shqipëri, do të pranoja
publikisht jo vetëm turpin për mosdënimin e saj, por edhe turpin për vonesën e
dënimit.
Të kthehemi te keqkuptimet, te roli i shkrimtarëve. Ju keni pasur rastin të
njiheni me shkrimtarë nga ish-Jugosllavia, serbë, kroatë, malazezë. Keni folur
me ta, keni këmbyer mendime. Ç’mund të na thoni më tepër?
Me sa duket, shkrimtarët gjithashtu nuk janë engjëj. Nuk përjashtohet që në
zona të tilla pasiononte si gadishulli ynë, ata gjithashtu ndonjëherë mund ta
humbin orientimin. Po e theksoj fjalën ndonjëherë. Pra, është fjala për humbje
të përkohshme dhe asnjëherë për orientim themelor. Nuk e kam pasur të vështirë
të takoj shkrimtarë jugosllavë, të flas me ta, madje kam pasur miqësi, si në
rastin e më të njohurit prej tyre në Perëndim, Danilo Kish. Jemi miqësuar qysh
në vitin 1984, në një forum ndërkombëtar shkrimtarësh. Në atë kohë, Titoja
kishte vdekur, kurse E. Hoxha ishte ende gjallë. Danilo Kish përfaqësonte
shkrimtarët jugosllavë, unë ata shqiptarë. Ndërkaq, armiqësia
shqiptaro-jugosllave ishte në lulëzim (nëse fjala “lulëzim” mund të përdorej
për armiqësinë). Kjo nuk na pengoi të miqësoheshim, aq sa, gjatë një shëtitjeje
me anije, një koleg francez apo gjerman tha se nuk po iu besonte syve që një
shkrimtar shqiptar e një jugosllav kishin më shumë se një orë që jo vetëm
bisedonin si dy miq, por edhe buzëqeshnin.
Një tjetër shkrimtar me të cilin kam këmbyer pikëpamje, por pa u takuar kurrë,
ka qenë Vuk Drashkoviçi. Mund të them se aq sa ç’jam marrë vesh me Danilo
Kishin për gjithçka, po aq s’jam marrë vesh me Drashkoviçin për asgjë. Një
letër e hapur e tij, e vitit 1987, në gazetën “Le monde diplomatique” të
Parisit, ka qenë hapja e një polemike pesëmbëdhjetëvjeçare, ndoshta ende të
pambyllur sot midis nesh. Drashkoviçi, me sinqeritet, siç thoshte, si kolegu kolegut,
më këshillonte të hiqja dorë nga pikëpamjet e mia për çështjen e Kosovës,
shkurt të hiqja dorë, sipas tij, prej ashpërsisë, rebelëve, prishësve të paqes,
shkatërruesve të kulturës, vrasësve të Pushkinit (!) etj., etj. Përgjigjja ime,
pa qenë ndonjë model i elegancës, ishte në kundërshtim të plotë me të. Në fund,
shkrimet tona mbylleshin me shpresën se Europa do të besonte njërin dhe nuk do
të besonte tjetrin. Në të vërtetë, ashtu edhe ndodhi.
Midis këtyre dy rasteve të skajshme, kam njohur shkrimtarë të tjerë të
ish-Jugosllavisë, me pikëpamje të njëjta ose të kundërta me të miat. Shkrimtari
më asnjanës, ai që, si të thuash, qëndronte në mes, ishte Milorad Paviç. E kam
takuar disa herë, por ai fliste aq pak, saqë ishte e vështirë t’ia kuptoje qëndrimin.
Në krye kam menduar se ruajalistët, si ai, flisnin zakonisht pak. Pastaj
kujtova se ndoshta nuk bisedonte me mua për shkak të etnisë. Kur një koleg
gjerman na prezantoi më në fund, ai tha veç një fjalë: “ju njoh”. Por edhe
fjalë mund ta merrje si të doje, për mirë ose për keq. Me një fjalë, asnjanësi
e pastër!
Me ç’mënyrë mund t’i ndihmojmë këta dy popuj që të zgjidhin konfliktet e
tyre? Përse artistët dhe shkrimtarët nuk shërbejnë si ndërmjetës (urë) ndërmjet
tyre?
Siç e thashë edhe më parë, letërsia mund të ndihmojë, por ajo ka nevojë për një
kuptim bazik të gjërave.
Çështja është sa e ndërlikuar, aq e thjeshtë.
Kosova është një vend i banuar nga një shumicë shqiptare. Dihet se në planetin
tonë, vendet, trojet, qytetet nuk përcaktohen as nga drurët, as nga kaprojtë,
as nga ndonjë shenjë tjetër që ndodhet sipër tyre, por nga njerëzit. Shkurt,
toka dhe njerëzit mbi të shkojnë bashkë. Kosova banohet nga shumicë shqiptare,
rrjedhimisht, në të gjitha kuptimet ajo konsiderohet në radhë të parë shqiptare.
Ndërkaq, ka një vizion që e kundërshton këtë. Sipas tij, Kosova është serbe,
pavarësisht se njerëzit i ka shqiptarë. Te kjo mospërputhje e ka burimin
gjithçka. Për fat të mirë të njërës palë dhe për fat të keq të tjetrës,
mospërputhja është e pandreqshme. Ka qenë një kohë kur ajo lejohej, por ajo
ishte koha e kolonive. Siç e dimë, ajo kohë ka vdekur përgjithmonë. Kosova
ishte një koloni, një absurd i fundit në Europë. Ndaj dhe Europa ndërhyri me
vonesë, por brutalisht, për të normalizuar një gjendje, koha e së cilës kishte
mbaruar.
Që të kthehem te mospërputhja: tokë-njerëz. Për ta përligjur atë është
shpenzuar shumë energji, diçka për të cilën ballkanasit janë mjeshtra. Nuk
është vendi në këtë intervistë për trajtimin e këtij ndërlikimi, që ende
vazhdon. Fillon me rrënjët, më saktë me çështjen kush ka ardhur i pari në
Ballkan e kush pas tij. (Me fjalë të tjera, ardhësi i parë të përcaktohet si
zot i ligjshëm i truallit, e i dyti të shkojë ku të dojë!) Sa për argumente,
këto ishin çështja e Kosovës si djep i Serbisë dhe kujtimi i luftës së Kosovës
1389. Të dyja lidheshin bashkë, por për të tjerat ishin jo fort bindëse.
Trualli ku është bërë një betejë, qoftë edhe fatale për një popull, nuk mund të
përcaktojë, qoftë edhe pjesërisht “djepin” e tij. Po të kujtojmë historinë e
Europës, betejat më të mëdha janë bërë zakonisht në troje të huaja, betejat e
Cezarit për shembull, ose Waterlo-ja, pa përmendur mongolët, të cilët ku
ngryseshin, nuk gdhiheshin. Në rast të tillë, bota e sidomos Europa jonë do të
kishte kaq shumë djepe, saqë do të bëhej lëmsh. Veç kësaj, beteja e famshme e
Kosovës nuk është ajo që mësohet në një pjesë të shkollave të Ballkanit. Thelbi
i saj është ndryshuar për t’ia përshtatur politikës së sotme. Janë ndryshuar,
për shembull, pjesëmarrësit në aleanca, kush luftonte kundër kujt, që është
thelbi i një lufte, e kështu me radhë.
Motivi i dëbimit të një populli, i projektuar qyshkur, i padënuar asnjëherë, u
shfaq lakuriq, i mbështetur në mënyrë skandaloze edhe tek ajo luftë, në kohën
që duhej të ndodhte e kundërta: lufta e vitit 1389 mund të ishte baza e një
miqësie historike.
Zoti Kadare, ju keni qenë dakord për ndëshkimin e Serbisë?
Po. Dhe ende sot ruaj të njëjtin mendim. E di që këto fjalë mund t’ju duken jo
të njerëzishme, sidomos në gojën e një shkrimtari, por para se të nguteni, më
dëgjoni deri në fund.
Ndëshkimi i Serbisë ka qenë një dramë dhe si të tillë e kam menduar qysh në
fillim. Më lejoni të përsëris diçka që kam përshtypjen se e kam thënë një herë.
Kam qenë duke dhënë një intervistë direkt në TV-in shqiptar nga Parisi,
pikërisht në kohën që nisi bombardimi. Kronika mund të gjendet lehtë, pra mund
të vërtetohet. Gjatë intervistimit, gazetarja befas e ndërpreu të folurën, për
të thirrur: ah, sapo erdhi lajmi, atje, në Serbi, ranë bombat e para... Dhe aty
për aty shtoi: Ç’mund të thoni tani, në këtë çast, si një koment i parë... z.
Kadare? Fjalët e mia të para ishin: kjo më trishton, shpresoja tjetër gjë.
Kjo ka qenë ndjesia e parë, jo veç e imja, por e përgjithshme. Asnjë shenjë triumfalizmi
nuk pati në Shqipëri dhe, besoj në Kosovë, për këtë bombardim. Njerëzit ishin
të shqetësuar, dhe ishte logjike. Do të kishte shkatërrime, do të kishte të
vrarë, pa dyshim. Serbë në radhë të parë, por edhe shqiptarë. Gra dhe fëmijë,
midis. Dhe prapë nga të dyja anët, ashtu siç edhe ndodhi në të vërtetë.
Pyetjen ma kanë bërë disa herë gazetarët në ato ditë të paharrueshme. Arsyetimi
im ishte ky: bombardimi ndëshkues ishte, pa dyshim, diçka tepër e trishtueshme.
S’ishte e lehtë për një shkrimtar të thoshte “po” për një bombardim të tillë.
Aq më tepër që të tillë deklaratë do ta bëja në Paris, e më pas në Strasburg.
Por bindja ime nuk mund të ndryshonte. Përpara nesh po kryhej vërtet një gjë
mizore, një bombardim nga ajri, por ky veprim i skajshëm mizor, po bëhej për të
ndaluar diçka më të skajshme dhe më mizore: një masakër. Kështu u gjykua ajo që
po ndodhte në Kosovë. Për ca rrethana tragjike, kjo ishte e vetmja mënyrë për
të ndaluar të keqen. Historia e njerëzimit rrallë, tepër rrallë, ka njohur një
bombardim të pashmangshëm, të nevojshëm. Por historia e njerëzimit nuk ka
njohur kurrë një masakër të nevojshme. Ndaj, në mungesë të një zgjidhjeje
tjetër, me shumë dhembje do të lejohej përdorimi i bombave.
Ky ka qenë arsyetimi im.
Mendoni
se popujt e Ballkanit kanë nxjerrë mësime nga këto konflikte pa fund?
Popujt ndoshta. Për elitat s’jam i sigurt. Sidomos ato politike. I
ashtuquajturi emancipim i tyre është tepër i ngadaltë, për më tepër i cekët,
shpesh i rrejshëm.
Disa prej tyre mund të ndryshojnë stilin e të shprehurit, por thelbin kurrsesi.
Për shembull, tani ata s’guxojnë të brohorasin për “spastrim etnik”, por kjo
s’pengon të thonë: “nuk e lëmë Kosovën!”
Ç’do të thotë kjo shprehje? Ç’ndryshim thelbësor ka shprehja “dëbimi i
shqiptarëve” nga “nuk e lëmë Kosovën”?
Kjo shprehje do të thotë se “ne nuk pranojmë përbri nesh një popull
tjetër”.
Këto deklarata nuk janë ato të bregliqenit Wansse të 1942-shit, por bëhen në
mes të Europës së sotme, madje në prag të diskutimit për pranimin e Serbisë në
EU. Nuk e di nëse zyrtarët e lartë europianë, baronesha Ashton për shembull,
për të përmendur vetëm njërën prej tyre, janë në dijeni të këtij patetizmi.
Keqkuptimet e thella kërkojnë zgjidhje serioze dhe jo sa për të larë gojën.
Pyetja që shtrohet sot përpara një vendi ballkanik (në këtë rast, Serbisë)
është: a e njeh ajo fqinjin shqiptar?
Nëse e pranon, le ta njohë menjëherë. Nëse nuk e pranon, le të parashtrojë
zgjidhjen e saj. Një Kosovë serbe? Por Kosova ndërkaq, siç e thashë, për nga
njerëzit është shqiptare. Për nga toka është planetare. Për nga kujtimet
serbo-shqiptare.
Pyetja shtrohet fare thjesht: Ç’do të bëhet me shqiptarët sipas zgjidhjes
serbe? Të kthehen në serbë? Të ikin? Të dëbohen? Ja, pra, u kthyem te fillimi
me bomba.
Jam i bindur se mendimi i heqjes dorë nga xanxa (obsesioni) i Kosovës është i
pranishëm në shoqërinë serbe. Kjo është një gjë pozitive. Kjo është në të mirën
dhe vetëm në të mirën e Serbisë. Është koha për një zëvendësim idesh. Më parë
në një pjesë të Ballkanit përdorej shprehja çlirimi i Kosovës nga Serbia.
S’është ndonjë çudi që tani të thuhet çlirimi i Serbisë prej Kosovës. Prej
brengës për të, prej pengesës, prej pezmit, prej gjumit të prishur.
Është jashtë çdo dyshimi se do të ishte pozitive njohja pa ngurrim e Kosovës.
Madje, do të kishte qenë edhe më mirë sikur Serbia do të kishte qenë e para që
ta bënte një gjë tillë!
Ju mund të qeshni, por e kam seriozisht. Disa vite më parë ndodhi një ngjarje,
jo fort e komentuar, por e rrallë në historinë e moralitetit botëror.
Portugalia, ish-sunduese e një vendi të vogël, Timorit lindor, pati një ndarje
aspak idilike me të. Megjithatë, pas pavarësisë së Timorit, kur erdhi puna që
ky i fundit pati një problem të brendshëm dramatik, Portugalia ishte e para dhe
e vetmja që, midis shpërfilljes botërore, dha alarmin. Më shumë se një javë,
shteti, parlamenti, gjithë shoqëria portugeze, u ranë kambanave që bota të
ndihmonte ish-koloninë e saj. Portugalia e bëri këtë duke ndier një borxh moral
për vendin që e kishte sunduar dikur.
Krahasimet janë zakonisht të pasakta. Dy shtetet ballkanike, i vjetri, Serbia,
dhe i riu, Kosova, e kanë më lehtë mirëkuptimin, qoftë edhe për arsyen se,
ndërsa Portugalinë e ndanin nga Timori lindor mijëra kilometra, Serbinë nuk e
ndajnë nga Kosova veç disa hapa. Dhe veç kësaj i përkasin të njëjtit kontinent
europian.
T’i kthehemi sërish pyetjes, cilat mund të ishin mënyrat e daljes nga ky
ngërç?
Njohja e së vërtetës. Në fundin e mijëvjeçarit, në Ballkan ndodhi një dramë.
Kur një dramë mbaron, që ajo të mos përsëritet, fill pas uljes së perdes, duhet
të ndodhë shqyrtimi i ngjarjes. Shqyrtim do të thotë, në radhë të parë, dënimi
i fajit. Procesi kulmon me shqyrtimin e ndërgjegjes, çka do të thotë, me
brerjen e saj, pra me pendimin.
Në rastin e konfliktit të fundit ballkanik, procesi, për fat të keq, u ndërpre
në mes. U ndëshkua faji me anë të bombave, por thelbi, ndërgjegjja fajtore,
pothuajse nuk u prek.
Cilat
janë fajet e të dyja palëve në këtë konflikt? Fajet e serbëve, fajet e
shqiptarëve?
Ndryshe nga ç’mund të mendohet, nuk e kam fare të vështirë të flas për gabimet
dhe fajet e shqiptarëve. Në mendimin shqiptar, në shtyp, në botime, në librat e
mi, duke përfshirë edhe këtë të fundit, është folur kaq shumë për to, saqë mund
të krijohet përshtypja se një nga mjeshtëritë që shqiptarët njohin më mirë
është ajo e gabimeve.
Në rastin e Kosovës, jemi të detyruar të jemi veçanërisht seriozë. Ndodhi një
ndeshje e rreptë jo midis shtetit shqiptar dhe atij serb, por një ndeshje e
këtij të fundit me shqiptarët e Kosovës, pra me gati një të tretën e kombit
shqiptar. Kjo është veçantia e parë e kësaj lufte: një shtet kundër një
popullsie, ose po të doni, një popullsi kundër një shteti.
E gjitha kjo s’mund të përmblidhet në ca fraza drejtpeshuese të tipit: të dyja
palët kanë kryer prapësira. Ky simetrizim nuk fsheh veç një racizëm të
tërthortë, që i fyen të dyja palët: ç’mund të pritej nga një kacafytje
ballkanikësh (për të mos thënë tribush).
Drama e Ballkanit meriton një shqyrtim të thellë dhe kjo aspak për të
poshtëruar ndonjërin prej popujve, por përkundrazi, për respekt ndaj të
gjithëve, duke përfshirë natyrisht edhe popullin serb.
Drejtësi, në radhë të parë, do të thotë përpjesëtim. Përpjesëtimi i fajit, i
goditjes, i kundërgoditjes hakmarrëse e kështu me radhë. Secila palë të
përgjigjet për krimet e veta. Ju kujtoni se kam ndonjë arsye të më dhimbsen
kriminelët e vendit tim? Po ju them të kundërtën: janë ata që më së shumti e
kanë dëmtuar dhe po e dëmtojnë vendin të cilit i përkas, kulturën, gjuhën në të
cilën unë shkruaj.
Kemi ardhur këtu te thelbi i çështjes: hetim ndaj gjithkujt për gjithçka.
Jam e bindur që ju e kuptoni fare mirë ndjeshmërinë e veçantë të serbëve
lidhur me monumentet kulturore në Kosovë. Dhe ju e kuptoni, pa dyshim,
dëshpërimin që shkaktoi djegia e tyre.
Përgjigje 12. E kuptoj fare mirë dhe iu jap të drejtë. E keni fjalën për kishat
serbe në vitin 2004. Së pari, pa asnjë lëkundje po them se ishte një akt
monstruoz. Ndërkaq, po aq pa lëkundje po shtoj se përpara se të jetë një akt antiserb,
ai ka qenë, në radhë të parë, një akt antishqiptar. Ishte goditja më e rëndë që
iu bë Kosovës së lirë. Ishte një përpjekje për ta ftohur Kosovën me Europën, me
gjithë aleatët perëndimorë. Për t’i bërë jehonë tezës së Millosheviçit se
shqiptarët e Kosovës nuk luftonin për liri, por për besimin fetar. Për të
shkaktuar tek europianët pendim për ndërhyrjen në Kosovë.
E kam dënuar qysh në minutën e parë këtë barbari. Shumica dërrmuese e kombit
shqiptar, kudo që ai ndodhej, ishte logjike që do ta dënonte dhe ashtu ndodhi
vërtet. Qeveria e Kosovës kërkoi ndjesë përpara opinionit ndërkombëtar dhe mori
vendimin e menjëhershëm për rindërtimin e kishave të djegura.
Ndërkaq, për një habi të madhe nuk kam dëgjuar të bëhet ndonjë hetim për këto
djegie kaq të bujshme. Hetimi dhe kapja e fajtorëve do të ishin shumë të
rëndësishme. Nga pala shqiptare u hodh dyshimi për një provokacion të rëndë.
Historia jep shumë shembuj për provokacionet e shkaktuara me anë të djegies së
tempujve.
Një zhurmë jo më të vogël ka shkaktuar çështja e trafikimit të organeve. Për
këtë ka një hetim, por ai po zvarritet. Jam i sigurt se shqiptarëve normalë nuk
do t’u vinte fare keq të kapeshin e të dënoheshin ca djegës kishash fanatikë,
ose ca sadistë a psikopatë që merren me trafik organesh. Si në çdo popull,
midis shqiptarëve ka provokatorë, mjafton të kujtoj vrasësit e dy aviatorëve
amerikanë në Frankfurt. A mund të përfytyrohej që shqiptarët do të miratonin
shqiptarin kriminel që vrau dy ushtarakë aleatë, nga ata që ndihmuan Kosovën?
Ndërkaq, hetimi dhe dënimi i krimeve nuk mund të bëhet jashtë një vizioni të
plotë të dramës. Bota është tmerruar nga 800 foshnjat shqiptare nën pesë vjeç,
të vrara me thikë gjatë konfliktit. Të dhënat e botuara në shtypin anglez dhe
francez nuk janë të ndonjë shqiptari, por të gazetarit serb Miroslav Filipoviç.
Nuk po zgjatem me mijëra përdhunimet, me tmerre të tjera.
Procesi duhet të bëhet ndaj gjithkujt,
për gjithçka.
Keni folur disa herë për ndihmesën e kulturës në të gjitha këto çështje. Por
kohët e fundit jeni kritikuar në shtypin shqiptar për një qëndrim jo luajal
ndaj gjuhës serbe.
E di këtë gjë. Për t’i thënë gjërat haptas, jam kritikuar për diçka, e cila,
edhe po të ishte pjesërisht e vërtetë, tingëllonte kaq monstruoze, saqë do të
më njolloste me turp për tërë jetën. Nuk do të merrem me shpifjen vulgare të dy
zuzarëve shqiptarë. Mjafton t’ju them se jam një shkrimtar i njohur botërisht,
dhe nëse do të lëshoja andej-këndej thënie të tilla raciste, do të më ishin
mbyllur dyert gjithkund.
Kam nderim për gjuhët e njerëzimit, sepse ato janë, veç të tjerash, atdheu im i
dytë, në të cilin unë jetoj natyrshëm, ashtu si midis popullit tim. Një arsye
më tepër është se, si përdorues i gjuhës shqipe, të vetmes gjuhë në Europë, që
u ndalua me dekret prej shtetit osman, kam një dhimbsuri të veçantë, gati
gjenetike, për të. Kjo ndjesi vetvetiu është shtrirë mbi gjuhët fqinje, të
cilat, edhe pse më pak se shqipja, kanë përjetuar kufizime prej të njëjtit
pushtues.
Për shkak të rusishtes, që e njoh mirë, ngaqë kam qenë student në Moskë, kuptoj
pak serbisht. Më lejoni t’ju them se si profesionist, pra si njohës i universit
gjuhësor, midis familjes së gjerë sllave, e çmoj serbishten si një nga idiomat
më të përshtatshme për rrëfimin letrar. Sipas meje, kjo ndoshta vjen nga
përkitja e hershme e kësaj gjuhe me përmasën misterioze, transcendentale, që
antikiteti gjuhësor i gadishullit e ka pasur me tepri.
Në veprën tuaj, ju keni shumë motive antike, si dhe një libër për teatrin
grek, të përkthyer në disa gjuhë të botës. Raportet e Shqipërisë me Greqinë
fqinje, kanë qenë nxitëse apo frenuese në këtë rast?
Raportet kanë qenë përgjithësisht frenuese, si gjatë komunizmit, ashtu dhe sot,
pas rënies së tij. Shqipëria me Greqinë nuk kanë qenë asnjëherë fqinjë
shembullorë. Popuj të vështirë, mosdurues ndaj njëri-tjetrit, të pamësuar të
bëjnë lëshime, që i janë përgjigjur ashpërsisë me ashpërsi, krekosjes me
krekosje, racizmit me racizëm. E megjithatë, nuk i përmenda këto për t’i bërë
jehonë klishesë së njohur për ballkanasit e pandreqshëm. Do të besoja të
kundërtën. I përmenda këto për të thënë se, pavarësisht këtij acarimi
shekullor, logjika e jetës i ka çuar këta dy popuj drejt një ideje shpëtuese që
u përmend në fillim të kësaj interviste. Ideja shpëtuese është bindja se asnjëri
nga këta dy popuj nuk e shkatërronte dot tjetrin. Heqja dorë prej iluzionit të
mbrapshtë të mposhtjes së tjetrit, kaq qenë hapi më i madh drejt pozitivitetit
në Ballkan.
Sa për motivet antike në veprat e mia, qoftë gjatë komunizmit, qoftë pas tij,
ato nuk janë trajtuar për të ndrequr punë politikisht, e aq më pak për të
prishur. Letërsia botërore është vetvetishëm pozitive, ndërtuese. Si shkrimtar
jam veçanërisht i ndjeshëm nëse në një ceremoni zyrtare të një vendi fqinj do
të mallkoheshin shkronjat e alfabetit që përdor. Kjo ka ndodhur, por kjo s’më
krijon asnjë ndjesi negative ndaj letërsisë antike të këtij vendi. Përkundrazi,
edhe ajo vetë, dy mijë e ca vjet më parë, e ka dënuar këtë barbari të ardhshme.
Ndaj unë, dhe jo vetëm unë, por të gjithë ne, shkrimtarët e sotëm ballkanas, e
quajmë, e ndiejmë letërsinë antike si aleaten tonë të madhe kundër
mbrapshtisë.
Në një intervistën tuaj ku keni folur për admirimin tuaj ndaj letërsisë
antike greke, pyetjes se a do të mund të shkruanit, po ta sillte rasti, diçka
të ngjashme për poezinë e fqinjëve serbë, i jeni përgjigjur pozitivisht. Madje
keni shtuar se do ta konsideronit një gjë të tillë si një përkryerje të
ndërgjegjes suaj krijuese. I përmbaheni ende sot këtij pohimi?
I përmbahem plotësisht. Ndoshta kjo përgjigje do të shkaktonte një nënqeshje
mosbesuese. E megjithatë, po e përsëris pohimin tim. Unë shpresoj se në këtë
zonë të Europës, do të vendoset më në fund qytetërimi europian. Dhe atëherë as
pyetja juaj e as përgjigjja ime nuk do të tingëllonin befasuese.
(d.b/BalkanWeb)
Ç’NA MËSON SOT ISMAIL BEJ VLORA !?
Nga Agim
Shehu
Në 100 vjetorin e Pavarësisë që është dhe kulmorja e jetës së Tij Ai na
afrohet më shumë e më i ndritshëm, thua pyet se ç’u bë me veprën e tij pas një
shekulli! Akademiku shovenist serb V. Gjeorgjeviç i tha botës se shqiptarët
edhe pas një shekulli nuk do dinë të bëjnë shtet e të tregohen komb (dikush në
Shqipëri e dëgjoi këshillën e tij dhe vazhdon ia plotson dëshirën). Ismail Bej
Qemali sigurisht e ka vështirë të shohë saktë në dredhinat e vëndlindjes, se
për habinë e habive vëndi i tij nuk i ngriti asnjë përmendore atij që pas 500
vitesh i dha shtetin e Pavarur mes gjarpërinjve fqinjë dhe ujqërve europianë.
Gjeni i mëndjes dhe i veprimit, ai mbetet margaritar që ngado ta kthesh rezaton
shkëlqim, e përtej shkëlqimit jep mësime që në Shqipëri i duhen çdo brezi e çdo
kohe. Mesa duket, korniza e kohës që nga dalja e Tij është tepër e ngushtë për
përmasat e figurës të tij dhe paradoksi i çudiçëm është se të huajt e kanë vlerësuar
më shumë se në vëndin e vet.
Sado të flasësh për të, të plotë nuk e jep dot asnjë shkrim pasi te çdo e
thënë mbetet diçka e pathënë. Ai qe i shkrirë te Atdheu sa kufijtë mes tyre
qenë të padallueshme. I shqetsuar për Shqipërinë eci si vigan në tre kontinente
e gjithmonë hapat i hidhte brënda Atdheut të tij. Historiani amerikan Fullerton
që e nxiti për Kujtimet thotë: «Kujtimet e papërfunduara të jetës së tij janë
një bulëzë e jetës së tij dhe e vëndit të tij për të cilën nuk kurseu asgjë dhe
flijoi aq shumë». Duke e kujtuar në 100 vjetor, për fat të keq brënda
vlerësimeve të merituara ngrënë krye dhe zëra të mjerueshëm e të dyshimtë që
vihen ta shtrembërojnë. Një prej tyre veshur me mantel demokrati perëndimor e
me probleme mendore në tru, duke mos lënë rast pa çvlerësuar vlerat kombëtare
të Shqipërisë, shkruan se ‘Ismail Qemali bëri çmos për interesa të tij’(!)..E
vazhdon shtrembërimin një shëtitëse franceze që provon stilon mbi historinë e
Shqipërisë gjer te marrëzi fëmijësh se «Ismail Qemali qe disa ditë në pushtet»
(!); se «krijoi një Pavarësi Otomane» etj limonata sallonesh të huaja! Në
‘Kujtime’ Ai pohon të vërtetën e tij: «Mund të kisha arritur postin më të lartë
në Perandori. Por…sa më lart të ngrihesha aq më pak fuqi do kisha për t’i bërë
mirë vëndit…Për veten time do qe më mirë të rrija jashtë (atdheut) në lirinë e
qetë vetjake, të ruaja zhvillimet e ngjarjeve që të bëja diçka të dobishme për
Atdheun tim, për Shqipërinë». E në fund të jetës tha fjalët aq të
dhimbëshme e po aq madhështore si në tragjeditë e Eskilit: «Bijtë e mi,
nuk bëra pasuri, ju lë amanet një Shqipëri»!
Ai erdhi aty ku mbetet duke qënë bir i të parëve të tij të shquar si burra
Shqipërie. Diplomati Renco Falaski vlerëson: «Ai përfaqësonte denjësisht një
familje të madhe të lashtë nga Vlora, patriot i zjarrtë…i frymëzuar nga parimet
e lirisë e të drejtësisë». Gjyshi i tij, Ismail Beu donte të bënte me shokë
Pavarësinë e Atdheut të tij siç u bë në shtetin fqinj të Jugut. Osmanët e ftuan
si ‘mik’ dhe e vranë në pabesi. Hakën ia mori legjendari Gjolekë e nipi, Ismail
Bej Vlora e kujton me nderim si një borxh që kuçiotëve trima ua ka familja e
tij. I ati tij, Mahmut Beu vdiq në Stamboll i varfër, siç thotë kronika e
kohës: Të 8 çifligjet i shiti për të paguar çetarët që kish pajtuar për të
çdukur bandat greke të Grivasit më 1854, pasi qeveria qëndrore osmane s’e
mbajti fjalën se do t’i paguante ajo.
Pa pohuar se po bëjmë studim, po japim vetëm disa gjykime të tij nga më
domethënëset që i dëshmojnë të kaluarën dhe mbeten ende këshilla të ditës. Aq
më tepër që në shumë anë vepra dhe porositë e tij janë shkelur dhe fryma
kombëtare për mbrojtjen e Atdheun ka rënë si në asnjë vënd tjetër. Në nebulozat
dramatike të ngjarjeve Ismail Bej Vlora u shkruante miqve: «Nuk mund t’ju them
se si më digjet zëmra kur shoh gjithë armiqtë tanë të punojnë kundër
Shqipërisë! Është e tepërt t’ju them se jam gati të jap edhe shpirtin që më ka
mbetur për Shqipërinë». Kur diplomatët e Fuqive të Mëdha u ulën me thikë në
dorë mbi trojet shqiptare pa i pyetur të zotët, Ismail Vlora shkroi me
pikëllim: «Ne menduam se duhej të shpresonim që një popull i cili paraqiste
vlera të veçanta për shkak të lashtësisë, guximit dhe shërbimeve që i kish
sjellë Europës do lejohej më në fund të bëhej zot në shtëpinë e vet e do ruante
pavarësinë kombëtare». Gjetkë jep me kulturë e stil të përsosur gjykim më të
plotë për kombin e vet me të cilin iu drejtua Europës për sadopak
drejtësi: «E mbrojtur nga pushtimet e huaja në tri anë prej rrethit të saj me
male të lartë e nga ana e katërt prej detit, Shqipëria banohej dikur prej një
race që rjedh që nga koha e pelazgëve. Megjithëse nuk është e huaj me
qytetërimin grek, kjo racë ruajti karakterin e saj dhe krenarinë e vet të
prejardhjes parahelene». E më tej: «Duke banuar në një farë mbylljeje ata kanë
qënë ndarë në grupe të ndryshme të quajtur herë maqedonë e herë ilirë, sipas
tekave të pushtuesve. Por ata vetë, të patronditur nga këto grupime arbitrare
që nuk u prekën racën, gjuhën dhe karakterin kombëtar, as që pyetën shumë për
rënie perandorësh apo ndryshime kufijsh. E ruajtën me trimëri pavarësinë e tyre
të cilën asnjë fuqi s’mundi t’ua marrë…Sa herë u janë prekur liritë ata janë
treguar aq guximtarë sa ishin dhe në ato kohët e largëta kur shkonin me
Aleksandrin e Madh ose me Pirron. Por edhe sot ata tregojnë se e kanë ruajtur
nacionalizmin e tyre të kulluar e të paprekur gjatë shekujve» (sot teorikët
‘euro-demokratë’ do ta padisnin si ‘joperëndimor’ e ‘të paqytetëruar’ që
lavdëron ‘nacionalizmin’)! Pas përshkrimeve epike të vëndit dhe historisë së
popullit që ua drejton të huajve, nuk harron përshkrimet me një lirizëm poeti
në frymën e Naimit: «Nga pamja e jashtme vëndi i Shqipërisë duket diçka i egër,
po kur hyn brënda sheh pamje të kundërta me bukuri të rrallë…Mbas perdes së
majave shkëmbore dhe faqeve të thepisura hapen hapsira të mëdha fushash e
pyjesh veshur blerim e ngjyra floriri sipas stinës. Nga grykat e errëta e nga
ngushticat e maleve njeriu del befas në oaze të gjelbëra e të mahnitëshme.
Rjedhjet shurdhuese të ujrave që derdhen poshtë maleve ndërohen në rrëkera uji
të qeta që shkasin heshtur lëndinave aromatike…Gjatë bregut të detit ka gjire
të qetë ngjyrë blu të kthjellët e rëzër maleve majat e të cilave lagen
vazhdimisht nga vesa e reve në lëvizje, ka gryka me thellësi të pafund. I tillë
është vëndi ku banon me shekuj shqiptari, bijtë e shqipes».
Më tej jep kodin moral të bijve të Shqipes: «Megjithë fenë dhe pasojat nga
sundimi turk, shqiptarët u kanë mbetur besnikë zakonve të paraardhësve. Tre
objektet kryesore të përkushtimit të shqiptarëve janë nderi i tij, familja e tij dhe Atdheu». Hymn të veçantëi
ngre gruas shqiptare: «Në asnjë vënd gruaja nuk gëzon aq nderim dhe fuqi
ndikimi sa në vëndin tim…gjithmonë merret mendimi i saj për çështje të lidhura
me familjen apo vëndin.. Ajo është më pak krenare për bukurinë e saj, për
familjen e prejardhjen, për pozicionin e vet se sa për numurin e fëmijve të saj
e meritat e tyre që ajo i quan se bien mbi të». Më tej u jep përgjigje atyre që
duan ta errësojnë si komb mes parcelave të feve dhe spekullimeve me osmanët:
«Lidhja e shqiptarëve me Perandorinë turke nuk duhet të shihet si ndikim i fesë
myslimane. Shqipëria bën përjashtim të rregullit, kaq i zakontë në Lindje kur
feja dhe kombësia formojnë një unitet…Duke qënë besnikë të feve të tyre e
shpesh të zjarrtë e të rreptë, shqiptarët nuk bëjnë dallim nga feja, e asnjëra
nga popullsitë nuk kërkon të ketë mbi tjetrën përparësi apo përfitime të
njëanëshme». Si atdhetar e dijetar Ai hyn më thellë në gjykimin historik dhe
filozofik të shqiptarit: «Në historinë e saj të gjatë Shqipëria ka qënë e
shtrënguar shpesh të heqë dorë nga qeverisja e vetvetes, por nuk ka hequr dorë
nga pavarësia e saj. Gjatë shekujve duroi të mos rrezikonte qënien e vet.
Durimi në këtë rast qe i domosdoshëm në ruajtjen e vetvetes për kohën e
duhur». Ai sqaron më tej: «Sulltanët, të kënaqur që më në fund arritën të
shuajnë një qëndresë të ashpër e të interesuar më tepër për trimërinë e
shqiptarëve se për pasurinë e tare, pëlqyen më shumë marrëveshjet me ta duke nderuar
ligjet dhe zakonet e tyre e duke lejuar qeverisjen e vëndit nga krerët
shqiptarë…Kur shqiptarët panë se Turqia (osmane) po shkonte në greminë, u
bashkuan të shpëtonin veten e thanë njëzëri - le të vrasë veten po i deshi
qejfi! Ne duam të rrojmë»!
Duke ardhur drejt Atdheut për të ngritur Flamurin, më 20 nëntor 1912 në
Trieste gazetës ‘Piccolo’ i përgjigjet në Intervistë: «Ne duam t’i paraqesim
Europës faktin e kryer. Do krijohet një Qeveri e Përkohëshme e ndoshta unë do
jem kryetari. …Jemi ne (shqiptarët) që filluam luftën kundër qeverisë së keqe
të Turqve të Rinj…Kemi qënë ne që kemi bërë luftëra të vazhdueshme për vite e
vite, dhe e drejta e do që endërat tona të plotsohen». Më tej pohonon aq
thjeshtë e fisnikërisht: «Shqiptarët nuk venë kurrë tej caqeve të së drejtës së
tyre». Sa diplomat elastik aq dhe realist, në çdo takim me zyrtarë hijerëndë të
Europës kish aq shqetësim Shqipërie në dinjitetin e tij sa nuk pati kurrë
kompleks përuljeje ndaj të huajve, që për fitime apo ledhatime të tij të
lëshonte nga Atdheu. Këtë ia kish thënë me kohë si këshillë dhe Sulltanit për
t’u harmonizuar me botën: «Ajo që udhëheq politikën e çdo shteti është së pari
interesi i vet». Fuqive të Mëdha që prenë me aq cinizëm Shqipërinë iu
përgjegj botërisht për të ardhur në vete më tej: «Atë që sulltanët nuk na e
bënë në shekuj Europa na e bëri në 5
muaj». Si diplomat i pashoq Ai s’u lodh kurrë duke udhëtuar në tre kontinente,
atje ku luhej fati i vëndit të tij. Kjo
s’e pengonte të çmonte të harmonizuar me të edhe uraganin popullor mbledhur në
mbi 400 vjet. Që më 1876 i kërkoi Sulltanit të shpallte Kushtetutën e
qytetëruar ku kish dorë dhe vetë si europian. S’u dëgjua. Populli e mori vesh e
më 1908 u mblodhën në Ferizaj prej nga i dërguan Sulltanit Ultimatumin historik
për Kushtetutën. Ismail Bej Qemali vlerëson: «10 mijë shqiptarë të armatosur u
grumbulluan në Ferizaj më 15 korrik 1908 nga ku i dërguan sulltanit një
telegram të famshëm i cili bëri tek ai përshtypje më të madhe se sa protestat e
tërë turqve të tij dhe të gjithë përfaqësive diplomatike të Europës». Në
Kujtimet e tij E. Grej, kryenikoqiri i thertores së Shqipërisë pohoi çiltër se
ky flijim u bë për të qetsuar gjakrat mes Fuqive të Mëdha e për të siguruar
paqen. Ismail Bej Vlora me profeci gjeniu dha mendimin që doli i
saktë se megjithatë, edhe me këtë pazar të shëmtuar diplomatësh lufta
është e pashmangëshme, se paqa nuk sigurohet mbi qetësinë e shtirur por mbi
drejtësinë. Ai shkroi gjykimin që vlen dhe për sot: «Kemi bindjen se një
drejtësi për ne do jetë e mirë jo vetëm për ne po dhe për ata që kanë
kërkuar të rriteshin me shkatërrimin tonë…Ndërtesa e Ballkanit mund të
qëndrojë, veç se me themelimin e Shqipërisë e cila formon shtyllën e katërt të
kësaj ndërtese». Një nga akuzat që vazhdon në mënyrë të shëmtuar mbi figurën
e madhe të tij është se ai e paska shitur te Greqia Shqipërinë(!). Dihet fryma
e Athinës dhe Beogradit - kur kundërshtarin e madh s’e fiton e as e përthyen
dot, vihen ta njollosin, me shërbimin e veglave të tyre që për fat të keq te
shqiptarët i gjen pa mundim. Ato padi nisin nga shpifja intime, se ai qënka
martuar me një greke(!). Albania e Konicës në një rubrikë për figurat e
shqiptarëve me emër, njofton: «Vlora -Ismail Beu: Njeri me shumë vlera e
dinjitet të cilit nuk i mungon patriotizmi. Ka marrë grua një bullgare (besohej
gabimisht se ishte greke)». Në një mbledhje të parë të Kabinetit
këshilloi: «Të mos fillojë mbledhja sa të vinë dhe delegatët e
Gjinokastrës, Tepelenës, Janinës e Çamërisë» të cilat i pengonin bandat greke.
Konsulli Lori në Vlorë më korrik 1914 shkruan: «Në një pjesë të popullsisë janë
hapur dyshime për të kaluarën e tij e për shpifje si ajo e Venizellos, i cili
kur kaloi këndej para ca dite, i paska dërguar 800 lira turke»(!). Në ‘Kujtime’
Ismail Bej Qemali ai shkruan me dhimbje: «Mëse gjysma e vëndit tim iu dha
Serbisë, Malit të Zi e Greqisë. U shkëputën qytetet më të përparuara e krahinat
më pjellore. Shqipërisë i mbetën zonat më të thata e me më shumë shkëmbenj…» E
më tej: «Me energji të shumëfshuar, shqiptarët pa dallim krahine apo besimet
përkatëse treguan vendosmërinë me energji të shumëfishuar për të mos iu
nënështruar qeverive të huaja, qofshin greke apo sllave». Në Intervistën me
publicistin italian ‘Beneddeto’, 2 prill 1913, kur gazetari e njofton se
shqipërisë duan t’i marrin Korçën, Këlcyrën, Tepelenën, Gjinokastrën dhe
Sarandën ai shpërthen: «Po ky është gjymtim i plotë i Shqipërisë…Është me të
vërtetë për t’u çuditur që grekët duan të pronësojnë gjer edhe Korçën»!
Diplomati Falaski shkruan: «Nga Vlora, më 21. 7. 1914 Ismail Qemali i bëri
thirrje Europës duke denoncuar krimet e tmerrshme që po bënin grekët në vëndet
e pushtuara prej tyre». Para se të shkonte në Itali ku agjenturat e helmuan, ai
shpalli: «Duhet me çdo mënyrë të fitojmë Kosovën, Manastirin, Janinën e gjithë
Çamërinë. U lutem tërë atdhetarëve të mos flenë e të mos kursejnë asgjë për
shpëtimin e Shqipërisë nga duart e armiqve». Kur iku me familje për në Turqi,
në Manastir (Herakleu i hershëm) tha, siç e kanë ‘Kujtimet’: «Gjer këtu është
Shqipëri». Sa u shpall ‘foshnjë’ Pavarësia, Athina shpejtoi i vuri si litar në
grykë bllokadën detare për ta ndarë nga Europa e të vdiste tek lindi, dhe
Ismail Beu njoftoi me nervozizëm gjithë botën: «S’mund të vazhdojmë më në këtë
mënyrë…Duke vazhduar bllokadën e Vlorës grekët shpallin kërkesa të poshtra, në
kundërshtim të plotë me qytetërinë e tyre. Pse vallë duan të përmbysin një
popullsi të pafaj, asnjanëse, me anën e fatkeqësisë së urisë!?». Logjikën ai e
çon më thellë për fqinjin e pabesë e mosmirënjohës: «Kryetarët e kryengritjes
greke, pothuaj të tërë shqiptarë të krishterë, detyruan Portën e Lartë të
tregonte kujdes, sidomos në Shqipërinë e Ulët». Për Atdheun e tij shkruan (aq
të ditës mendimet e tij) se kombi shqiptar «Ndjek gjurmët e kohës së lashtë të
qytetërimit parahelen ose pelazgjik, që raca shqiptare ka shumë të drejtë ta
quajë të vetën dhe burimin nga i cili rodhi qytetërimi helen». Gjetkë shpreh
mendimin profetik me reze të gjatë veprimi kundër pushtuesve sllavë e
grekë bashkë: «Historia do t’i gjykojë ata ardhacakë të egër që duan të bëhen
zot në shtëpinë e tjetrit, por që nuk do të bëhen kurrë».
Tepër e dhimbëshme, ky Shpëtimtar i madh i Shqipërisë të kish rrotull
këmbëve aq monstra e plehurina të tipit Esat Pashë, ushqyer nga cmira e tyre
apo shovenët fqinjë. Ai e vuante këtë kur i përgjigjet gazetarit italian:
«Ju e dini, ka njerëz në Vlorë të cilëve s’u intereson Pavarësia e Shqipërisë.
Ky grup i vogël më ka luftuar gjithmonë e është përpjekur të më krijojë
vështirësira». Dhe jep gjykimin filozofik: «Pavarësia e Shqipërisë nxori në
dritë dhe deformimet tërë plagë të njerëzve bërë nga shtypja shekullore, e sot
këto plagë u hapën e bien erë» (tepër e ngjashme si të thuhej sot për
deformimet shpirtërore nën shtypjen 50 vjeçare komuniste, që në ‘demokraci’ u hapën
e po bien erë të rëndë më tepër se 20 vite). Megjithatë, Vlonjati i Madh mbeti
në çdo gjë sa madhështor dhe fisnik. Për qëndresën e Shkodrës kundër malazezve
pushtues tha se «Durimi i atyre njerëzve është veçanërisht i madhërishëm»! Kur
u pushtua, tha se populli i rrethuar e i shkatëruar nuk kish ç’të bënte më
shumë! Pyetjes, se pse nuk tregon për shitjen që Esat Pasha i bëri te Mali i
Zi, iu përgjegj: «Shqiptari rrobat e palara i than brënda oborrit të vet, të
mos fyejë veten para të tjerëve».
Vlerësimet për të janë ngado. Publicisti britanik S. Story më 1920 thotë:
«Kam njohur shumë njerëz të mëdhenj, por të rrallë janë ata që mund të
krahasohen me Plakun e urtë shqiptar, Ismail Bej Qemalin». Historiani amerikan
Edvin Zhak vlerëson: «Mëndja e tij e mprehtë dhe idetë novatore bënë që Sulltan
Abdyl Hamiti të kish njëherësh si nderim edhe frikë prej tij. Ndonëse e
internuan për disa vjet, atij nuk reshtën së dhëni grada». Gazetari Benedetti
shton: «Çështja e paqes në përgjithësi i detyrohet shumë këtij burri i cili ka
pasur detyrën historike më të vështirë, me anën e luftrave diplomatike që u
detyrua të përballojë. Do qe fare lehtë për Ismail Beun ta përmbyste krejt
Europën»! Konsulli i njohur italian në Vlorë, De Facendis vlerësonte: «Ai ka
kapërcyer çaste të vështira, gjëndje të rënda prej të cilave të tjerë nuk do
dilnin dot, e Qeveria e Përkohëshme në këto orë do kish vdekur me kohë. Ka
manovruar me turqit, me grekët, me myslimanët e të krishterët, me qeveri e me
konsuj, me miq e armiq të tij». Amerikani Fullerton thotë: «Si është e mundur
të mos ndikohesh nga mendimi i një burri të pasur me përvoja të çdo lloji e të
gjata të Konstandinopojës, Europës Qëndrore, të Ballkanëve, të Anglisë dhe të
Europës»?! Gazetari Benedetti shton: «Influenca e madhe e Ismail Qemalit që ai
gëzon në Europë, afritë e shumta që ka ngado, e kaluara e tij mes përleshjesh
të rrepta e shpesh të rrezikëshme kundër osmanëve e bënë që Ai të ish jo vetëm
njeriu përfaqësues për të ardhmen e shtetit shqiptar por dhe simbol i gjallë i
idealizmit kombëtar». Është mbresëlënës
një kujtim i vetë atij: «Gjatë qëndrimit në Bukuresht u prita nga Princi
Karl e pata rastin t’i paraqes nderimet e mia princeshës Elisabet (poetja
Karmen Silva). Ajo nuk pranonte vizita zyrtare se qe shtatzanë, por qe
kureshtare të më takonte. Më priti në mënyrë magjepëse duke ndënjur gjithë
kohën e shtrirë në divan». Konsulli De Facendis tregon se kur po shtoheshin
armiqtë nga jashtë e nga brënda, Ismail Bej Qemali u shfaq si pikë qëndrore ku
u lidh uniteti kombëtar i shqiptarëve të cilët: «Mënjanuan armiqësitë e u
mblodhën rreth një burri superior në zgjuarësi, përvojë e mprehtësi; kështu u
munduan të shpëtojnë Atdheun duke shpallur Pavarësinë». Europa zyrtare deshi ta
coptonte më tej, e Ai iu përgjegj botërisht: «Ne nuk duam turbulli e
ngatërresa, nuk duam prishjen e paqes mes kombeve në Siujdhesën Ilirike. Duam e
kërkojmë me gjithë zemër bashkimin e farës shqiptare, përparimin e saj si në
punë të mëndjes si në lumturi të jetës e në begati. Të jemi si një kurm, edhe një
komb i shqiptarëve që rrojnë tubërisht në Shkodër, Kosovë, Manastir e Janinë».
Publicisti Benedetti jep vlerësimin më mbresëlënës: «Paqja i detyrohet shumë
këtij burri të cilit i takoi detyra historike më e vështirë për shkak të
luftërave diplomatike që iu desh të përballojë». Vlerësim të veçantë
kulmor ku shfaqet gjeniu profetik, bën historiani amerikan Edvin Zhak. Ismail
Bej Qemali këshilloi Sulltanin: «Popujve brënda Perandorisë t’u jepet liri për
zhvillimin e tyre jetik, kulturor e arsimor; njohje e vetësisë etnike në
bashkësi me leverdi të ndërsjellta barazie e miqësie; lëvizje e lirë (pa
viza-a.sh) e njerëzve të barabartë; klube e shkolla të lira…». E. Zhak
komenton më tej i mahnitur: «Një qind vjet para krijimit të Bashkimit Europian
ai i propozoi Sulltanit një skemë të ngjashme. Për të penguar ëndërën
shekullore ruse që të merrte Kostandinopojën e të dilte në Mesdhe, më 1892
këshillon Sulltanin se ‘Bashkimi i lirë që ju këshilloj unë do t’u jepte
popujve të çdo shteti të drejtën që të vendosen në çdo pjesë të Perandorisë së
madhe dhe të kenë përkatësinë e saj, me lirinë për t’iu futur çdo ndërmarjeje
që duan…unitetin e njerëzve për mbrojtjen e përbashkët (si NATO - a.sh) dhe
energjitë e tyre t’i kushtoheshin zhvillimit ekonomik të Perandorisë» (si sot
tërë BE-së dhe Eurozonës); (për ironi historie, populli i këtij dijetari të
madh që paratha me kohë idenë e BE-së po mbetet jashtë saj, se politikët që
pasuan ecën e po ecin kundër Tij)!
Është mbresëlënëse se, siç u bind nga ngjarjet ai përkrahte mbështetjen te
SHBA. Në Konferencën e Paqes do shkonte si përfaqësues i Partisë Politike të
zonjës Sevasti e Parashqevi Qirjazi në Amerikë. Publicisti amerikan që e shtyu
për Kujtimet thotë: «Me shpirtin liberal të 50 viteve më parë, vendosi të
kërkojë të përdorë në maksimum për atdheun e tij të dashur gjithë parimet
doktrinare që me aq tepricë lëshoheshin nga Uashingtoni si nga shkopi i një
prestigjatori..Ismail Qemali kish shpresuar gjer në fund, dhe shpresën e tij e
kish te Amerika». Renco Falaski gjykon: «Megjithëse mendimi i Tij qe modern,
bile në pararojë, ai i përkiste asaj shkalle njerëzish të mëdhenj të shekullit
të kaluar (shekull që mbaroi më 1914), të paaftë t’u jepnin rëndësi parave». I
shqetësuar nga kurthet e fqinjëve shovenë për Shqipërinë deshi të shkonte nga
Italia në Zvicër. Qeveria e Romës s’ia lejonte lëvizjen e konsullata e saj në
Marsejë më korrik 1916 i shkruante njerëzisht policisë italiane: «Duke e
ndaluar Ismail Qemalin të shkojë në Zvicër kur ai me familjen janë në varfëri
të plotë, nuk bindem se bëhet fjalë për një kundërshtarin tonë dhe nuk është as
humane as e urtë të lihet të vdesë nga uria». Konferenca e Paqes në Paris
kërcënonte përsëri çdukjen e kombit e më 22 janar 1919 Ismail Qemali kish
paralajmëruar: «Sot është ditë vendimtare për Shqipërinë, do ngjallemi ose do
vdesim! Të kisha të holla do isha hedhur gjer në Amerikë për një marrëveshje të
plotë me gjithë atdhetarët e atjeshëm».
Është tepër mbresëlënës natyra e dytë e Tij: aq sa qe i madh qe dhe i
thjeshtë, gjer në modesti të pabesueshme. E paharrueshme mbetet ajo që i tha
mikut vlonjat Ali Asllanit: «Ne e bëmë si e bëmë Shqipërinë! Preng Doçi do ta
bënte pa ne edhe më mirë se ne». Kur e patën emëruar Guvernator në Varnë
kërkoi që të mos thirrej «Pasha» siç e donte detyra, por vetëm Bej (‘Bej’ është
emërtim nderimi e fisnikërie siç e kanë perëndimorët ‘kont’, ‘sër’, ‘majestè’,
‘mister’ etj). Te Qeveria e tij në Vlorë një çast u shpreh: «Ne sot këtu jemi
të qetë nën hijen e Flamurit shqiptar pasi shpatullat tona të përgjysmuara
mbrohen nga pushka e Elez Isufit dhe e Islam Spahisë në malësitë tona».
Atdhetarit të shquar Kristo Dako që po përpiqej aq shumë për fatin e Shqipërisë
në Konferencën e Paqes, i shkruan mes të tjerash: «I nderçëm bashkatshetar Z.
Dako! Ju lutem më jepni lejen t’ju përgjigjem me falënderje fjalëve të ëmbëla
që ‘Ylli i Mëngjezit’ shkruan për artikullin tim. I lutem Zotit të më apë fuqi
të përpiqem gjer në fund të jetës me Ju bashkë për lirinë e plotë të së
dashurës Shqipëri. Ju përshëndosh atdhetarisht ! Juaji me besë, Ismail
Qemali»!
Fullerton kujton: «Ismail Qemali ishte shumë i thjeshtë dhe gjithmonë kur e
lëvdonin ndjehej ngushtë…Nganjëherë fliste një orë a më shumë, dhe kur shihte
që mbaja shënime nevrikosej, e ndërpriste tregimin dhe ma hiqte letrën nga
dora…Ishte i mendimet se në Kujtimet politike duhet të pëfshiheshin vetëm
ngjarje serioze». Ka dhe një ngjarje mbresëlënëse: Në Paris në sallën
pritëse me intelektualë të zgjedhur një diplomat i huaj i përsëriti si me humor
gjykimin racist të V. Gjeorgjeviçit, se shqiptarët janë ‘njerëz me bisht’! I
fyer në sedër shqiptari e duke kapërcyer natyrën e tij serioze fisnike iu
përgjegj me të njejtën monedhë: «Po Zotni, shqiptarët kanë ‘bisht’ dhe të
saktë, por një çikë më poshtë, në një vënd tjetër…»! Humori i tij, sidoqoftë
prej zotnie kaloi gojë më gojë.
Një sqarim dhe për dorëheqjen e tij pas 13 muajsh qeverisjeje. Aq më tepër
ngaqë kjo dorëheqje e detyruar nga fati i mëtejmë i Atdheut të rrezikuar është
shtrembëruar gjer me krahasime vulgare të ditës me të cilat ajo s’ka asnjë
krahasim. Mikut besnik Aqif Pashë Elbasanit i spjegohet: «Me Shpalljen e
Pavarësisë bëra detyrën patriotike si udhëheqës. Ashtu po veproj dhe këtë
radhë, me qëllim të shpëtimit të Atdheut». E më tej «Çështja jonë kombëtare u vu
në rrezik të madh. U detyrova t’i jap fund kësaj gjëndjeje fatkeqe që do
kapërcehej vetëm me një Qeveri kompakte të fortë e me influencë. Sigurimi i një
qeverie të tillë ish detyrë atdhetare që rëndonte mbi mua». Siç dihet, atë e
penguan fytyrat më të shëmtuara antishqiptare: shërbëtorë të armiqve të
jashtëm; ziliqarë ‘shqiptarë’ që pa patur qafë donin këmborë; pronarë të kalbur
moralisht që me Pavarësinë kuptonin pasurinë. Secili po rrëmbente nga një copë
Shqipërie për vete, duke ua shitur tjetrën fqinjëve shovenë: Esat pasha
Shqipërinë e Mesme; vorioepirotët Jugun; Shkodrën a Mirditën te sllavët…(më pas
Franca do gatuante Republikën Autonome të Korçës për t’ia dhuruar Greqisë)…I
pafuqishëm që djajtë dalë nga shishja t’i mblidhte në një qendër të një Atdheu,
ai do provonte t’u plotsonte dhe dëshirën duke imituar kantonet e Zvicrës: të
mbante secili zonën e vet, por të përmblidheshin në një shtet si te Zvicra. As
këtë s’ia pranuan. Ahere, që Shqipëria të mos u coptohej më tej të huajve,
dorëhiqej vetë dhe të tëra pjesët të qenë një Shqipëri, udhëhequr nga Fuqitë e
Huaja si qeveri në Vlorë! Është sa madhështor dhe emocionues spjegimi i tij:
«Pushtetin qeveritar ua lashë atyre (Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit) e
vetë u largova nga Kryesia e Qeverisë kombëtare. Jam i sigurt se do çmohet nga
i gjithë kombi e nga kolegët e qeverisë sakrifica ime e cila ka për qëllim
shpëtimin e kombit duke e lëshuar fatin e Atdheut për një kohë të shkurtër në
duart mbrojtëse të Fuqive të Mëdha…Ju them lamtumirë dhe e lëshoj në duart e
Perëndisë Atdheun dhe Kombin». Fullerton spjegon më tej: «Njëherë e pyeta
Ismail Qemalin se pse pranoi të largohej nga vëndi dhe nuk e mbajti pushtetin
me çdo kusht e me çdo forcë siç do kishin bërë shumë të tjerë në pozitën e tij.
Ai tundi kokën mendueshën e tha: ‘Gjëra të tilla nuk mund t’i bënte një njeri
që kish luftuar për liberalizim lirie në një vënd të prapambetur».
Nuk ka figurë historike në Shqipëri që të mos jetë i njësuar me Flamurin si
Ismail Bej Qemali. Kur përmënd njërin menjëherë të vjen në mëndje tjetri. Në
poezinë e shquar të tij Hymn, Noli bisedon me Flamurin: «Me Skënderbenë u
lavdërove/ dhe në furtunë i fundmi u shove/. Me Malon prapë lart u çove/,
Flamur i Kuq, Flamur i Zi». I shkrirë në Flamurin që u bë dhe mbetet epitet historik
i Tij, Ismail Qemali, në kuptimin më simbolik dhe madhështor, qe dhe mbetet
Kuqezi. Këtë ngjyrim kombëtar e hyjnor ua përcjell brezave siç e mori dhe ai
nga të parët e Mëdhenj. Dora D’Istria i shkruan De Radës: «Unë pyes veten nëse
toka që ka lindur aq zemra trimash nuk do nxjerrë një trashëgimtar të birit të
Vojsavës, dhe nëse Flamuri i lavdishëm i Kastriotit do qëndrojë përjetësisht në
pluhur»! De Rada revistës së famëshme të tij i vuri emrin e Flamurit të
Arbërit. Më tej shqetësimin amanet Dora D’Istries ia plotësoi Ismail Bej
Qemali. Pasi e ngriti në Ballkonin e Vlorës ai u shpreh po me madhështi
hyjnore: «Shpirti i Heroit të Madh Skënderbej fluturonte mbi patriotët e gëzuar
ashtu si pesë shekuj më parë, pikërisht më 28 Nëntor 1443, kur Ai shpalli në
Krujë pavarësinë nga sundimi osman, duke ngritur të njejtin flamur Kuqezi, me
shqiponjën dykrenore të zezë në mes». Mbetet simbol i paharrueshëm ngjarja e
veçantë e Ismail Qemalit. Shpalli Pavarësinë, por shovenët vazhdonin preknin
dhe ato kufij të gjymtuar që mbetën. Ahere si Kryetar Qeverie thirri atdhetarët
luftëtarë, Bido Shalësi nga Tepelena dhe Halimin nga Kosova. U dha nga një
flamur e me të në dorë të ecnin si maratonomakë gjatë tërë kufirit, një në Jug
e një në veri, për t’i treguar popullit se Flamuri Kuqezi është i gjallë e çdo
shqiptar është shqipe në fushë të Flamurit, se me bij të tillë Shqipëria ka
zot. Qysh ahere në popull mbeti betimi «Për Flamur»! Kombi shqiptar vazhdon të
mbetet i rrezikuar nga fqinjët shovenë ortodoksë. Edhe pse kanë marrë aq shumë
nga Shqipëria e na mbeten borxh, ëndërojnë për më tej. Lufta kundër tyre sot
është edhe më e vështirë pasi si asnjëherë kanë veglat e veta gjithandej. Një
stan i tërë intelektualësh të mjerueshëm janë hapur ngado në politikë e në
media. Ata zhurmojnë boritë kundër luftëtarëve për atdheun, duke e quajtur të
çvlerësuar përpjekjen për fatet e kombit, thua se ajo do arrihet vetë në gjirin
e Europës (!). Natyrshëm duke qënë pa mbështetjen e duhur shtetërore, shurdhuar
me fyerje si «nacionalizëm jashtë kohe e jashtë Europe», lënë në varfëri që të
drejton nga largimi jashtë vëndit, vjen dhe çgënjimi, lodhja e dorëzimi. Këtu
vlen mësimi brilant i Burrit të Madh të Pavarësisë: «Sa më i madh të jetë
rreziku aq më rëndësi kanë veprimet për ta përballuar këtë rrezik». E më tej:
«Nëse ju e quani kokfortësi mbrojtjen e Atdheut, të tërësisë tokësore dhe të
drejtave të popullit, ahere dijeni se këtë kokëfortësi shqiptari e ka pasur, e
ka e do ta ketë sa të jetë bota».
Në 100 vjetorin e Veprës më të madhe të tij shqiptarët e mbajnë në zemër e
thua kanë dalë ta ritakojnë tek e shohin në palët e Flamurit Kuqezi. Vlora
sigurisht është në ballë të takimit me Birin e Madh të saj. Ajo i flet sot,
ashtu siç i thirrën vlonjatët më 1908 me Letrën historike që i dërguan: «Jemi
të përmalluar të të shohim! Plotsona dëshirën qoftë dhe për një kohë të
shkurtër! Mirupafshim»! Ai ua plotësoi dëshirën. Zbriti në skelë. Shumë
vlonjatë të paduruar hynë në det me not për ta takuar që te gjemia që e sillte.
Shtypi shkroi: «Kur zbriti në tokë mori një grusht rërë nga ranishtja, e
puthi…Pika loti i lagën mollëzat e faqeve, pastaj ato rëshqitën e humbën në
mjekrën e tij të bardhë». Diçka e ngjashme dhe në mbyllje të jetës së tij kur e
sollën nga jashtë pa jetë. Vlora me madhështi Prometheu e hijeshi Afërdite, e
priti po aq mallëngjyeshëm. Kronika shkruan: «Gjatë ceremonisë së varrimit
asnjë fshatar, asnjë qytetar nuk mbeti në shtëpi. Tërë faqet e maleve e të
brigjeve gjatë rrugës së kortezhit funeral ishin plot njerëz. Qe një apoteozë madhështore
e mbarë popullit, pa përjashtim». Fletorja Albania vlerësonte: «Babai i Kombit,
Plaku i vyer, trashëgimtari i Skënderbeut, ai popullori që përpiqej për Opingën
dhe lumturinë e Shqipërisë, vdiq…Burri i Madh i Shqipërisë i njohur e i dëgjuar
jo vetëm prej shqiptarëve po dhe prej gurëve e drurëve të Shqipërisë, si prej
tërë botës…». Te Ora e Maleve më 1923 Luigj Gurakuqi shkruante: «Një popull që
nderon burrat e vet, një popull që pavdekëson kujtimin e tyre jo vetëm në faqet
e historisë por dhe mbi rrasa e monumente, ai popull tregon se ka ndërgjegje,
se ka ndjesi të holla, se njeh miradijen e ka dëshirë me u sjellë e me u
drejtue mbas shembullit të të mëdhajve të vet». Me kulturën dhe mprehtësinë e
Tij gatuar në zjarrin shqiptar të atdhetarizmit, diplomacinë si rrallëkuesh Ai
e ktheu në një vepër Arti. Ministri i Jashtëm i Italisë, San Guiliano jo
rastësisht e quajti «Sfinks të diplomacisë». Mbetet e çmuar thënia e Margaret
Theçer kur e pyetën se si t’ia bënin vëndet e vegjël që të dëgjoheshin në botë:
«Nxirrni një gjeni, pastaj hapat hidhini sipas këshillës së gjeniut»! Populli e
nxorri gjeniun të cilit i festohet 100 vjetori. Mbetet detyrë e politikëve që
të njësuar me Flamurin Kuqezi të Tij, t’i ndjekin këshillat. Për fat të keq
Shqipëria është në këtë gjëndje edhe ngaqë nuk ecet në gjurmët e Atdhetarëve të
shquar si Ai.
-------------------------------
Kujtesa
historike
Bedri
Tahiri: Milosh Kopiliqi - Heroi q? sfidoi historin?
E Merkurë, 18.04.2012
Ai
q? nuk ?sht? i sigurt n? kujtes?n e tij, nuk duhet t? l?shohet tep?r n?
g?njeshtra.
(Montenj)
Nga Bedri TAHIRI
Trimi i parë drenicas që
njeh historia, padyshim, është Milosh Nikollë Kopiliqi. Ishte luftëtar dhe
prijës i njohur, si edhe pasanik i madh, i cili posedonte prona të shumta e t?
begata në Kopiliq të Drenicës heroike. U martua me vajzën e car Lazarit, dhe
kur osmanët u vërsul?n këtej Dardaneleve, u lidh me koalicionin e krishter?
antiturk.
Zemërimi i princit
Qershor 1389. Java e dytë. Vapë e
madhe, përvëluese. Toka e çarë si pjepëri. Thatësi e paparë dhe e padëgjuar.
Nuk e mbanin mend as më të moshuarit. Moti s’kishte rënë asnjë pikë shiu. Edhe
dimri i shkuar ishte i pa borë.
Miloshi ishte zgjuar herët. Pasi ua hodhi një sy pronave t? tij të shumta
në Kopiliq t? Drenicës, shkoi edhe
poshtë, te mullinjtë. S’punonin të bekuarit, se nuk kishte ujë, kishin shteruar
puset. Nuk qëndroi shumë aty dhe vrik u
kthye në shtëpi. U ngjit lart në kullë. Me nga një gllënjke piu radhazi tri
kafe pa sheqer. Kjo nuk i kishte ngjarë
moti. Ishte shenjë trazimi e shqetësimi të thellë shpirtëror. Dje e kishte
hidhëruar i vjehërri, car Lazari. Kishin biseduar për organizmin e një
koalicioni antiturk. Të gjithë do të bëheshin bashkë: shqiptarët, serbët,
boshnjakët, vllehët, hungarezët, bullgarët etj, për t’ia ndalur turrin bishës
aziatike, e cila si një masiv përmbysës po rrokullisej drejt tokave të tyre. Do
të bëheshin rreth pesëdhjetë mijë veta karshi njëqind mijë trupave pushtuese
turke. Mirëpo, tek ky e kishte shfaqur
një mosbesim. Disi të gjithë i druheshin. Dyshonin në besnikërinë e tij. Mendonin se do t’i
tradhtonte. Ende pa i thënë i vjehërri, i kishte kuptuar fare mirë.
Dhe, e gjithë kjo pa asnjë arsye. Vetë Sulltan Murati I Miloshin e njihte
si njërin nga sundimtarët e Dardanisë
(Kosovës), gjegjësisht Klopatnikut (Drenicës) dhe si kundërshtarin më të
rrezikshëm. Para se të nisej këndej, atij i dërgoi letër, ku i kërkonte “haraçin
e shtatë vjetëve” dhe “çelësat e shtatë kullave në Qyqavicë”.
Madje i kishte propozuar që të shkëputej nga Koalicioni i krishtër, me kusht që
të siguronte pushtetin e plotë në Kosovë. “Për
këto letra dinte edhe kronisti grek Joan Dukas. Madje, ky kishte konstatuar se
Miloshi letrat e mbretit ia kishte treguar vazhdimisht car Lazarit, i cili e
kishte këshilluar Miloshin t’i pranonte propozimet e Sulltanit. Por Miloshi
ishte i vendosur për fillimin e luftës dhe për sakrificat supreme”.[1][1]
-Do ta shihni kush është Milosh Nikollë Kopiliqi!- u kishte thënë troç
darkën e fundit princërore. Dhe, i nevrikosur në kulm, veçan në të kunatin
xheloz, Vuk Brankoviqin, kishte dalë nga Kuvendi. Si me flatra dragoi kaptoi
bjeshkën dhe u kthye në vendlindje, në
Drenicë. Kishte ndarë mendje që të mos dukej më andejpari deri në fillimin e betejës.
Nuk ia kishin besuar asnjë formacion ushtarak e asnjë krah të fushëbetejës.
Luftëtarët e tij, drenicasit, do të radhiteshin përkrah atyre të Gjergj Balshajt të Dytë (sundimtar i
Shkodrës), Dhimitër Jonimasë
(sundimtar i Përdhanës që përfshinte rrethin e Lezhës dhe Rrëshenit) e të Theodor II Muzakës (sundimtar i Beratit
dhe Myzeqesë). Ky i fundit njihet edhe me emrin Musa Arbanasi, gjegjësisht Musa
Kesexhia. Ky trim shqiptar i doli përballë princit serb, Kraleviçe Markut, i
cili, pas rënies së të atit, Vukashinit, në betejën e Maricës (1371), qe bërë
mbret i Maqedonisë. Në fund, pas përpjekjesh të shumta arrin ta mund?
kundërshtarin, por tradhtohet prej tij dhe e pëson, mbetet në fushëbetejë. Emri
i tij, me ngjyrime të tjera etnike, zuri vend në të gjitha shkrimet dhe këngët serbe. Ai është skalitur
edhe në Përmendoren e Gazimestanit, të ngritur më 1953.
“Pjesëmarrjen e Musa Arbanasit
(Theodor II Muzakës) në Betejën e Kosovës nuk e dëshmon vetëm epika popullore
serbe, por edhe kronikat mesjetare shqiptare. Nipi i tij, Gjon Muzaka, pos
tjerash shkruan: “Teodor Muzaka, biri i dytë i shtëpisë sonë dhe zotërinj të
tjerë të Shqipërisë, të lidhur midis tyre shkuan së bashku në betejë, por aty u
thyen të krishterët dhe mbeti i vrarë i përmenduri Teodor, i cili kishte marrë
me vete reparte të mëdha shqiptarësh“.
“Sipas Jeraksit, në Betejën e
Kosovës, nuk shkuan vetëm sundimtarët arbëresh nga Shqipëria (Gjergj II Balsha,
Dhimitër Jonima, Theodor Muzaka etj.), por edhe feudalët shqiptarë nga Kosova:
Milosh Nikollë Kopiliqi, sundimtar i Drenicës, Ban Strahinja, sundues i
Trepçës, Gjon Kosançi, sundues i Llapit, Musa Arbanasi, sundues i Ibrit të
Poshtëm. Po kështu nga Shqipëria morën pjesë edhe Lekë Dukagjini, Gjon
Kastrioti etj.[2][2]
Marshimi kobtar
Se do të bëhej luftë e madhe merrej
vesh nga përgatitjet e palës kundërshtare...
...Fiset endacake të oguzëve turanikë nga Azia Qendrore lëviznin në grupe
sa andej sa këndej. Kërkonin dhe zaptonin vende të reja. Një grup i madh zuri
vend në rrethin e Anadollit. Ishte shekulli XI. Në mesin e tyre shquhej njëfarë
Osman beu, i biri i Ertogrullit. Ai e themeloi edhe emiratin e vet. Me shpatë i
zgjeronte kufijtë çdo ditë. Banor?t e këtij emirate u quajtën turq-osmanë ose
shkurt osmanlinj. Ata, si fara e keqe, shtoheshin shpejt. Si hithrat, mbinin
kudo. Më 1326 e formuan edhe Dinastinë e tyre me qendër në Brusë. Kështu lindi
shteti Osman, shtet feudalo-ushtarak e despotik, i cili pas luftërash e
betejash të shumta do të zgjerohet në të dy kontinentet.
Në vitin 1355 ata i kaluan Dardanelet dhe iu vërsul?n Ballkanit. Pushtetin
e vendos?n n? Andreopojë, që e pagëzuan Edrene. Marshimet e tyre nuk kishin të ndalur. S’kishte forcë që i
pengonte. Shkatërronin, digjnin e përmbysnin çdo gjë. Nënshtronin popuj,
krahina, principata e shtete. Shkombëtarizonin e asimilonin. Pa pengesa të
mëdha arritën deri në Shkup. Dhe, pas tij radhën e kishte Dardania (Kosova).
Trojet Dardane nga të “pafetë” do t’i çlironte vetë Padishahu, sulltan Murati I. Perëndia sikur e kishte
ngarkuar me këtë mision të shenjtë. Përmes ëndrrës i arriti urdhri hyjnor. Dhe,
fill u bë gati. Tuboi njësitet nga territoret evropiane e aziatike të
Perandorisë. I ftoi edhe të gjithë vasalët (në mesin e tyre edhe princërit
serbë; Kraljeviçe Markun e Konstantin Dojakoviçin) dhe i grumbulloi gjeneralët
më të shquar të kohës. Me vete i mori edhe dy djemtë: Pajazitin dhe Jakupin.
Edhe viti kishte qëlluar i mbarë. Kështu parashikonin edhe astrologët, edhe
shpjeguesit e ëndrrave pranë Pallatit Mbretëror. Këto e gëzonin pa masë
Lartmadhërinë, andaj frymëzohej… entuziazmohej…ngazëllehej.
Sa me kënaqësi po nisej drejt fushatës! Fare nuk mëdyshej për fitore. Edhe
të tjerët mundohej t’i brumoste me idenë e sakrificës. “Shehitë do të shkonin të gjithë ata që kishin fat të binin në logun e
mejdanit! Këtë ua përsëriti shumë herë, derisa filloi zvarritja e
tundimshme e lubisë përbindëshe...
Këto u mundonin vazhdimisht trimin drenicas dhe nuk i zihej vendi vend. E
torturonin papra. Koka i ziente si zgjua bletësh. Nuk qetësohej dot. T’pfu
pjellë e keqe!- mallkoi tërë inat. Nuk i dihej, e kishte me ata që po mësynin
këtej apo me këta që ishte zënë dje?!
Zbriti poshtë në bodrum. U vesh mirë e mirë, me përkrenare e me parzmore
prej çeliku. E përgatiti edhe kalin e mejdanit, Sharanin jel?gjat?. U
përshëndet me nënëloken, duke e përqafuar fort e përmallshëm. Të
shoqes, Vukosavës, nga inati, nuk i bëri
zë fare. I vetëm fillikat doli në Majën e Zez?, në Qyqavicë. Me kujdes e shikoi
Rrafshin e Kosovës. Ç’të shihte, o Zot! Mizëri çmendësie!. Çadrat, si kërpudhat
pas shiut. Larushi ngjyrash e madhësish. Lëvizje njerëzish si thneglat. Turmë amorfe. Paqartësi e plotë…
Sakaq, si dallgë deti, ktheu kalin prapa. Sonte do të buj në Kalanë e
Gjytetit (Dubocit) e nesër do ta dërgoj
fjalën në vend. Fjala fjalë e besa
besë. Çudi, as aty s’e zuri gjumi fare. Mendonte e mendonte. Si do të vepronte
nesër? A do t’ia dilte mban? Si do të depërtonte deri te sulltani?...
Përleshja fatale
Mëngjesi i 15 qershorit 1389 gdhiu ngjyrë gri. Ditë e martë, ditë ters.
Zëri i thekshëm i myezinëve
çallmëkuq çau heshtjen e agut freskues
në Fushën e Mëllenjave. Pas tyre
tamtamet e daulleve të mëdha dhe lutjet çoroditëse të dervishëve marroçë. Edhe
dy ushtritë ballë për ballë. Në krye kalorësitë me flamujt e ngritur lart.
Shqipja dykrenare shikonte vëngër gjysmëhënën e zbehur dyllë. U dha edhe shenja
për sulm. Pas kryqëzimit të heshtave dhe shigjetave në qiellin e përloshur,
nisi përleshja fyt më fyt. Luftohej me thika, me hanxharë, me sëpata, me kmesa,
me shpata. Kokat e prera notonin në rrëketë e gjakut. Kuajt e tërbuar qëndronin vetëm në këmbët e prapme.
Hingëllonin e turfullonin nga frika. Turqit po përparonin dukshëm. Murati në
mes e djemtë përanësh. Ai, i kënaqur dhe i dehur nga sukseset, u tërhoq për të
pushuar pakëz. Vajti në çadrën e tij ngjyrë qielli. U shtri mbi minderin e butë kadifeje. Dy vasha të
bukura, si shtojzovalle, me gishtërinjtë e hollë e të bardhë dëborë, ia lëmonin
mjekrën dhe e gudulisnin ngeshëm. Ai qeshte dhe gajasej me thellësinë e shpirtit.
Sytë i vezullonin si të maces në terr, sepse nga beteja i vinin lajme të
gëzuara...
Dhe, tamam kur po kotej e lajmëruan se një princ shqiptar po kërkonte të
përshëndetej me të.
- Lëshojeni, - tha, - por kini kujdes! Çarmatoseni dhe e përcillni mirë! Nuk u
besohet kaurrëve. Të çuditshëm janë ata. Për atdhe bëjnë çmos, edhe
vetëflijohen.
I largoi vashat dhe e thirri Sadriazemin. Gjithmonë këshillohej më të, i
besonte, sepse kishte lexuar shumë. “Nëse
shqiptari ta jap dorën- e mësonte ai,
ti zgjatja këmbën, që t’i tregosh së është nën pushtetin tënd...”
Sakaq dera e çadrës u hap. Trimi, përplot krenari, ecte drejt tij. Përanash
roje të shumta. Ç’më pandeh mua, mendonte me vete. Tradhtar! Dezertor!
Puthakëmbës! Njeri të lig! Frikacak që kam ikur nga fushëbeteja dhe vij për
t’ia uruar fitoren! Sigurisht po, ashtu mendon. Shiko si qeshet nën mustak. Jo,
jo more plak matuf. Nuk e shes unë vendin tim. Nuk i korisë trojet dardane dhe
varret e të parëve. Nuk po vij për urime jo, por për mort. Me thikën që e kam fshehur
nën parzmore do të ta marr shpirtin e zi si futa. Ç’kujtove ti, tashti ke hyrë në vendin e shqipeve. Keq i ke
trazuar ato, ua ke prekur folenë. Ato
nuk janë mësuar t’ua zër? diellin askush dhe me thonj do të shqyejnë e do t’i nxjerrin sytë …
Dhe, afrohej e afrohej. E zgjati dorën ta përshëndesë. Ai nuk luajti nga
vendi. Plot qesëndi e zgjati këmbën për t’ia puthur, siç bënin zakonisht të
gjithë të tjerët. Ky shpejt e nxori thikën dhe ia nguli thellë në zëmër. O
Perëndi! Ai nuk lëvizi fare. I doli shpirti pa arritur mjekët. Rojat u
mbërthyen vrasësin. E lidhën këmbë e duar. Shpejt e thirrën Pajazitin, të
mbiquajtur „Rrufeja“. Katili,
menjëherë urdhëroi ta ekzekutonin trimin, që t’ia lehtësonin shpirtin të
porsavrarit.
Papritmas i polli mendja e ligë. Duhej siguruar edhe froni mbretëror. E
lajmëroj të vëllanë, Jakupin. Po të thërret babai,- i thanë. Me vrap erdhi i
gjori. Dhe, posa hyri brenda e ngulfatën. Përdhunshëm ia morën shpirtin, pa
zhurmë. Pajzaiti u çlirua. Çdo gjë mbeti në duart e tij. Kufomën e t? atit, pa
të brendshmet, e përcolli për në Brusë. Të tjerat i përpiu dheu i zi i qullur
me gjak…
Kadiut, që e përcillte kufomën, ia dha edhe një ferman, ku shkruante: “Me të zhvilluarit e betejës, e cila ndodhi në Fushë-Kosovë, babai im
Sulltan Murati, jeta e të cilit ishte e lumtur, vdiq si martir …plotësisht i
shëndoshë u kthye nga mejdani, në çadër e vrau një me emër Milosh Nikollë
Kopiliqi …në vend që t’ia puthë
këmbën nxori hanxharin e fshehtë dhe duke i shkaktuar plagë të rëndë, e
lagu me ujë të ëmbël prej martiri, me sherbet. Miloshi, i cili tentoi të ikte,
u zu nga rojet dhe u pre copë-copë. Unë s’isha
aty, por më të dëgjuar arrita. Arriti edhe vëllai, Jakupi, por shkoi në
amshim…”
Edhe kronisti turk Ashik Zade Pasha
e shënoi këtë ngjarje në fletët e zverdhura e të zhubravosura, që mezi
lexoheshin. Ai përfundonte: ”Betejën e
fituam. Kaurrët i thyem keq. Lazari u vra. Dhe, kur po e gëzonim fitoren, nga
Qyqavica zbriti një i pabesë, i quajtur Milosh Kopili dhe e theri Padishahun me hanxhar të helmuar …”.
Kronisti tjetër osman, Enveriu,
këtë trim e quan “Princ” dhe “Ban”. Humanisti
raguzan, Feliks Petançi, i thotë “Princ ilir”, ndërsa humanisti ynë,
Marin Beçikemi, e pagëzon “Perandor i Mizisë”.
Hakmarrja dhe
shtrembërimi i historisë
Heroizmi i princit drenicas mori dheun. Trupin e tij, të bërë copë –copë,
ia bartën shokët deri në Rezallë. Aty e varrosen, pranë një bungu njomëzak. Varri
i Miloshit është në varrezat e këtij fshati, afër shkollës së sotme.
Dallohet me gjatësi mbi dy metra, me gurë karakteristikë dhe një lis bungu
shekullor në midis [3][3].
Përbindëshi i përtej Dardaneleve nuk u mjaftua me kaq. Ende donte gjak.
Dogji dhe shkretoi mbarë vendin. Mllefin hakmarrës e shfreu mbi Drenicën e
panënshtruar. Kopiliqin e zhbëri me gjithë ç’kishte. Me javë e muaj e mbajti të
mbërthyer në rreth. Jeniçerët e lodhur veç me kunguj të zier mbanin shpirtin
gjallë. Shumë prej tyre u bënë ushqim për korbat e uritur. Këtë e dëshmojnë
toponimet Kodra e Kungujve dhe Lugu i Korbave, që edhe sot i gjejmë në
këtë vendbanim.
Fill pas betejes, i ati, Nikolla, me disa an?tar? t? tjer? t?
familjes, n? mesin e tyre edhe Vukosava, m?syen p?r n? Raguz? e disa t?
tjer? shkuan e u vendosen n? Elbasan...
Të vëllan? e princit, Hilë Kopiliqin, me gjithë familje i burgosin në
kalanë e Vushtrrisë. I kishte dy djem e tri vajza. E shtrënguan, e torturuan
dhe e munduan derisa një ditë u bë Hysk...
Sulltani paska thënë: “N’u baftë
mysliman, n’i preftë niqin kurbana te tyrbet në Gazimestan, n’e maroftë ni
xhami dhe n’shkoftë në Qabe, le të lirohet. Nëse jo, ai në burg të përjetshëm,
djemtë në ushtri e çikat në harem”. Hili, në këto rrethana, bahet mysliman. I
pret niqin kurbana te tyrbet, e çoi ni bedel n’Qabe, e maroi ni xhami në dyreq,
që shpejt zhduket, e ndërroi edhe emrin, prej Hilit në Hysk. Edhe sot, në
Kopiliq, është “Mullini i Hyskut” dhe lagjja e Hyskajve- Hyskoviqe”[4][4].
Edhe sot n? Vushtrri ekzistojn? disa familje q? veten e konsiderojn?
pasardh?s t? Hil? Kopiliqit...
“Sidoqoftë, Beteja e Fushë-Kosovës
shënon fundin e pavarësisë së shtetit serb”.[5][5] Serbët pranuan vasalitetin. Milica, gruaja e
Lazarit, vajzën e vet trembëdhjetëvjeçare, Oliverën, ia dhuroi “haremit të
Pajazitit”. Historiografia serbe, në
përgjithësi, e mohoj vazhdimisht përkatësinë kombëtare shqiptare të këtij trimi,
por edhe gjithë pjesëmarrjen e shqiptarëve në Betejën e Kosovës. I vetmi
serb që e përmend realisht është
Kostantin Mihajoloviqi nga Ostrovica në librin ”Kujtime jeniçerësh ose kronikë turke”, i shkruar në gjuhën polake.
Megjithatë faktet flasin krejt ndryshe.
Sipas Fahredin beut, i cili mbështetet në një letër të Pajazitit dërguar fill pas betejës kadiut të Brusës:”Shqiptarët mbushnin edhe radhët e
shigjetarëve të koalicionit dhe qenë të parët që filluan betejën...”
Në anën tjetër, Gjergj Balsha i Dytë ishte njëri nga shtatë krerët kryesorë
të Këshillit të Luftës. Bazuar në kronikat osmane ai hodhi poshtë mendimin e
Llazarit që turqit të sulmohen natën për terr. “Gjergji i Dytë propozoi që ata të sulmoheshin ditën dhe ky mendim u
miratua nga të gjithë”- shkruan Bitlisi.
“Në të vërtetë interesimi i serbëve
për Miloshin u ngjallë vonë, në fund të shekullit 18, kur koha kishte errësuar
tashmë përkatësinë etnike shqiptare të tij, atëherë i ndryshohet edhe emri
Kopiliq- Kobiliq- Obiliq”- konstaton
M. Hasluck.
Po ç’bëri epika jonë popullore, përcjellësja më besnike e të gjitha
ngjarjeve historike?
Si zakonisht, edhe këtë ngjarje, e përjetësoi në tel të lahutës. Dhe,
këngëtari i krishtër e paraqiti shumë realisht n? k?ng?n:
Prej Drenice del nji
djal?
N’Fushë-Kosovë
Murati i Parë,
Kambturqisht
rrin fitimtar.
Prej
Drenice del një djalë,
Fluturon
me kalë të bardhë,
Mes
për mes i bjen ushtrisë,
Shkon
e i falet Naltmadhnisë:
-Tungjatjeta,
Naltmadhni,
jam
një arbër, vendali.
E
jam ardhë ktu pa vonua,
Me
t’puth dorën, me t’nderua.
Zgjatet
mbreti, i jep kam?n,
Ngrihet
djali, i ban gjam?n,
Mik
pa thirrë ke ardhë, dai,
Prej
Azie n’Dardani,
Me
na marrë magjet e miellit,
Me
na zanë hisen e diellit,
Gjithë
ushtrinë e paç me shndet,
Kjo
Arbni ka bijt e vet,
Ta
ven kryet maje kapicës,
Jam
Miloshi prej Drenicës..
Mbret
e krajla shpesh gabohen,
Bijtë
e Arbrit nuk pushtohen,
Një
ushrri iu hodh djaloshit.
Zogjtë
e malit bajnë çudi,
Kush
po ngjitet për njat bri?
Ec
një trup me krye n’dorë
Bahet
mal i bardhë dëborë![6][6]
Mirëpo, sundimi i gjatë
turk ndikoi negativisht në evoluimin e këtyre këngëve. Ato, me kalimin e viteve,
u zvet?nuan, duke e humbur edhe karakterin historik. U mveshen me petkun
legjendar dhe mitik. Invadimin turk, tash këngëtari mysliman, e pasqyroi
si marshim të shenjtë për çlirim e p?r
përhapjen e islamizmit. Dhe, duke mos i pëlqyer vrasësi i sulltanit të jetë
shqiptar, bëri edhe ndërrimin e emrit. E
quajti Millosh Obiliqi!!! Kështu sikur humbëm heroin tonë. Ua falem të
tjerëve, që e mirëpritën. Dhe, u gëzuan. Krijuan kulte e mite të rreme.
Çmitizimi
Koha rrodhi lumë. Dhëmbi i saj pamëshirshëm gicte etnosin tonë. Historia
jonë, mjerisht, heshti. Çdo heshtje është edhe pajtim. „Studiues të historisë shqiptare nuk e kanë studiuar si duhet dhe sa
duhet jetën dhe veprën e Milush Kopiliqit për shumë arsye. Në radhë të parë,
historiografia jonë ka filluar të shkruhet pas historisë sllave, serbe, greke e
bullgare. Si e tillë ajo ka trashëguar të dhënat nga këto burime, të cilat
trimin më të njohur të mesjetës e trajtojnë me përkatësi serbe“.[7][7]
Por, kot. Faktet janë edhe më kokëforta. Ato flasin ndryshe. As nata
pesëqindvjeçare e krra-krrasë, as djallëzitë e ujqërve të stepave, nuk ia dolën
mban?. Heroi ynë mesjetar sfidonte historinë njerkë. Ai frymonte kudo, në
mendje, në zemra, në këngë.
Smirëziut, Jovan Cvijiqit, sa nuk i ra pika, kur, pas aq shekujsh, kaloi
këndejpari, nëpër Drenicë ku ndaloi edhe në Kopiliq t? Posht?m...
- O historian, kjo është Fusha e Sharanit... Ja edhe Livadhi i
Miloshit...Ky është Bunari i Miloshit (dallohet nga të
tjerët, sepse është murosur në formë katrore)...Kjo Vneshta e
Miloshit...Kjo tjetra Kisha e Miloshit... Ato tutje Ara e
Miloshit dhe Ara Pa Kry (Sipas legjendës deri aty trimi
kishte vajtur me kokën nën sqetull. Kur e pa një grua që ishte duke
korrur elb, nga habia briti: Që një njeri pa kry! Ai ia kishte kthyer: Unë pa kry e ti pa sy!
Kështu ajo arë u quajt Ara Pa Kry). Ndalo edhe pak?z, shënoje edhe këtë:
Themelet e Kullës së Miloshit...
O Zot, po çmendej fare i ziu. Mbretëria e tij, kot se koti, paskësh shkrirë
para e florinj për trillime e falsifikime.
- Të mallkuar! Edhe dreqi
është i vonë në këta shkrepa frikësues!-
ulëriu me zë, duke ia dhënë vrapit me të katra...
SI U HELMUA MITAT FRASHËRI
E Mërkurë, 03.28.2012
"Ehu flamur i vjetër/ ehu flamur i ri/ mërgimtar në dhe të huaj,
mërgimtar në qiej të zi.../ Dhe ja shkëndrit Fytyra jote/Fatlum, o Lumo, Drita
jote/ Ti frymë e fundit Frashëri/ Vakef për ne, për Shqipëri". Ky është
një varg i poemës "Drita jote" e gjeniut të kombit Mithat Frashëri.
Vlorë – "Ehu flamur i vjetër/ehu flamur i ri/mërgimtar në dhe të
huaj,mërgimtar në qiej të zi.. Dhe ja shkëndrit Fytyra jote/Fatlum,o Lumo,Drita
jote/Ti frymë e fundit Frashëri/Vakef për ne, për Shqipëri". Ky është një
varg i poemës "Drita jote" e gjeniut të kombit Mithat Frashëri.
Diademë ose guri i xhevahirit është i kostueshëm në të vërtetë ata janë të
fshehur në shpirtra njerëzor dhe shkëndijimi i tij është marramendës. Një
diademë i këtillë shqiptari ishte edhe Mithat Frashëri. Aguar në lindje. Në
farën e jetës Frashëri. Ndrit hapësira. E maleve të gjelbër. Të ulur në prerin
e vetmisë.Mijëra vite e i pritëm rilindasit.Atëherë, Frashëri, sigurisht që ka
ekzistuar. Në suaz të maleve kishte ruajtur formën e vet.Dokumenti i parë që
sjell dëshmi. Këtu në këtë vendbanim Frashëllinjtë janë vendosur aty nga 1710.
Dokument ky i prurë nga koha, rreth viteve 1901 nga pinjolli i Frashëllinjëve Mit’hat
Frashëri. Ky personalitet i madh shqiptar u shua jashtë trojeve tona, në tokën
e premtuar. Në shtëpinë e studiuesit Fahri Shaska, në Skelë të Vlorës, NOA bëri
këtë bisedë lidhur me ditë-ikjen e gjeniut të kombit.
-Zoti Shaska kur mbylli sytë gjeniu i kombit
shqiptar në tokën e premtuar?
Shpirti i këtij
njeriu të ndriçëm u shkëput ditën e hënë,dita 3,vjeshta e dytë ora 9.25 minuta
në New Jork, hoteli Winthrop.
-A keni ndonjë
dëshmi të njerëzve të cilët i kanë qëndruar pranë në kohën e shtegtimit yllësor
të Mithatit?
Është dëshmia e
Talat Karagjozit që unë e disponoj në gazetën Flamuri që thotë:"Me lot në
sy dhe me zemër të brengosur po ju përshkruaj se si i erdhi vdekja dhe si u bë
varrimi i Kryetarit tonë të dashur. Ishte ora 12 e drekës ditën e diel kur
shkova në hotel për të parë në më kishte ndonjë ndonjë punë dhe për çudi. E
gjeta në shtrat. Kur e pyeta se si sishte më tha se i ishin marrë pak mëndë dhe
nuk hëngri drekë,mbasi nuk ndihesh mirë.
Nga ora 13 mbas
dreke fillon të shqetësohet,të fërkoj gjoksin të ngrihet nga shtrati dhe të
bjerë përsëri. Ngrihet përsëri nxjerr nga valixhja një shishe me ilaçe dhe pi
një kokër me pak ujë,por pa dobi,sepse shqetësimet dhe vuajtjet po i
shtoheshin. Dëshmia qartëson se Telati më vonë ka telefonuar tek Dr. Laci në
klinikë dhe në shtëpi,por thirrjet pas receptorit mbeteshin shurdhër. Telati i
ka kërkuar Mithatit që ti thërrisnin një mjek të huaj ,mirëpo frashëlliu nuk e
kë miratuar këtë propozim. Dr Laci është gjetur dhe ka ardhur. Dëshmitari ka
shpjeguar se deri më mbritjen e Dr Laci,Mithati nuk ka qenë mirë dhe disa herë
ka folur përçartë.
Dëshmitari kujton
se atë mbasdite të zezë ,Mithati i Frashëllinjëve ky burrë i shquar e kombit ka
kujtuar miqtë e B.Kombëtar.
-A mbahet mëndë
ndonjë shprehje e tij në këto çaste para ikjes së përgjithmonë?
"Tani biri
imë,që bëmë atë thirrjen në radio Londrën thamë se shqiptarët duhet të jenë të
denjë,për të qenë shërbëtorët e Shqipërisë. Unë besoj se të gjithë ballistët janë
shërbëtorë të Shqipërisë.
-Çfarë ngjau më
tej në orët e asaj dite ?
Tek hoteli në
dhomën e gjeniut të kombit kanë mbritur me urgjencë Dr Laci,Ilia Chapulari,Nuç
Kota.I është bërë një injeksion. Dr Laci ka thënë se ataku ka qenë me të
vërtetë serioz.Po u përsërit sërish zor se mund ta hidhte,por a ishte atak.
Dëshmitari Telat ka hedhur më tej këto rreshta ka vënë në dijeni të mbesën e
tij si dhe Z.Dostin. Dëshmitari ka shkruar se gjatë natës ka bërë nj gjumë të
qetë,por kjo ka ngjarë deri në orën 7.30 të mëngjesit.Pra kishte ardhur e hëna.
Aty rreth orës 8.30 bënë një lëvizje të fuqishme të këmbës dhe krahut.Në orën
9.10 minuta përsërit të njëjtën veprim. Cfarë ka përshkruar
T.Karagjozi.Lajmërova doktorin dhe nga ana tjetër afrohem në te shtrati i flasë,e
luaj por nuk përgjigjet,mbas dy-tre minuta kthehet nga ana ime,hap sytë ma bënë
me shenjë të ulem dhe vërë dorën e djathtë mbi dorën time dhe me sy hapët sai
ishte mbaron menjëherë....
-Si ishte
ceremoniali për gjeniun e kombit shqiptar?
Është për tu admiruar
se ndonëse ne mërgim i ndjekur nga regjimi,të gjithë gazetat janë shprehur për
vdekjen e burrit të shtetit dh si dhe kanë folur për veprat etij. Të mërkurën
ka filluar procesioni i shqiptarëve që shkuan të përcillnin patriotin djalin e
Abdylit të madh për në shtegikjen e tij të përhershme. Por në atë dhomë që ku u
vendosur trupi i Mithatit erdhën dhe bënë homazhe edhe të huaj. Shqiptarët kanë
ardhur nga të gjithë vendet nga ku banonin shqiptarët në mërgim duke shprehur
pikëllimin e madh,për ikjen e djalit të Abdylit njeriut të madh,Mithat
Frashërit. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj,Muho
Xhakja,Astrit Sako,Braho Husi,Sulo Male,Hysni Aliko,Hajredin Peshkëpia,Skënder
Omari,Iliaz Guri,Luan Dosti.Gazeta përshkruan se ditën diell u vendos një sallë
të madhe dhe filluan të vijnë kurorat,25 kurorar nga organizatat,grupe
personalitetet të huaj. Në orën 14 ka filluar ceremonia e varrimit .Imam Vehbi
i ardhur ngë Detroit ka bërë lutjet kanë folur:Nuçi Kota në emër të Komitetet
Kombëtar "Shqipëria e Lirë",Grigor Tashkovite,-ishsenator jugosllavë,
në emër të Internacional Peasant Union,Dr Bistrev ish deputet bullgar në emër
të Komitetit Kombëtar Bulllgar,Zj Gold Veliko në emër të rinisë shqiptare të
lindur në Amerikë,ter fjalimet e fundit kanë qenë në gjuhën anglisht. Arkivoli
ishte i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë ishin 200 veta. Kortezhi për
në varrezat "Fernchff".Arkivoli merret në krahë dhe aty kanë folur
Sejfi Protopapa,At Paul V.Rado.
Një vit me vonë në
një numër shtator-tetor 1950 në Nr 9-10 shkruhet:"Përkujtojmë shërbëtorin
e Shqipërisë ku midis të tjerave thuhet"Një vit më parë nën qiellin e
muzgut të Njy Jorkut trashëgimtari i denjë i Frashëllinjëve,Flamurtari dhe
apostulli i Rilindjes Shqiptare,ushtari i madh i rezistencës së kombit në
robni,pikërisht kur po luftonte përpara botës së lirë për lirin e kombit të
vetë, një shpresë e madhe në mes kaq dëshpërimesh, MITHAT FRASHËRI,shuhet fiket
për jetë. Aty gjejmë edhe një poezi të Bardhyl Pogonit për Mithatin:"Iku e
s’kthehet më/ qepallat i mbylli n vetmi/ e mbeti fytyrë e pa zë?me buzë që
s’flasin më/me duar që s’dridhen më/të ikë Sherbestar i kombit/e skthesh më...
Përkujtim i bame
në Radio Londrën:"Sot mbushet moti qysh kur ndërroi jetë Midhat
Frashëri,ai që mishnonte një gjysme shekulli historije Shqipërie.Nji mot,që pa
forcimin e shpresave të kombit shqiptar për liri dhe pavarësi dhe farkëtimin e
vullnetit të ngulun të Botës së Lire me i thye kokën agresionit komunist.Sot
nderojmë me përvuejtni kujtimin e këtij simboli të shqiptarizmit,që shkrimi
energjitë e tij si ushtari në krye të detyrës,për një Shqipni të lirë,të lumtur
dhe të nderuar..Në këtë përkujtimore të kësaj radio prestigjioze përfshihet
aktiviteti patriotik i Mithatit.Aty flitet se libraria Lumo Skendo ishte bame
qendra e të gjithë atyre shqiptarëve,pleq e të rinj që ëndërronin një Shqipëni
me të vërtetë demokratike. Cilësohet edhe ëndrra e tij për të ngritur
Institutin e Albanologjisë për ti dhuruar bibliotekën e tij me 40.000 vëllime.
Në atë komunikatë përkujtimi vlerësohet qëndrimi i Mithatit që nga 7 prilli i
1939 e deri në mërgimin e dytë me jetën nëpër kampe me brenga e vuajtje që nuk
e tronditen aspak zellin patriotik...
Ehu flamur i
vjetër/ehu flamur i ri/mërgimtar në dhe të huaj,mërgimtar në qiej të zi... Dhe
ja shkëndrit Fytyra jote/Fatlum,o Lumo,Drita jote/Ti frymë e fundit
Frashëri/Vakef për ne,për Shqipëri.
Shpirtrat ne nuk i
kemi parë dhe skemi asnjë mundësi ti shohim. Ato janë shpirtra. Shpirtra,që
presin në vendroje. Te këmbët e urës me diell. Shpirtra,që rrojnë. Shpirtra që
vijnë.Për frashëllinjtë ka qënë një bekim për të sjelur përparim,mirësi e
zhvillim kombit të tyre. Në librin e madh,qindra,miliarda fletësh të
Perëndisë,tre djem ishin përcaktuar nga Zoti, për të ardhur në jetë në katundin
Frashër, në familjen e feudalit ushtarak të zhveshur nga timari ,Halid Bej
Frasherit.Të tre fletët një gërvimë i përshkonte. Fletët sidoqoftë ishin të pa
depërtueshme .Shiu si njomte as era si rrihte.Ndonëse embrioni i lules ishte
riformuar nga e para .Kjo ishte shkruar në librin qindra milionë fletë të
Perëndisë. Kështu ndoshta ishte shkruar dita e Frashëllinjëve në librin e
Perëndisë. I këtij trungu dhe i kësaj peme është Mithati. Mithati është kujtimi
më i bukur i njerëzve për luftën për demokraci e qytetërim perëndimor. Gjurma e
tij është e rëndë dhe e thellë në themele të lirive dhe qytetërimit perëndimor.
“SHQIPTARËT
LUFTUAN QË TA BËJNË SHQIPËRINË-SHQIPËRI”
LEKA I MADH ISHTE PELLAZGO-DARDAN
I MBRETËRISË SË MAQEDHONISË ANTIKE
Shkruan: Reshat
AVDIU *Preshevë, Prill 2012
reshat_avdiu@hotmail.com
Studiuesi Italian, Lucia Nadin, e ka zbuluar në kështjellën e qytetit të
Aleksandrisë, Tekst-Testament arkival të Aleksandërit të Madh, e që në shqip
thotë:
Privilegium
Alexandri Magni Macedonis Ex Greco Originali Tradukum”
“Unë Aleksandëri, biri i Filipit Mbretit të Maqedonasve,
mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të madh,
bashkëbisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i Diellit dhe i Hënës, Triumfues mbi
Mbretërinë e Persëve e të Medëve, Zot i Botës prej ku lind dhe deri ku perëndon
Dielli, nga veriu
në jug. Pinjoll i farës së shquar të
popujve Ilirik të Dalmacisë, Liburnisë dhe popujve të tjerë të të njëjtës gjuhë
që popullojnë Danubin dhe zonën qëndrore të Thrakisë, u sjellë dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mia dhe të gjithë atyre
që do të më ndjekin në sundimin e botës. Duke qenë se ju gjithmonë më jeni
treguar të besës dhe të fortë e të pa thyeshëm në betejat e bëra krah meje, u
jap e u dorëzoj juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën prej Akuilonit e deri
në skaj të Italisë së jugut. Askush tjetër veç jush, të mos guxojë të vendoset
e të qëndroj në ato vende, dhe po u
gjend ndonjë i huaj, ai do të mund qëndroj vetëm si skllavi juaj, dhe
pasardhësit e tyre do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.
U shkrua në kështjellën e qytetit të Aleksandrisë,
themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit në vitin XII. Me vullnet të
perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe
Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitarë të këtij akti janë Atleti,
logotheti (qatipi) im, dhe njëmbëdhjetë princ të tjerë, të cilët unë po i emëroj
si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë
botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës”.
Pra pas gjithë
këtyre studimeve e hulumtimeve në filologji, astronomi, arkeologji e gjithë
atyre të dhënave të historianëve, udhëpërshkruesve dhe studiueseve të shumtë
ndërkombëtarë, patjetërsueshëm konkludohet se: “Pellazgu ka qenë, njeriu i parë
i kësaj bote dhe në Arkadi është krijuar nga dheu”.
Të gjithë këta
studiues kanë ardhur në përfundim se shqiptarët janë pasardhës të vetëm të
drejtpërdrejtë të po këtij Pellazgu
dhe të po këtyre Pellazgëve si populli më i lashtë.
Thuhet, se
kontinuiteti zinxhiror i Pellazgëve vazhdon me: ILIRËT... DARDANËT... TROJANËT...
MAQEDONËT... EPIROTËT... LIBURNËT... ARDIANËT... DALMATËT... MOLLOSËT... ARBËRESHËT... ARVANITËT... SHQIPTARËT...
Gjithashtu u
konkludua se: GJUHA PELLAZGE, PRA GJUHA SHQIPE ËSHTË NËNË E GJUHËVE IDOEUROPIANE.
Studiuesi Çek, Vojtech Zamarovsky në librin e tij “Heronjtë e Miteve Antike” do të
thoshte “PELLAZGU, Babai i parë i
popullit PELLAZG, ishte Mbret në ARGOLIDË.
Sipas njërës nga
Legjendat dhe Mitet ishte njeriu i parë
që jetoi në botë dhe kishte lindur në ARKADI nga DHEU. E krijoi Perëndesha
EURINOMA, e bija e titanit OKEAN dhe gruas së tij TETIA. Sipas tjerëve ishte i
biri i Mbretit PALEHTON dhe trashëgimtar në fronin e Argolidës. Versioni i
tretë se ishte i biri i trashëgimtarit të mbretit FAROGEN. Ndërsa PELLAZGU, i
biri i PALEHTONIT i doli në mbrojtje Mbretit Libian DANAJ kur po e ndiqte
Mbreti Egjiptian EGIPTI. Pas humbjes ndaj Egiptit, kërkoi të vendosej në pjesën
më veriore të PELEPONEZIT ku edhe në fund edhe vdiq. Pastaj mes tjerash thuhet
se: DARDANI, Biri i më të madhit Zot
ZEUSIT dhe bijës së ATLANTËS, ELEKTRËS, ishte themeluesi dhe Mbreti i Parë i
DARDANISË.
Nga të gjithë
bijtë e kësaj bote Zeusi e deshi më së shumti atë, duke i caktuar atij një
sundim të lumtur dhe pasardhës të lavdishëm. Në vendin i cili e mori emrin e
tij erdhi nga qyteti i tij i lindjes KORITH në Itali. Në atdheun e ri strehë i
dha mbreti TEUKAR dhe ia dha për grua të bijën BATIA. Në qytetin që e themeloi
sundoi deri në vdekje. Pas tij në fron erdhi djali i tij ERIHTONI dhe pastaj i
biri i tij TROSI.
Kur i biri i
TROSIT ILI nën kodrën IDA themeloi TROJËN, e cila sipas tij gjithashtu u quajt
edhe ILIA ose ILION, latinisht ILUM, gjinia e tij Dardane u nda dhe në Dardani
sundoi e vjetra ASARAKU, KAPIEU, ANHIZI, derisa në Trojë e reja ILI,
LAOMEDONTI, PRIAMI. Sundimi i pasardhësve Dardan në TROJADË u shua atëherë kur
AKILEJËT e morën dhe e shkatërruan TROJËN. I biri i PRIAMIT HEKTORI, komandant
suprem i ushtrisë Trojane, ra gjatë dyluftimit me udhëheqësin ushtarak të
Akilejëve, AKILIN, kurse i biri i tij ASTIANAKU humbi jetën derisa ishte fëmijë
gjatë pushtimit të TROJËS.
I biri i ANHIZIT
ENEA, i cili luftoi në anën e Trojanëve u shpërngul me të ikurit tjerë Trojan
në perëndim dhe në Itali krijoi një qytet të ri, nga i cili edhe u themelua
ROMA.
Përpos DARDANIT si
mbret, sipas Homerit, dimë edhe për një tjetër me të njëjtin emër, jo edhe aq
të rëndësishëm, ai ishte një Trojan, biri i BIANTIT dhe u vra së bashku me
vëllanë LOAGONIN në një dyluftim me AKILIN.
Emri i Mbretit dhe
i popullit DARDAN nuk është i zhdukur ende. Ky emër jeton në emërtimin e
Ngushticës që ndanë Evropën nga Azia e Vogël, e cila në kohët e vjetra nuk
është quajtur DARDANELE por HELESPONT d.m.th. Deti HELEN. Më pastaj studiuesi
çek Vojtech Zamarovsky, thotë mes
tjerash: KAPIA, i biri i Mbretit ASARAK dhe gruas së tij HIEROMNEMA, Mret
DARDAN. Si pjesë e Mitit nuk u bë me diçka të veçantë përpos paraardhësve dhe
pasardhësve të tij. Sundoi qetë dhe në mënyrë paqësore ashtu si babi i tij. Bir
i tij ishte ANHIZI, Mbret Dardan, deri sa nipi i tij ishte udhëheqësi Dardan
ENEA, pas HEKTORIT mbrojtësi më i fuqishëm dhe më i suksesshëm i TROJËS në
Luftë me AKILEJËT.
ENEA i biri i
ANHIZIT i cili kishte luftuar përkrah trojanëve, u shpërngul me të ikurit tjerë
trojan në Perëndim dhe në Itali ndërtoi një qytet të ri nga i cili më pas u
themelua ROMA[8].
Më pastaj Vojtech
Zamarovsky në studimin e tij, thotë mes
tjerash: “TROSI, i biri i Mbretit ERHITON dhe gruas së tij ASTIOHA Mbret
Dardan. Ishte nip i DARDANIT, themeluesit të mbretërisë Dardane, dhe erdhi në
fron pas vdekjes së babait të tij, mbretit ERHITON. Sundoi në tërë Dardaninë
(në bregdetin veriperëndimor të Azisë së Vogël, rreth Dardaneleve të sotme),dhe
kur ai vdiq mbretëria e tij u nda. Në Dardaninë e reduktuar mbret u bë i biri i
tij me i madh ASARAKU, derisa në Trojadën e ndarë i riu ILI, i cili e themeloi
një qytet të ri, TROJËN ose ILIN (fillimisht ILION).
Përpos ASARKAUT
dhe ILIT, TROSI me gruan e tij KALIROJËN kishte edhe djalin e bukur GANIMEDIN,
por ai askund nuk ishte sundimtar sepse ZEUSI e kishte marrë me vete në OLIMP
ku i shërbente me verëra Zotët. Për këmbim Zeusi TROSIT ia dha kuajt më të
bukur të botës.
Pasardhësit e
TROSIT nga dega e ASARAKUT ishin mbretërit KAPIA dhe ANHIZA të cilët sunduan në
DARDANI, derisa nga ILI ishin LEOMEDONTI dhe PRIJAMI të cilët sunduan në
TROJADË. Sundimi i këtyre dy gjinive përfundoi kur TROJËN e morën AKILEJËT. I
biri i PRIJAMIT HEKTORI i cili duhej të ishte trashëgimtarë i PRIJAMIT në fron,
ra në atë luftë.
I biri i ANHIZIT
ENEA u shpërngul pas rënies së TROJËS në ITALI ku me një grup të ikurish atje
themeloi qytetin LIVINI, nga i cili u krijua ROMA.
Edhe pse mbreti
TROS gjatë jetës së tij nuk bëri asgjë të veçantë, emri i tij nuk u zhduk, ky
emër jeton përmes emrin të TROJËS dhe do të jetojë përgjithmonë duke i
falënderuar EPOSEVE të HOMERIT[9].
Ndërsa “ROMULI, i
biri i Zotit të Luftës MARSIT dhe Vestalines REJA SILVA, një nga themeluesit e
ROMËS dhe Mbreti i Parë Romak.
Nga babai ishte
një pasardhës i drejtpërdrejtë i një nga perëndive më të fuqishme, nga nëna
pasardhës i ASKANIT ose JULIT udhëheqësit të emigrantëve Trojan në Itali, gjini
të cilës pas rënies së Trojës iu dha e drejta të dominojë mbi gjithë popullin
Trojan dhe (sipas interpretimit më të gjerë të asaj profecie) mbi gjithë botën.
Dhe Askani-Juli ishte, natyrisht, me origjinë hyjnore, ENEA babai i tij ishte i
biri i perëndeshës VENERA, derisa stërgjyshi i tij DARDANI i biri i më të
madhit Zot ZEUSIT. Ai i kishte pra, të gjitha parakushtet gjenealogjike për t’u
bërë një nga personazhet më të rëndësishme të Miteve dhe Legjendave Romake[10].
Kurse studiuesi
amerikan, Georg Fred Williams, mes tjarash thëtë: “Po të kthehemi në
parahistori, para se Rapsodët Homerikë t’i këndonin Hyjnive dhe heronjve
Mitologjik, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me
emrin Pellazg, prandaj “Shqipja ka qenë
gjuha e vërtetë e Homerit, e Aleksandërit të Madh dhe Pirros së Epirit”. Në
përgjithësi është pranuar se shqiptarët i përkasin Racës Pellazgjike. Ata përbëjnë një racë mitike si titanët dhe
ciklopët. Faktet dëshmojnë se pellazgët sollën në Greqi jo vetëm disa arte
por një sistem të tërë besimi, artesh dhe germash. Ajo ishte një racë, sa bujare po aq edhe e pafat. Gjuha e tyre,
është e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt në dialektin
Eolian dhe në atë Epirotas, të cilët Helenët i cilësonin si barbarë”[11].
Luis Benlou, Studiues Francez,
“La Grece avant les Grecs (Greqia para Grekëve) 1877. “Shumë emra vendesh,
malesh, lumenjsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund të shpjegohen nga
etimologjia e fjalëve greke mund të shpjegohen fare mirë përmes një gjuhe
jogreke. Deri më sot vetëm një gjuhë
është e aftë të hedhë dritë mbi këto emra ajo është gjuhë shqipe.
Shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë, e cila jetonte para ardhjes së
grekëve në trevat. “Përgjatë Adriatikut deri në Halis”. (Halis quhej një lum në
lindje të Azisë së Vogël).
A. Vasiliev, Autor i vëllimeve
të shumta për Perandorinë Bizantine, “E vërteta është se edhe sot e kësaj dite
shumica e ishullit ARQIPELAG dhe gati e gjithë ATIKA deri në ATHINË janë
SHQIPTARE”.
Robert D’angely, “Enigma”, “Epopeja
greke ILIJADA, u hartua dhe u shkrua
në fillim në gjuhën pellazge dhe nga kjo gjuhë e njohur dhe e folur nga gjithë
bota e saj epoke, ashtu si gjithë bota e epokës së Pavarësisë greke në vitin
1821 pas Krishtit. 500 apo 600 vite më pas u përkthye në gjuhën greke nga
Homeri dhe Homeridët, që i dinin fare mirë të dyja gjuhët, Pellazgjishten dhe
Greqishten. Emri Homeridë nuk shënonte pasardhës real, ose të ashtuquajtur të
tillë të Homerit në Hios, por më tepër një shoqëri njerëzish, që ushtronin të
njëjtin profesion artistik të poetit, që predikonin të njëjtën fe, që ushtronin
të njëjtën kulturë dhe që adhuronin të njëjtin Hyj ose Hero mbrojtës, nga i
cili e kishte prejardhjen emri i tyre”.
Pellazgët janë
ata,që duke e ngritur gjuhën pellazge, e cila mbijeton në shqipen e sotme, në
gjuhën e Liturgjisë dhe të Mistereve të gjithë të lashtëve të të gjithë epokave
dhe në të gjitha shtrirjet, përhapën pothuajse në të gjitha vendet që njiheshin
atëherë prej tyre mësimin dhe dijen me shkrim me anë të shkronjave të quajtura
pellazge, Pelazgjika Grammatika, që prej mijëra vjetësh kanë qenë në bazë
të gjithë shkrimeve rreth Mesdheut dhe kryesisht të Fenikishtes.
Në të gjithë
Tempujt, në Orakujt ku shkonin për këshilla të lashtët gjuha e zakonshme dhe më
e përhapur ka qenë gjuha Pellazge. Nëse gjuha Greke dhe Latine, me gjithë
shkëlqimin që ato kanë pasur, nuk do të kishin mundur për shkak të elementit
drejtues dhe të elitës, ta zëvendësojnë Pellazgjishten për t’u bërë gjuhë
liturgjike të Botës së Krishtere, është e sigurt se ato do të ishin zhdukur
plotësisht nga faqja e dheut dhe do të kishte qenë gjuha Pellazge ose Shqipe,
që do të kishte vazhduar gjithnjë.
“Përse të lashtët
e ngritën Greqishten dhe Latinishten, madje para se ato të formoheshin me
përsosmëri, në shkallën e gjuhëve liturgjike, përgjigja për këtë pyetje është
fare e thjesht, Priftërinjtë dhe Fetarët e lashtësisë, që parapëlqenin të
përdornin Greqishten ose latinishten në vend të Pellazgjishtes ose Shqipes të
formuar plotësisht, të njohur e të folur nga gjithë njerëzia e epokës dhe
tashmë në përdorim për këtë qëllim, kanë pasur po ato arsye si priftërinjtë e
sotëm. Është e qartë se fetarët tanë të sotëm vijojnë të ruajnë përdorimin e
Latinishtes, Greqishtes, Arabishtes Kuranike, Hebraishtes së vjetër,
Sanskrishtes etj., jo për të mënjanuar, siç deklarojnë ata, çdo gabim ose
ngatërrim në transmetimin e vërtetë të doktrinës ose dogmës duke bërë përkthime
të njëpasnjëshme, por për të mbajtur meshtarinë në vazon e vet të mbyllur e të
izoluar, gjë që nuk do të mund ta bënin po të kishin vijuar të përdornin
gjithnjë Pellazgjishten ose Shqipen, që e gjithë bota e dinte në atë epokë”.
“Çfarë mund të
nxjerrim si përfundim që ta kuptojmë shoqërinë e quajtur Greke të lashtë e cila
në të vërtetë ishte Pellazge ose Shqiptare. Rezultati do të ishte më i mirë ose
më i rëndësishëm, nëse koncepti ynë ose imagjinata jonë do të ndriçoheshin dhe
do të udhëhiqeshin në hulumtimin tonë nga drita që vjen nga një lëndë shumë e
madhe në numër dhe më e rëndësishme.
Puna është se na
mungojnë shumë hallka në vargun e jetës së brendshme të Grekëve. Është e madhe
errësira që rëndon mbi hollësitë, në atë pikë ku ndodhemi, që në fund dëgjohet
në njohjen vetëm të historisë së Athinës edhe atë në mënyrë të kufizuar Në fund
ky studiues freng pas 44 vjet pune të
palodhshme, decidivisht konstatoi: “Më në
fund, enigma u zgjidh, gjithçka rrjedh nga shqiptarët”[12].
Solli për botim-Kadri
Mani
/etnike@gmail.com/
-----------------------------------------------------
Idriz Zeqiraj: Jusuf Gërvalla e Ibrahim Rugova në Gjimnazin e Pejës
JUSUF GËRVALLA E IBRAHIM RUGOVA NË GJIMNAZIN E PEJËS
Shkruan: Idriz ZEQIRAJ
"Kosovës po i vritën djemtë..." Ky ishte lajmi i trishtëm, i
dhënë nga Radio-Tirana, për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka,
në mbremjen e 18 janarit 1982. Ky lajm hyri si një heshtë therëse, nga një
vrimë qoshake, në birucën (qelinë) time në burgun e Burrelit.
Rugova dhe Gërvalla u shquan si gjimnazistë
Në atë qetësi varri m`u shpalosën si në ekran, kujtimet për Jusufin. Një
reminishencë prej 18 vitësh, pikërisht, në vitin e largët 1964, kur në rrugën
"Ramiz Sadiku" nr. 45, poshtë Qarshi Xhamisë në Pejë, në shtëpinë e
nënës Shkurte të Berishëve, vinte me kitaren e tij Jusuf Gërvalla. Nëna Shkurte
kishte një lidhje familjare në Dubovik. Djali i madh, Hyseni, ishte në shkollën
mjekësore në Prishtinë, ndërsa Nazmiu ishte gjimnazist, shok i Jusufit.
Kryezoti i shtëpisë kishte vdekur herët. Nëna Shkurte ishte e shkëlqyer.
Jusufin e donte shumë dhe kurrë nuk mërzitej pse shtëpia e saj zhurmonte nga
muzika dhe kënga e të rinjëve. Ajo përkujdesej shumë edhe për ne, banorët e
saj, unë me kushëririn Ramizin. Dauti, shkollar i mesëm, djali i xhaxhait të
Nazmiut, ishte si djalë shtëpie ke nëna Shkurte. Pas mësimit, punonte në
dyqanin e jorganave ke një gjakovar, shprishte dhe shtrinte pambukun. Lodhej
dhe pluhrosej shumë. Dhe, nëna Shkurte lotonte për atë, Daut Berishën e sotëm,
piktor me famë në Paris. Në rrethet muzikore të Jusufit vinin edhe vajzat
shkollare. Jusufi shquhej për sjellje fisnike e mondane, andaj dallohej nga
moshatarët e provincës.
Gjimnazi i Pejës ishte më numeriku në Kosovë dhe më gjerë. Jusufi ishte në
njërën nga 11 paralelet e treta të Gjimnazit "11 Maj". Gjimnazi
kishte rregull dhe disciplinë, por edhe fort i përgjuar nga UDB-a. Atij viti të
zymtë, brenda javës, qenë arrestuar 640 veta në Kosovë. Hetimi ishte i
vrazhdët, torturues. E pësuan rëndë edhe poetët shkollarë. Flitej se Teki
Dervishin e kanë dëmtuar në kokë.
Rrethi letrar i Gjimnazit qe bërë i njohur për shumësinë dhe cilësinë e
krijuesëve, në veçanti në lëmin e poezisë. Por, dy syrësh u shquan nga të
tjerët: Ibrahim Rugova dhe Jusuf Gërvalla. I pari me shkrimet letrare dhe lexim
- interpretimin e veprave letrare të shkrimtarëve klasikë, sidomos francezë dhe
rusë, madje në gjuhët tyre; ndërsa i dyti në poezi, pikturë, instrumentist dhe
këndues.
Tirana i heshti demonstratat, donte statuskuonë në Kosovë
Fillimisht mërgimi dhe më pas burgu, më shkëputën nga Kosova dhe,
rrjedhimisht, edhe nga shokët e rinisë. Në vitin 1968, Tirana zyrtare, në ujdi
me Fadil Hoxhën me shokë, i heshti, madje i bëri të pa qena për shqiptarët
vendorë, demonstratat studentore në Kosovë. Këtë provoi ta bënte edhe me
demonstratat e vitit 1981. Por, Beogradi sulmoi i pari, duke e akuzuar Tiranën
për politikë subversive dhe manipulim të rinisë në Kosovë. Manifestimet
trazuese filluan më 11 dhe 12 mars, për të kulmuar më 01 dhe 02 prill 1981.
Ndërkohë që Tirana u ndjeh e gjallë vetëm pas afro një muaji, pra, më 8 prill,
me një artikull bombastik, mirë të argumentuar, të botuar në "Zëri i
Popullit" dhe të transmetuar nga Radio-Tirana. Nuk e di nëse këtë e ka
bërë edhe Televizioni Shqiptar, meqë në Burrel mungonte.
Vendosja e Familjes Gërvalla në Tiranë
Vite më vonë do të mësoja se Familja e Jusuf Gërvallës është larguar nga
Gjermania dhe është vendosur në Tiranë. Kjo ardhje përkoi me këndelljen
politike të Shqipërisë në drejtim të Kosovës. Sllogani marroq "vëllezërit
kinezë dhe miqtë kosovarë" kishte ngelur, si dëshmi e turpit, në faqet e
dy gezetave qendrore dhe të një duzine gazetash lokale, duke u zëvendësuar me
"vëllezërit kosovarë". Ishte një obligim angazhimi fisnik, pas gadi
dyzetë vjet harrese të turpshme.
Atmosfera Kosovë-dashëse në Shqipëri, sikur lehtësonte plagën e rëndë në
shpirtin e Suzanë Gërvallës me fëmijë. Shqipëria, e cila ka mijëra gjyshe e
gjyshër me fakultet, intelektuale dhe intelektualë të mirëfilltë, që kanë
lexuar shumë mijëra faqe literaturë, ku për ndryshim nga Kosova, vendin e
serviseve të çajit ruso-aziatik në vitrina, e zënë librat, mini-biblioteka
familjare, i vlerëson njerëzit e artit dhe të kulturës. Andaj, heronjtë Ibrahim
Rugova dhe Jusuf Gërvalla atje çmohen dhe vlerësohen më shumë se sa disa të
tjerë, të cilët Kosova i hipërbolizon në përmasën e të pakapshmes për mendjet e
shëndosha. Të gjitha luftrave për çlirim, liri dhe demokraci, u kanë prirë
poetët dhe shkrimtarët, me pendat e tyre mendjendritura dhe asnjëherë nga
bujqër e barinj.
Takimi me Nusen e Jusuf Gërvallës
Doja t`i shihja fëmijtë dhe Nusën e Jusuf Gërvallës. Por, për një
ish-burgaxhi politik takimet e tilla mund të prodhonin telashe dy palëshe.
Megjithatë, shfrytëzova një vizitë në repartin e kardiologjisë, ku Suzanë
Gërvalla ishte paciente e kardiologut të mirënjohur prof. dr. Sali Berisha. U
prezantova dhe i fola për vonesën dhe ngurrimin e takimit. Meqë ishtë përfolur
për ca hatërime për një darkë të shtruar, vite më parë, me rastin e ardhjes në
Shqipëri të Familjes Gërvalla, për njëfarë përzgjedhjeje politike për të
ftuarit, Suzana më shpjegoi bindshëm se "menaxhimi dhe
"moderimi" i asaj darke nuk ka qenë i imi, sepse ne ishim jabanxhi
dhe nuk i njihnim njerëzit". Dhe, shtoi se "unë nuk kam bërë dhe as
nuk bëj dallime të tilla, sepse dera e Jusuf Gërvallës ka qenë e hapur
gjithmonë në Dubovik, Pejë, Prishtinë, Shkup, Untergruppenbach - Shtutgart dhe
e hapur do të jetë edhe në Tiranë". Dhe, duke treguar kohën kur edhe
fëmijtë vijnë nga shkolla, me tha se "pavarësisht burgut, jeni i
mirëseardhur në familjen tonë".
Realisht, shikuar kohën dhe rrethanat, kur për arsye politike, në obligim
të zbatimit të "luftës të klasave", fëmijtë mohonin prindërit dhe
prindërit fëmijtë, një përgjigje kaq të guximshme e fisnike nuk e prisja. Nusja
e Jusuf Gërvallës e tha me fjalë dhe e lëndëzoi në praktikë besnikërisht.
Megjithatë, sensin e masës e vlerësoj shumë dhe vizitat e mia do të ishin
"rrallë e për mall".
Tashmë edhe të hatëruarit burgaxhinj apo ata që i vuajtën vitet e dekadat
të vetizoluar në burgun shtëpiak, duke pritur arrestimin e çdokohëshëm,
krenoheshin me Nusen e Jusuf Gërvallës, u gëzoheshin rritjes dhe shkollimit të
fëmijëve të Jusuf Gërvallës. Në traditën e Malësisë gratë i thërrisnin nuse
deri sa martonin djalin e parë. Por, tek rasti i Suzanë Gërvallës ky kod u
tejkalua dhe ajo në Shqipëri vazhdoi të thirrej Nuse, madje edhe pas martesës
të djalit. Një malësor i moshuar, të cilin e njihja që nga vitet studentore,
meqë e kishte djalin në fakultet, kishte zbritur në Tiranë. Në bisedë e sipër
më tha se ishte fort i dëshiruar me e pa Nusen dhe fëmijtë e Jusuf Gërvallës.
- "Fort jam ngushtue dhe due me kajtë njiherë mirë e mbasandej me u
gëzue shumë. Me kajtë për Jusufin me shokë dhe me u gëzue për fëmijtë që na i
ka lanë", - tha malësori.
- Nusja e Jusuf Gërvallës është për verime në stanët e Dragobisë dhe të
Valbonës, - i thashë unë. Malësori plak më shikoi me habi, pa e fshehë
mosbesimin. Dhe vetëm kur përmenda njërën nga familjet e para të Tropojës, e
cila ishte në shoqërim të Familjes Gërvalla, ai u bind, duke thënë:
"- I lumtë Nuses të Jusuf Gërvallës se bash fort ja paska qillue. Po u
çmallka me Kosovën se edhe ne jemi Kosovë, Malësi e Gjakovës. I lumtë edhe
familjes që i ka marrë. Janë shtëpi konak, fisnike e bujare. Heu po lajm të
mirë m`ke dhanë. Nesër do të kthehem në Tropojë", - tha i ngazëllyer burri
i moshuar i Malësisë të Gjakovës.
SUZANË GËRVALLA, NUSJA BURRNESHË E JUSUF GËRVALLËS
Nusja e Jusuf Gërvallës, Suzana, është një shqiptare e madhe, një nënë e
pashoqe, një kryefamiljare dhe një zonjë e shtëpisë, që i ra barra t`i edukojë
fëmijët dhe të mbajë gjallë porosinë e madhe të Jusuf Gërvallës.
Nusja e Jusuf Gërvallës bëri emër për të mirë me korrektesën e pashoqe si
nënë në përkujdesjen për rritjen, edukimin dhe shkollimin e fëmijëve; si
studente e Universiteit të Tiranës; si kryefamiljare në pritjet e përcjelljet e
shokëve, miqëve të Jusuf Gërvallës dhe të dashamirëve të shumtë familjarë nga
hapësirat shqiptare. Banesa në Lagjën 8-të të Tiranës nuk kishte nevojë për një
çilës të dytë, që, zakonisht, i mbajnë fëmijtë, sepse e zonja e shtëpisë ishte
gjithëherë aty, në pritje të fëmijëve shkollarë, ne të tri kategoritë arsimore:
tetëvjeçare, gjimnaz dhe fakultet.
Një letër Reis Maliles, shkas për ndëshkimin tim të përjetshëm
E vërteta është se ekzistonte një ligj i pashkruar, por dendur i
praktikuar, për ish-burgaxhinjtë politikë, në veçanti, për ata të ardhur nga
Kosova, se ata duhej ta mbyllnin ciklin e jetës në burg, çmendi ose në
internim, pa iu dhënë mundësi as të krijonin familje!
Një letër dërguar ministrit të jashtëm Reis Malile, e cila u cilësua
armiqësore nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme, u bë shkas i një
ndjekjeje penale karshi meje. Hetuesi kësaj here ishte jo i zakonshëm:
zëvendësministri i parë i brendshëm, të cilin, më vonë, gjykata demokratike do
ta akuzonte për gjenocid kundër njerëzimit, duke e dënuar me vdekje, por, të
zbritur me burg të përjetshëm. Letra në fjalë ishte vetëm një shkak. Por e
vërteta është se ekzistonte një ligj i pashkruar, por dendur i praktikuar, për
ish-burgaxhinjtë politikë, në veçanti për ata të ardhur nga Kosova, duhej ta
mbyllnin ciklin e jetës në burg, çmendi ose në internim, pa iu dhënë mundësi as
të krijonin familje.
Sigurimi kishte vënë rrathë të hekurtë dhe as fjala e as letra nuk mund të
kalonte për t`u ankuar ke kreu i shtetit, pse duhet vuajtur një burg të tretë.
Pa humbur kohë, e njoftova Suzanë Gërvallën për akuzën e re. Ajo e shqetësuar,
por e gatshme për të më ndihmuar, më tha:
"- Shkruaje një letër sqaruese, por jo nga ato që shkruan ti".
Porosia ishte e qartë: letra duhet të jetë e përmbajtur, e butë. Dhe, Suzana
depërtoi deri ke i pari i vendit, duke stopuar penalizimin tim të mëtejmë dhe,
njëherësh, përshpejtimin e largimit tim për në botën e lirë.
PREMTON GËRVALLA - djali i parë i Jusufit, në shumëçka ma kujtonte Jusufin
rinor. I përkorë në shkollë dhe shoqëri, fjalëpak në rrugë dhe shtëpi.
Trupderdhur dhe refleksiv në lëvizje deri në masën "më bëj baba të të
ngjaj". Për nuse zgjodhi vajzën nga një familje, kosovarë të Mbretërisë,
të shquar në art, pikturë.
Kohë e demokracisë. Një frymëmarrje e lehtësuar edhe për ish-burgaxhinjtë
politikë. Në hollin e Ministrisë të Drejtësisë gumzhinin hallexhinjtë. Kërkonin
drejtësi dhe mbijetesë - njëherësh. Një dokumentacion më duhej ta kompletoja
edhe unë. Një zyrtar i ri kaloi aty pari.
- A mund ta njoftoni Premton Gërvallën, - e luta unë?
- "Si quheni", - më pyeti ai?
- I thuaj një bacë, - u gjegja.
- "Po si shumë baca ka Premtoni", - ma ktheu ai me dashamirësi.
- Unë jam njëri nga ata,- i thashë. Dhe, zyrtari duke buzëqeshur i ngjiti
shkallët.
Saora zbriti Premtoni. I qeshur, i përzemërt, por edhe i madhuar. I
mirësjellshëm, i gatshëm për të kryer punë, madje pa fije përtese. Kur "u
dyndën vikingët", me atë "revolucionin e vonuar" të tyre,
juristi i diplomuar, Premton Gërvalla, mori rrugët e mërgimit...
DONIKË GËRVALLA - është fëmija i dytë i Jusufit. Një lindje e mbarë, një
fëmijë premtues. Babai mjeshtër i kitarës, vajza flautiste. Sapo moderatorja
bënte prezantimin: "Në skenë Donikë Gërvalla me flaut", - artdashësit
e pranishëm shpërthenin në duartrokitje. Ajo duartrokitje, për Donikën, bëhej
dy herë: në fillim dhe në mbarim të lojës. Flautistja Donikë u shqua edhe në
skenat jashtë vendit.
Për të studjuar Donika zgjodhi vend-azilimin e babait, Gjermaninë, gjegjësisht,
Hamburg-un. Krahas studimeve do t`i përkushtohej fort Kosovës, halleve të
saj, nën thundrën e vrazhdët serbo-sllave. Ajo u ngrit deri në cilësinë e
nënkryetarës të Degës të LDK-së për Gjermani, si dega prijetare në tërë
mërgatën demokratike.
Para dhe gjatë luftës ajo bashkëpunoi me shumë qendra televizive të zëshme,
duke dhënë intervista dhe zhvilluar debate dinjitoze, të cilat i bënin jehonë
gjendjes të rëndë të popullit të Kosovës dhe të domosdoshmërisë të pavarësimit
të saj. Ndërkohë që kuqaloshët e Lëvizjes mbylleshin në sallat e kushtueshme të
Perëndimit, lëshonin parulla luftarake bombastike, me qëllim të vjeljes të
parave për fondin "Vendlindja thërret", i cili kurrë nuk i shërbeu
luftës, duke mos arritur t`u imponohen as ndonjë televizioni lokal vendor. Më
shumë punonte një Donikë, se sa e tërë armata e llafazanëve përçarës dhe
sabotues të luftës, ndërkohë që sot ngulmueshëm dhe turpshëm pretendojnë ta
përvehtësojnë luftën dhe heronjtë e saj!
Edhe pas luftës Donikë Gërvalla nuk mund të heshte. Ndoca akademikë dhe
intelektualë zvarranikë, të vënë në shërbim të së majtës ekstreme staliniste,
të përtokur moralisht dhe të rrjedhur mendërisht, në medien e shkruar dhe atë
televizive, flisnin marrëzira, sipas porosive të rrugaçërisë politike të Kosovës.
Ishte Donikë Gërvalla, e bija e babës, çika e Jusuf Gërvallës, e cila,
nëpërmjet të një Televizioni Qendror e prestigjioz gjerman, do t`u dërgonte
"selamin" e madh asaj llumhaneje "intelektuale" të Kosovës,
duke shpjeguar nocionet krejt të ndryshme -hero- dhe -kriminel-. Vrasësit e
shqiptarëve të pafajshëm, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë, nuk mund
të jenë kurrë heronj. Këtë "selam" publik e dëgjoi edhe bota, meqë u
bë për Kosovë dhe botë.
Njëri nga klanorët rrënues të LDK-së, të partisë madhore të Presidentit
Rugova, ai më ciniku dhe më i zellshmi i këtij klani fatal, përmendi emrin e
Donikë Gërvallës, si anëtare të mundshme të Kryesisë Qendrore nga mërgata. Por
"llogaritë ishin bërë pa hanxhinë". Ajo, duke kërkuar llogari për katandinë
e qëllimshme të LDK-së, përbuzi këtë ofërtë. Ajo do t`ua kujtonte klanorëve se
mërgata kishte bërë shumë për Kosovën dhe LDK-në dhe se meriton një trajtim
krejt tjetër. Dhe, një kritikë kaq parimore, një refuzim kaq të prerë, mund ta
bënte vetëm e bija e babës, vetëm e bija e Jusuf Gërvallës.
SHQIPËRIA DHE KOSOVA JANË NJË, JANË
ATDHEU I SHQIPTARËVE
E majta ekstreme staliniste-enveriste do që ta përvehtësojë këtë kolos të
mendimit, veprimit,
artit dhe të kulturës, ashtu siç ka bërë dhe bënë për privatizimin e
heronjve dhe përvehtësimin
e luftës.
ERGON GËRVALLA - është sugari i Jusuf Gërvallës. Edhepse i ka mbushur dhe
tejkaluar të 30 vitet, në përfytyrimin tonë ka mbetur ai fëmija simpatik i
viteve `80-a. Zakonisht, stoli e shtëpisë janë vajza dhe nusja. Por, Ergoni
theu këtë kod klasik, duke u bërë ai stoli.
Ergoni fort i vogël për t`u përballë me mërgimin e dytë. Por, fati në
fatkeqësi gëzon më shumë se ai në kohë normale. Ai kishte lënë gjyshen
Ajshe të mirë dhe të dashur shami-bardhë në Dubovik, por kishte gjetur
gjyshe Dritën (Bushati) në Tiranë, veçse pa shami dhe me fakultet. Ajo ishte
bijë Tropoje dhe nuse e Shkodrës. Binjakët e saj: Shpëtimi dhe Agimi, edhe si
fëmijë, edhe kur u rritën, thonin: "Ne jemi kosovarë". Teta Dritë në
katin e parë të vilës dhe një tetë tjetër në katin e tretë, ishin përkdhelja e
çdoditëshme e Ergonit. Edhe teta Nazmie (Poga),kukësiane, deputete, ishte
vizitore e dendur në familje.
Përballjet me Ergonin fëmijë gjithmonë prodhonin ca ndjenja të veçanta,
shpërthyese deri në lotë. Dhëmbët e pas qumshtit po vononin të dilnin dhe duhej
ndërhyrje kirurgjike. Dhe, dhembja e tij, ishte dhembja jonë; loti i tij, ishte
loti jonë. Tashmë, Ergoni i madhuar, i martuar, ka begatuar numrin e fëmijëve
në Familjen shumë të nderuar Gërvalla.
Prania e Nënës Ajshe ke fëmijtë e Jusufit ishte një festë e zgjatur në
kohë. Nëna Ajshe ishte një grua e zgjuar. Jeta e saj e trazuar nis herët. Në
një kohë që simotrat e saj nuk kalonin kufinjtë e fshatit, rrjedha e jetës e
shpien atë në Slloveninë e largët, ku edhe jetoi e punoi për një kohë. Edhepse
e përjetoi rëndë humbjen e dy djemëve, ajo u përmbajt fort, duke mos iu dorëzua
dëshprimit. Me qëndrimin e saj stoik, ndihmoi dhe ngushëlloi shumë familjen,
shokët dhe miqtë e djemëve si dhe bashkëkombasit e kudondodhur.
Nëna Ajshe oratorinë e shpenguar e kishte dhunti. Ajo fliste rrjedhshëm dhe
qartë. Shpalosjen e kujtimeve për djemtë, tashmë të amëshuar, e kishte sa të
saktë, aq edhe të natyrshme. Përmbajtja e saj prej nëne ishte unike, madje edhe
atëherë kur të tjerët që e dëgjonin - lotonin. Edhe pauzimet e matura, përgjatë
bisedës, flisnin shumë për ndjesinë si nënë. Ishte e papërsëritshme në dhembje
dhe qendresë. Elokuenca e shprehjes të Jusufit, ngjason shumë me atë
rrjedhmërinë e fjalëve, bisedave të Nënës Ajshe.
Kundërthëniet rreth bindjeve politike të Jusuf Gërvallës
Kanë kaluar 30 vjet nga shuarja fizike e Jusuf Gërvallës: poet, prozator,
piktor, këngëtar, instrumentist, kompozitor, artist, përkthyes, ideolog,
politikan e mbi të gjitha NJERI. Dhe, kundërthëniet rreth bindjeve politike të
tij ende vazhdojnë. Mistifikimi ka qëllime të paracaktuara. E majta ekstreme
staliniste-enveriste don ta përvehtësojë këtë kolos të mendimit, veprimit,
artit dhe të kulturës, ashtu siç ka bërë dhe bënë për privatizimin e heronjëve
dhe përvehtësimin e luftës.
Jusuf Gërvalla nuk ka jetuar në parahistori, sa të krijohet kaq mjegullë
rreth bindjeve politike të tij. Ndjenja e lirisë, e dinjitetit, veshja, sjellja
dhe e gjithë qenia e tij ishte evropiane. Ai nuk ka treguar në asnjë rast dhe
rrethanë ndjenjë inferioriteti apo pranimin e tutelës, të përuljes, servilizmit
- vese këto të neveritshme të komunistëve.
Është i dukshëm manipulimi që bëhet në relatën: Jusuf Gërvalla dhe
Shqipëria. Dihet, Shqipëria dhe Kosova janë një, janë Atdheu i shqiptarëve.
Ndarjen e kanë bërë komunistët shqiptarë dhe jugosllavët. Por, Jusuf Gërvalla
dhe Enver Hoxha janë dy, madje krejt të ndryshëm. Ajo që ka mbetur e shkruar
nga Jusufi, kjo dëshmohet. Ndonjë fjalim i tij në mjedise mërgimtarësh, ka edhe
ndonjë vlerësim dhe përlavdërim pa mbulesë faktike për partinë dhe Enver
Hoxhën. Dhe, kjo përligjet me auditorin dhe kufizimet politike të mërgimtarëve,
kryesisht punëtorë fizikë. Keqkuptimi mund të ishte i çdokohëshëm, aq më parë
se ndoca grupe veprimtarësh mërgimtarë intrigonin shumë me
"diplomatët" sigurimsa të shtetit shqiptar. Por, kjo assesi nuk
ndryshon orientimin e tij thellësisht të djathtë, perëndimor.
Letërkëmbimi i dështuar me Enver Hoxhën
Sigurimi shqiptar ka pjesën e vet në eliminimin fizik të Jusuf Gërvallës.
Kjo bindje forcohet
edhe më shumë, kur për të njëjtat motive, gjatë luftës, më saktë masakrës
të Kosovës,
krimi i organizuar politik nis në Tiranë, për t`u bartur, pastaj, në
Kosovë.
Lexojmë të thuhet se Jusuf Gërvalla "kishte letërkëmbim të rregulltë
me Enver Hoxhën"! Dhe, kjo thuhet, ndoshta, për ta ngritur reitingun e
Jusufit. Por, kjo nuk i bën nder Jusufit. Nëse Enver Hoxha, nga tribuna e një
Plenumi të PPSH-së, thoshte se "Beqir Balluku është m... - m...i",
është mendim mbizotërues shqiptar e botëror se "Enver Hoxha ishte dhe
mbetet kokërra e m...t".
E vërteta është se Jusuf Gërvalla i kërgoi ndihmë Shqipërisë, duke i
shkruar Enver Hoxhës, mjerisht, si i parë i saj. Përgjigja e dhënë, nga një
zyrë Sigurimi apo Partie, më sakt, të dyja bashkë, zyrë kjo që ndodhej në
godinën e KQ të PPSH-së, ishte një "selam pazarit": "Çështja e
Kosovës do të zgjidhet me fitoren e Revolucionit komunist në shkallë
botërore"!!
Jusuf Gërvalla nuk e heshti këtë përgjigje utopike, fodulle, idioteske,
duke bërë pyetjen profetike në letrën e dytë, madje të qëllimshme për Hoxhën:
- "Por, nëse kjo fitore (e Revolucionit) mund të mos vjen kurrë,
atëherë çfarë do të bëjë Kosova?!?"
Dhe, ka mjaftuar kjo shprehje e mosbesimit për fitoren e Revolucionit, që
Jusuf Gërvalla të mos marrë kurrë përgjigje, madje emri i tij të rrethohet me
laps të kuq, duke u shpallur, në heshtje, "person non grata" nga
Tirana zyrtare e kohës.
Shtohet pyetja: A mund të quhet "letërkëmbim i rregulltë", kur
nga dy letra të dërguara të Jusufit, pason një përgjigje dhe ajo vetëm me një
frazë marroqe?! Përgjigja e prerë do të ishte: Kurrë. Madje dominon dyshimi i
bazuar se, për t`i favorizuar grupet komuniste të Kosovës në mërgatë, vegla të
PPSH-së, Sigurimi Shqiptar ka pjesën e vet në eleminimin fizik të Jusuf
Gërvallës. Kjo bindje forcohet edhe më shumë, kur për të njëjtat motive, gjatë
luftës, më sakt, masakrës të Kosovës, krimi i organizuar politik nis në Tiranë,
për t`u bartur, pastaj, në Kosovë, duke bërë kërdinë gjatë dhe pas luftës, duke
vazhduar përgjakjen e Kosovës, të filluar, më parë, nga Millosheviqi.
NGULMIMI PËR T`I DHËNË JUSUF GËRVALLËS
LIBREZËN E KUQE
Rrjeshtimi, pa hezitim, i Familjes Gërvalla, në partinë - lëvizje, LDK-e të
Ibrahim Rugovës, flet shumë dhe qartë edhe për orientimin e hershëm
të Jusufit djathtas.
Jusufi kishte mend e pendë për ta mposhtur kundërshtarin
Trajtimi me paanësi të figurave publike në përgjithësi, të heronjëve në
veçanti, është përgjegjësi e madhe, të paktën morale. Kur flasim për ata që
fizikisht janë shuar, dialogu, debati mungon. Pikërisht, këtu duhet të dominojë
ndjenja e përgjegjësisë. Çdo shtrembërim i qëllimshëm në këtë rast, duhet
konsideruar si krim. Disa dialogje imagjinare që i faturohen Jusufit sot, për
Familjen Gërvalla dhe shokët e afërt të Jusufit, janë të pabesueshme, të
papranueshme dhe të dënueshme.
Të zbrazësh sharje kundër rivalit apo kundërshtarit personal politik, duke
ia vënë në gojë Jusufit, madje pas amëshimit të tij, është një krim i
pamoralshëm dhe krejt i pafalshëm. Ne që e njohim Jusufin shumë më mirë se sa
disa nga ata që shkruajnë për atë, kurrë nuk bindemi për disa shprehje fyese
karshi të tjerëve, kinse të thëna nga Jusufi. Ai kishte edukatë të shkallës
sipërore dhe kishte mend e pendë për ta mposhtur kundërshtarin, pa përdorur
asnjë fjalë fyese, pezhorative. Lexojeni qoftë edhe një letër të tij, për të
parë formulimin intelektual të mendimeve të shprehura. Letrat janë shumë
xhentile, por kundërshtia është dërrmuese, ngaqë faktohet bindshëm.
Ngulmimi për t`i dhënë Jusuf Gërvallës librezën e kuqe
Rrjeshtimi, pa hezitim, i Familjes Gërvalla, në partinë - lëvizje, LDK-e të
Ibrahim Rugovës, flet shumë dhe qartë edhe për orientimin e hershëm të Jusufit
djathtas. Aspak të lehtë nuk e kishte Nusja e Jusuf Gërvallës, Suzanë Gërvalla
me fëmijë, tashmë, të rritur, të rrjeshtohej në Partinë Demokratike të
Shqipërisë, në partinë e Azem Hajdarit dhe të Sali Berishës, madje qysh në
nismë të kësaj partie madhore e famoze, kur dihej se edhe komunistët e Ramiz
Alisë i bënin elozhe dhe donin ta kishin në partinë e tyre. Por, ajo e njihte
më mirë se askush tjetër bashkëshortin e saj ideal, Jusuf Gërvallën e madh,
aspirimin e përhershëm për liri dhe demokraci të tij. Andaj, zgjodhi rrugëtimin
e Jusuf Gërvallës.
Edhe vëllezërit e tij, baca Hysen dhe Avdyl Gërvalla kishin për ideal
lirinë dhe demoktracinë, si amanetin e parë dhe të fundit të Jusuf Gërvallës.
Ata për dekada vazhdojnë të jenë veprimtarë të zellshëm të mërgatës shqiptare,
duke frymuar gjithëherë djathtas, në vazhdën e traditës familjare, njësoj si
vëllezërit e tyre Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, Heronj të Kosovës.
Sot e 30 vjet me rradhë kuqaloshët e mërdhezur komunistë, kundërshtarët e
tij të rreptë ideologjikë, dikur dhe sot, ngulmojnë ta pajisin me librezë të
kuqe Jusuf Gërvallën, qoftë edhe pas shuarjes fizike të tij. Por, Jusuf
Gërvalla e ka refuzuar në gjallje të tij dhe e refuzon edhe tani nga varri këtë
librezë. Ju, të nderuar lexues të vëmendshëm, lexoni emërtesat e grupeve
politike të kohës dhe ato flasin vetë për orientimet dhe bindjet politike të
gjithësecilit. Për kufizimet e kësaj natyre, ne nuk akuzojmë askënd, sepse jo
të gjithë arrijnë t`i kuptojnë njëkohëshëm proceset politike të shoqërisë. Por,
e vërteta duhet thënë, ashtu siç ishte në atë kohë. Fatmirësisht, shumëçka ka
mbetur e shkruar dhe kjo është lehtësuese për ne dhe brezat e ardhshëm. Andaj
edhe urojmë: Nder e lavdi zbuluesit të shkrimit!
Nder dhe lavdi e përjetshme jetës dhe veprës të Jusuf Gërvallës, Kadri
Zekës dhe Bardhosh Gërvallës me shokë!
./.
NJË DHEMBJE DHE HUMBJE E
MADHE PËR KOMBIN
Nga Xhafer Leci, Gjermani-Koblenz, 01.05.2012
Sot jemi këtu për të nderuar kujtimin
dhe veprën e paharrueshme të tre heronjve të Kosovës, tre burrave që u flijuan
për lirinë tonë, për lirinë e kombit tonë, tre bijve që Kosova dhe shqiptaria
do t’i mbajë kurdoherë si krenarinë e saj. Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla
dhe Kadri Zeka i kanë dhënë Kosovës dhe mërgimtarëve tanë frymëzimin për të
kontribuar me vetëmohim për çeshtjen tonë kombëtare. Vepra e tyre është sa e
lavdishme, aq dhe burim i sakrificës dhe mobilizimit të shqiptarëve në radhët e
UÇK-së për çlirimin tonë kombëtar prej pushtimit të Serbisë.
Në janarin e vitit 1982 u vranë tre veprimtarë të shquar të kombit
shqiptar, tre bij të devotshëm të Kosovës dhe mërgatës shqiptare. Jusufi,
Bardhoshi dhe Kadriu ishin bërë emblema e shqiptarizmit. Ata u vunë në ballë të
përpjekjeve dhe të luftës për lirinë e kombit shqiptar. Ata ishin të parët dhe
të vetmit, bashkë me Enver Hadrin, të cilët kishin në platformën e tyre
bashkimin kombëtar të shqiptarëve pa dallim feje, ideje, krahine dhe besimi.
Kur Jusuf Gërvalla i shkruante Enver Hoxhës dhe i thoshte se “Kosova nuk mund
të presë fitoren e komunizmit në Jugosllavi e në të gjithë botën që të
bashkohet me Shqipërinë”, kjo shprehte bindjen e tij në kontributin real për
bashkimin e trojeve shqiptare. Ajo letër e publikuar më 1999 në revistën Koha
të Tiranës shpreh thelbin e kontributeve jashtë skemave të ideologjisë të
Jusufit, Bardhoshit dhe Kadri Zekës.
Vrasja e hershme në moshën shumë të re e tre veprimtarëve më të shquar
të mërgatës sonë, organizatorë të demonstratave e protestave në Perëndim për
ndëkombkombëtarizimin e zgjidhjes së problemit të Kosovës dhe visive tjera
shqiptare në ish Jugosllavi, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ishte
humbje tepër e madhe cila dëmtoj shumë procesin për arritjen e zgjidhjës
të çështjes tonë kombëtare në veçanti të Kosovës cila kishte për qëllim bashkimin
e trojeve tona për bërjen e Shqipërisë Etnike.
Kjo vrasje e projektuar dhe në mnyrë profesioniste e organizuar nga UDB-a
Jugosllave, cila i ndiqte kamba këmbës këta tre Pishtarë të lirisë, u krye në
momentin më tragjik për popullin shqiptar, duke ekzekutuar përnjëherë
bashkarisht të tre organizatorët kryesorë të mërgatës.
Takimet e shumta të ktyre Tre heronjëve me bashkatdhetar dhe veprimtar të
kauzës kombëtare, si në Istamboll me Sabri Novosellën, në Göppingen të
Gjermanisë me Emin Fazlin e Beslidhjes, e tjera takime, na kujtojnë menqurinë
dhe rrugën e drejtë që ndiqnin Ata. Sikur të ishin sot gjallë këta Tre
heronj, veprat dhe puna e Tyre do ishte më shumë vlerë të madhe për
interancionalizimin,institucionalizimin dhe unifilimin e problemeve të pa
zgjidhura.
Jusufi pak para se të vritej mer leje-qendrimin nga organet zyrtare germane,
kjo ishte pengesa kryesore që Jusufi nuk mund udhëtonte jashtë Gjermanisë pa
dokumente udhitimi për të takuar e zhvilluar biseda bashkëpunimi me shumë
veprimtarë cilët punonin për barazi kombëtare…si Enver Hadri e Vehbi Ibrahimi
në Belgjikë, e veprimtar tjerë kudo në Botë.
Përvijime kujtimesh nga vitet 80-a për vëllezërit Gërvalla e Kadri
Zeka
Diku në Pranëver të vitit 1980-të shkova për një vizitë tek miku im Beçir Emini
në Esslingen, cili punonte dhe banonte bashkë me Hysen Gegen,në koridor
takova Bardhosh Gëvallën me një tjetër person cilin nuk e njihja, u përshëndeta
me ta, dhe pas një kohe mora vesh se Ai kishte qenë i vëllai Bardhit, Jusufi,
cilët me gjasë kishin shkuar për vizitë pune… tek Hysen Gega, më vonë i
burgosur politik shumë vjeçar.
Udhtimi me autobus për Demonstratën e Zhenevës të 30 maijt 1981, me
Bardhosh Gërvallën, Nami Ramadanin, Selim Kocen, Nuhi Sylejmanin e shumë të
tjerë. Bardhi me vete kishte marrë harmonikën me qëllim që gjatë rrugës të
këndonte ndonjë këngë, sepse udhëtimi deri në Gje-nevë ishte bukur i gjatë.
Posa u nis autobusi, Bardhi mori mikrofonin, na përshendeti dhe foli për
rëndësinë që do të ketë protesta.
Gjatë udhëtimit lexoja “Rilindjen” Bardhi më pati thënë “ Xhafer merre
mikrofonin, përshëndeti shokët dhe fol pak për karakterin e protestës që do të
mbahet në Gjenevë".
I thash "Bardh, kurrë në jetën time s’kam folur me mikrofon dhe nuk
mundem, të lutëm", kurse ai ma ktheu "Patjetër duhet të mësohesh të
flasësh para njerëzve."
Aq shumë jam ngushtuar në ato çaste, sa as vetë nuk e dij çka kam folur,
derisa s’i kam pyetur shokët më vonë.
Më të vërtetë ishte hera e parë që flisja me mikrofon para një mase njerëzish.
Kur arritëm në Zhenevë para masës së tubuar për ballë ndërtesës të Kombeve të
Bashkuara, foli Kadri Zeka me një zë të thekshëm emocional e të kjartë. Kadriut
me trup të vogël e zemër të madhe, mikrofonin gjatë diskutimit të tij ja mbante
në dorë Sali Basha, i Koretinit të Dardanës ish Kamenicë.
Më 1981 Njazi Biçkaj, student kishte ardhur në Gjermani për vizitë
te babai i vet Jakupi. Njaziu ishte anëtar i grupit „Albanikos", të cilin
atëherë e drejtonte Emin Krasniqi, aktualisht deputet i Parlamentit të Kosovës.
Njaziu me porosinë e të madhit Metush Krasniqi kishte kërkuar një takim me
Jusuf Gërvallën. Takimin e organizoi Nami Ramadani në Wendlin-gen ku banonte
Jakupi.
Në fillim të bisedës, Jusufi e pyet Njaziun se me porosinë e kujt
dëshiron të më takosh dhe të bisedosh me mua? Njaziu i kishte thënë me porosinë
e Metush dhe Emin Krasniqit.
Jusufi e pyet Njaziun si e di ti që
unë jam Jusufi? Namiu më ka treguar i thotë. Ku e njeh ti Namiun që të kërkosh
takim me mua? Njaziu: Namiun e njoh përmes babait tim, Jakupit.
Pas disa ditësh, Bardhi vjen tek Namiu përsëri dhe kërkon takim me Njaziun, për
të marrë informata se ku gjendet djali i Metush Krasniqit, Besniku, sepse këtë
e kishte kërkuar Bardhi qysh më herët në një kamp rrefugjatësh në Itali, por
nuk e kishte gjetur. Njaziu i tregon Bardhit se Besniku ndodhet në Australi.
Pas një kohe të shkurtër, Njaziu kthehet në Kosovë. Nga Jusufi kishte marrë
disa materiale të ndaluara. Nuk vonon shumë dhe burgoset i tërë grupi
„Albanikos".
Më 5 shkurt 1982 u bë varrimi i tre dëshmorve të kombit. Ishte ditë
pune, por askujt nuk i punohej. Ishte dita më e dhembshme në historinë e
mërgatës shqiptare në perëndim, bile më e dhimbshme se dita e 17 janarit 1982
kur u vranë.
Nëna Ajshe kishte arritur me kohë dhe ua kishte parë djemëve të saj së paku
fytyrat për së vdekuri në morgun e spitalit të Heilbronn-it. I ndjeri baca
Pajazit-Ziti, mjerisht nuk arriti me kohë. Me sa duket, ai kishte patur
probleme me rregullimin e pasaportës nga organet serbe në Gjilan.
Thuaja se shumë pak pjesëmarrës në varrim kishte që nuk po qanin.
Qaja edhe unë si fëmij. Më afrohet Qamil Isufi, kushëri i parë i Saime
Isufit, të fejuarës së Kadri Zekës dhe më thotë "Xhafer pse po qanë?"
I them "Po më dhembsën shumë këta tre patriotë që na i vrau shkjau."
Qamili më thotë "Unë Kadri Zekën e kam pasur djalë tezeje dhe ja shihe se
si po qëndroj". "Po i them Qamilit, por sigurisht ti je ngopur duke
qajtur Fjalën lamtumirëse i pari e lexoi
mësuesi Remzi Ademi, sot hero i Kosovës, i vrarë në luftën e fundit në Kosovë.
Remziu ishte tezak i aktivistit të madh Shaban Bobaj. Pastaj një nga miqtë tanë
gjermanë mbajti një fjalim. Foli edhe Ibrahim Kelmendi dhe një vajzë.
Kurrë në jetën time nuk e harroj edhe sot më rrinë para syve të ndjerët
nëna Ajshe dhe baca Pajazit , sa të fortë që ishin, si graniti. Të vegjël nga
trupi, por të mëdhenj nga zemra e shpirti. Ishin ulur mbi dy gurë, nuk qanin,
por neve na jepnin forcë duke na thënë » Mos u mërzitni se edhe ju i
kishit shokë » .Të gjithë u kthyem pa ba zë, sikur s’kishim gojë, sepse
ndarja nga këta bij të kombit ishte më e rëndë se toka.
Rrethë vrasjes së ktyre tre heronjëve edhe sot ruaj mbi 10
artikuj orgjinal të asaj kohe të gazetave dhe revistave të ndryshme
gjermane.
Nga të rënët në mërgim Jusuf Gërvalla dhe Enver Hadri janë shpallur hero
të Kosovës nga presidenti Ibrahim Rugova. Më vonë nga institucionet e Kosovës
janë shpallur hero edhe Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla. Por institucionet tona
i lanë në harres veprimtarët dëshmorin Vehbi Ibrahimi dhe të plagosurin rëndë,
Rasim Zenelaj.
Neve mërgimtarët për çdo vit bënim homazhe mbi varrezat e ktyre martirëve
Dhe për fund një Citat nga gazeta Stuttgarter Zeitung
”Për të dhjetën
herë përkujtohen tre të vrarët në Heilbronn, shqiptarë nga Kosova
”Die Regierung fürchtet diese
Toten”
QEVERIA U FRIKËSOHET KËTYRE TË VDEKURVE
Kështu ky përkujtim ishte edhe një protestë. Policia gjermane bënte roje
para varrezave, për arsye se viteve të mëhershme shërbimet sekrete serbe
vazhdimisht ishin prezente këtu për t’i fotografuar pjesëmarrësit. "Ndaj
të fotografuarve kur të shkojnë në Kosovë bëhen keqtrajtime policore",
shpjegon Komisari i lartë i policisë gjermane Uwe Würker.
Stuttgarter Zeitung, E hënë, 20. 01.1992, nga Roger Reppelinger“
P.S.Ky shkrim është përgaditur dhe lexuar me rastin e Akademisë Përkujtimore për 30 vjetorin e vrasjes së 3-e heronjëve të Vëllazërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka-Nga Xhafer Leci, Kryetar nderi i SHKSH-së ”Kadri Zeka” në Nürtingen të Gjermanisë
-----------------------------------
Sali Bollati: Jam shqiptar nga Çamëria
Nga Sali
Bollati
New Yorku njihet
si qendër e gjithëanshme botërore, që nga Wall Streeti,megjithëse "i
njollosur" kohët e fundit; vazhdon me OKB e institucione te tjera
ndërkombëtare, njihet njëkohësisht edhe si qendër e kulturës botërore.Krahas
muzeve të shumëllojeshme që ruajnë dhe ekspozojnë veprat artistike më të
njohura e shumë të vyera të artit e të kulturës botërore; krahas Los Angelos të
Hollywoodit të famshëm, sherben edhe si qendër e përhapjes dhe vlerësimit të
filmave më të vlerësuar nga mbarë bota.
Në 53 Street,
pranë Broadwayit të famshëm, ndodhet Muzeu i Artit Modern, ose siç shkruhet
këtu MoMA PS1, është një nga organizatatat më të mëdha e më të vjetra botërore
që i është përkushtuar kryesisht artit modern .Këtu më 20Janar The Global Film
Initiative e krijuar posaçërisht për të mbështetur përhapjen e krijimeve ;
organizoi shfaqjen e filmit "Amnistia" të regjisorit e skenaristit
shqiptar z.Bujar Alimani.
Shumë autoritete
të njohura kinematografike si regjisori i njohur me origjinë nga Shqipëria z.
Stan Dragoti dhe artista e skenarista shqiptarë e të huaj,bashkë me atdhetarë
shqiptarë me banim në NY patëm kënaqësinë ta ndajmë bashkarisht këtë shfaqje të
veçantë. Unë, kur mora vesh se B.Alimani është bir i prindërve nga Çamëria
Shqiptare e ndjeva vehten, bashkë me çamët e tjerë, edhe më shumë krenar. Një
djal i ri, rritur e shkolluar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, më
1992 detyrohet të largohet nga Shqiperia për një jetë më të mirë dhe vete në
Greqi. Aty me kulturën, këmbënguljen, dëshirën dhe krenarinë punon dhe vërteton
atë fjalë të urtë çame: "Margëlliç Kryet Përpjetë!" .B.Alimani ka
punuar si asistent regjisor në shumë filma greke. Filmat e tijë të shkurtëra
janë përzgjedhur dhe vlerësuar në shumë Festivale Nderkombetare Filmi si në
Tampere, Regenyburger, Siena, Sydney, Montpelie e tj.
Në 2011, ai
drejtoi filmin e tijë "Amnistia". Është filmi i parë shqiptar i
sponsorizuar me fondet e Këshillit Europian. Ky film ka marrë pjesë në shumë
festivale ndërkombetare dhe fitoi çmimin C.I.C.A në Festivalin Ndërkombëtar të
Filmit në Berlin.
Mbas çfaqjes së
filmit shumë diskutime dashamirëse u shprehën veçanërisht për talentin dhe
guximin për të trajtuar me shumë profesionalizëm artistik një tematikë kaq
prekëse nga realiteti i sotëm. Megjithëse përfundon me aktin relativisht të
vjetër, respektin e nderit familjar me anë të vrasjes; shikuesi, edhe këtu në
New York largohet me vlerësime të veçanta për veprën e regjisorit dhe skenaristit
të "Amnistia-s, shqiptarit me banim në Greqi z.B.Alimani. Pra këtu në
atdheun e Hollywoodit, edhe kineastët shqiptarë të edukuar në Akademinë e
Arteve të Bukura në Tiranë, tregojnë zotësinë dhe talentin e tyre.
Ja si shprehet një
ndër themeluesit e kinematografisë shqiptare, intelektuali atdhetar, regjisori
i mirenjohur z.Kristaq Dhamo:
"Amnistia"
i Bujar Alimanit është filmi i parë në historinë e kinemasë shqiptare që hyn në
Berlinale, një nga tre festivalet më të rëndësishëm në Evropë, që shquhet sa
për gjerësin e përfaqësimin siç aq edhe pë “rreptësinë” në përzgjedhjen
cilësore të filmave. Pas çmimit prestigjios në atë festival, “Amnistia”u shfaq
në verën e vitit të shkuar edhe në Festivalin e Filmit në Vernon të Francës.
Juria unanimisht i dha aktores shqiptare Luli Bitrit Çmimin për interpretimin
më të mirë femëror. Shtypi i përditshëm (Le Monde, Le Nouvel Observateur) dhe
revista kushtuar kinemasë e TV (Télérama) e kanë vlerësuar filmin për
ndjeshmërinë dhe vërtetësinë, si një vepër që nuk përpiqet të ngjall kuriozitet
”turistik”, çka e dallon nga shumë mallra ekzotikë të vendeve kulturalisht të
largëta nga Evropa. Ndërsa aktorja Bitri përshkruhet si “një madonë e lodhur me
dy fëmijë dhe vjehrrin në shtëpi”, si “një heroinë që nuk e humbasim nga sytë
që nga hapja e deri në fundin e filmit.” Elsa Bitri në një unitet lakmues e
krijon figurën në dy qendra veprimi: të jashtëm e te brëndshëm. E para i përket
sferës sociale, familjare, ku gruaja nuk është e vetvetetes po e të tjerëve, e
raporteve dhe e detyrave të ritualit shoqëror, ndërsa veprimi i brendshëm
udhëhiqet nga principi ,se një grua do të thotë një njeri.
Aktorja dhe
regjisori kësisoj kanë arritur të na japin një nga portretet më të qartë
femëror e njerëzor në kinemanë shqiptare."Amnistia”është historia e dy
njerëzëve që kërkojnë të moralshmen në atë që nga shoqëria quhet e pamoralshme.
Janë karaktere që përpiqen të krijojnë planetin e tyre, me dashuri, erotikë,
konflikte, dhimbje", ka thënë me te drejte regjisori. Filmi flet per
njerëz që punojnë në periferi të Shqipërisë në vitet dymijë, për marrëdheniet
njerëzore në një kontekst social.
Regjisori ka
arritur ta shprehë gjithë këtë kompleksitet përmes një gjuhe filmike, lojës
thuajse “memece” te aktorve, te ndriçimi, kolorit tejet të gjetur, këndeve të
fotografimit.
Ky është filmi i
parë i metrazhit të gjatë i B.Alimanit që e bëri të njohur në Europë dhe
Amerikë, por talenti i tij pikasi qysh me filmin e tij të parë të shkurtër
“Katoi” e në veçanti tek i dyti “Busulla” ku flet per temen e gjakmarrjes disi
me ndryshe nga te tjeret. Nje familje te ngujuar e mban gjalle nje vajze, Mira.
Eshte nje vajzë e bukur, e bukur fizikisht por, mbi të gjitha, e bukur
shpirterisht dhe njerezisht ne mes kaosit shqiptar, nje vajze krenare qe punon
e lufton pa kërkuar nga askush lëmoshë”.
Ky është vlerësimi
më prestigjos artistiko kinematografik nga regjisori I mirënjohur shqiptar e
ndërkombëtar z. Kristaq Dhamo.
Unë siç përmenda
më sipër si bashkëvendas, pata kënaqësinë e veçantë ta shoqëroja Bujar Alimanin
disa orë nëpër Manhattan; midis të tjerave kaluam edhe në Avenun e Pestë. Ketu
i tregova Bujarit para 4 muajsh bashkë me shqiptarë të trojeve të ndryshme
shqiptare duke mbajtur të hapur një pankartë të madhe CHAMERIA IS ALBANIAN,
kemi parakaluar para mijëra njuorkezëve për mëse 4 orë. Duke vazhduar biseden i
thashë Bujarit se ajo ditë në paradën madhështore që organizohet çdo vit, ishte
emëruar si DITA e ÇAMËRISË nga të rinjtë shqiptarë të Organizatës "Rrënjët
Shqiptare". Ata deri më sot ende nuk e kanë shkelur tokën Çame, por
megjithëse të rritur këtu në Amerikë, me thënë të drejtën nuk e harrojnë
asnjëherë SHQIPËRINË E VËRTETË.
Unë jam i kënaqur
që Shqipja jote është e pastër dhe për më tepër që më tregove se kur të vdiq
babai yt shumë i dashur, vajte në Margëlliçin ku ai kishte lindur ,more një
grusht dhe një gur dhe i vendose mbi varrin e tijë në Shqipëri. Pra megjithëse
prej kohësh jeton, punon e krijon në Greqi nuk e ke harruar prejardhjen
tënde.Kjo më jep edhe më shumë krenari dhe vullnet edhe mua që nuk jam më i ri.
Për mendimin dhe
bindjen time Ambasadorët që mund të bëjnë më shumë për njohjen, afrimin dhe
respektin reciprok , pse jo edhe miqësinë midis dy popujve jeni ju , artistat,
shkrimtarët edhe sportistat(këtu jo të gjithë). Ju me njohjet që keni krijuar,
veprimtarinë dhe respektin reciprok qe ndjeni karshi njeri tjetrit keni mundësi
të bëni atë që politikanët e të dy anëve me dashje ose të imponuar, nuk kanë
qenë dhe as janë në gjendje për ta kryer.
Si me prejardhje
nga Margëlliçi i Çaparejve, këtu desha të kujtonja një letër të 1821, atëhere
kur nisi kryengritja greke për pavarësi; aty udhëheqësi I revolucionit grek
Dhimitër Ipsilanti u drejtohej figurave më të spikatura të Çamërisë:”Shumë
kurajozë Kryetar Pronjo dhe Çapari dhe gjithë Çamëve, ju përshëndes! Unë dhe
atdheu ju falenderojmë . Dhe tani duke u bashkuar me ne për liri, konsideroheni
si vëllezërit tanë!(J.Filimennos, Dokimion istoriku peritis Elenikis
epanastseos 1858-1860)
Që nga ajo kohë,
shumë ujëra kanë rrjedhur dhe shumë gjak është derdhur, por ende fqinjësia e
mirë nuk është njohur. Urat e miqësisë kanë dy krahë njësojë të fuqishëm e te
barabartë që duhet të respektohen nga të dy palët.
Ketu , Presidenti
I pavdekshem J,F. Kennedy ka lene si amanet per të gjithë:
”Mos shikoni se
çfarë bën Atdheu për ju, por çfarë bëni ju për Atdheun!”
./.
New
York, Janar 2012
----------------------
KAVALIERI
I VËRTETË
Nga Zeqir
Lushaj
zeqirlushaj@msn.com
1.
Janë disa njerëz që, edhe vetëm një herë t’i takosh, nuk të shqiten nga
kujtesa gjithë jetën. Si të thuash, të imponohen në vetëdijen tënde. Të
imponohen, sa nga paraqitja burrërore, sa nga fjala e mençur, sa nga virtyti që
tek ata, nuk bën shumë dredha. Janë, ata soj njerëzish, që sado rrallë t’i
keshë takuar, të bëhen e të mbeten miq të vertetë.
I tillë, madje, e them pa asnjë droje, se një tipik i tillë, ishte i
nderuari Ali Ohri, që nuk ka shumë që u nda nga jeta. U nda nga jeta, nga ajo
jetë, që në mënyrë të pandërprerë, e vuri
në shërbim, me mish e shpirt, për Mbretninë e pretendentin për Mbret,
Ahmet Zogun, e të birin e Tij, Lekën.
Unë, nuk jam ndonjë perkrahes i idese së Tij politike, por jam një
simpatizant dhe dashamirës i burrërisë
së Tij, i konseguencës së Tij të
palëkundur, i bindjeve të Tij, masëshumti, atdhetare.
Ali Ohri, nuk u bë “demokrat”, mbas ’90-ës. Ai, ishte gjithë jetën…, dhe
mbeti i tillë.
…!
Unë, e falenderoj bashkpunëtorin e revistës ZemraShqiptare,
dashamirin tim të viteve të rinisë, publicistin Riza Lahi, për një shkrim të
para disa javëve në zsh, për Ali Ohrin, shkrim, që mua më vlejti edhe si
njoftim për shuarjen e monarkistit nga më të flakët, Aliut të paharruar. Në
shenjë dashurie e respekti për atë figurë, nuk mund u ndala pa thënë edhe unë
diçka, i bindur se dy shkrime për burra si Ali Ohri, kurr nuk mund të jenë
shumë.
2.
Me të paharraurin Ali Ohrin, më ka prezentuar ish pedagogu dhe miku im i
mirë, Enver Bushati. Kavalieri i vertetë, shembullor Ohri, kishte një aftësi
“imponuese”, në kuptimin më të mirë të kësaj fjale. Kishte një paraqitje shumë
fisnike. Një trup dhe figurë, që, për mua, thuajse ishte vëlla-binjak, me
aktorin e madh Reshat Arbana. Me të vertetë kishte lindur për
ushtarak-kavalier. Zoti, pra, e kishte falë për atë punë. Unë, asokohe, një
gazetar i ri, ndjehesha “çunak” para këtij burri të pashëm e të virtytshëm, me
shumë përvojë e traditë familjare e shtetore.
Enver Bushati, më prezantoi mua para Ali Ohrit, “edhe më shumë se ç’isha”,
dhe atij, e pashë që ju bë qefi. –I dua
djemtë e Malësisë, -më tha, e fytyra i ndriti shumë sinqerisht.
Se si u soll biseda, dhe Aliu, na tregoi se, kur ka qene i ri, ditën që
babai i tij po e përcillte për në shkollë në Itali, kur ia kish dhënë dorën për
t’u nda, në hyrje të Portit të Durrësit, i kish thenë:
-Udha e mbarë biri im. Veç një fjalë timen, mbaje mend:- Sot e mbrapa, atje
ku po shkon, nuk je ma Ali Ohri, por, je thjesht një shqiptar!
-Fjalë floriri të paska thënë, -ia ktheva Unë. Edhe unë, këtu në Tiranë, me
tepër se ç’kam emrin, e shoh veten, thjesht si një tropojan!
Ali Ohri, -qeshi me të madhe: -Po sa shpejt e adaptove, o burrë! …!
Kam shkruar edhe në atë kohë, në gazetën “Bashkimi” një skicë me këtë
titull:- Ali Ohri, -nuk je më Ali Ohri. Ndaj, m’u kujtue sot, dekada më
pas, dhe po e përmend vetëm në nderim të burrit të mirë, të të paharruarit Ali
Ohri.
Vite e dekada më vonë, nga këtu në Amerikë, mora vesh se Ali Ohri, me
gjithë moshen e madhe, ishte marrë në sherbim, në detyrë të rendësishme, në
Oborrin e pretendentit për fronin e Mbretit, Leka Zogut. U gëzova në shpirt. U
gezova se, e dija që tërë jetën, Mbretërinë dhe Mbretin, i pati në zemër, punoi
e luftoi pareshtur per rikthimin e tyre.
Ali Ohri, ishte dhe mbeti një bir i denjë i familjës shumë të nderuar Ohri.
3.
Kam shkruar edhe më vonë se, sa ju thashë më sipër, për Ali Ohrin. Kam
shkruar nga kalaja e Shkodres një skicë. E kam botuar aso kohe dhe, them se do
të jetë edhe pjesë e një libri me temë nga fusha e sportit, që e kam në
dorëshkrim. Më poshtë, po ua risjell, fjalë per fjalë, si këtu e 23 vjet më
parë, kur është botuar në gazetën “Sporti popullor”.
PASIONI
Ishte mesditë. Vazhdonte konkurimi në Kala. Për një çast, u vendos njëfarë
qetësie. Si nga shpella, vijnë disa trokitje të patkonjëve të kuajve nëpër
kalldrem. Për një çast, si nëpër filma, të dukej vetja. Sytë e të gjithëve u
përqëndruan në “tunelin” e kalldremtë të hyrjes së kështjellës.
-Oooo, Ali Ohri, -u dëgjua zëri, si në kor.
Ai burrë fisnik nga shpirti, po aq edhe nga paraqitja, hipur mbi kalë, kish
një pamje vërtet të hijshme. Tre kuaj, shumë të pashëm, një burrë hijerëndë, në
kuptmin më të mirë të kësaj fjale, hipur mbi kalin e parë, e një pionier, hipur
në kalin e tretë, u bënë aq natyrshëm
pjesë e festivalit në “Rozafa”.
Për të plotërsuar më tej kënaqesinë tonë, duke ndenjur me një njeri që i
është përkushtuar aq ngushtësisht jetës së një kafshe aq fisnike, siç është kali, e lamë që të hajmë drekën, së
bashku me Ali Ohrin.
…Ishim ulur. Kishim porositur, madje, ndonjë kish filluar edhe të hante,
kur, i vonuar vjen Aliu dhe ulet në tyrezë.
-Pse u vonove Ali? A e lamë që, në orën 14 të takohemi këtu?, -i thotë
Enver Bushati.
-Më falni. U vonova pak, por nuk kisha si të vij më shpejt. Kuajve, u ishte
vonuar ushqimi i drekës. Sa i rregullova dhe erdha...!
Kishim dëgjuar për pasionin e Ali Ohrit për kalin, por, takimet e kësaj
dite dhe ky dialog me të, ishin “leksioni’ më i mirë, për këtë pasjon
shembullor.
4.
Kam qenë në shtëpinë e Ali Ohrit. Aty, sa kaloje ish hotel Adriatikun, në
rrugën e Kavajës, në krah të majtë. Kam qenë me dy miq të e mi të nderuar, qysh
bashkëstudentë, Dalip Hajdari e Edmond Gega, aso kohe, që të dy, inspektorë në
Komitetin Shtetror të Kulturës Fizike e të Sporteve. Ata kishin qenë edhe më
përpara tek Aliu dhe ai i donte fort. Por, një ditë, u kishte thenë: - Herën
tjetër ma merrni edhe Zeqirin.
E kam në kujtesë të pashlyer atë ditë vizitë te Ali Ohri. Një burrë i
hijshem. I qeshur, i dashur, i këndëshëm në muhabet, e, megjithese ishte i
moshuar, (ne ishim si djemtë e tij), ishte shume i kandshëm edhe në shërbim.
Atij burri, gjithçka i kishte hije!
E kujtoj se na qerasi me gjëra karakteristike të pergatitura në shtëpi, si
gliko dhe lëngje tradicionale (lëng lakrash -rasoj), etj.
Ishte koha e prag-ndarjes diktaturë-demokraci. Ali Ohrin e kam njohur si
një disident i vertetë, por më la mbresa se ato ditë fliste i matur, i
ekuilibruar, si një atdhetar i vertetë. Thoshte, me shqetësim:-Na duhen shumë e
shumë ndryshime, por na duhet ekuilibër, larg kaosit e frymës shkatërrimtare.
Na kënaqi me muhabete se, ato ditë, sa ishte kthyer nga Italia. Italinë e
kishte në zemër. Na tregoi se si kishte shkuar në Akademinë ushtarake ku ka
mbaruar studimet, në Ministrinë e Mbrojtjes, ku e kishin pritur me nderim e
respekt. Atje, Ali Ohri kishte nxjerrë me dokumente zyrtare shumë e shumë emra aficerësh
shqiptarë, me qindra, që kanë shërbyer dhe që mund të përfitojnë pension
pleqërie… Na i tregoi listat e dokumentet. Ishte shumë i gezuar për këtë gjë.
…Kaq u kënaqëm në atë vizitë me të nderuarin Ali Ohri, sa, çdo herë që
takohesha me Dalipin e Mondin, fill, këtë shprehje përdornim: - Kur po
shkojmë te Ali Ohri?
* * *
E dija që është besnik i Mbretit. Ama, kurrë s’e kisha menduar që, e paskan
pasë lidhë Besën, edhe që të vdesin bashkë! Bashkë, në këtë prag Jubileu
Shekullor, të Shtetit Shqiptar.
Le të jenë këto rradhë modeste që shkrova per Ali Ohrin, jo veç një homazh
e nderim për atë Njeri të mrekullueshëm por edhe si një ngushëllim e
mirënjohje, për gjithë sa ka lënë mbrapa, që i uroj të jenë, me jetë e me
nderë.
NJ,
USA, Dita e Krishtlindjes, 25 dhjetor 2011
-----------------------------
Vetplotësimi i kombit
Nga Gjon KEKA
Shfaqja e ndjenjave kombëtare është një
pasqyrë e cila vihet në dukje gjithnjë kur kombet duan t'i shohin shkaqet
patologjike të rrezikut të ekzistencës së tyre gjatë historisë nga ana e
pushtuesve barbar dhe mbeshtjellja e tij me ideologji të errëta, vese, sindrome
dhe humbje të vizionit të qartë drejt të ardhmes.
Poashtu këto ndjenja të vërteta kombëtare
janë aq të fuqishme për kushtet dhe rrethanat në të cilat shfaqen sa që
nxjerrin në dritë tek të gjithë domosdoshmërinë e ruajtjes së identitetit,
kulturës rrënjësore të tij, mbrojtjes të së drejtës historike dhe qenjes
shpirtërore e kombëtare të tij, të
vetëdijes kombëtare si dhe të zgjimit të ndërgjegjës së përgjithshme kombëtare.
Është për t'u nënvizuar një gjë e rëndëishme
këtu se nga pesha morale e kombeve kanë dal në sipërfaqe edhe aftësit e
brendshme të tij për të lëvizur krahët e historisë në drejtim të duhur dhe të
drejtë historik si dhe për të këputur lidhjet e dëmshme të politikës,
ideologjisë dhe barbarizmave që kanë lënë pushtuesit tek ta, kjo jo vetëm se i
ka ndihmuar këtyre kombeve që të gjejën rrugën e tyre të vëtretë të nisur që
nga zanafilla e tij, por edhe të zbulojn në tërësi qëllimin e ardhmërisë së
sigurtë dhe të mirë jo vetëm për ta, por edhe për brezat e ardhshëm.
Karkateri universal i një kombi të lashtë dhe
historik gjendet gjithmonë përball dallimeve, shumllojshmërisë së zakoneve,
petkut të huaj ideologjik, kulturor, lidhjeve politike artificiale të gabuara
dhe ideologjike etj etj, të gjitha këto jo vetëm që i bëjnë dëm natyrës dhe
qenësisë së tij si komb, por edhe e fusin atë në kontraste të mëdha në mes
realitetit të tij të natyrshëm historik dhe dyndjeve të popujve ardhacak së
bashku me barbarizmat dhe bojën e tyre ideologjike rrënuese dhe mohuese të
drejtësisë dhe autoktonisë së kombeve ku ata kanë vërë këmbët e tyre pushtuese.
Duke mos rënë në krahët e pasioneve, lakmisë
dhe interesave të shkurtëra ideologjike demoniake, pastaj të humbjes së
vlefshmërisë dhe rëndësisë së kohës dhe të vërtetës së historisë së kombeve
është pikërisht pesha morale, dhe
ndërgjegja kombëtare ajo që rëndon fuqishëm dhe përcakton hapat historik të
kombeve drejt daljes nga këto teprime të huaja ideologjike dhe nga rreziku i
mohimit dhe mosaftësisë për të ngre çështjet e drejta në tryezat e kohës dhe
vendimeve ndërkombëtare si dhe për të përccaktuar me saktësi rrugëtimin
historik dhe vizionin e qartë drjet të ardhmes së sigurtë të tyre.
Sidoqoftë ringjallja e ndjenjave kombetare ne
kohen tone te cilat jane dyfishuar pothuajse eshte nje pergjigje uniforme e
qytetrimit dhe rivendosjes se gjerave ne vend te vete, si dhe te anulimit te te
gjitha çmendurive te se kaluares nepermjet traktateve si mekate
politiko-diplomatike te kohes qe iu bene kombit shqiptar gjate historise.
Dallimi në mes kërkesave të natyrshme të një
kombi autokton dhe atyre të panatyrshme të një populli ardhacak është i madhë
sa lindja me perëndimin, sepse kërkesat e natyrshme të një kombi janë jo vetëm
të përligjura dhe të drejta, por edhe themeltare dhe të padiskutueshme, ndërsa
ato të panatyrshme apo kërkesat absurde të popujve ardhacak vijn si rezultat i
pretendimeve, i instikteve gllabëruese dhe i thurrjes së miteve dhe ngjitjes
pas iluzioneve.
Pikërisht këtu qëndron edhe momenti i madhë i
pushtetit të padiskutueshëm të së drejtës së historisë së kombit shqiptar
europian për të realizuar të gjitha aspiratat e tij dhe për të rivendos kombin
me dinjitet në mesin e kombeve të civilizuar dhe demokratike dhe kështu për t'u
bërë faktor i rëndësishëm i zhvillimeve pozitive në botë.
Në përputhje me mësimet e shëndosha për
kombet të cilat nxjerrin jashtë elementet dhe interpretimet e konfuzionalitetit
dhe të mbjelljes së ideologjieve dhe miteve absurde, kombi ynë ka jo vetëm
natyrën e fiseve Ilirie të mishëruar brenda tij në realitetin historik, por është
edhe një komb që ka si levë të fuqishme kulturën e lashtë të tij europiane,
gjuhën, shpirtin e tij europian si dhe është pjesa kryesore e kurorës së
civilizimit të familjes së lashtë europiane.
Ngatërrimi i gjuhës historike të kombit me
atë të gjuhës politike të shtetit është në njërën anë një gabim që vjen si
rezultat i mungesës së kuptimit të idesë dhe doktrinës bazë të kombit dhe në
anën tjetër atë të historisë politike të formimit të shtetit mbi vullnetin e
atij kombi për të qeverisur veten mbi bazën e ides dhe doktrinës origjinale të
tij.
Në lidhje me këtë hitsoriani i urtë gjerman i
ligjit dhe së drejtës Karl Salomo Zachariae shkruan në veprat e tij mbi shtetin
se “kombi dhe shteti nuk janë identik në vetvete.Kombi quhet mishërim i të
gjitha fiseve të tij, p.sh. një komb mund te jete i ndarë në disa shtete.Ndërsa
të dy termat kanë përdorime identike, por është rëndësia e kombit mbi atë te
shtetit ajo që i jep kuptim atij.”
Ndërkaq duhet vënë re një gjë tepër të
rëndësishme për kohën e tanishme se para se lidershipi politik dhe elita në
përgjithësi intelektuale-akademike e politike e kombi shqiptar të bëjë lëvizjet
për bashkimin e tërë trupit të tij kombëtar historik me urtësin dhe
bashkëpunimin e ngushtë me miqët e saj ndërkombëtar dhe faktorët vendimëmarrës
ajo duhet se pari të realizoj në vetvete unitetin e mendimit dhe rilindjen e
plotë pra të brendshme kombëtare e shpirtërore.
Megjithkëtë duhet elaboruar edhe një gjë këtu
se lëvizjet, energjitë dhe përpjekjet e ndryshme që po bëhen në këtë shekull
brenda qenjes shqiptare në drejtim të realizimit të aspiratës së përgjithshme
kombëtare të tij duhet shikuar në dy aspeket :e para si energji që rrjedhe nga
koha dhe nevoja e realizimi të këtij akti pra të bashkimit të qenjes kombëtare
në një, dhe e dyta si një ndezje e pasioneve të fjalëve dhe testimeve të
ndryshme të kohës dhe botës politike kombëtare dhe ndërkombëtare.Ajo që është e
rëndësishme në këtë kohë është që këto impulse dhe ky entuziazëm i madhë i
këtyre përpjekjeve të mos jetë vetëm një pasion i ndezur i fjalëve të pushtetit
gjuhësor, por të shtrihet deri në kufirin e ndikimit në proces të rivendosjes
së kombit shqiptar në kurorën e kombeve të plota, demokratike dhe të bashkuar
në familjen e lashtë të saj europiane.Asnje shtet nuk mund te kete mbeshtetje
te ekzistences se tij diku tjeter perveq atij te te qenit gjithnje i lidhur dhe
harmonik me vullnetin e kombit dhe vizionin e tij, ne momentin qe kjo
ekzistence vihet ne dilem apo tentohet te punohet mbrapsht ne drejtim te te
berit distance ne mes tij dhe vullnetit te kombit, atehere shteti del jashte
doktrines se tij themeltare historike, jashte arsyes praktike, jashte kohes dhe hapesires se tij si
organizem, si institucion dhe jashte ligjit moral si baze e qendrueshmerise se
themeleve te politikes se tij.
Nga kjo mund të konkludojm se liria e
brendshme dhe bashkimi i trupit anatomik të kombit shqiptar europian nuk mund
të jetë në asnjë mënyrë dhurat e pushteteve politike apo edhe e politikës
ndërkombëtare, por ajo duhet të vij dhe rrjedh ashtu natyrshëm nga kapilarët e
përgjithshëm të çdo shtetit dhe kombi në përgjithësi si dhe të pranohet nga
bota politike ndërkombëtare si e drejt e natyrshme historike.
Duhet ditur gjithashtu se kombi është i vetmi
subjekt ligjor dhe bartës i origjinalitetit të tij në kohë, në kontinuitet historik dhe zhvillimor gjatë
tërë proceseve historike dhe zhvillimeve politike kombëtare e
ndërkombëtare.Meqë tani në këtë vit 2012 respektivisht më 28 nëntor të gjithë
shqiptarët shënojn 100 vjetorin e deklarimit të pavarësisë më 28 nëntor
1912, por jo edhe të pavarësisë së plotë
të trojeve tona kombëtare më vitale, si dhe 570 vjetorin e flamurit kombëtar të
ngritur në Kalanë shkëmb të Krujës nga strategu, diplomati dhe lideri vizionar
Gjergj Kastrioti më 28 nëntor 1443 si dhe të çlirimit dhe të pavarësisë së
trojeve shqiptare nga hordhia dhe zingjirët e perandorisë së errët otomane
.është e rëndësishme që të reflektojm dhe të arrijm të kuptojm kohën e artë të
vendimeve të rëndësishme dhe historike si dhe të transformimeve të domosdoshme
do të thoja rrënjësore të kombit tonë, por edhe të ringjalljes së tij të plotë
ashtu që të ec i sigurtë drejtë ardhmes dhe me vizion të qartë të tij si dhe i
vetplotësuar përgjithmonë si komb i lashtë europian dhe pjesë e kurorës së civilizimit
të kësaj familje.
Ndërsa tani në këtë shekull kombit shqiptar i
nevojitet rikthimi i shpirtit te Gjergj Kastriotit per dy arsye ; se pari, kjo
do te thoshte ringjallje e vlerave dhe kultures europiane te kombit shqiptar si
dhe se dyti rikthimi i plote i te drejtes (pjeseve) historike te anatomise se
kombit shqiptar europian ne pergjithesi.Vetem keshtu ne do te shpalosnim ne
vetvete dhe botes se ne si komb i lashte jemi jo vetem rrenja qendrore, por
edhe kurora e perbashket e civilizimit te familjes europiane.Realisht ne si
komb i lashte kemi nevoj per ringjallje te vertete shpirterore-kombetare, per
transformime rrenjesore, per mesime te dobishme, perpjekje fisnike, per te ecur ne ritmin e
kohes moderne dhe zhvillimore si dhe per t'u rikthyer ne familjen e lashte
europiane me identitet dhe te vetplotesuar, çdo vonese ne kete drejtim eshte
vonese ne kohe dhe ne qellimin e saj historik.
Nga e gjithë kjo mund pohojm fuqishëm se ne i
përkasim një kombi me talent të madhë, me një pasuri të madhe të kulturës
shpirtërore e materiale dhe të trashëgimisë brenda familjes sonë të lashtë
europiane dhe kështu duke pas këtë pasuri kolosale ne si komb i lashtë europian
duhet të mbështetemi përgjithmonë në shkembin e historisë sonë, në shtyllat si
vlera të përjetshme të kombit tonë, në figurat sublime dhe të bekuara të kombit
dhe në të vërtetën tonë rrënjësore dhe gjenealogjike.Pikërisht madheshtia
shpirterore, kulturore, politike etj e nje kombi dhe nje shteti qendron ne
pozicionim e tij te natyrshem historik, ne perhapjen e vlerave dhe prezantimit
te figurave te tij mbikohore ne gjithe boten e civilizuar, ne largimin nga trupi i tij te mbeturinave
ideologjike, ne vizionin e palekundur
dhe ne çuarjen e kombit ne sheshin kryesor te historise se botes se zhvilliuar
demokratike dhe te civilizuar si vlera ne perbashkesi te perjetshme te
tyre.Vertete ne si komb i lashte europian jemi nje nder racat gjigande dhe
rrenja qendrore e familjes sone te lashte europiane ;kjo vjen si rezultat i
gjurmeve te pashlyera qe kane lene figurat tona mbikohore në jetën e kombit
shqiptar europian janë pikërisht këto figura sumblime dhe të bekuara që
reflektojn kete madheshti te kombit tone te lashte.
Me pak fjalë edhe perkunder tundimeve te
vazhdueshme dhe tendencave sulltaniste per ta deformuar imazhin e kombit tone
europian, nje gje tanime eshte e ditur se askush nuk do te mund ta ndal apo te
mundohet ta pengoj frymen e lirise, te se vertetes, demokracise dhe te ardhmes
se mire te tij, qe do te pershkoj tere qenjen e kombit tone dhe keshtu te
filloj agimi i nje epoke te re te ringjalljes dhe rikthimit ne familjen e
lashte europiane.
-------------------------------
SPECIALE
Frrok
Kristaj: Gjergj Kastrioti - Arkitekti i shtetit demokratik gjithëkombëtar (Në
568-vjetorin e Lidhjes së Lezhës - 2 mars 1444)
E
Enjte, 01-03-2012 (GMT)
Në 568-vjetorin e Lidhjes së Lezhës
(2 mars 1444)
Arkitekti i shtetit demokratik
gjithëkombëtar
Te bujarët shqiptarë martesa ishte
një akt politik, që e ndoqi edhe Skënderbeu për hir të përforcimit të politikës
së brendshme, që shpiente drejt bashkimit sa më organik të sundimtarëve të
fuqishëm shqiptarë. Përballë depërtimeve otomane në vijën e parë gjendej edhe
Arbëria. Flamurin e Kastriotëve, që Skënderbeu e shndërroi në flamur kombëtar,
e ngriti në Krujë më 28 nëntor 1443, kurse shteti gjithëkombëtar e themeloi në
Lezhë, më 2 mars të vitit 1444
Shkruan: Frrok KRISTAJ
Përballë
depërtimeve otomane në vijen e parë gjendej Perandoria Bizantine, Arbëria,
Rasha, Bosnja, principatat e krishtera të Egjeut, Rumania, Ungaria pastaj mund
të konsiderohet se në vijën e parë ishte edhe Republika e Venedikut, ngase ajo
zotëronte pjesë të bregdetit arbëror, grekë dhe të Egjeut, si dhe Selia e
Shenjtë - Vatikani, kurse në vijën e dytë konsideroheshin shtetet siç ishte
Mbretëria Arogoneze - Napolitane, Perandoria Romane-Gjermane, Polonia e të
tjera, si dhë në vijën e tretë gjendeshin shtetet e tjera të Evropës.
Daljen e Gjergj
Kastriotit në ballë të jetës politike e ushtarake e favorizuan shumë faktorë.
Së pari, duhet të kihet parasysh roli i tij në organizmin e kryengritjes
fitimtare të vitit 1443, pastaj shtrirja e zotërimeve të Kastriotëve në zemër
të vendit, qenia e Krujës në duart e Skënderbeut, qendrës më të rëndësishme
politike e ushtarake të tokave shqiptare të çliruara, por edhe lidhjet
farefisnore e martesore të Kastriotëve me shumë bujarë e familje sundimtarësh
të tjerë shqiptarë. Në fakt, këto martesa paraqitnin një akt politik, që e
ndoqi Gjergj Kastrioti, për hir të përforcimit të politikës së brendshme,
politikë, kjo që shpiente drejt bashkimit sa më organik të sundimtarëve të
fuqishëm shqiptarë. Në këtë frymë u bë edhe martesa e Gjergj Kastrioti me
Donikën, vajzën e Gjergj Arianitit. Pastaj, martesa të këtilla ishin bërë edhe
më parë kur Gjon Kastrioti, i ati e Skënderbeut, vajzën e vet Marën e kishte
martuar me Shtjefën Çërnojën e Zetës, Vlajkën me Gjon Muzakën, Angjelinën me
Vladan Arianitin (vëlla i Gjergj Arianitit) e Jellën me Pal Stres Balshën,
kurse Mamica (Marica) ishte martuar me Muzakë Topinë në Lezhës, Teodor Korona,
Muzaku i Beratit, nga Shqipëria Jugore, Lekë Zaharina, kryzot i Zadrimes së
Epërme dhe i qytetit të Danjës, Lekë Dushmani bashkë me Pjetrin e Zadrimës,
Andrea Topia i Skurës, ndërmjet Tiranës dhe Durrësit, bashkë me të dy të bijtë
- Komninin e Muzakën dhe me nipin Tanushën, Shtjefën Çernoja, bashkë me të
bijtë Gjergjin dhe Janin nga Zhabjaku i Malit të Zi, Gjergj Arianit Topia,
Komneni i Kaninës dhe i Shpatës, kryzot i Himarës, si dhe krerë të tjerë nga Arbëria.
Lezha
- vend i shenjtë i shtetësisë shqiptare të Skënderbeut
Në këtë drejtim,
sapo kishte shpalosur flamurin tashëm kombëtar në Kalanë e Krujës, Gjergj
Kastrioti - Skënderbeu shkoi prej një vendi në tjetrin për të ftuar popullin
shqiptar në luftën e përbashkët çlirimtare kundër Perandorisë Otomane, që i
kishte okupuar edhe shumë vise shqiptare. Si rezultat i atyre vizitave e
bisedave me kryezotërinjtë arbëror nëpër vise të tjera arbërore, doli thirrja e
një kuvendi të përbashkët. Për shumë arsye, vendi se ku do të mbahej kuvendi
ishte caktuar Lezha. Në fakt, Lezha ishte nën sundimin e Republikës së
Venedikut.
Dhe, kështu, në
Kuvendin e përgjithshëm arbëror (shqiptar), Lidhjën apo Besëlidhjen, që u mbajt
më 2 mars të vitit 1444, morën pjesë shumë kryezotërinj nga pjesë të ndryshme
të Arbërisë, si Pal dhe Nikollë Dukagjini, nga Dukagjini, Pjetër Spani i Shalës
së Shoshit, Gjergj Stres Balsha i Misjes, e shumë të tjerë.
Në Kuvendin e
Bashkimit Kombëtar, që u mbajt në Lezhë, në vendin e shenjtë të shtetësisë
shqiptare, pra në vendthemelet e shtetësisë së shtetit gjithëshqiptar -
gjitëhkombëtar, pjesëmarrësit kishin arritur marrëveshje të plotë për çështje
jetike, ndaj edhe me vendimet që ishin miratuar ishte realizuar strategjia
shtetformuese e Gjergj Kastriotit, që ishte dëshira dhe përpjekja e kahmotshme
e tij për të krijuar një shtet arbëror. Ky në fakt ishte një shtet, që në
fillim i kishte përmbushur të gjitha premisat juridike. Nga ai Kuvend kishte
dalë kërkesa që të formohej një organ juridik e që do ta luante rolin e një
qeverie të sotshme, që ishte pagëzuar Lidhja e Lezhës.
Pastaj, në Kuvend
njëzërit ishte zgjedhur komandanti apo kapiteni i përgjithshëm i Lidhjes e që
ishte Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Lidhja kishte formuar edhe ushtrinë
(armatën e vet), e që kishte deri në 20 mijë ushtarë, prej të cilëve shumicën e
mbante Skënderbeu rreth vetes e të cilët do të mblidheshin nga princat
shqiptarë. Bërthamën themelore të ushtrisë e përbënin fshatarët duke marrrë
feude të vogla dhe duke u bërë oficerë të ushtrisë shqiptare. Gjergj Kastrioti
e kishte ndarë ushtrinë në të rregullt dhe në të përkohëshme. Ushtrinë e
rregullt e përbënin garda pretoriane me 2000-3000 kalorës të lehtë, që luftonin
nën komandën e Skënderbeut dhe njësitë kufitare me 3000-5000 ushtarë nën
komandën e Moisi Golemit, që mbronin kufirin lindor të atdheut. Ndërkaq,
ushtria e përkohëshme përbëhej nga fshatarëve që sipas listave të rekrutimit, u
hartuan mbi parimin “burrë për shtëpi”. Ushtria e përkohëshme kishte
8.000-10.000 ushtarë, të shumtën këmbësorë, kurse një pjesë e vogël e tyre
ishin kalorës. Do përmendur se kuadrin komandues të ushtrisë së Gjergj
Kastriotit e përbënin oficerët e rekrutuar nga radhët e aristrokracisë feudale,
por oficerë bëheshin edhe ata ushtarë, që dalloheshin për trimëri, taktikë dhe
aftësi për udhëheqje.
Ekspertët
ushtarakë të kohës brenda e jashtë atdheut e kanë çmuar Skënderbeun si strateg
të madh dhe e kanë konsideruar si njërin nga prijësit më të shquar ushtarak të
asaj kohe. Atij i shkoi për dore jo vetëm të organizojë një ushtri të tillë, që
iu përgjigj më së miri kërkesave të Lëvizjes arbërore, por ishte edhe mjeshtër
i madh i sulmit dhe mbrojtjes së kombinuar. Ai i hartonte planet e luftës në
konsultim me bashkëluftëtarët e vet. Skënderbeu njëkohësisht udhëhiqte ushtrinë
dhe luftonte heroikisht si çdo ushtar i thjeshtë arbëror.
Shtrirja
e shtetit kombëtar shqiptar
Shteti kombëtar i
Gjergj Kastriotit përfshiu pjesën më të madhe të trevave të banuara me arbëror.
Ai shtrihej nga malet Pindus dhe Janinë e deri në Kotorr, nga Adriatiku e deri
në Ohër, Dibër, Prizren e Gjakovë, kurse Peja dhe Rrafshi i Kosovës
(Vushtërria, Novobërda, Prishtina etj.) kishin mbetur jashtë kufijve të shtetit
kombëtar të Skënderbeut. Arsyet ishin këto: Pejën e qeveriste Leka III
Dukagjini, i cili qe Vasal i Sulltanit dhe rival kryesor i Skënderbeut, kurse
Rrafshi i Kosovës qeverisej nga Sanxhaku i Vushtrrisë, nga pashallarët e
sidomos nga kusherinjtë e Zognos Mehmed pashës. Mirëpo, kur Leka III Dukagjini
hoqi dorë nga vasaliteti i sulltanit, iu bashkua Skënderbeut, i cili më vonë iu
bë miku më i ngushtë deri në vdekje. E kur Peja u pushtua nga ushtria otomane,
u krijuar dinastia e Mahmudbegollajve të Pejës. Mahmud beu ishte i biri i
Nikollë Dukagjinit, i cili si endrenas qëndroi në Stamboll deri në vdekje.
Shteti
i Skënderbeut ishte ngritur mbi parimin demokratik
Shteti i parë
kombëtar arbëroro-shqiptar ishte ndërtuar mbi parimin demokratik. Këtë e
dëshmon e dhëna se krijimi i kombit anglez dhe shteti kombëtar angleze si dhe
kombi francez dhe shtet kombëtar francez, si kombe dhe shtete të para të
Evropës Perëndimore, dallojnë në shumë aspekte. Së pari, se ato u formuan më
vonë - nga fundi i shekullit XV, dhe se ato shtete u krijuan nga lart, pra
nëpërmjet monarkive absolute, monarki këto që u sollën shtresave të gjera shfrytëzim
politik, ekonomik arsimor e kulturor. Ndërkaq, shteti kombëtar i Gjergj
Kastriotit, në radhë të parë, ishte pothujse shteti i parë kombëtar në Evropë,
pastaj se ai u krijua nga poshtë dhe se ishte popullor e human. Po ashtu,
princat shqiptarë në atë Kuvend kishin arritur një aleancë politike e
ushtarake, duke ndërtuar raporte mjaft demokratike në drejtim të pengimit të
ushtrimit të pushtetit të pakufishëm nga një person. Ata ishin të bindur se
lufta për çlirim kombëtar duhet të vazhdojë deri në çlirim. Mu për këtë edhe
shteti kombëtar shqiptar ishte përkrahur edhe nga vende të tjera e veçmas nga
principatat shqiptare, që tashmë kishin karakter të një konfederalizmi, si me
ushtarë, ushqime, armë e mjete materiale. Pra, në Kuvend pjesëmarrësit ishin marrë
vesh se burimet financiare do të grumbulloheshin nga ndihmat e princave
arbëror, nga principata e Krujës dhe nga kriporet e Durrësit. Këto të ardhura
do të arrinin deri në 200 mijë dukatë - flori në vit.
Struktura e
pjesëmarrësve në Kuvend nuk ishte e kufizuar as sipas moshës e as për nga fuqia
e as për nga renomeja e as për nga divergjencat e mëparshme. Me mbajtjen e
Kuvendit të Lezhës u realizua strategjia shtetformuese e Gjergj Kastriotit dhe
u krijua një atmosferë e tolerancës dhe e mirëkuptimit, që në fakt i siguroi
sukses të plotë Kuvendit.
Betimi
në alterin e kombit
Çdo kryetar i
shtetit me rastin e inaugurimit jep betimin para deputetëve të parlamentit.
Edhe kryetari i Shqipërisë vepron kështu. Por, do të ishte me inters që në të
ardhmen kryetari i Shqipërisë betimin ta japë para parlamentarëve, por jo në
Kuvend të Shqipërisë në Tiranë po në altarin e shtetit kombëtar, në kompleksin
memorial të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Lezhë, aty ku u bë bashkimi i parë
kombëtar, por edhe shteti i parë gjithëkombëtar. Bile, do të ishte me interes
dhe mjaft simpatik që çdo konstituim i
parlamentit në nivel të Shqipërisë të bëhet në atë vend të shenjtë të
kombit dhe të shtetësisë shqiptare, atje të betohen edhe parlamentarët se do të
veprojnë për të mirën e gjithë atdheut etnik, të gjithë popullit shqiptar, që
është synim edhe i gjithë shqiptarëve. Megjithatë, Lezha e shenjtë ka nevojë të
restaurohet, të meremetohet kompleksi i memorial i Skënderbeut së bashku me
Katedralen e Shën Kollit (Nikollës), që vërtet të jetë simbol për të gjithë
shqiptarët, por edhe për mbarë Evropën.
JASHARAJT IA KTHYEN BUZËQESHJEN ATDHEUT DHE
FËMIJËVE TANË
Shkruan: Shaban
Cakolli
Mbi popullin tonë
liridashës kanë shkelur armiq nga më të egrit,janë sulur mbi ne me shpresën e
tyre se po na zhdukin nga faqja e dheut.Na coptuan duke na nda tokën tonë në
mure,duke ua dhuruar fqinjëve të vet.Armiq nga më të ndryshmit përgjakën tokat
tona,ndryshuan hartën tonë filluar nga Romakët e
Cezarit,Osmanlinjët,musolinët,hordhitë sërbe që nga koha e Stefan
Dushanit,Karagjorgjeviçët e viçët tjerë deri te Millosheviçët.Ishte vështirë të
gjindej në botë një popull i vogël si ishim ne shqiptarët e ndarë e të
coptuar,që të ketë luftuar aq shumë,që të ketë guxuar aq shumë me trimëri e
mençuri të ballafaqohet me armiq të mëdhenjë,të i thyaj ata dhe të del
kryelartë para historisë.Po, sepse historia i kishte mësuar se ata popuj që nuk
luftojnë për të drejtën e tyre zhduken.Populli ynë nëpër shekuj luftoi për
lirinë,trollin e shejtë,doket dhe zakonet e veta.Po,shumë armiq na
goditën,shpesh me ndihmën e Fuqive të Mëdha hileqare na mundën,por kurrë nuk
arritën të na thyajnë.Për lirinë shqiptarët gjithnjë gjetën guximin e
vendosshmërinë,se ishin të vetdijshëm se vetëm me gjak e djersë fitohej
liria.Njerëz të mëdhenjë kanë dalur nga gjiri i popullit shqiptarë,të pushkës e
të penës,që me gjithë çenjen janë përpjekur të bëjnë një vend të lirë të
shqipeve pa zingjirë të të huajëve pushtues të tokave tona.
Fuqitë e Mëdha i
shiqonin këto luftëra shfarosëse mbi ne me gjakftohësi,qetësi e kënaqësi,u desh
një qëndresë e madhe e shqiptarëve,që me krisma armësh të ua prishte qetësinë
dhe sigurinë Fuqive të Mëdha dhe të i vëjnë ato në lëvizje.Ishin vet Fuqitë e
Mëdha ,ato që i ndihmuan Sërbisë fashiste të na mbante peng një shekull,të
shfrytëzonte djersën,pasurinë dhe gjakun tonë.Të na dëbonte nga puna kur ajo
donte,të na burgoste me çfardo preteksti që i binte ndërmend,të na vriste e të
na akuzonte se kinse bënim vetvrasëje!Të gjitha këto na i bënte me një mjegull
syshë,me një autonomi të cunguar,edhe pse ne kishim të drejtë të
shkëputeshim,sllavët me forcën e hekurt shfrytëzuan djersën dhe gjakun tonë për
të ruajtur Jugosllavinë!Vitet e tetëdhjeta pushtuesit e pangopur ndryshuan
gjithçka ndaj nesh,ata tani do të na merrnin edhe atë autonomi të vogël që
kishim dhe të na bënin robër,të gjitha planet veq i kishin hartuar dhe filluan
nismën e zbatimit të tyre.Viteve 80-;Adem JASHARI;filloi organizimet e veta ilegale
mes të cilave kërkonte mobilizimin e popullatës.
Ademi ishte
pjesëmarrës aktiv i demostratave të 81,e bashkë me Hamzën në protestat e vitit
1989.Viti 1989 ishte viti i fundit i veprimtarisë së tijë paqësore.Ademi kishte
kryar shkollën,por nuk kishte punuar asnjëherë.Ai e kishte thënë qartë”Punën e
shkjaut nuk e dua,nuk dua pushtuesi të gllabëroi djersën time”!Një burrë i
shëndoshë me gjoks të çelikosur,me një pamje të vrërët,mik shumë i çmuar e i
dashur,nuk mbanë mend shqiptarë që të kishte ndërruar një fjalë të ligë me
te.Pamja e vrërët në fytyrën e tijë ishte rrufe,e cila që moti ishte pregaditur
të shpërthej diku,kuptohet mbi armikun i cili kishte ngulitur mbi vendin tonë
dhe po shkilte gjithçka shqiptare.
Në vitin 1990
Ademi i kishte hyrë formimit të grupeve të armatosura.Po krijonte lidhje të
ngushta me njerëz të gatshëm për sakrifica anekëndë Kosovës dhe trojeve
shqiptare.Policia sërbe i kishte rënë në gjurmë,ajo Ademin e kishte
identifikuar si organizatorin kryesor të këtyre grupeve që përbënin bërthamën e
Ushtrisë së ardhshme çlirimtare.Në vitin 1991 Ademi me Muratin shkonin në
Shqipëri për të u stërvitur për të pregatitur betejat kundër çetnikëve polic
sërb që pa vra mendjen shkilnin mbi dinjitetin shqiptarë.Atë kohë ata arritën
të kryajnë disa akcione të armatosura mbi policinë rebele sërbe.Hamza qëndronte
në fshat,duke pregaditur betejën e brendshme dhe duke u kujdesur për
familjen.Krerët sërb kishin një mendim të keq,me budallallëk,ata mendonin të
zhduknin familjen Jashari,e cila edhe nuk zhdukej dot,me shpresë që pas
zhdukjes së tyre gjithçka ndër shqiptarë do të përqahet dhe lufta e këtij
populli për pavarësi do të shtypet!
Me këtë shpresë
pushtuesi edhe mori nismat:Rrethimi i parë i Jasharajve u bë me 30 dhjetor
1991,me forca të mëdha policore makineri moderne luftarake,rrethuan kullat e
Jasharajve dhe i ftonin me megafon të dorëzoheshin!Kjo thirrëje ishte
qesharake,sërbët nuk e dinin se të bijët e Shaban Jasharit,këtij burri
veprimtarë të pushkës e penës së gjalli nuk dorëzohen.Ftesës së tyre iu
përgjigjen Jasharajt me grykë të pushkës.Ata fyt me pushtuesin u matën orë të
tëra dhe pushtuesit u detyruan të tërhiqen prapa.Jasharajt tani më nuk ishin të
vetëm,fshatrat e Drenicës po i mbështetnin këta trima,të cilët tërë potencialin
e kishin vënë në shërbim të çlirimit nga Sërbia.Po,pushtuesi do e provoj sërish
me rrethimin e dytë me 22 janar.Rrethimet që organizonin sërbët bëheshin orët e
mesnatës pa gëdhirë,me shpresë se do të i gjenin në gjumë,këtë zeje tinzare e
kishte mësuar Sërbia,kështu masakronte njerëz në gjumë,po te Jasharajt nuk mund
të ndodhte kjo.Jasharajt nuk flinin,ashtu si lumejt që nuk flejnë.Ata iu
përgjigjen kriminelëve me armët e tyre besnike dhe i detyruan kriminelët të
ikun me panikë nëpër errësirë.
Pesë marsi i vitit
1998 ishte një rrethim pak më ndryshe,nuk ishte rrethuar vetëm kulla e
Jasharajvepor gjysma e Drenicës.Epiqendër sërish ishte kulla e Jasharajve,po
rrethimi i Drenicës kishte qëllim që të pengoheshin drenicasit të u vinin në
ndihmë Jasharajve.Nga tridhjetë antarët e familjes në shtëpi ishin njëzete
dy.Ata e kishin hetuar larg rrethimin,mundësitë për të u larguar i kishin,por
nuk bëren asnjë përpjekëje të largoheshin.”Sot do të kemi luftë,iu tha
familjarëve Adem Jashari,përhajr na qoftë”:Rafalet u dëgjuan nga Jasharajt,ata
po fillonin betejën për mbrojtëjen e pragjeve të shtëpisë,atdheut dhe
kombit.Një shtet i tërë i Sërbisë fashiste me forca të mëdha
luftarësh,makinerishë luftarake,sulmonin një shtëpi të vetme.Adem Jashari ky
kreshnik i legjendave me vëllain Hamzën,po bënin luftë kundër një pushtuesi,në
njerën anë jehonin krismat e rafaleve të tyre,në anën tjetër jehonte kënga e
komandantit legjendar.
Të bijët e
prijësit Shaban Jashari,bijat,nipërit e mbesat ishin bërë luftëtarë kundër
shtetit pushtues.Secili kishte detyrat e veta,ata që mund të bartnin pushkën
luftonin,të tjerët mbushnin karikatorët me fishek dhe i furnizonin me
municione.Tri ditë luftë dhe kulla e Jasharajve nuk po mund mirrej nga një
shtet i armatosur armik.Lufta e Jasharajve ishte e organizuar,në te kishte
rregulla,zbatoheshin urdhërat familjare,dinin si të përdornin municionin,si dhe
kishin amanetin që asnjë i gjallë të mos bie në duart e pushtuesit.Pas tri
ditësh lufte një goditje fatale me predha të kalibrash të mëdha u goditën dhe
ranë heroikisht trembëdhjetë nga familja Jashari.Nga familja e tyre Bashkimi
kishte arritur për të çarë rrethimin,Kushtrimi 13 vjeçar deri në çastin e
fundit kishte qëndruar me automatik në dorë.Qëndresa nuk shuhej,kënga e Ademit
nuk ndalej,kjo këngë i tmeronte armiqët,ua fuste në palcë frikën.Dikur u ndal
edhe kjo këngë,burri me gjoks të çelikosur ra heroikisht,u ndërpre kënga e tijë
sepse ai vet u kthya në këngë.Armiqët kurrë nuk kanë besuar se ky trim ka
rënë,tërë kohën sa kanë qëndruar në Kosovë ia kanë pasur frikën emrit të
tijë.Besarta pati fatin të i shpëtoi këtij ferri të fashizmit mizor.Njëzet
antarët e familjes Jasharaj u vranë në mbrojtëje të pragut dhe nderit të
kombit.
Ky kolos i
historisë Shqiptare ishte djali i vogël i Shaban Jasharit.U lind nënjë ditë që
ishte datë historike,datë e shënuar 28 nëntor 1955.Kjo është datë e ditës së
Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë.Ademi u lind në Prekaz të Drenicës. U
rritë në një kullë ku flitej për vuajtëjet e shqiptarëve ë pushtuar,për
trimëritë e sakrificat shqiptare,luftërat shekullore dhe përpjekjet për
çlirim,u frymëzua nga kjo kullë,u mbush atdhedashuri dhe kishte të vetmin
qëlim,çlirimin nga pushtuesi.Shkollën e mesme teknike e kreu,por nuk kishte
dëshirë të punonte në regjimin pushtues dhe nuk punoi.Ishte baba i pesë
fëmijëve,që njihen si pesë luftëtarë kundër pushtuesit.Adem Jashari,si dikur
Skënderbeu ynë i famshëm,u vu në ballë të popullit të tijë të vogël në
numër,por të madh në qëndresë dhe trimëri.Hapi i tijë i vetëm ishte çlirimi i
Kosovës dhe shpallja e saj shtet i pavarur.Me pushtimin e Kosovës nga ushtria
dhe policia sërbe,Ademi zgjodhi rrugën e nderit,rrugën e luftës së armatosur
duke vënë jetën e vet dhe familjes së tijë në themelet e pavarësisë.
Adem
Jashari, legjendë përjetësie
Ademi u bë simbol i
një lufte heroike,por të pabarabartë,shembull si qëndrojnë popujt e vegjël.Një
simbol qëndrese dhe vendosshmërie për realizimin e të drejtave
kombëtare.Organizimi i një lufte guerile,qëndrushmëria ndaj një pushtuesi të
hekurt armik,e mahniti edhe botën dhe e nxiti të kthej shiqimin nga ne.Rruga që
zgjodhi Ademi,shoqëruar nga trimat e lirisë nuk ishte e lehtë.Të kaloje nëpër
këtë rrugë duheshin shumë flijime,duhej derdhur shumë gjak,sepse përpara kishin
një Sërbi e pajisur me armët më të forta shkatrrimtare që mund të prodhoj dora
e njeriut,një ushtri serbe pa moral lufte,që nuk kishin ndjenja shpirterore,që
masakronin fëmijë,gra dhe pleq.Po UÇK-ja,me Ademin në krye në vend nënshtrimit
zgjodhën luftën e armatosur,në vend dialogut zgjodhën qëndresën,në vend rrugëtimeve
zyrtare zgjodhën malet dhe shpellat e atdheut të tyre.Populli shqiptarë humbi
njërin ndër bijët më të shtrenjët,besnikun dhe trimin e pamposhtur në luftë me
armikun,legjendarin Adem Jasharin.Ai u bë udhërrëfyes dhe dritë e
kombit.Fashistët sërb të cilët kishin menduar se me vrasëjen e tijë do të
shuajnë guximin e shqiptarëve për çlirim,u mashtruan rëndë.
Trimat e UÇK-së me
vendosmërinë e pathyeshme vazhduan luftën p?r çlirim.Ata i shtuan telashe edhe
fuqive të mëdha,edhe armiqët i detyruan të hyjnë në dialog me ndërkombëtarët
për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.Sërbet mendonin se do të mashtronin
ndërkombëtarët dhe do të mbanin Kosovën të pushtuar.Po tani bota e kishte parë
luanin sërb si shqyente dhe masakronte një popull liridashës të pambrojtur,në
pamundësi të matej me trimat e maleve ku jehonte grykëholla.Rasti i parë në
histori ku bota u vu në krahun shqiptarë dhe bashkarisht detyruan fashistët
sërb të ulin armët dhe me gishtërinjë në gojë të kthehen nga kishin
ardhur.Lufta e Adem Jasharit dhe trimave të UÇK-së ia ndërroi kahjen historisë
shqiptare në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti.Trimat e rënë për çështjen
madhore ranë për të mos vdekur kurrë.Ata u bënë dritë e kombit,ia kthyan
buzëqeshjen atdheut dhe fëmijëve tanë.
------------------------------------------
Nga Fritz RADOVANI
PSE AHMET ZOGOLLI VRAU ATDHETARIN BAJRAM CURRI?
Fati ma i madh në jetë për një Shqiptar që do
me njoh Historinë e Popullit të vet, asht kur në moshë të re, ka fatin me pasë
ndër duert e veta të pakten “ndonjë artikull” të historianit kroat Milan
Shuflaj (Milan Sufflay 1879 – 1931). Porsa të fillojnë njeriu me kuptue fjalën
“Histori e Shqipnisë së Veriut”, për të cilin ka shkrue Ai autor aq i madh i
Historisë sonë, dhe porsa fillon me krahasue ndjenjat shpirtnore që të ngjallë
Ai me penen e vet, me historianët e periudhave 1925 – 1939 apo 1944 – 2012,
përnjëherë ke me kujtue se jé zvoglue aq sa me t’u dukë vetja se jé me ndonjë
“gjysh”, që të ka marrë perdore dhe të ka çue në teatrin e vogël të kukullave,
të shkollës së fretenëve të Gjuhadolit në Shkoder, ku do të shohesh në skenen e
vjetër të Gjimnazit “Illyricum” disa figura që nga lëvizja e dorës së
mjeshtrave të dramës së zhvillueme ndaj Popullit Shqiptar tash mbi 80 vjet
vazhdojnë me “knaqë” cirkusin ballkanik me “Tragjedinë Shqiptare”…
Mbas nënshkrimit të “Marrveshjes me Pashiq”
në gushtin e 1924, në fund të dhjetorit
të po atij viti, manikini Zogolli, i paisun me “virtytet” e dajes së vet Esad
Pashë Toptanit, zbriti nga Beogradi në Tiranë...Mbasi i kishte dhurue Shen
Naumin dhe ba disa ndryshime në kufinin e Vermoshit, pak kohë ma parë të
vendosuna nga Gjyqi i Hagës per me i mbetë Shqipnisë, Zogu për me ardhë në
kolltukun e drejtuesit të Shtetit Shqiptar, mori persiper me zbatue detyrat e
shovenistëve sllavë, për shkombtarizimin e Atdheut dhe me vendosë “qetësinë” në
Tokat Shqiptare, që ishin të robnueme nga ata me vrasje.
Me daten 2 Mars 1925, me anën e Çatin
Saraçit, gjeti dorasin Baltjon Stambolla, dhe vrau Luigj Gurakuqin në Bari
t’Italisë, pak ditë mbasi i dorëzoi Shtetit Shqiptar paret që mori me vete për
mos me i vjedhë mercenarët, që po hynin në Tiranë në dhjetor 1924.
Kjo nuk ishte e
papritun prej Gurakuqit, mbasi sinjali ishte dhanë kur Zogu vrau Avni
Rrustemin, por ajo vrasje e djalit trim të Vlonës kjé një këputje e njenit krah
edhe per Bajram Currin, një nga Shqiptarët ma të spikatun të Atdhetarizmit në
krejt Shqipninë Etnike. Figura e Bajram Currit ishte daltue nder male dhe perveç
gjakut të kulluem të atyne Trojeve ku e lindi Nana, mbrenda kafazit të
krahnorit rrihte një zemer ku ishin mbledhë virtytet ma fisnike të njenit prej
Burrave tanë Shqiptarë, që asht e vështirë me e persëritë historia. Jo vetem
guximtar, po trim që nuk i gjindet shoku, mbasi forca e Atij Burri ishte formue
mbi virtytin e sakrificës për Atdhé, kur robnia e kishte shpartallue n? t?
kater an?t me Hot e Grud?, Kosov? e Çam?ri, deri posht? n? Vorio Epir.
Ideali i Lirisë së Atdheut të robnuem kishte
mposhtë interesin personal, friken per me luftue per qellimin e naltë dhe
egoizmin per pushtet personal, cilësi që as nuk i ka njohë dhe as nuk i
pranonte në sofren e vet të shtrume nder shkambij të atyne shpellave, ku gosta
ma e madhe per Té ishte Besa, Burrnia, Bujaria e Malsorit Alpeve, per të cilët
jo vetem nuk i dhimbsej jeta, por jeta e Tij ishte e para që do të dhurohej per
Ato Alpe!
Shtëpija Bujare ku shtroja nder drrasa Atij
Burri i dukej luksi ma i madh asht kenë sofra e të vobegtëve t’ Asizit, në
Gjuhadolin e Shkodres, ku buka kollomoqe me djath Kelmendit e qepë të Drishtit
i viheshin përpara si ma të dashtunit Mik besnik të Tyne.
Nuk mungonte me u
sjellë rrotull në kuvendin e Burrave të Asaj Kështjelle të vogel “Rozafat” as
kutija e duhanit ku ishte ma i zgjedhuni nga krahina e Sheldisë, mbasi per
Burra të fortë Françeskanët ishin të vetmit me ua forcue zemren me Trimni...
Porsa Burri i Maleve vinte kamben në prakun e Atij Kuvendi, veç ndihej zani i
lajmtarit me gjithë forcen që kishte: “At, Provinçial, ja mërrijti Bajram Beg
Curri...!” e thehej edhe ai “rregull” i pathyeshem i Tyne, ku “cilido kjoftë
miku, pritet në dhomen e pritjes...”
Dhomat e Atij
Kuvendi ishin të gjitha paperjashtim dhoma pritje, buke e fjetje per Bajram
Currin! Në Shkoder Ai kishte Shpellen e Dytë të Dragobisë nder Françeskanë.
Heren e fundit
Aty, Bajram Curri i dhuroi Luigj Gurakuqit kutinë e vet të duhanit.
Ndoshta
parandjente se nuk do të dredhin ma cigare Ata dy bashkë!
Dhe ashtu ndodhi.
Mbas vrasjes së Luigj Gurakuqit me 2 Mars 1925, Ahmet Zogu me 29 Mars do të
vriste trimin e Dragobisë...E gjaku i Tij do të skuqte shkambijt e Rozafës së
mbytun nder ujnat e rrembyeshme të lumit Drinaz...
Rradhen tashti e
kishte Kleri Katolik dhe Hasan Prishtina...
E serbi sa vinte e
kujtonte se “Tragjedia e Trojeve të Arbnisë” po realizohej...
Ndoshta, kjo asht
arsyeja që një ditë... pak kohë mbasi Shuflaj vizitoi Shqipninë, e vrane! Ai
kishte shkrue se Shqiptarët kanë rrajë të lashta autoktone dhe me një vazhdimsi
të panderpreme, gja që tregon se Kombi Shqiptar ka aftësi me u rigjenerue në
mënyrë të perjetshme, ashtu si janë vet Shqiptarët thalbi autentik i Historisë
së lashtë të Ballkanit.
E kjo nuk i
shkonte pershtat sllavëve... Prandej edhe vendosen me i pré degët kësaj landë,
që sa ma shumë krasitej, aq ma shumë shtohej e rritej si lis në mes Ballkanit!
E një ndër degët e Atij Lisi të Përjetshëm asht edhe
Trimi Bajram Curri.
Melbourne, 2012.
--------------------
Këshillat e Nolit për Enver Hoxhën në vitin
1946
Mars 26, 2012
Nga Nasho Jorgaqi
“U lodha, – shkruante në një letër dërguar
Enver Hoxhës, – duke ju përsëritur që duhet t’i pranoni traktatet në parim pa
kondita, se fundi i fundit kjo është çështje formale pa rëndësi praktike.”
Ishte e qartë se nga abrogimi i këtyre traktateve do t’i hapej rruga jo vetëm
rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, po dhe pranimit të Shqipërisë në OKB,
ndihmave të UNRRAS, të Kryqit të Kuq amerikan etj. Por fjala e tij nuk u
dëgjua. Historia tregoi si ai kishte të drejtë dhe këshillat e tij qenë plotësisht
me vend.
Prof. Nasho Jorgaqi
Marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-amerikane kanë prehistorinë dhe historinë e
tyre, në të cilat një rol parësor padyshim ka luajtur Fan Noli. Në këtë rol e
kanë zanafillën përpjekjet e shqiptarëve të Amerikës për të hedhur që herët
urën e njohjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë mes vendit të tyre të vogël dhe
njërës prej fuqive më të mëdha të botës. Në qoftë se pranojmë se Federata
“Vatra” në vitet 1915- 1920 u bë si të thuash një qeveri e shqiptarëve në
mërgim,atëherë nuk mund të lëmë në harresë tërë atë veprimtari të dendur e të
frytshme që ajo zhvilloi për t’u hapur rrugën marrëdhënieve diplomatike të
mëvonshme. Puna e përkushtuar e Nolit në udhëheqje të saj i shërbeu jo vetëm
afrimitetit dhe konsolidimit të pozitës së komunitetit shqiptar në ShBA, por
dhe rolit aktiv që ajo duhet të luante në një akt historik të pritur, siç ishte
vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Në këtë drejtim
Noli bëri një punë të madhe, gati të pazëvendësueshme, nga një anë, për njohjen
dhe propagandimin e Shqipërisë dhe të vlerave të saj etno-historike para
opinionit amerikan dhe, nga ana tjetër, për legjitimitetin e të drejtave të
popullit të tij në qarqet zyrtare amerikane. Prapa kësaj prehistorie qëndron
një veprimtari e gjithanshme me synime të qarta politike e me një strategji
patriotike, me vështirësi të jashtëzakonshme, po të marrim parasysh terrenin e
një vendi të madh multinacional dhe në një kohë kur, siç thotë F. Konica, “fati
i Shqipërisë ishte në balancë”.
Përpjekjet e “Vatrës” me në krye F. Nolin për të mbjellë farën e bashkëpunimit
e kanë fillesën menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Më 1913
ishte puna e Nolit me shokë që siguroi mbështetjen e një personaliteti si Ç.
Krane, i cili do të ndikonte në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës me anë të
E. Greit për një zgjidhje të drejtë të çështjes shqiptare. Më pas, më 21 gusht
1915, ishte Noli ai që hodhi hapin e parë zyrtar, duke i drejtuar Sekretarit të
Departamentit të Shtetit, R. Lansing, një telegram, me anën e të cilit
denonconte Traktatin e Fshehtë të Londrës dhe kërkonte nga presidenti Uillson
“të parandalonte ndarjen e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha”. Brenda një kohe të
shkurtër u arrit që të krijohet Komiteti i miqve të Shqipërisë me figura të
njohura filoshqiptare, si Ç. Krane, S. Uilliams, R. Uds, T. Erikson etj. Puna e
këtij komiteti bëri që t’i çelet rruga vargut të kontributeve që ata do të
jepnin për mbrojtjen e interesave të Shqipërisë, nga të cilat mund të përmendim
hapjen e konsullatës së parë shqiptare në ShBA.
Në vitet 1917-1918, që mbahen mend dhe si kohë e artë e “Vatrës”, Noli, si
kryetar i saj, zhvilloi një veprimtari të dendur politike, me peshë disa herë
vendimtare. Krahas një takimi zyrtar në Departamentin e Shtetit, ai arrin të
bisedojë personalisht me ish-presidentin e ShBA, T. Ruzvelt, dhe të marrë prej
tij mesazhin se “Shqiptarët i dua dhe i admiroj se janë një racë e vjetër dhe
trima dhe se independenca e Shqipërisë duhet restauruar dhe garantuar nga
fuqitë aleate.” Pas një viti, më 4 korrik 1918, Noli, duke përfituar nga
pjesëmarrja si delegat në Kongresin e Kombeve të Shtypura në Uashington,
takohet dhe bisedon me presidentin e atëhershëm të ShBA, Uillsonin. Kanë mbetur
të skalitura në kujtesën shqiptaro-amerikane fjalët gjeneroze të burrështetit
idealist që i shqiptoi ai Nolit: “Unë do të kem vetëm një zë në Konferencën e
Paqes në Versajë dhe këtë zë do ta përdor në interes të Shqipërisë.” Në këto
fjalë historike zë fill ai qëndrim dashamirës i politikës amerikane ndaj Shqipërisë
dhe jo më kot mendimi i ri historiografik shqiptar e cilëson atë si gur themeli
të politikës së ShBA ndaj vendit tonë. Akti i parë i këtij miku të madh të
shqiptarëve është denoncimi i Traktatit famëkeq të Londrës, për t’u pasuar me
përkrahjen që i dha Shqipërisë në Konferencën e Paqes të Versajës.
Aksionet politike e kulturore që Noli ndërmori në vitet 1917-1918 janë të
gjithanshme dhe nga më të ndryshmet, të papraktikuara deri atëherë në atë
shkallë nga qarqet shqiptare për të njohur e propaganduar kauzën e atdheut të
tyre në Amerikë. Kanë hyrë në analet e historisë së bashkësisë shqiptare
konferencat e tij përpara auditorëve amerikanë, duke filluar nga Universiteti i
Harvardit, nëpër klube e shoqata, e deri nëpër kisha të sekteve të ndryshme. Janë
këto mbledhje që bëhen shkas që të shtohen radhët e shoqatës “Miqt’ e
Pavarësisë së Shqipërisë” me dhjetëra anëtarë të rinj. Noli shkon e flet dhe në
Kemp Deivis para ushtarëve amerikanë me origjinë shqiptare, që stërviteshin për
luftë. “Shqipëria, – u drejtohet ai bashkëkombësve të tij, – i është borxhli
Amerikës. Borxhin do ta shlyejmë vetëm duke luftuar në front për fitoren. Është
një shans për t’ia shpërblyer”.
Shtypi amerikan u bë tribunë dhe mjet i efektshëm i Nolit për të ndriçuar të
vërtetën mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Janë me dhjetëra artikujt që ai boton
në gazetat e njohura, si “Nju Jork Herald”, “Nju Jork Taims” apo “Boston
Herald”, “Boston Globe” etj. Por për Nolin dhe shokët e tij nuk mjafton vetëm
kjo. Nga shtatori i 1918, ai fillon botimin dygjuhësh të revistës “The Adriatic
Review” me qëllim që, siç del nga kryeartikulli i parë, “të bëjë të njohur
çështjen tonë para amerikanëve, për miliona njerëz” dhe të tërheqë në këtë
kauzë bashkëpunimin e intelektualëve amerikanë. Në faqet e kësaj reviste Noli
realizon një nga dëshirat e tij krijuese, duke përkthyer në shqip faqe nga më
të bukurat të poezisë amerikane. Përkthen jo vetëm vjersha të E. Poes, po edhe
poemën “Skënderbeu” të Longfellout, që zgjon krenarinë e shqiptarëve.
Me rimëkëmbjen e shtetit shqiptar në vitet ‘20 është përsëri F. Noli, i dërguar
i “Vatrës”, ai që kryeson delegacionin shqiptar dhe falë aftësisë dhe meritave
të tij Shqipëria pranohet në Lidhjen e Kombeve. Hyrja e saj në këtë forum të
lartë ndërkombëtar krijoi premisat dhe bazën ligjore për njohjen zyrtare të
Shqipërisë, në fillim nga Fuqitë e Mëdha europiane dhe pastaj nga ShBA. Dhe
është një koincidencë fatlume që përsëri do t’i takojë nderi Nolit që, duke
qenë ministër i Jashtëm i Shqipërisë, të nënshkruajë në janar të 1922 notën
zyrtare të qeverisë shqiptare që kërkon vendosjen e marrëdhënieve diplomatike
midis dy vendeve.
Në ngjarjet që erdhën më vonë, ku Noli u bë i njohur nga protagonistët e tyre,
mund të përmendim dy momente që lidhen me marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Në
shkurt të vitit 1924 vdiq, siç dihet, presidenti i Amerikës, Uillsoni dhe me
këtë rast Noli mbajti para Parlamentit shqiptar një fjalim panegjirik, nga më
të fuqishmit e oratorisë së tij. Ai e quan Uillsonin “amerikani i madh,
idealist bujar, diell i vegjëlisë, mbrojtës i Shqipërisë” dhe kjo i jep shkas
të shpallë të vërtetën e pakundërshtueshme se Amerika u bë për shqiptarët fushë
pune, se një e katërta e Shqipërisë së jugut ushqeheshin me kurbetin e
Amerikës, po dhe shkollë, ku mësuan të respektojnë ligjet, disiplinën, vlerën e
organizimit, detyrat ndaj atdheut. Ishte mirënjohje ndaj këtij vendi bujar, por
dhe nderimi i thellë për gjithçka sa kish bërë presidenti Uillson për
Shqipërinë që, me propozimin e Vatrës, qeveria e kryesuar prej Nolit, më 21
gusht 1924, i dha portit të Shëngjinit emrin e tij.
Koha e qeverisjes së Nolit pas Revolucionit të Qershorit, nga sa dëshmojnë
dokumentet, nuk u pa me sy të keq nga shteti amerikan, sidomos në fillimet
veta, por më vonë, kur erdhi puna për ta njohur zyrtarisht, nuk e hodhi
këtë hap. Kjo ndodhi si për shkak të ndikimit negativ të Anglisë dhe të
politikës izolacioniste që ndiqte ShBA asaj kohe, ashtu dhe për radikalizmin e
pikëpamjeve dhe qëndrimeve të vetë Nolit. Pra, ishin, siç pohon historiani A.
Puto, më shumë shkaqe politike sesa juridike. Megjithatë, Noli do t’i qëndrojë
besnik atdheut të tij të dytë dhe gjithë sa ndodhën në jetën e tij të trazuar
deri në fillim të viteve ‘30 nuk do ta lëkundin pozitën e shqiptaro-amerikanit
të madh.
Pas largimit disavjeçar nga jeta politike, Noli u shfaq rishtazi në vitet e
Luftës së Dytë Botërore dhe përsëri në krye të “Vatrës” për të mbrojtur
interesat e Shqipërisë në arenën e politikës amerikane. Në këto vite ai mban
lidhje ose bashkëpunon me Departamentin e Shtetit, me Zyrën Informative të
Luftës (OWI – Office of War Information), me Zyrën e Shërbimeve Strategjike
(OSS – Office of Strategic Services), me radion “Zëri i Amerikës” etj. Gjithë
përkushtimi i Nolit në rrethanat e luftës botërore e të rreziqeve të mëdha
ishte të siguronte njohjen e ekzistencës politike të Shqipërisë, pavarësinë dhe
integritetin e saj të pasluftës.
Duke jetuar në një nga metropolet e mëdha të politikës botërore, ai do të
qëndronte gjithnjë syçelët dhe do të ndërmerrte me guxim e vendosmëri aksione
të ndryshme politike. Që në mesin e vitit 1942 i dërgon qeverisë amerikane një
memorandum për të njohur rezistencën antifashiste të popullit shqiptar, siç
përshëndet e falënderon nga fundi i këtij viti deklaratën e sekretarit të
Departamentit të Shtetit, C. Hull, për një Shqipëri të pavarur pas fitores mbi
fashizmin. Nga ana tjetër, Noli, gjatë viteve të luftës, ndjek taktikën e
bashkimit të shqiptarëve të Amerikës nën flamurin e interesave kombëtare dhe
ndërmerr hapa konkretë duke mbështetur idenë e krijimit të një qeverie
shqiptare në mërgim, qoftë dhe nën drejtimin e Zogut. Liberalin vizionar
demokrat nuk e pengoi republikanizmi i tij që të përkrahte monarkun Zog, për
deri sa në këtë kohë luhej fati i Shqipërisë. Kjo ishte çështja kryesore në raportet
e tij me Departamentin e Shtetit dhe organizmat e tjerë qeveritarë dhe
joqeveritarë në vitet 1941-1945. Noli u përpoq që të njihet nga ShBA një qeveri
shqiptare në mërgim, por qeveria amerikane deri në fund nuk e miratoi, sepse
ajo i njihte e i çmonte forcat e vërteta që luftonin brenda në Shqipëri.
Gjithsesi, një gjë e tillë nuk e zmbrapsi udhëheqësin e shqiptarëve të Amerikës
që ta mbante ngritur problemin shqiptar në qarqet zyrtare të vendit. Kjo do të
zgjasë deri në qershor të viti 1944, kur Noli do të vihet në dijeni realisht
nga Departamenti i Shtetit për gjendjen në Shqipëri. Pas kësaj ai do të ndahet
përfundimisht nga Zogu dhe do të unifikojë qëndrimin e tij me politikën zyrtare
të ShBA. Në nëntor 1944 Noli i drejton një telegram presidentit Ruzvelt, me anë
të të cilit i kërkon angazhimin e shtetit amerikan për pranimin e Shqipërisë në
OKB. “Presidenti Ruzvelt, – do t’i përgjigjej Nolit sekretari i tij Uilliam
Hasset, – është prekur shumë nga mesazhi juaj dhe është posaçërisht mirënjohës
për dëshirat tuaja fisnike.”
Në vitet e para të pasluftës, Noli u vu në ballë të përpjekjeve për rivendosjen
dhe normalizimin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona. Në këtë
kohë u shfaqën probleme të ndërlikuara dhe mjaft delikate, zgjidhja e drejtë e
të cilave lypte dhe urtësinë, përvojën dhe diplomacinë e Nolit. Aq e vërtetë
është kjo sa Noli u gjend mes dy zjarreve: të kushteve të Departamentit të
Shtetit dhe qëndrimit të ngurtë të qeverisë së Tiranës. Ishte fjala që njohja
dhe normalizimi i marrëdhënieve diplomatike nga ShBA të mos kondicionohej nga
vendimi i Kongresit të Përmetit, sipas të cilit nuk njiheshin traktatet dhe
marrëveshjet e qeverive të mëparshme. Noli që në fillim, duke e vështruar më
larg e më thellë problemin, u kërkon qeveritarëve të Tiranës që “të pranohen
menjëherë traktatet në fjalë” dhe për këtë sjell si shembull rastin e
Jugosllavisë, që ka bërë të njëjtën gjë. Siç del nga korrespondenca me Enver
Hoxhën dhe nga ditari i bashkëpunëtorit të tij Q. Panariti, Noli në këtë kohë ka
zhvilluar takime të shumta dhe të vështira zyrtare të të gjitha rangjeve në
Uashington dhe në Nju-Jork. Ndërkaq, problemi ndërlikohet e rëndohet jo vetëm
për shkak të kushteve që vënë palët e ndërsjella, por dhe nga përndjekja
që pëson misioni amerikan në Shqipëri. Mendja realiste dhe përvoja politike e
Nolit këshillonin tolerancë e modesti ndaj këmbënguljes së paarsyeshme dhe
ideologjizimit të çështjes nga Tirana zyrtare.
Në verë të vitit 1946, kur në ShBA shkoi një delegacion i kryesuar nga Tuk
Jakova, Noli e shoqëroi atë deri në Departamentin e Shtetit, e mbështeti dhe e
ndihmoi pa rezerva. Por për fat të keq delegacioni nuk diti të përfitojë nga
ndihma e tij e kualifikuar. Noli mbeti shumë i pakënaqur nga misioni i dështuar
i delegacionit, aq sa përjetoi një dramë të vërtetë shpirtërore. “U lodha, –
shkruante në një letër dërguar Enver Hoxhës, – duke ju përsëritur që duhet t’i
pranoni traktatet në parim pa kondita, se fundi i fundit kjo është çështje
formale pa rëndësi praktike.” Ishte e qartë se nga abrogimi i këtyre traktateve
do t’i hapej rruga jo vetëm rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, po dhe
pranimit të Shqipërisë në OKB, ndihmave të UNRRAS, të Kryqit të Kuq amerikan
etj. Por fjala e tij nuk u dëgjua. Historia tregoi si ai kishte të drejtë dhe
këshillat e tij qenë plotësisht me vend.
Ndërkaq, në këtë kohë doli në rend të ditës rreziku i pretendimeve greke për
aneksimin e Korçës dhe Gjirokastrës. Kësaj here problemi i këtyre rivendikimeve
absurde nuk kish vetëm përkrahjen e Anglisë qysh gjatë luftës, por dhe të disa
qarqeve të caktuara në ShBA. Në shkurt 1946 senatorët Claud Peper, Sallonstall
e Uells paraqitën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Senatit Amerikan një
rezolutë në mbështetje të pretendimeve greke. Noli, që e kishte merakun më të
madh ruajtjen e integritetit tokësor të Shqipërisë, do të ngrinte “Vatrën” në
këmbë dhe do të ndërmerrte veprime energjike. Jo vetëm shkoi në Uashington dhe
bisedoi me senatorin Peper, i cili bëhej interpret i interesave të lobit grek
të Floridës e të shoqërisë epirotase AHEPA, por ndërhyri deri në Departamentin
e Shtetit dhe sensibilizoi e qartësoi opinionin amerikan për legjitimitetin e
të drejtave të shqiptarëve mbi tokat e tyre. Në këtë kuadër, Noli boton në
gazetën “Nju Jork Herald Tribun” artikullin e gjatë “Shqipëria nga viti
Për herë të fundit, në marrëdhëniet zyrtare shqiptaro-amerikane, Noli shfaqet
në shkurt të vitit 1955, kur presidenti i atëhershëm i ShBA, D. Ajzenhauer,
desh të ndihmojë popullin shqiptar me anë të Lidhjes së Shoqatave të Kryqit të
Kuq, duke dërguar një sasi gruri. Kjo ishte, siç shkruante presidenti
Ajzenhauer në telegramin e tij, “një shprehje e miqësisë së vjetër që ekziston
mes popullit të ShBA dhe popullit shqiptar.” Qeveria shqiptare jo vetëm e
refuzoi në mënyrë kategorike, por bëri dhe një zhurmë të madhe propagandistike.
Noli pati kurajën të ngrihet në mbrojtje të gjestit fisnik të qeverisë
amerikane. Në telegramin dërguar kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu ai, duke
shprehur keqardhjen e thellë për refuzimin e qeverisë shqiptare që u bën
ndihmave të qeverisë amerikane, pohon se “kjo dhuratë ka kuptimin e plotë të
një gjesti të vullnetit të mirë, si një dëshirë serioze për të përmirësuar
marrëdhëniet midis ShBA dhe Shqipërisë dhe si një hap jo pak i rëndësishëm
drejt vendosjes së paqes në Ballkan.” Ai i kërkon që të pranohet oferta
amerikane, sepse “hedhja poshtë do të përdoret nga armiqtë e Shqipërisë.” Noli
dhe kësaj here do të tregohet kurajoz e vizionar, por, ç’është më e
rëndësishme, mbrojtës i palëkundur e konsekuent i miqësisë mes dy vendeve tona.
S’ka dyshim se Noli është figura qendrore e bashkësisë shqiptare të Amerikës,
shtylla e saj. Duke qenë i tillë, ai është njohur dhe çmuar jo vetëm nga qarqet
intelektuale e klerikale, por dhe nga ato zyrtare, si përfaqësuesi më i shquar
i shqiptaro-amerikanëve. Prandaj nuk duhet të na habisë fakti që në qershor
1964, me rastin e 400-vjetorit të lindjes së Shekspirit, ai u ftua në Shtëpinë
e Bardhë, mes shekspirologëve më të shquar, nga presidenti L. Xhonson. Në
ceremoninë presidenciale, Noli shqiptoi si klerik një lutje fetare “për këtë
vend të madh … që po e udhëheq njerëzimin drejt një të ardhme më të mirë dhe
paqes universale, drejtësisë, lirisë dhe demokracisë”, por Noli përkthyes i
Shekspirit evokoi me këtë rast dhe kujtimet e veta për dramaturgun gjenial.
Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që Fan Noli ngjiste shkallët e Shtëpisë së
Bardhë, por nuk ishte hera e parë që ai takonte presidentë të ShBA. Ai ishte
takuar ose kish pasur lidhje me T. Ruzveltin, U. Uillsonin, F. Ruzveltin, H.
Trumanin, D. Ajzenhauerin e Xh. Kenedin. Një fakt i tillë, me domethënie sa
historike aq edhe emocionale, është tregues i rrugës nëpër të cilën kanë ecur
marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, ku Fan Noli ka luajtur një rol parësor.
MAPO
-------------------------------------------------------------
Nepotizmi dhe “viktimat e falimentimit” në Kosovë
Shkruan: Prof. Dr. Fadil MALOKU, sociolog
fadil.maloku1@gmail.com
“Njeriu
që ka mendjen dhe zemrën e fortë e përdor vetën e tij sipas rastit dhe nuk
bëhet skllav i iluzioneve dhe i ndjenjave, gjersa njeriu mendjelehtë e me zemër
të dobët jepet pas iluzioneve dhe pas
ndjenjave duke mos zotuar vetveten”
- Shoqëria kosovare një “shoqëri periferike” (peripheral society)
Shoqëria kosovare
e pasluftës duket se iu ekspozua midis shumë formave të presionit dhe
ekzaltimit edhe një fenomeni të ri që në sociologjinë bashkëkohore njihet si
fenomen i “periferizimit”. Kur të
analizohet në kontekstin zhvillimeve aktuale mendoj që fenomeni i “periferizimit”, nuk duhet të vihet edhe gjithaq në analogji
me termin e përdorur nga Imanuel
Wallerstein mbi “qendrën dhe periferinë”. Ngaqë, jam i bindur thellë se procesi i “periferizimit”
në rastin e Kosovës, në fakt përveç kriterit të raportit “qendrës” me
“periferinë” i ka edhe disa specifika të veta të reja që kujtojë se kolegët
tanë të rinj në të ardhmen do të duhej t’i identifikonin dhe elaboronin me
qartë dhe më thukët. Tash për tash, po më duket që ky koncept u adresohet më
shumë raportit të ndryshimeve sociale, e sidomos atyre kulturore, se sa tyreve
juridike e politike që janë duke ndodhur pa ndalur në të gjitha poret e jetës
në Kosovën e pasluftës. Pra, cilësimi social, ekonomik e kulturor si një
kualitet i ri sociologjik kujtojë që mund të shfrytëzohet pa mëdyshje si një
parametër i denjë për të shpjeguar e ilustruar fenomenin në fjalë. Them kështu
edhe për shkak, se Kosova si gjeografi, mentalitet, kulturë e padyshim edhe si
etnopsikologji aktualisht është në fazën e një procesi shoqëror të absorbimit e
në të njëjtën kohë edhe të identifikimit me vlerat perëndimore që kushtimisht
nënkupton respektimin e kriterit që Wallerstein merr për bazë të kualifikimit
të raportit në fjalë. Pra, meqenëse Kosova gjendet në një fazë të atillë emancipimi
e padyshim edhe ndikimi nga agjensit e rinj teknologjik e shkencor që përveç
ekspansionit të bujshëm premtues ekonomik përmbajnë edhe fenomenin e ikjes apo
fluktimit nga ambienti rural në atë urban (shkaku i rrezikut nga skamja,
amullia), pra, një procesi tjetër të identifikimit me sistemin e ri
vleror perëndimor, atëherë fenomeni i “periferisë” në raport me “qendrën” është e
natyrshme të marr dimensione të reja që tani nuk është e thënën të posedojë
ekskluzivisht vetëm atributet e raportit global me atë lokal. Raporte, këto që
kujtojë se pa hezitim e pasurojnë përveç sfondit edhe vetë procesin e ri që është duke u zhvilluar
në kontekst të rrethanave të reja, pra atyre të tranzicionit. Ky”fakt” i ri
dirkemian është pikërisht ai elementi apo kriteri i ri që kujtojë se e pasuron
konceptin e “periferizmit” dhe përgjithësisht situatat e ngjashme nëpër
të cilat jo domosdoshmërish është e thënë kalojnë shoqëritë e tranzicionit, ku
Kosova mund të shërbejë si një kampion tipik i ilustrimit dhe do thoshja edhe i
përjashtimit.
2.
Shifra alarmuese të papunësisë në Kosovë!?
Në një hulumtim të
organizuar nga studentet e masterit në Departamentin e Sociologjisë, del se
papunësia është përzgjedhur të jetë problemi kryesor dhe dominues në jetën e
qytetarëve kosovar. Sipas shumë indikatorëve social, diku mbi 50% të fuqisë
punëtore në Kosovë, vlerësohet të jetë e pa punë. Ajo çka është edhe më
shqetësuese ka të bëjë me faktin se te kontingjentet e reja të rinjve që janë
të gatshëm të hyjnë në tregun e punës kuota e papunësisë është në rritje e
sipër dhe ka arritur 75% -80%-shin e tyre(!?). Kurse në mesin e subkulturës së
grave kjo kuotë arrin mbi 85% të papunë!. Kur kësaj i shtojmë indikatorin
tjetër që tregu i punës në Kosovë për çdo vit shtohet me mbi 35.000 të rinj të
gatshëm për të kërkuar punë, atëherë na del se gjendja është aq alarmuese, sa
që edhe vetë çuditemi se si është e mundur që një papunësi kaq e madhe të mos
ketë reperkusione në institucionet vendimmarrëse të shtetit të Kosovës?
Gjithashtu,
përkundër gjithë kësaj gjendjeje shqetësuese padyshim (?!) në sferën sociale
dhe atë ekonomike, ne si shoqëri e tranzicionit akoma nuk kemi të dhëna të
sakta lidhur me ndikimet apo reflektimet globale që i ushtron kriza e
përgjithshme globale në jetën e përditshme të qytetarëve kosovar. Ky defekt
institucional, kujtojë që mund t’i adresohet edhe problemit të shpërndarjes së
të mirave materiale që në Kosovë nuk është zhvilluar sipas ca standardeve dhe
limiteve që do të mundësonin një satisfaksion jo vetëm moral por para së
gjithash edhe sish social që dosido për mendimin tim do të mundësonte pak a
shumë përveç zbutjes së varfërisë edhe një lloj infuzioni për shtresat e gjëra
të punëtorëve që u larguan nga ish vendet e tyre të punës nga gjigandët siç
ishin Trepça, KEKU , etj.
Kësaj kur t’i
shtojmë edhe të dhënat se politika sociale aktuale institucionale me
neglizhencën, anashkalimin dhe në fakt injorimin që është duke u bërë disa
kategorive dhe familjeve të kërcënuara seriozisht edhe me mbijetesë fizike,
atëherë bëhet krejt e qartë se edhe shfrytëzuesit e këtyre ndihmave (lexo:
lëmoshave!) ashtu siç dëshmojë një studim i yni ad hoc në një farë
mënyre nuk u dedikohen dhe nuk u takojnë
gjithherë atyre që vërtetë kanë nevojë për këtë ndihmë që i obligon shteti i
Kosovës. Kjo shtresë e margjinalizuar , si asnjë shtresë tjetër shoqërore është
skajshmërish e kërcënuar nga “bankroti”
i përditshëm social e shoqërorë. Shkaqet dhe arsyet e një gjendjeje të tillë
duhet adresuar tek disa faktorë që për mendimin tim mund të jenë të shumtë dhe
të llojllojshëm, e që tani në këtë shkrim nuk janë objektiv i yni.
3.
Nepotizmi dhe klientizmi politik
Një ndër shkaqet e
gjithë kësaj papunësie padyshim që duhet kërkuar edhe tek një stereotip i yni
shoqërorë mbi dukurinë e nepotizmit dhe klientelizmit politik, që tashmë ka
marrë përmasa kogja alarmuese edhe me faktin se akoma nuk është e qartë
sociologjikisht (jo edhe aq juridikisht) se çka nënkuptohet me termin
dhe përmbajtjen korrupsion, pra ku janë kufijtë e kësaj gangrene sociale. Në
fakt, në kuptimin më të gjerë ekziston
pa dyshim një lloj lidhshmërie midis krimit të organizuar, korrupsionit, dhe
klientizmit politikë i cili në kulturën dhe mentalitetin tonë të përditshëm çka
është shumë interesant(!?) njeriu që arrin të korruptojë një person të
institucioneve shtetërore në rrethet e veta të ngushta klienteliste, shpeshherë
trajtohet si një hero i llojit të vetë?!
Kjo dukuri,
kujtojë që nuk duhet përgjithësuar edhe aq shumë, ngase gjykimi i kësi sojit na
bënë të mendojmë se të gjithë ata që janë të implikuar në politikë janë
potencialisht edhe njerëz të korruptuar. Pa dashtë të bëhem avokat i askujt,
kujtojë që në Kosovë ka njerëz dhe politikan
të ndershëm të cilët punojnë sipas ligjit. Por, problemi, shfaqet për
mendimin tim në momentin kur të njëjtit nuk dëshirojnë të shërbejnë si mostër e
mirë, për të luftuar këtë të keqe që e ka kapluar shoqërinë kosovare në
periudhën më të vështirë të ekzistimit të vetë si shtet dhe shoqëri e re
demokratike. Ky proces i “diferencimit” ta shquaj kështu në shoqërinë kosovare
i ndodhur gjatë dekadës së fundit dosido prodhon edhe efektet e tija negative
duke sistemuar kështu ngadalë por sigurt një shtresëzim shoqërorë, pra duke
prodhuar “viktimat e para të falimentimit” në procesin e tranzicionit që
nuk është as i lehtë e as i padhembshëm. Si pasojë i kësaj dukurie ne sot mund
të identifikojmë në vija të trasha si shkaqet ashtu edhe pasojat që natyrisht
për t’u shpjeguar më detalisht nevojitën
grupe të tëra ekspertësh të lëmive të ndryshme, duke filluar nga sociologët,
ekonomistët, juristët, etj.
4.
“Viktimat e falimentimit” në Kosovë prodhuan shtresa të reja
Pse, “viktimat
e falimentimit”? Po, “viktima të falimentimit” ishin dhe mbetën akoma të gjithë ish
punëtorët e ish sistemit që me procesin e privatizimit, ose i humbën vendet e
tyre të punës ose nuk po mundën t’u akomodohen rrethanave të reja të krijuara
me rastin e privatizimit të ndërmarrjeve të tyre. Pas përfundimit të pesë
luftërave të ndodhura në Ballkanin Perëndimor, procesi i ndryshimit të superstrukturës
dhe bazës ekonomike në rajonin e Ballkanit perëndimor, apo thënë më ndryshe
procesi i konvertimit të ish kompanive shtetërore në ato private që ishte një
proces kogja i vështirë dhe i përcjellur edhe me afera e skandale nga më të
ndryshmet, ishte një çështje që prodhoi një hendek të paparë gjerë në këtë
kohë midis klasave dhe shtresave të
ndryshme sociale. Ky hendek, në fakt u shoqërua me shumë reperkusione para së
gjithash: psikologjike (trauma, strese, pasiguri, etj) sociale (rriti
diferencat midis të pasurve dhe të varfërve), ekonomike (ashpërsoi tej mase
antagonizmat midis shtresës super të pasur dhe asaj super të varfër) e sidomos
kulturore (u “aktivizua” lufta për prestigj sa më të lartë në shoqëri) që
ndikuan në jetën dhe kualitetin e qytetarëve të rëndomtë. Një kategori
qytetarësh që deri dje kishin një jetë komode në kuptimin që nuk iu ekspozuan
asnjëherë rrezikut të falimentimit familjar, zbritën një shkallë më poshtë dhe
iu bashkëngjitën shtresës që edhe ashtu para lufte kishte probleme serioze në
ndërtimin e kapaciteteve mbijetuese dhe përgjithësisht kualitetin e jetës. Një,
kategori apo shtresë tjetër e pakët në numër, por me fuqi marramendëse ndikuese
në rrjedhat dhe proceset e mëvonshme (që tashmë e kishte uzurpuar pa merita
sociale dhe pa kredibilitet ekonomik
statusin dhe privilegjet në fjalë) fillojë t’i konvertojë këto benifite në
grabitje të paskrupullta dhe në privilegje të reja duke u futur në sferën e
politikës!? Profilizimi i kësi sojit ad hoc, pra pa ndonjë proces seleksionues
të konkurrencës që logjikisht prodhon faza e parë e kapitalizmit
paramonopolist, bëri që oligarkët e Kosovës të mos përfillin asnjë kriter e as
parametër teorikë të akumulimit të
kapitalit të parë, ashtu siç ndodhi bie fjala në vendet dhe shtetet e para
kapitaliste. Akumulimi i kapitalit, këtu sikurse edhe ne disa vende te Evropës
lindore, oligarkët i bëri jo tregu i lirë dhe konkurrenca lokale, por i bëri
fuqia politike dhe lufta për pushtet.
Kështu njerëzit që deri dje s’kishin si thuhet asgjë para vetes, brenda
natës u bënë pasanikët më të mëdhenj në Kosovë. Kësaj kategorie duhet shtuar
edhe një shtresës të vogël të ish kolaboracionistëve në ish regjimin serb, të
cilët duke pas të gjitha paradispozitat ekonomike, menjëherë pas luftës përmes
shtresës së re që tashmë ishte fut në politikë, akordoi nga Serbia miliona
miliona mallra në tregun e Kosovës. Dhe një shtresë tjetër, kujtojë akoma në
shumicë relative duke mos mundur të akomodohet me rregullat dhe rrethanat e
reja të krijuara sociale e sidomos ekonomike të pasluftës, mori rrugën e
mërgimit, duke mos zgjedhur as mjetet për t’u shpërngulur. Pikërisht kjo
shtresë u bë “viktimë e falimentimit” dhe bankrotit në Kosovë.
5.
Punëtorët e KEK-ut dhe të Trepçës
“specia më e rrezikuar”!
Pas luftës së ndodhur
në Kosovë, shumica e punëtorëve të gjigandit të njohur të Trepçës të cilët në
kohën e regjimit serb bënë që të mbahen si një ndër katalizatorët kryesor që
katapultuan në botë të vërtetën mbi segregacionin, diskriminimin dhe
padrejtësitë që atëbotë ushtrohej nga estabilishmenti i Serbisë, mbetën pa
përkujdesjen e askujt! Ata në fakt, në vend që të rehabilitohen nga ana e
pushtetit të pasluftës përmes benificioneve sociale, pra në vend që të
respektohen përmes gjuhës së ligjit, u bënë objekt margjinalizimi dhe pothuajse
harrese nga të gjithë! Në fakt ata u bënë një “specie e rrezikuar” që meritonte
një satisfaksion bile juridik në kuptimin e krijimit të parakushteve ligjore
për një mbrojtje shtesë ligjore. Këtij procesi të rrezikimit, pa dyshim sot i
janë ekspozuar edhe punëtorët e KEK-t, të cilët jo më larg se këtyre ditëve i
janë ekspozuar largimit masovik nga ish vendete tyre të punës. Themi kështu
edhe për shkak se kjo kategori apo shtresë sociale për dallim nga shtresat
tjera që u riprodhuan me faktet e reja ekonomike të mëvonshme, ishte një bazë e
mirë sociale për të identifikuar qëllimet dhe nevojat e një shtresëzimi të ri
që po lindte si rezultat i zhvillimeve dhe proceseve të reja të tranzicionit.
Në vend të kësaj ndërmarrjeje nga ana e shtetit të Kosovës, kjo shtresë sociale
jo që s’u shpërblye për meritat e mobilitetit të paraluftës, por u pauperizua
(varfërua) aq skajshmërish sa që edhe si kategori sociale është bërë vërtetë
një “specie” me status tejet të rrezikuar. Kur të analizohet më detajisht kjo
shtresë me këtë shkallë kaq të lartë të rrezikut për vetën e saj, atëherë si shkaqe tjera plotësuese për të
analizuar shkallën e rrezikshmërisë së tyre, kujtojë që duhet gjurmuar edhe tek rreshtimet e tyre
ideologjike të pasluftës. Që në një mënyrë apo tjetrën ishin më tepër të
natyrës së spontanitetit se sa të ndonjë afrie dhe bindjeje të vërtetë me
partitë që u ngutën t’i rekrutonin në radhët e tyre militante. Rreshtimet, apo
në fakt më mirë me thënë rirreshtimet ideologjike të edhe të atyre punëtorëve
të pakët që i kishte Kosova në procesin e kategorizimit social, e ashpërsuan
edhe më tej edhe ashtu konkurrencën jo lojale midis tyre. Kjo bëri që dita më
ditës procesi i selektimit të bëhet gjithnjë më i ashpër dhe më i shprehur në
të gjitha dimensionet e veta.
Së fundi, duke mos
i paragjykuar shtresat tjera dhe gjithë procesin e filluar të shtresëzimit dhe
ristrukturimit të ndodhur social në shoqërinë kosovare, na del se “viktimat e falimentimit” padyshim që mund të
rekrutohen si nga: ish punëtorët e gjigandëve dhe kompanive shtetërore ashtu
edhe nga kompanitë e tanishme të privatizuara që akoma nuk kanë arritur të
dëshmojnë se mund të bëhen konkurrent serioz në tregun rajonal dhe atë global.
Komentet
mund t’i dërgoni në: fadil.maloku1@gmail.com
---------------------------------------------------------------
Marshi i parë me karakter
kombëtar
Një bisedë me Maxhun Smajlin
Nga Xhafer LECI
xhafer-leci@online.de
Maxhun
Smajli është publicist. Është shqiptari i parë në historinë tonë, cili i ka
dhënë vetes një detyrë madhore kombëtare, liridashëse dhe in e tij 78 ditor për të përkujtuar dhe
nderuar luftën çlirimtare në Kosovë e në veçanti kontributin e jashtëzakonshëm
të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çlirimin e saj. Marshin ai e ka titulluar si ” Marshi
i mërgimtarit” dhe e nisi ditën kur avionët luftarakë të NATO-s filluan sulmin
kundër ushtrisë dhe policisë vrastare të Serbisë. Ky rrugëtim zgjatë 78 ditë aq
sa kanë zgjatur bombardimet kundër Serbisë, pra ditën e çlirimit të Kosovës më
datën 12 qershor 2012- do të arrijë në vendin e caktuar, në Koshare, aty ku u
zhvillua beteja më e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër
pushtuesve dhe sunduesve serbë në Kosovë, kundër ushtrisë, policisë dhe paramiltarëve
të Serbisë.
Ky burrë liridashës i madh e burrë i guximshëm, për nder të çlirimit të Kosovës
më 12 qershor 1999- e në përvjetorin e 100-të të Pavarësisë së Shqipërisë,
vazhdon udhëtimin e tij në këmbë në trajektoren prej
Për shkak të mossigurisë së kalimiit nepër territoret sllave, Maxhuni ka
zgjedhur një itinerar tjetër të udhëtimit drejt Koshares në Kosovë. Ai ka
filluar udhëtimin në rrugën nga Gjermania nepër Austri e Itali, duke kaluar
detin Adriatik me anije Bari-Durrës. Nga Durrësi vazhdon marshin në drejtim të
Kosovës për
Kam
pasur rastin të dëgjoj e të lexoj për marshe të natyrave tjera, ka njerëz që
kanë shëtitur boten në këmbë. Para qindra vitesh kanë udhëtuar besimtarë
myslimanë dhe grupe pelegrinësh shqiptarë e të tjerë, me muaj kush e di sa
mijëra kilometra në drejtim të Arabisë Saudite për Mekë dhe Medine, por këto
udhtime kanë pasur karakter tjetër.
Maxhuni
pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë emigroi në Gjermani. Ndërkohë si
para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, edhe si mërgimtar, ai vazhdimisht është
angazhuar të merret me aktivitete e punë konkrete në dobi të së mirës dhe
interesit mbarëshqiptar. Për herë të parë e kam njohur përmes linjës së
telefonit mobil, në mars 2007-tës. Ai më mori në telefon dhe m’u prezantua:
-
Jam Maxhun Smajli, më thotë ai.
-
Po Maxhun, i them, ju njoh dhe ju më 2004-ën ma keni dhuruar librin tuaj “Lufta
dhe dilemat shqiptare”. Maxhuni më tregon se ka lexuar shkrime të mia, si dhe
për përurimin librit tim…
I them se në prill do ta ndërroj banesën dhe se kam disa mijëra ekzemplarë të
gazetave në gjuhën shqipe nga vitet 1990-ta e deri më sot, i kam ruajtur të
gjthë numrat e gazetës “Rilindja”, “Bota sot” etj. Dhe se në banesën e re nuk
kam vend ku t’i lë.
-
Gazetat e vjetra shiten 10 deri 20 cent, më thotë Maxhuni, dhe do vi ti marr…
Kam një Bibliotekë kombëtare-shkollore si arkivë në Kosovë dhe dëshiroj të kam
sa më shumë materiale: libra, gazeta etj. Jo i them, unë nuk t’i shes, por do
t’ua fal të gjitha. Maxhuni pas pak ditësh erdhi dhe i mori gazetat.
Me këtë rast në shtëpinë time patëm biseduar shumë në lidhje me luftën dhe
dilemat rreth saj. Nga Mxhuni, si reporter i njohur gjatë luftës, pa dyshim që
secili ka çfarë të mësojë. Sidomos për luftën, gjenocidin dhe spastrimin
shqiptarëve të Kosovës nga forcat shoviniste të okupatorit serbo-sllav.
Diku
në fillim të masit 2012-të z.Maxhun më bëri një ftesë për të marrë pjesë në
ceremoninë parapërgatitore të marshit të tij, ku për shokë, miq e dashamirë
kishte organizuar një takim, koktej… Për shkaqe shëndetësore nuk pata mundësi
të jem dhe unë pjesë e atij organizimi përcjellës, ceremonial “Marshi i
mërgimtarit”.
Përmes telefonit fola dy herë me zotin Maxhun. Biseduam gjatë. Më interesonte
ta pyesja për përgatitjen e tij shpirtërore, fizike, morale… I thashë se për
këtë rrugëtim kaq të gjatë duhët bukur një përgatitje preccize.
-
Jam përgatitur dhe furnizuar me shumëçka që më nevojitet për rrugë, shton
Maxhuni. Kam lexuar e biseduar me njerëz gjermanë që kanë përvojë udhëtimesh
këmbësore…, si veshja me rroba të lehta udhëtimi, me mjete për shënime, filmime
e incizime gjatë udhëtimit. Si p.sh. vendet malore, rrugë, objekte e njerëz me
të cilët do të kem rastin të takohem e bisedoj gjatë udhtimit…
-
Pse e keni zgjedhur Kosharen si vendin e parë që dëshroni ta vizitoni, e pyeta
unë?
- Sepse aty është thyer kufiri shqiptaro-shqiptar, Shqipëri-Kosovë, i betonuar
dhe ndaluar 100 vjet nga okupatori serbo – sllav, duke mos na lejuar ta
vizitojmë njeritjetrin edhe pse jemi vëllezër nga gjuha e gjaku dhe në trojet
tona. Në Koshare është bërë beteja më e madhe dhe aty kanë rënë dëshmorë
luftëtarë nga të gjitha trojet e Shqipërisë etnike, madje edhe nga vullnetarë
të huaj. Kjo është arsyeja.
-
A të kanë kontaktuar ndokush nga ministritë e Qeverisë së Kosovës? – e pyes.
-
Jo deri më tani askush, më përgjigjet Maxhuni..
- Kur të arrini në Koshare, a do të ju presin ndokush nga autoritete e
pushtetarëve?
- Nuk e di, miq e shokë të luftës e paqës sigurisht se po, besoj që edhe
zyrtarë të Komunës së Junikut, por gjithçka mbetet ta shohim.
Më
20.04.2012-të Maxhunin e marr në telefon dhe e pyes nëse asht lodhur, e ku
gjendet tash? Ai më tregon se është në Trento të Italisë duke udhtuar në
drejtim të Veronas. Ai kishte bërë atë deri aso kohe 28 ditë udhëtim dhe
llogariste kohën kur do të mbërrinte në Koshare. Duheshin edhe 50 ditë të
tjera; më kanë mbetur edhe 50 ditë tjera- shton Ai.
·
Nga sa kilometra
udhëton në ditë?, vijova ta pyes.
·
Nga
·
Më pas e pyes së
si jeni pritur nga njerëzit që i keni takuar gjatë rrugës…?
·
Është shumë
interesante- më thotë Maxhuni- sa njerëz të mirë ka kjo botë, të cilët të
marrin me fjetë në shtëpitë e tyre, të shërbejnë të hash e të pish, e nëse nuk
kanë vend, të ndihmojnë për mes kishave e tjera për të bërë konak. Janë të
interesuar ta dinë kush jam, ku shkoj dhe për çfarë e bëjë këtë…? Kur u
shpjegoj se jam shqiptar nga Kosova dhe këtë e bëj për çlirimin e vendit
tim…disa nga ata më japin kurajo, guxim më përgëzojnë dhe më përkrahin moralisht…Disa
edhe më pyesin për gjendjen momentale në Kosovë, etj.
Disa thonë, kemi dëgjuar dhe më parë përmes ekraneve televizive për luftën në
Kosovë, por tani pak dimë për Kosovën…
Më
17 maj 2012 e marr përsëri në telefon dhe e pyes:
·
Ku je o Maxhun
Smajli, si je me shëndet dhe si e keni kaluar?
·
Jam në Trenitapoli
të Italisë. Kam kaluar për nja
Me shëndet jam mirë, por bukur moti kam një dhimbje të gjishtit të vogël të
kambës së djathtë, dhe qe 3 ditë një ndezje-dhimbje në gjunin e kambës së
majtë, po i mjekoj vetë duke i ngjeshur dhe lyer me do krem… Megjithatë besoj
se do më punojë shëndeti dhe fati. Nëse jam shëndosh e mirë, me datën 22 maj
2012 do të jem në Durrsë, Shqipëri.
·
Po a merziten
familja e juaj? Çka thonë kur flisni me ta?
·
Po për çdo ditë më
thërrasin shokë e miq, sidomos familja ime, djali Agoni, i cili ka lindur me 10
gusht 1998 në luftë në rajonin e Mitrovicës, atëherë kur ashpër luftohej në
Junik…
Agoni më përcjell me internet kur ka kohë dhe më tregon ku gjendëm, për rrugën,
vendet malore, objektet si restauronte, kisha etj. Jo vetëm djali e familja
ime, por edhe miq e shokë më ndihmojnë moralisht. Disa që as nuk i njoh, por që
kanë dëgjuar për marshin tim dalin diku e më presin në rrugë, më japin ngapak
para, karta telefonike për celulularin tim… Ka edhe nga ata që më kanë intervistuar
gjatë udhëtimit… Dhe kjo mua më bën kureshtar e më jep forcë të ndjehem mirë.
Maxhunit i dëshirova shëndet të mirë dhe rrugë të mbarë, duke i premtuar se
përsëri do dëgjohemi përmes telefonit celular…
·
Më 23 maj në ora
19.00 Maxhunin përsëri e marr në telefon dhe e pyes ku gjendët tash. Më tregon
se është në tokën shqiptare, në Derven afër Fushë Krujës dhe se sot ka udhtuar
vetëm 14 km:
·
Jam ndaluar e
mikpritur nga njerëzit-vëllazërit e mi, ashtu si e ka zakon shqiptari me kafe e
raki, këtu momentalisht me mua janë duke më shoqëruar i moshuari Lekë Gjokeja
dhe dy të rinj Albor dhe Kastriot Gjokeja. Sonte do të jam në familjen e Jak
Gjokejës.
Po, mjetet e informimit… Më ka intervistuar TV-Top Channel- më thotë ai.
Ky
është Maxhun Smajli, të cilin më 12 qershor e pret Kosharja, e pret Kosova, dhe
me ç’rast ne shqiptarët kujtojmë ato ditë të lavdishme, kur bota e qytetëruar,
Amerika dhe Europa, u gjedën përkrah nesh, duke na dhënë ndihmën e nevojshme që
të jemi të lirë në trojet tona.
---------------------------------------
KËSHILLI I RRETHIT TË
LPK-SË - BESIANË
Është zbuluar pllaka
përkujtimore e ish-ushtarit të UÇK-së Agron Sylejmani
Besianë,
24 shtator - Dje, në fshatin Kushevicë të rrethit të Galabit (ish-Orllan) u
mbajt një tubim përkujtimor me ç’rast, në gjashtëmujorin e vrasjes, u bë
zbulimi i pllakës përkujtimore i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Agron Sylejmani.
Tubimin
e hapi, z.Avdi Gjata, kryetar i Këshillit të Rrethi të LPK-së për Besianë, i
cili foli për veprimtarinë dhe jetën e Agronit, e cila ishte e lidhur ngushtë
me Lëvizjen për Çlirimin e Kosovës që prej orëve të para kur krisi pushka e
parë në Drenicë, duke vazhduar mëtutje nëpër të gjitha regjionet tjera të
Kosovës dhe jashtë saj.
Në
demonstratat e viteve 1988-89 që organizoheshin nga Lëvizja Popullore e Kosovës
të udhëhequra nga Afrim Zhitia e Fahri Fazliu me shokë të tjerë, Agron Sylejmani
kishte vetëm 17 vjet kur merr pjesë aktive në demonstratat që bëheshin në
komunën e Besianës, gjithashtu bëhet edhe udhëheqës i demonstratave që bëheshin
në Galab. Ai ishte pjesëmarrës edhe në protestat gjithëpopullore të viteve
1989-90 kur pushteti serb filloi të shkatërrojë çdo gjë që frymonte shqip, i
cili nuk zgjidhte as forma e as mjete të dhunës për të arritur qëllimin.
Agron
Sylejmani ishte njëri nga ata që më së shumti i ndihmoi nxënësit gjatë helmimit
që bëri pushteti serb atëbotë në Kosovë.
Në
pamundësi për të qëndruar në vend, sepse kërkohej nga pushteti serb, i cili e
kërkonte pas një kacafytjeje me policinë serbe në Orllan si dhe rrahjes
së policëve Sfetozar e Rada Mitroviq ishte i detyruar që të kalojë në
ilegalitet. Një kohë strehohet në fshatin Ballaban tek familja e Tafë Ibishit,
Shaban Mavriqit, Azem Shabanit dhe në disa familje të tjera, derisa i bien në
gjurmë policia. Një ditë diku kah ora 23 e atij viti policia tentojnë ta
arrestojnë te vendi i quajtur Arat prej Ballabanit dhe Kolibat, por pa sukses.
Agroni, zjarrit i përgjigjet me zjarr në një luftë të ashpër me policinë serbe.
Atë natë ai e kalon në fshatin Prapashticë e të nesërmen në Mutivodë. Nga
Prapashtica shkon me Ibrahim Rafunën deri në Prishtinë dhe strehohet te halla e
tij, Sabria. Në muajin tetor të vitit 1990 Agroni së bashku me Rexhep Ibrahimin
shkoi në Zvicër. Edhe pse ishte në diasporë ai nuk qëndroi duarkryq, por e
vazhdoi aktivitetin kombëtar dhe politik. Iu bashkua shokëve të Lëvizjes
Kombëtare e cila vepronte brenda e jashtë vendit. Edhe pas largimit nga vendi
ai kthehej shpesh në Kosovë për të organizuar shokët dhe njerëzit në luftë
kundër okupatorit serb.
Me
themelimin e UÇK-së nga komandantët Zahir Pajaziti e Adem Jashari dhe fillimin
e luftës në Drenicë e vende të tjera të Kosovës, Agron Sylejmani, në ditët e
para, iu bashkohet luftarëve të lirisë me nofkën “BEKIMI”. Bekimi, së bashku me
komandantin Bedri Ahmeti me nofkën “Bedi” marrin pjesë në betejën e Polacit e
të Prekazit të Drenicës, i cili ishte betuar para shokëve që në çdo betejë do
të jetë në vijën e parë të frontit. Pas pjesëmarrjes në betejat e Drenicës,
Bekimi i bashkangjitet Zonës së Pestë të UÇK-së në Shalë të Bajgorës dhe
Kaçanollë.
Në
betejën e Kaçandollit ku ishin vrarë: Bekim Maliqi, Habib Zeka, Bekim Lushaku,
Nazmi Zhegrova e të tjerë, Agron Sylejmani, i nxori nga rrethimi më kritik i
ushtrisë serbe 25 e më tepër ushtarë të UÇK-së. Në ofenzivën e Potokut një tog
i UÇK-së ishte i rrethuar në të katër anët, por me ndërhyrjen e Bekimit ushtria
serbe u detyrua të tërhiqet. Bekimi, luani i UÇK-së, trimi dhe strategu i
luftës, mori pjesë ne betejën e Llapashticës, Obrançës, Majancit, Katunishtës
dhe gjithmonë me togun e tij ishte ngadhnjimtar.
Edhe
pas largimit të ushtrisë serbe nga Kosova dhe hyrjes së forcave të NATO-së
Agron Sylejmani kishte ide dhe mendim te qartë se UÇK-ja nuk duhej t’i dorëzojë
armët derisa të zgjidhet statusi politik dhe juridik i Kosovës. Ai nuk u pajtua
edhe me një pjesë të shokëve të tij, sepse e dinte se lufta në Kosovë nuk
kishte përfunduar. Mendimi i tij i qartë për bashkimin e trojeve shqiptare e
shtyri të marrë pjesë në luftërat që më vonë shpërthyen në Kosovën Lindore
-Preshevë, Bujanoc, Medvegjë si dhe në Maqedoni. Ai edhe më tutje mbrojti
konceptin dhe idet e tij se armët janë më se të nevojshme, mu atëherë kur do të
fillojnë bisedimet nëpër të ashtuquajtura institucione për statusin e shtetit
të Kosovës. Duke pas parasysh se të huajt në Kongresin e Berlinit dhe Paqen e
Versajës na ndanë dhe na copëtuan; po të njëjtit po na mbajnë të ndarë e të
copëtuar dhe të armiqësuar. Pra : “Kur të huajt po e drejtokan vendin dhe kur
ata hykan në mes të vëllezërve, vëllavrasja dhe përçarja po u rishfaqkanë
përsëri”. Andaj nuk janë të ralla rastet kur atdhetarët shpallen armiq të vendi
dhe armiqtë shpallen atdhetarë!.
Pas
zbulimit të pllakës nga z.Avdi Gjata, z.Mehdi Asllani dhe babai i Agronit
z.Musa Sylejmani, u shfaq një program i shkurtër kulturor dhe u vendosën kurora
nga Këshilli Organizativ, shoqata të ndryshme të dalura nga lufta,
familjarë dhe përfaqësues të subjekteve politike të LPK-së dhe të
LDK-së në Besianë.
Për ribotim- Kadri Mani
/etnike@gmail.com/
------------------------------------------
Aurel
Dasareti: ”Turqia do të ndihmojë çlirimin e trojeve shqiptare”
Kam lexuar
dhe dëgjuar edhe unë se kinse ”Turqia do të ndihmojë çlirimin e trojeve
shqiptare”
Nga Aurel
Dasareti
Nuk
ka aspak rëndësi se a ka thënë ose nuk e paska thënë - dhënë këtë ”premtim”
kryeministri i Turqisë, Erdogan.
Është
kjo një utopi dhe një shaka prej më të sertave e cila asnjëherë nuk do të
ndodhë në këto 2000-3000 vitet e ardhshme. Më tepër ka shanse që çdo shqiptar
të goditet nga rrufeja së paku një herë në jetë se sa të realizohet kjo
retorikë boshe. Mos harroni faktin se doktrina e çetnikut Vaso Çubriloviq për
shpërnguljen e dhunshme të shqiptarëve në Turqi dhe vendosjen e tyre në
shkretëtirat e Anadollisë ishte në bashkëpunim me qeveritë turke dhe shtetin
turk. Mos harroni se në politikë ndërshtetërore nuk ekziston dashuria por
interesi. Është vet Turqia myslimane, Irani mysliman, dhe Iraku mysliman që
shfarosën Kurdistanin mysliman. Ia përkujtojmë Turqisë të ndreqë padrejtësitë
me kurdët para se të na mashtroj me përralla për gjyshin dimër, që bash në
Turqi u krijua. Ua përkujtoj shqiptarëve, që ishte bash Turqia ajo që serbëve,
bullgarëve, grekëve etj (në kohën e Perandorisë Osmane) u dha të drejta
shkollimi 100 etj vjet para se këto me na i dhënë neve. Ua përkujtoj
shqiptarëve që Turqia ka ndihmuar “Maqedoninë” (2001) me armë etj në luftën
kundër shqiptarëve. Ua përkujtoj shqiptarëve të mos e harrojnë atë popullore,
që është banale por e rëndësishme, analogji për momentin: “Nuk bëhesh dhëndër
me “aletin” e tjetër kujt”. Mblidhni mend, luftoni ashpër dhe dënoni ata plehra
biologjik që të veshur me flamuj sauditë piskasin “allah-ukber” në protestat
shqiptare. Mblidhni mend dhe mos dilni asnjëherë në protesta ditëve të premte
kur hoxhallarët e juaj vehabist antishqiptarë luten e falen për të hyrë në
xhehenem dhe përpilojnë plane të pista kundër shqiptarisë në koordinim me
“maqedonët”, serbët, grekët dhe aleatët e tyre aziatik. Mblidhni mend dhe mos
dilni asnjëherë në protesta pa e ditur më parë saktësisht se kush i organizon
ato dhe qëllimin e tyre, parullat dhe flamujt që do të mbani në rrugë. Mos
dilni asnjëherë në protesta të cilat nuk janë të organizuara dhe nuk kanë
kujdestarë të protestave me shenja të veçanta se janë paqeruajtësit e
protestave. Dhe të tillët duhet doemos të arrestojnë dhe neutralizojnë
fizikisht të gjithë ata kriminel taliban fundamentalist që nuk respektojnë
rendin e protestës.
-------------------------------------
Për bisedën e ngelur në fillim!
-Poemë-
Nga: Sejdi
Berisha-
I. NËSE SHEKUJT M’I SHFLETON...
(Bisedë e pazakontë me Ilixhen e Pejës)
1.
Ti, oj bukuri shekullore
Sa plagë njerëzve ua ke shëruar
Sa shpresa u ke dhënë
Atyre në rrugëtim
Uji yt me ngrohtësi toke
dhembjet ua ka zbutur
Atëherë sëmundjet janë strukur
Sa historinë e njeriut
E ke hedhur në rrjedhën e ujit
Pse nuk vendos për të shkruar
Vepra historie
Sepse burimi i ujit tënd
Nuk i shtrembëron kahet
As të ditëve as të moteve
Sepse Ti
Nuk u japë lak decenieve e shekujve
Që janë grumbulluar e bërë tërkuzë
Si konopi në thes
2.
Ti, moj shëruese shpresash
Sa e bukur më dukesh
Në këtë stinë pranvere
Por
Akoma dukesh me vaj në buzë
Plagët e njeriut ende të rëndojnë
Ti, Ilixhe e Pejës*
Me shpresën e njeriut në gjinj
Trego diçka së paku në këtë pranverë
Se, e di
Motet janë tradhtarë
Edhe vetveten e fshehin
Nën dushkun dhe gjethet e vjeshtës
3.
Sot, kam ardhur enkas tek Ti
Me shpresë se diçka do të më tregosh
Diçka që askush nuk e di
Por lutjen time
Sikur ma ke shndërruar në mëkat kohe
Të kuptoj edhe nëse kështu vepron
Por
A ke gjuhë për të më rrëfyer
Për fuqinë që uji nga Ti gurin e fisnikëron
4.
Po...
Po të them
Po sa i marrë je me këto shkrolat e tua
A di ti se çfarë lavire duket historia ime
Çfarë të duash të tregoj
Vetëm nëse shekujt e mi
Faqe për faqe e fletë për fletë m’i shfleton
5.
Po...
Edhe unë i thash
Por Ilixhja marrëzisht qeshi
E unë u tmerrova për gënjeshtrat
Sepse nuk më premtonin ditët
Muajt, vitet as shekujt
Atëherë
Mu duk se ajo m’i ledhatoi faqet
Me ujin e ngrohtë m’i shëroi lotët:
Ik poeti im duke kënduar
Shkruaj vargje dhe kënaqe njeriun
Sepse lumturia e tij
Është më larg se sa që ti mendon
6.
Ula kokën
Lotët e përcëlluan burimin e Ilixhes
Që nxirrte edhe djegësim sulfuri
7.
Të gjithë më qortuan
Çfarë bëre kështu
Me lot, akull e bëre burimin e ujit shërues
I fshiva pikat jo të ujit
E dora e lagur ma bëri qull gjoksin
8.
Ika na Ilixhja e Pejës
Por koka më ngeli me shikim prapa
Kur s’ke fuqi ta rrotullosh botën
Mos i përmallo njerëzit
Historinë mos e trazo
Kështu i thash vetvetes
Si njeriut të cilin e urren tej mase
9.
Por, Ilixhja e Pejës ka gojë
Di të flasë
Sepse ajo ka fuqi
Ujin shërues ta nxjerrë nga thellësitë tokës
E këtë e ka bërë
Edhe para se janë numëruar shekujt
10.
Duke ligjëruar kështu
I mbetëm borxh njëri-tjetrit
E borxhi
Peshon rëndë në tokën Dardane
Ama shumë rëndë...
11.
Tash ngrita kokën lartë
Sa shumë ishte çmendur gjelbërimi
12.
Sërish iu ktheva Ilixhes:
Unë e di se Ti ke shëruar
Edhe armiq të kësaj toke
Sikletin ua ke zbutur edhe tradhtarëve
Unë e di se Ti ke shëruar
Edhe njerëz të dritës
Edhe barinj, argat e kosarë
Unë e di se ka edhe shumë të tjerë
Që kurrë nuk i ke shëruar
As dert nuk ua ke bërë
Jetën as dhembjet
13.
Por, unë e di edhe një gjë tjetër
Se Ti do të ma shfletosh pra
Historinë tënde
Faqe për faqe e fletë për fletë
Atëherë unë do të shndërrohem në urë
Që do të bashkoj Ty
Me tokën dhe njeriun
Apo, nuk di se me kë
Unë e di se bisedën as historinë
Nuk e përfunduam
Ndoshta sërish takohemi nesër...
II. MË TROKITE NË DERË...
(Një ditë më vonë: Vazhdimi i dytë i bisedës së pazakontë me Ilixhen e Pejës)
14.
Sot
Nuk e kisha ndërmend të të vizitoj
Por t’i shfletoj disa faqe pa libër
Vetë më trokite në derë
Dhe me detyrove të bisedoj me Ty
15.
E di
Se të ka mbetur syri
Që nuk të pyeta për mermerin* e Ilixhes
I cili është palosur në muret e kishave
Edhe të xhamive e të minareve
Që ka stolisur shtëpitë-saraje
Edhe obeliskët dhe përmendoret
Jo vetëm në këtu në Dardani
Që është përgjakur e folur nuk ka
16.
Për këtë arsye
Të ka ngelur syri tek biseda
Apo tek provokimi i historisë
17.
Po...
Eja pra të bisedojmë
Për gurin tënd prej mermeri
Por ndoshta nuk di
Rrëfimet për t’i radhitur
Për secilin gur
Kudo që është “balsamosur”
Gurë që janë shkapërderdhur
Kudo në dhe e në botë
E, që i ngjasin mërgimtarëve të mi
18.
Eja të ecim nëpër shekuj
E të rrëfejmë për harresën
Edhe për mos harresën
Mos u mërrol por hidhi ato brengat tuaja
Këtu në prehrin e vargut tim
Të kalërojmë me atin e kohërave
19.
Ndoshta nuk mund lehtë të llafosin
Se gjuha e gurit është e rëndë
Por secili gur mermeri
Le të mbetet histori në vete
Edhe nëse u ngjajnë librave të palexuar
20.
Por...
Gurët e mi të mermerit
Kudo që janë
Pavdekësinë e kanë frymëmarrje
Zoti ua ka dhuruar
...
Mos ta hapim këtë kujtim
Se harta ime do harliset
Do të dalë
Jashtë kornizave të kapërthurta
Atëherë unë dhe Ti
Në të njëjtën kohën
Do qeshim dhe do qajmë
E loti do ngelet udhërrëfyes i çuditshëm
21.
Pas këtij shoqërimi
Kësaj lashtësie dhe kësaj të sotme
I thash
A ta këndojmë një këngë
Për shfryrjen e shpirtit
Po...
Unë këndoj malësorçe
Nuk di të këndoj këngë të tilla
Atëherë...
Ik, më tha guri i mermertë
Edhe Ilixhja e Pejës
22.
Mu parafytyruan objektet prej mermeri
Mermerit të Ilixhes
Atje në kohën e Bizantit
Edhe në kohën e Romakëve
Edhe në vaktin e Osmanlinjve
Edhe atëherë nga Beteja e Kosovës
Edhe në kohën e djallit
Të gjitha erërat e kohërave m’u grumbulluan
Dhe ma dhuruan një gur
Ishte xhevahir si jeta e njeriut
Që nuk mashtron as nuk gënjen...
23.
Ik, më tha Ilixhja e Pejës
Dhe vazhdoi të nxjerrë ujë shërues
Edhe surfull e fosfor
Që begatojnë gurin e mermertë
Ngjyrën e të cilit e ka i tërë Ballkani
24.
Po, çfarë ligjërova deri tash
Biseda kishte ngelur aty në fillim
Unë kujtoj në zero
Dhe, duke ia ngritur gishtin
Si me kërcënim i thash:
E sheh
Unë sërish do kthehem tek Ti
Qumështin e nënës do ta nxjerrë
Derisa të më rrëfesh për secilin gur
Për secilën sëmundje
Për secilin ilet
Për secilin shërim
Ilixhja vetëm sikur buzëqeshi
Duke nxjerrë një çurg uji
Pikat e të cili pak m’i dogjën gishtat e dorës
Me të cilën e mbaja lapsin
Më vonë
Në flladin dhe gjelbërimin e lulishtes
Krisma e daulles ma kënaqte shpirtin
Kështu njeriu im gjithnjë dëfrehet...
E biseda
Sërish sikur ngeli në fillim.
(Ilixhja e Pejës, 30 prill dhe 01 maj 2012)
-----------------------------------------------
Në çfarë niveli është
diplomacia vendore dhe ajo ndërkombëtare!?!
Nga Kadri Mani
kadrimani@hotmail.com
Sipas burimeve të revistës “Shqipërisë etnike”:
Hotel
"Unioni" në qendër të Priushtinës është ndërtuar në vitin 1927. Pas
ndërtimit para hotelit ka bërë muzikë garda muzikore e ushtrisë
serbo-kroato-sllovene. Prapa Objektit në një bodrum janë torturuar shumë
shqiptarë dhe janë shtyrë të shpërngulen në Turqi.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore hoteli e merr
emrin Skenderbeg, pas Luftës së Dytë Botërore prapë punon si objekt hotelier me
emrin “Slloga” e së voni “Unioni”.
Si objekt nuk konsiderohej si monument
kulture prej vitit 1947 e deri më 1990, kur suprimohet AUTONOMIA E KOSOVES. Pas
suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe gjatë masave të dhunshme, shpallet
monument kulture në vitin 1996. Administrata e Unmikut pas luftes 1998/99 nuk e
merr për bazë listën e monumenteve të kultures të shpallura në kohën e masave
të dhunshme gjatë viteve ‘90, andaj ky objekt nuk ishte në listën e 425
monumenteve të kulturës të mbrojtura me ligj që nga viti 1947-1990.
NJË TURP I MADH QË PO NDODHË DITËN ME DIELL PËRPARA
KUVEDIT EDHE PËRPARA KRYEMISITRISË NË PRISHTINË!!
Në
vlugun e privatizimeve vullgare-barbare, barbarët serbë e paskan privatizuar
Hotel “UNIONIN” përmes një spinu të tyre italian, ku do ta bëjnë pastaj
Ambasadën serbe!!
Objekti
i krimit antishqiptar, përdoret sërish edhe pas pavarësisë për qëllime barbare
antishtiptare!!
Bota barnare po e përkrahë Serbinë
barbare!!
Përse
mund të thuhet me plot gojën se Serbia është barbare?- ja pak shembuj:
-Serbi
e rrjepderrin të gjallë, dhe psikamat lemeritëse të shtazës i përjeton si
muzikën më të këndshme që parapëlqen e kënaqet!!!
-Grupi
serb i të rinjve nga Leskovci e rrëmben vashën në qytete dhe e dëgon në maje të
bjeshkës: I hipin me radhë huliganët barbarë
dhe e shtrojnë vashën në mes tyre si tavolinë: hanë mish të pjekur e
pijnë shlivovicë dhe bishtat e cigareve ia shkundin dhe ia fikin në vaginë!!!
Pisket e çirret vasha në kupë të qiellit, kurse huliganët barbarë gajasën dhe e
përjetojnë “muzikën” më të këndshme e të paraplqyeshme!!!
I
habitur dhe e tmerruar për këso barbarishë, e pyes bashkëbiseduesin serb:
-Si
është e mundhsme bre Dragi, dhe përse?
-Samo
da se iživljavamo! (vetëm që të kënaqemi!)
Antishqiptarët
e proserbët më të mëdhenjë jetojnë sot në Amerikë, Zvicër...: Xhon Bolton, Naom
Chomsky (albanolog!), Karla del Ponte, Dik Marty, Mario Borghezio, Diplomati
amerikan Kalluxha:”Të mos zbulohet vrasësi i Selver Haradinajt në Veriun e
Mitrovisës”!?- është një argumet i maftueshëm se diplomati Kalluxha është
pjesëmarrës në krimin.
Si
“e mori vesh” Ambasadori Dell gjatë vizitës në Kishën e Graçanicës se Kosova na
qenkësh serbe!?!
Pra,
për miqtë tanë dhe për armiqtë tanë po e sjellim këtu dëshminë tonë nga një
shkrimtar e historian serb, futuni te Google e shënoni: Pera Slepcevic, i cili
thotë: Në kohën e pretendimeve serbe për Kishat e Manastire “ e tyre”, Serbia
nuk e ka pas të zhvilluar as arkitekturën as pikturën!!
PËR PRANVERËN
-POEZI NGA POETË BOTËROR-
Përktheu Anton Papleka
April 29, 2012 | Filed under: Poezi |
POEZI PËR
PRANVERËN
Omar Khajam,Iran
RUBAJI
Merre gotën në dorë si një tulipan në maj,
Me një bukuroshe faqetulipan ti qesh, mos u qaj!
Festo! Pi verë në këtë mot të butë e të kthjellët,
Koha që plaket, do të shtrihet në baltën e paskaj!
Dehem duke parë gotat me verë të florinjtë,
Jam poet që marr zjarr duke vështruar pehritë!
Bëhem xurxull duke parë gotat me verë të florinjtë,
Thur vargje rubaish duke përpirë me sy pehritë!
O zemra ime që fati të ka mbushur me vrer,
Meqë shpirti duhet të ikë nga ti, o trup i mjerë,
Ulu në bar dhe shtrohu si në festë disa ditë,
Para sebaritë mbijë mbi varrin tënd përngaherë.
Edith Sodergran, Finlandë
PRANVERË NORDIKE
Tërë ëndrrat e mia në diell u shkrinë si
borë,
Tërë ëndrrat e mia ikën si uji që rrjedh
tatëpjetë,
Nga gjithçka që desha, tashti më ka mbetur
Vetëm një qiell i kaltër, një grusht yj të
zbehtë.
Era kalon me ngadalë midis drurëve.
Hapësira e zbrazët prehet. Uji hesht.
Bredhi i vjetër rri zgjuar dhe mendon
Për renë e bardhë që e përqafoi në ëndërr.
Eduardo Firpo, Itali
PËRSHËNDETJE PRANVERËS
Pjeshkëza hollake
Thua se është prej teli.
Në gemat e saj të zhveshur
Çeli e para lule
Si ato fjalët që dalin ngë zemra
Për të shprehur një falënderim.
Ajri është më i këndshëm,
Dielli e ngroh detin.
Pranë kësaj pjeshke do të rri
Pa e trazuar fare
Si ai engjëlli i famshëm
Në tablonë e Simon Martinit.
François Jacqmin, Belgjikë
PRANVERA
Puhia lajmëron
Dasma të pamëshirshme.
Ka një dritë apokalipsi
Te gjithçka që lind.
Barie bën të dridhet
Hiçin.
Është e rrezikshme
Të mos jesh i ri.
Në fillim të çdo pranvere,
E harroj emrin e thanës.
Lulesa e saj më befason
Si një kantikë e kompozuar
Nxitimthi.
Dikur isha betuar
Të isha epigoni i saj i palodhshëm.
Qysh atëherë, ajo nuk resht së shpalluri
Herezinë time…
Gilbert Socard, Francë
PRANVERË
Ja se si rritetbarii ri
Buzë pellgjeve me ujë
Dhe murmurima e burimeve
Përzihet me këngën e zogjve
Sapo zgjoheni nga gjumi
Mugëtira ikën nga vështrimet tuaja
Sytë tuaj lahen
Nga vezullimi i një dite të re
Në shkurret e mbira ndanë shtigjeve
Ndizen buqeta trëndafilash të egër
Dhe shpresa që u rikthye
I bën sythat të shpërthejnë
Dëgjoni erën që vrapon
Në rrafshinën që rri në pritje
Dëgjoni se si rriten në tokë
Thonjtë e të vdekurve
GUNARS Salins, Letoni
PRANVERË NË QYTET
Një ditë kur po vesonte një shi
I butë dhe i ngrohtë
Unë ndjeva në fytyrë
Ndjeva në mjekër
Se aty nuk rriteshin qimet e mjekrës sime,
Porritej bar i njomë.
Çfarë vendi paskan gjetur! hungërova
Dhe përpiqesha t’u shmangesha kalimtarëve.
Kur po shkoja të zbrisja nën tokë,
Dikush më kapi lehtas nga krahu:
„Ç’budalla që qenke!
Ku mund të rritet bari në qytet?
Në qoftë se ai duhet të rritet diku,
Nuk do të rritet mbi gurë!“
Unë e pashë me bisht të syrit:
Edhe atij i kishte mbirëbarinë faqe
Dhe aty kishin çelur vjollcat e para.
Pranverë në qytet.
Makoto Ooka, Japoni
PRANVERË
Duke gërmuar, ti e zgjon pranverën e
përgjumur në plazh
Ti e vë në flokët e tu dhe qesh
Qeshja jote bën rrotullame në qiell, vezullon
si shkuma
Dhe deti ngroh butësisht një diell të gjelbër
Ah, dora jote në dorën time!
Guraleci që ti hodhe në qiellin tim
Sot është petale që shket në sfond të qiellit
Midis krahëve tanë shpërthejnë sytha
Në qendër të vështrimeve tona
Sillet një diell i artë dhe lë aty stërkalat
e tij
Po, ne jemi një liqen, jemi pemë
Jemi drita që rrjedh mbi barin e gjelbër
Kodrat e flokëve të tu ku vallëzon drita
Jemi ne!
Në erën që fryn tashti, hapet një derë
Duar të panumërta na thërrasin me hijet e
gjelbërimit
Na thërret një rrugë e saporavijëzuar në
lëkurën e tokës
Krahët e tu shkëlqejnë në mes të burimit
Qerpikët tanë zhyten në diellin e prushtë
Aty fillojnë të piqen heshturazi
Deti, frutat
Charles Olson, SHBA
PRANVERA
Thana
Ditën shndërrohet në llambadhe
Hëna e prillit
Hedh flokë bore nëpër natë
Papritmas
Zogjtë janë mori
Lulet ku kullotin bletët
Lulet që lidhin fruta
Rrëzohen përdhe
Era dhe shiu trazojnë gjithçka. Zhurmë
Edhe vetë nata buçet
Nga daullja e qukapikut
E ndiejmë veten të zënë. Lërojmë, lëvizim
Brofim, dashurojmë. Sekreti
Që kishte humbur, nuk fshihet më
Por as nuk del sheshit, vetëm e nxjerr kokën
Te disa shenja. Ne nxitojmë
Të kapim gjithçka. Trupi
E fshikullon shpirtin. Me një dëshirë të madhe
Kërkon eliksirin
Nëpër shungullimën e pranverës
Kur ndryshon gjithçka. Pasioni që shtyhet,
zbehet
Ajo që i mungon trupit e shpirtit
Të cilët janë e njëjta gjë
Buçet si gjeli që këndon në mëngjes,
Pastaj vjen ndarja: ne të përshëndesim
Stinë kur nuk humbet gjësend.
Andonis Fostieris, Greqi
ALEGORIA E PRANVERËS
Unë e pashë përsëri.
Në fillim të pranverës
Ai zuri të hidhte përtokë
Pështymë të trashë, të gjelbër
Plot krimbaleshë që ngjiten në drurë
Duke u bërë gjethe e kërcell
Duke hapur një hon të kuq, duke i thirrur
Fluturat rreth e rrotull
Duke luajtur
Një parodi të krijimit të parë të botës
Duke gëlltitur
Pilulën e polenit
Frymën e tij të errët që shkumëzon një çast-
Por kërcënimi i tij ishte një lëvizje ajri
Si një kor
I thjeshtë, i luajtur një mijë herë
Në alegorinë
E lashtë
Të stinëve.
Tomas Tranströmer, Suedi
TRE LISA…
Tre
lisa të zinj nën borë.
Kaq trashamanë, por çalltisës.
Në flakonët e tyre të pamasë,
Do të shkumëzojë gjelbërimi i pranverës.
./.
Përktheu: Anton PAPLEKA
-------------------------------------------
STUDIMI: KAFEJA TË ZGJAT JETËN...
E Shtunë, 05.19.2012, 09:20am (GMT+1)
Për shumë nga ne, ajo është një nga
kënaqësitë e jetës. Filxhani aromatik që na ndihmon për të hapur sytë në
mëngjes, na gëzon akoma më shumë kur e marrim ndërsa jemi duke punuar, gjatë
një pushimi relaksues.
Por pauza e marrjes së kafes, pikërisht gjatë
orarit të punës, është konsideruar nga një studim i fundit, edhe si një çelës
kryesor për jetëgjatësinë.
Kështu, studimi i kryer në mëse 400 mijë
njerëz nga Instituti amerikan Kombëtari Kancerit dhe botuar në "New
England Journal of Medicine", tregon se ata që e pijnë kafen, sidomos
gjatë punës, jetojnë mesatarisht më gjatë se ata që nuk e përdorin atë.
Siç pohon studimi, kjo lidhet me zvogëlimin e
rrezikut të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, infeksionet, plagosjet apo
aksidentet.
Autorët mbeten të kujdesshëm kur e pohojnë
këtë, duke shtuar se kjo shpjegohet në fakt, me një detaj, me aftësinë që ka
kafja për të mbrojtur mëlçinë, duke krijuar një mburojë mbrojtje ndaj diabetit.
www.voal-online.ch
----------------------------------------
Kadri
Mani: Ftesë në tre përvjetorë
F
T E S Ë
(Në tre përvjetorë: -lindje-kurore-krijimtarie letrare)
-Ftohen farefisi,
miqtë, bashkëpunëtorët e të njohurit e çiftit Shukrije e Kadri Mani, në
75-vjetorin e lindjes dhe 55-vjetorin e kurorës së tyre, më 18 qershor 2012, në
Prishtinë, ku Kadriu feston edhe
55-vjetorin e krijimtarisë letrare publiçistike-
(Me që data
18 i bie e hënë, kokteji mbahet të dielën më 17 qershor, në orën 17-të)
-Bashkëshortes
time sa reale po aq legjendare – zonjës Shukrije Bunjaku- Mani, për: trimëri të
pashoqe, madhështore, e jashtëzakonshme, qëndresë e forcë titanike e pastërti zenitore.
Autori
Kokteji i rastit mbahet në
adresën e pallatit mr. sc. Kadri Mani,
gjuhëtar-risimtar, rr. “Mehmet Gradica”, pallati “ONTEXI” 3/45, 10000
Prishtinë. (Mbi Strehimoren e qytetit do të improvizohen tavolinat me dërrasa, ku
ka vend edhe për valle e muzikë).
Ju mirëpresim.
Cel phone: 049/877-722.
E-mail: kadrimani@hotmail.com
P.S. Sqarim për transparencë: -Kadriu është i
lindur më 23.1.1937 e Shukrija më 10.11.1937. Por, Kadriu duke ecur përpara e
Shukrija prapa, e kanë caktuar me konsensus të plotë datëlindjen e përbashkët
më 18 qershor.
Si bashkëshortë, ndonëse ishin
dhe janë tok në politikë, “i largoi” paksa besimi: Kadriu u kthye te rrënja në
krishtërim, ndërsa Shukrija mbeti e konvertuar- “myslimane”.
Nga Familja
Mani dhe, Redaksia e revistës “ShqipëriEtnike”.
------------------------------
JU UROJMË LEXIM TË KËNDËSHËM
DASHAMIRËSVE TANË, NË TË KATËR ANËT E BOTËS DHE, GËZUAR KËTË VIT TË 100
VJETORIT TË MËVETËSISË SË SHTETIT TONË SHQIPTAR
-Nga Redaksia e Revistës ShqipëriEtnike-