E premte, 26.04.2024, 07:47 PM (GMT+1)

Mendime

Edgar Frashëri: A duhet çamët tu kërkojnë falje pronarëve shqiptarë

E premte, 29.06.2012, 08:05 PM


A duhet çamet tu kerkojne falje pronareve shqiptare.

Nga Edgar Frasheri

Nder lajmet qe me terhoqen vemendjen ca dite me pare, ishte ai qe vinte nga shtypi i huaj lidhur me nje deklarate te Znj. Clinton gjate vizites se saj ne Letoni. Ajo mbajti nje qendrim te prere dhe pa ekuivoke ndaj qeverise teper aleate te atij shteti, kur deklaroi se….” Shtetet e Bashkuara te Amerikes mbeshtesin fuqimisht kthimin ose kompensimin e pronave te atyre ( cifuteve) qe ju konfiskuan si  nga Nazistet ( gjermane) ose edhe nga Komunistet ( sovjetike)”… Pa tjeter qe Clinton nuk flet nga koka e vet, por shpreh nje qendrim zyrtar te shtetit te saj i cili ne themel ka patjetersueshmerine e prones se individit  parim te cilin  ky shtet kampion i demokracise e demonstron dhe e kerkon te zbatohet anekend rruzullit. Pra lum kush eshte aleat me SHBA se ka me shume shanse te korrigjoje padrejtesite ose prapesite qe koha ka prodhuar ne kurriz te tij!

Teme e dites u be edhe ceshtja çame, e cila eshte fokusuar ne media, nepermjet veprimtarive te organizuara tashma nga ajo force politike e krijuar per kete qellim e cila ka arritur suksesshem te behet edhe pjese e qeverisjes se vendit.  Kryeqyteti keto dite ishte zbukuruar me dekor si rralle here. Pra çeshtja çame tashma nuk eshte perkatesi vetem e atij grupimi politik ose asaj pjese te popullsise me prejardhje çame qe rivendikon pronat e veta atje ku i ka pasur ( ne shtetin grek) por eshte bere pjese e politikes mbare kombetare te shtetit e te qeverise shqiptare gje e cila percakton edhe nivelin e maredhenjeve ne aspektin zyrtar me shtetin fqinje. Deri sa kjo teme trajtohej nga grupime joqeveritare ( shoqata “çameria”), angazhimi i shtetit tone per dhenjen rruge te ketij problem ka qene i vaket dhe siperfaqesor. Tani puna eshte ndryshe. Keta te “Çamerise” kane sajuar ndonje deputet edhe  kane marre ndonje post ministror prandaj dhe shpresojne qe te shtyjne qeverine ne veprime konkrete, mbase  duke e ditur qe ceshtja e tyre eshte me e koklavitur sesa duket.

Keta te partise me shoqaten, sa dij une, per dy gjera ngrejne pretendime: çamet te njihen si ish shtetas greke shqip foles te larguar me dhune te masakruar nga Greqia, pra tju njihet shtetesia greke, si dhe tju njihet prona e tyre ne ato territore te rrembyera me dhune. Pra me pak fjale çamet pretendojne qe ne Shqiperi te jene si te debuar nga territoret e tyre ne kohe lufte dhe po te mos ishin strehuar nga shteti shqiptar ne ate kohe ( 1923-25 dhe 1945), ata edhe sot do te ishin si cifutet te shperndare ne vende te ndryshme. Pra pervec faktit qe ata jane shqipfoles, nga pikepamja e te drejtes nderkombetare, kete problem nuk e zgjidh shteti shqiptar por ata vete, pra ceshtja çame nuk eshte aspak ceshtje kombetare por problem qe zgjidhet nga Greqia dhe ne Greqi. Shteti shqiptar si shtet teper “human” qe eshte!,  ka detyren morale te asistoje kete kategori te popullsise sone te zgjidhe ceshtjet e mbetura  pezull ne toka te huaja. Cdo intrepretim tjeter mendoj se eshte spekullues.

Personalisht njoh dhe kam shume miq çame. Ne femijeri jam rritur ne fqinjesi me keto familje. Jane familje te nderuara e te respektuara, dhe te pocaqisura sepse sipas se vertetes se pa thene kane qene te ndjekur se pari nga shteti grek qe i ka debuar, dhe se dyti nuk jane ndjere ngrohte as dhe nga shteti shqiptar, te cilet i ka pare e trajtuar me “syrin e njerkes” Edhe ne shqiptaret e vendas i kemi trajtuar me nje fare mosbesimi dhe ata nuk kane arritur te integrohen  mbas kaqe brezash, sikunder ka ndodhur me shqiptaret e merguar ne vendet e tjera. Ne kohen e diktatures kjo ceshtje as qe i shkonte ndonje çami ne mendje te permendej, kurse tani mbas njezet vitesh post diktature, çamet fituan te drejten te shprehen dhe te degjohen per kalvarin e tyre.   Aqe me teper qe tani e kane ngritur nivelin e perfaqesimit duke i dhene ngjyrim politik te drejtes se tyre, zeri i tyre eshte edhe i institucionalizuar, sepse kur shpallet “Java çame” ne Shqiperi nuk eshte njelloj si te shpallet “Java e homoseksualeve”, sepse flet partia ne pushtet.

Duke e pare pra kete çeshtje nga kendveshtrimi i shtetasit te thjeshte pa angazhim politik te zyrtarizuar, pra pa asnje kompleks lidhjeje ose ndikimi personal, mendoj qe ti qasem permbledhtas problemit nga dy ane: nje nga ana ligjore-shteterore dhe tjetra nga ana morale.

Ana shteterore –ligjore eshte ajo qe me jep me pak shprese e bindje se kjo ceshtje do te gjeje zgjidhjen e desheruar nga çamet. Po te bejme pak historikun e ketyre dy dekadave kur kjo teme eshte bere publike dhe per aqe sa percepton shtetasi shqiptar, se pari ndonese çamet kane ngritur shkallen e organizimit te tyre ( nga shoqate ne parti), shteti shqiptar nuk ka ndermarrre ndonje hap zyrtar te bujshem bindes se e ka serjozisht e per zemer zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Nga viti 1992 e ketej asnje qeveri nuk ka bere asgje, sepse per rrethana te caktuara i ka pasur duart e lidhura. Mendoj se nismat ligjore nderkombetare nuk kane taban ligjor per tu ndermarre nga shteti yne sepse eshte e drejte ekskluzive  vetem  e komunitetit ose individe came ta bejne nje gje te tille. Bile mbaj mend qe ne nje bisede miqesore me nje mik qeveritar te viteve 92-97, nga pala greke ishte keshilluar qe çamet mbase mund ti drejtoheshin shtetit grek  jo ne emer te shoqates, por individualisht  me dokumenta ne dore, per te kerkuar pronat e veta. Kjo nuk u be, ose sepse çamet nuk kishin dokumenta te mirefillta, ose sepse brenda shoqates mund te jene perzjere edhe te tjere pak te besueshem qe duan te perfitojne nga turma. Fakti qe ne keto  njezet vite, une nuk dij qe nga individe çame ose grup te tyre  te kete adresime per pronat ne seline e Gjykates  Evropiane te te Drejtave te Njeriut apo tjeter institucioni nderkombetar,  me ben te dyshoj se duhet te kete mangesi te theksuar dokumentare qe te mbeshtese kerkesat, sepse deri tani shteti grek nuk eshte treguar i gatshem  te prodhoje dokumenta te asaj kohe nga arkivat e veta ne favor te kesaj popullsie.  Pra ligji nuk punon ne favor te çameve!

Ndersa ana morale e problemit eshte ajo qe nuk te jep fare shprese se mund te kete zgjidhje.  Sepse duke ditur qe jemi pjese e Ballkanit, eshte pikerisht mungesa e moralit te institucionalizuar mbi parimet themelore te te drejtave te njeriut e te respektimit te dinjitetit njerezor i cili e ka bere kete zone gjeografike vater te vazhdueshme konfliktesh, grindjesh  e ngaterresash te cilat mbasi jane trasheguar deri ne ditet e sotme,  e bejne kete rajon te mbetet po aqe problematik e konflikt -prodhues si ne arenen nderkombetare ashtu dhe ne planin e marredhenjeve ndermjet vete shteteve ballkanike, sa edhe me pare.  Pra shtetet ballkanike nuk kane vullnetin dhe as moralin qe te bejne “sakrifica” te tilla madhore si ajo e popullit gjerman apo afrikano jugor per te mbyllur nje flete te histories dhe te hapin nje tjeter.…. Kjo pra eshte aresyeja se pse Znj. Clinton nuk vjen as ne Greqi e as Shqiperi te thote: “Shtetet e Bashkuara te Amerikes mbeshtesin fuqimisht kthimin ose kompensimin e pronave te  çameve  qe iu konfiskuan dhe ata vete u maskaruan nga greket”.

Por pyetja e thjeshte qe me ka ngecur ende pa u bere ka lidhje perseri me aspektin moral te ketij  problemi. Dihet qe camet ne dy periudha te ndryshme te histories erdhen ne Shqiperi si te debuar nga pronat e veta ne Greqi. Per hall apo per moral apo edhe per politike, shtetet shqiptare kesaj popullsie te masakruar e dhunuar shqipfolese, ju siguroi toke, fillimisht publike dhe me pas ne trojet e shtetezuara nga  komunizmi, te cilat edhe mund te kishin qene prone private. Çamet vertetuan se jane njerez punetore dhe ndryshe nga dembelat shqiptare, bene prokopi dhe kapercyen gjendjen e varferise me shpejt se ne. Per gjysem shekulli komunizem jo vetem qe çamet nuk permenden pronat e tyre ne Greqi, por  edhe shqiptaret e Shqiperise i fshehen ato per te treguar se ishin shtrese e varfer. Askush nuk dukej se kishte prone.

Mbas permbysjes  te sistemit diktatorial komunist  dhe rivendosjes se shtetit ligjor pluralist, ishte e drejta e prones ajo qe u sanksionua me ligj. Sesi u kthye prona ne keto dy dekada, nuk kam ndermend ta analizoj sepse katraura dihet. Por vetem se nje gje dihet: camet jane perzene nga tokat e tyre ne Greqi dhe jane vendosur ne toka qe nuk kane qene te tyret ne Shqiperi. Ata nuk i kane zaptuar ato toka siç bene shqiptaret e shekullit te njezet njete kur vershyen nga malet. Perkundrazi ata sot jane ne troje ligjerisht te tyret, por qe dikur kane qene prone e dikujt tjeter, te vertetuara bile me dokumenta qe nga  Perandoria Turke si dhe ata ne Greqi. Per keta zaptuesit moderne  eshte ky shtet hajdut qe shpiku ligjin e legalizimit, duke kujtuar se qetesoi ndergjegjen  ndaj pronareve te vertete, me gjoja kocken qe ju hodhi. Dhe kjo mund te quhet nje lloj perpjekje qesharake per te kerkuar falje per demin qe beri. Ky eshte morali i veprimit.

Po çamet valle, per te qene te lare me ndergjegjen e vetvehtes dhe me moralin e pergjithshem, a nuk duhet qe ne keto kohe te etheshme ndryshimesh te kishin falenderuar publiksht popullin shqiptar qe i shtriu doren dhe i dha prone ne ditet e veshtira duke u vendosur edhe ne prona te tjeterkujt, ne emer te te gjithe brezave  çame qe kane lindur, jetuar  punuar e vdekur ne kete truall,? Kjo eshte pyetja qe me ngacmon. Nese kjo qendron, atehere per kete veprim asnjehere nuk mund te jete vone, dhe çamet tashme me te organizuar, do te jene disa here me te respektuar.

Mjafton te kujtojme qe ishte Papa Vojtila i cili dha nje shembull te shkelqyer te clirimit  te ndergjegjes se institucionit kur kerkoi falje boterisht per krimet qe Kisha Katolike kishte kryer ne periudhen e erret te inkuizicionit.  A nuk eshte nje shembull per tu ndjekur?



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora