Kulturë
Teuta Shala-Peli: “Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha ( identiteti shkencor dhe krijues)”
E premte, 20.04.2012, 07:25 PM
Libra
te rinj
MA.
TEUTA SHALA-PELI,
“PROF. DR. SABILE KEÇMEZI - BASHA
(IDENTITETI SHKENCOR DHE KRIJUES)”, LKSH, PRISHTINË 2012, 532.
Ditë më par nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës
doli libri “Prof. dr. Sabile
Keçmezi-Basha ( identiteti shkencor dhe krijues)” . Autore e librit është
MA. Teuta Shala-Peli, hulumtuese e pavarur në Institutin e Historisë në
Prishtinë. Autorja për nga mosha është e re, por për nga hulumtimet dhe
shkrimet e saja të publikuara gjerë më tani le përshtypjen se është një
shkencëtare e thekur e historisë.
Hartimi i librit është shkruar me një përkushtim të
madh dhe me mbështetje argumentuese e shkencore. Në bazë të volumit dhe të
dhënave që sjell në libër për Prof.dr.
Sabile Keçmezi-Bashën, duket se autorja ka hulumtuar shumë në biblioteka dhe
arkiva për të sjell çdo detaj të argumentuar para lexuesit. Prof. dr. Sabile
Keçmezi-Basha opinionit kosovar dhe atij mbar kombëtar i është i njohur për
kontributin e saj si në fushën e shkencës poashtu edhe të krijimtarisë letrare.
Ajo, gjerë më tani ka botuar mbi 20 libra, është e përfshirë në shumë fjalor
enciklopedik e leksikone të ndryshme, është e përkthyer në shumë gjuhë botërore
si dhe në vitin 2011, është zgjedhur Anëtare e Rregullt e Akademisë Evropiane
të Arteve.
Autorja Teuta Shala-Peli, librin e ka konceptuar e
ndarë në pesë pjesë kryesore. Duke përfshirë (Pjesa e parë) “U shkrua për
veprat e saja”, duke e bërë një nënndarje
të qëllimshme: në librat shkencor dhe letrar. Pjesa e dytë përfshin “U
komentuan shkrimet e saja në internet”; Pjesa e tretë “Intervistat në gazetat e
ndryshme”; Pjesa e katërt përfshin gati të gjitha shkrimet që janë në
enciklopedi të ndryshme “U shkrua në enciklopedi të ndryshme” dhe në pjesën e
pestë përfshihet pjesërisht “Bibliografia”. Monografia ka aparaturë shkencore
duke u nisur nga Parathënia, Hyrja, Përfundimi, Rezymeja në gjuhën angleze, Treguesi
i emrave dhe në fund librit iu janë bashkangjitur edhe një numër i konsideruar
i fotove që profesoresha ka pasur me personalitete të ndryshme dhe në numër të
vogël fotosh me familjaret e vet.
MA. Teuta Shala-Peli, qysh në fillim të librit na
njofton se ky botim është vetëm pjesa e parë e librit, e mbesim me shpresë se
ndoshta së shpejti do të na befasoi edhe me pjesën e dytë të veprës dhe jetës
të shkencëtares, poetes, romansieres, politikologes Prof. dr. Sabile
Keçmezi-Basha, se për të ka çfarë të shkruhet dhe çfarë të thuhet për
kontributin e madh që ka dhënë dhe po jep si në shkencë po ashtu edhe në
krijimtari.
E botoi LKSH, libri ka 532 faqe, çmimi 10 euro.