E premte, 26.04.2024, 10:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Shpëtim Kastrati: Qeni i ngjyrosur

E shtune, 18.02.2012, 05:11 PM


Shpëtim Kastrati

 

QENI I NGJYROSUR

 

Tregim

 

-           Mirëmëngjes! – e përshëndeti Era shefin e sajë, që iu duk pa humorin e përditshëm dhe disi i hallakatur tek jepte e merrte me një mori letrash mbi tavolinë.

-           Mirëmëngjes! – broçkolliti ai ashtu i përhumbur në kokëçarjen e vet që po mundohej më kot ta humbiste, - ulu, të lutem! – i tha ai si zakonisht kur i jepte informacionet që do të punonte gjatë ditës.

Era zuri vend, mori qenushin e preferuar që mbante shefi aty, si kujtim nga një kolegja e tij që ia kishte falur dikur në një takim ndërkombëtar në Bruksel, që ajo do ta përgëzonte si të gjallë sa herë që ndodhej në zyrën e tij, megjithëse shefi kishte bërë njëherë vrejtje; që bardhësia e tij nga prekjet dhe ledhatimet mund të deformohej ndaj e ndalonte këtë, por e kishte thënë që të paktën të tjerët të mos e preknin ngaqë Era e kishte birësuar tashmë.

-           Kam një informacion të rëndësishëm, - i tha ai – por nuk kemi fakte të mjaftueshme për ta bublikuar, më duhen ato, unë mendoj që ta bësh ti këtë punë, megjithëse këmbënguli Nori, kolegu juaj, por ai më duhet se ka disa artikuj në dorë që duhet të publikohen nesër, duhet të shkoshë në qytetin F., të marrësh informacion tek ky person – dhe i zgjati një letër që kishte të dhëna për të, - një intervistë do të ishte më e mira, - vazhdoi ai – por ti e di vetë, sa më shumë informacion aq më mirë dhe kur të kthehesh do ta punojmë bashkë se është i rëndësishëm, herë pas here do të më njoftosh për çdo problem që mund të kesh, besoj njeh njerëz atje që mund të ndihmojnë, mund të rrini edhe më shumë se një ditë, si ta shihni ju të arsyeshme, vetëm e dua shportën plot, okay?

-           Edhe mua më duket interesant, - i tha Era duke parë ato që i kishte dhënë shefi

– por pse këmbënguli Nori, që të shkonte ai, nëqoftëse ka arsye mund ta vazhdoj unë punën e tij, me dëshirën tuaj sigurisht?

-           Nuk e di se ç’më tha, - po i thoshte shefi pa i hedhur sytë ngaqë ende merrej

me letrat në tavolinë – se ç’kishte një ndodhi të familjes në atë qytet dhe me këtë rast … por nejse, ti vazhdo punën, mund të nisesh që tani – i tha ai prerë si për ta hequr qafe.

-           Si urdhëron, shef! Çao! – nuk e zgjati ajo që e kuptoi se ishte e tepërt në këto

çaste, doli dhe mori një taksi menjëherë që të merrte disa sende në shtëpi që do t’i duheshin për rrugës.

Duke shkuar për në qytetin F. po mendohej, se i duhej dikush që ta ndihmonte për

adresat dhe lëvizjet nëpër qytet, ajo nuk kishte ndonjë të afërm aty, ndërsa gazetarët që punonin në atë qytet, disa i njihte por nuk mund të punonte me ta se rridhte informacioni, aq më tepër që ishte i rëndësishëm. Befas iu kujtua Renato, me të cilin kishin pasur një romancë të shkurtër kur kishin qënë student, ai ishte i martuar tani por ruanin korospodencë dhe bisedonin ndonjëherë rrallë, numrin e telefonit të tij e kishte, por a do të ishte ai aty, a do t’i vihej në ndihmë, sepse kishte disa muaj që nuk kishte kontaktuar, e dinte që punonte mësues në një nga shkollat e qytetit, por nuk dinte ç’bëhej me të tani që i duhej? - T’i bëj një thirrje – tha me vete dhe formuloi numrin e tij.

-           Alo! Si jeni, i dashur! Era ju përgëzon! Jam duke ardhur në qytetin tuaj. – e

përshëndeti ajo menjëherë.

-           Ou suprizë, si jeni Era! Sa më gëzove! Doni që t’ju pres?! – e pyeti ai.

-           Po, - iu përgjigjë e gëzuar ajo – më prit tek hotel “Leopardi” ,aty kam

pronotuar!

-           Ku ndodhesh tani, vonohesh shumë?! – e pyeti ai si me padurim.

-           Besoj për pesëmbëdhjetë minuta jam aty! – ia ktheu Era me një puthje të

improvizuar nga telefoni.

-           Mirësetëvish! Po ju pres! –   i tha ai dhe i shkoi një drithmë tek mbyllte

telefonin, disi i përhumbur si dikush përpara huadhënësit që s’ka ç’ti jap dhe prêt vetëm mëshirë prej tij.

Ai po e priste përpara hotelit dhe sapo ajo erdhi, hyn brenda dhe u ngjitën në

dhomë, u përqafuan dhe pas një dushi të lehtë u shtrinë në krevat për ndonjë orë dhe u çmallën sepse për një kohë të gjatë nuk ishin parë.

-           Më duhet të takoj këtë person, - i tha ajo – e njehë ti? Prandaj kam ardhur –

dhe i dha letrën ku e kishte të shënuar emrin e tij.

-           Pse vetëm për këtë ke ardhur? – i tha Renato me të qeshur duke marr letrën

nga dora e sajë.

-           Por ty po të tredhë ajo tjetra – i tha Era si seriozisht – pse, ç’farë prêt ti?!

-           Hë, se bëj shaka, sa xheloze që je! - dhe e puthi ëmbël, – por ky person nuk

më duket i njohur, do të jet i ardhur në qytetin tonë. A ke ndonjë adresë a numër telefoni për të?

-           Aty i ke, por të janë zënë sytë nga zilia, – i tha Era duke qeshur – ta

mori mendjen dashnorja! – i mëshoi si për të marr hak.

-           Vërtetë, të kujtoj sa herë me mall, - i tha ai si i përvuajtur – por kështu është

jeta, kur je i ri mundohesh të zgjedhësh dhe vetëm dikur e kupton që të kanë zgjedhur në tufë si berrin.

-           Lëri filozofitë tani, - i tha ajo edhe më seriozisht – të metat provinciale ju i

keni mbathur si pantoflat dhe s’bëni dot pa to, çapkënen e dikurshme siç e thoshje vetë, nuk e denjoje për familje, por për mua kjo tani s’ka rëndësi, ka shkuar tej në botën e padukshme, preferoj edhe kështu siç jemi dhe besoj është edhe më interesante, por ta lëmë këtë, t’i bëj një telefon thua?

-           S’kemi si të bëjmë ndryshe, thirre në telefon dhe lërë takim me të? – i tha ai

pa ia hequr sytë se nuk i besohej që e kishte  pranë, ndoshta i penduar, por edhe i gëzuar për praninë e sajë edhe i kënaqur që nuk i mbante mëri, sikur e kishte falur dhe nuk i rëndonte mëkati ngaqë e donte akoma, zogun që i kishte shpëtuar nga duart, siç e mendonte ndonjëherë dhe sëmurej në vetminë e tij të frikshme.

-           Ky është punonjës tek tatim – taksat, më duket, - i tha ajo – duke vërejtur

informacionin që i kishte dhënë shefi, - po, po, atje është, dhe quhet Avni – i tha ende e vëmendshme tek informacioni, por që po vriste mendjen sesi ta kontaktonte, - nëqoftëse do t’i shkonim në zyrë – vijoi ajo – nuk shkon kjo punë sepse informacioni është privat, prandaj më mirë po i bëj telefon, – dhe i bëri thirrje manjëherë.

-           Alo! Zoti Avni! – e thirri ajo.

-           Po, - u përgjigjë zëri andej – kush jeni, ju lutem?!

-           Jam Era – i dha zërit ajo si tepër e iteresuar – gazatare e dërguar nga gazeta

“E Lirë” pë të biseduar me ju.

-           Po, po ju prisja. – u përgjigjë ai i qetë.

-           Mund të lëmë një takim, gjithmonë sipas axhendës tuaj, kur dhe ku ta shihni

ju të arsyeshme?! – i tha ajo duke i mëshuar zërit si lutje, për mirësjellje.

-           Po, patjetër, një minutë, të lutem! – dhe pas një pauze i thirri – Alo! – Po  -  u

përgjigjë Era. – Takohemi diku në qendër, është një lokal i qetë ku mund të bisedojmë lirshëm, “Vjollca” quhet dhe besoj mbas dy orësh mund të shihemi atje.

-           Atherë nga ora 4. – ia ktheu Era për ta qartësuar.

-           Po ashtu nga ora 4 – saktësoi edhe ai – Mirëupafshim! – tingëlloi telefoni dhe

u mbyll duke e lënë mirëupafshin e sajë valvitur në erë.

-           Ja dhe kjo punë u rehatua. – shfreu Era si e lehtësuar.

-           Ke ardhur me këmbë të mbarë! - i tha Renato me të qeshur.

-           Kur fryn erë andej nga ne, përpëliten gjethet këtej të shkundin pluhurin. – i tha

ajo disi e vrejtur, se nuk donte t’ia shprehte mallin që kishte në të vërtetë.

-           Ah, ti je djall i bukur! – i tha ai dhe e shtërngoi në krahë duke u dridhur i

tradhëtuar nga ndjenja, - unë po iki tani, të gjej edhe një makinë, megjithëse nuk jemi shumë larg, por le ta kemi …

-           Se mos të sheh ndonjë me mua! – e ndërpreu dhe e ironizoi ajo.

-           Nejse, - nënqeshi ai – ti shplodhu disi, unë po vij pesëmbëdhjetë minuta

përpara të të marr.

-           Mirë, shko, - i tha ajo dhe u ngrit për ta pëcjell – por se mos të rrahin andej?!

– e ironizoi përsëri si padashur ngaqë i dhimbsej.

-           Aq sa më rreh ti, nuk besoj se më rreh dikush tjetër, - ia ktheu ai si i rrahur

vërtet dhe duke u mekur e përshëdeti: - Mirëupafshim shpirt!

-           Mirëupafshim! – i tha ajo duke mbyllur derën dhe ia lëshoi bishtin e ironisë

nga mbrapa: - se mos shkel ndonjë  “ëmbëlsirë” andej sa të jem unë këtu?! – këtë herë jo si padashur sepse donte ta kishte të “virgjër” si atherë.

Sapo iku Renato, ajo e mori menjëherë shefin në telefon dhe e informoi se pas pak do të bënte takimin me personin e autorizuar, duke e informuar me hollësi gjthçka kishte biseduar, dhe mbasi mori miratimin dhe përgëzimin e shefit u mbështet në kolltuk dhe ashtu e zuri gjumi.

E pëmendi zilja e Renatos, pa orën dhe u ngrit menjëherë, bëri shpejt e shpejt një tualet të lehtë dhe u dha këmbëve se iu duk vonë. Ai e priste poshtë tek hyrja e hotelit me një makinë “Volvo” të vjetër dhe i thirri sapo ajo doli pranë rrugës.

-           Të gruas e ke makinën, - i tha ajo duke u rregulluar në pasqyrë – se ndihet

aroma e parfumit të grasos?

-           Lëre humorin tani, - i tha Renato që po i jepte makinës më shumë se ç’duhej –

se jemi vonë.

-           Hë mo, se një grusht qytet keni, - i tha ajo pa e ndalur humorin – se kushedi

ku po shkojmë, nëpër Majami, dhe nuk po orientohesh dot.

-           Gjumi të paska bër mirë, si duket, - i tha ai me një brisk të hollë humori por i

përqëndruar në timon.

-           Po shikoja në ëndërr  “Kapedanin” – i tha ajo duke qeshur - prandaj s’më dilte

gjumi, ndoshta është i nevojshëm këtej dhe ndaj të shfaqet, por sidoqoftë ma shtoi humorin.

-           Të qoftë e mbarë kjo punë, – i tha Renato - sa edhe humori!

-           Por ndaj dhe mezi pres për këto shërbime në provincë, se vërtet ma shtojnë

humorin, - i tha ajo më seriozisht – më bëjnë edhe më çapkëne.

-           Ngaqë ju pëlqejnë provincialët – i tha ai duke ngadalësuar disi vrullin e

makinës.

-           Pak a shumë ashtu, sa për të kaluar shërbimin, -  dhe thelloi ironinë për t’i

shtuar ndjenjë dhe xhelozi atij – se të gjithë komoditetin nuk mund ta bartim me vete dhe ndoshta për të krijuar stil edhe në provincë, për të paraqitur nesër ndonjë pretendim për në parajsë.

-           Mirë, mirë, se erdhëm, rezervo humorin me detyrën të paktën. – i tha ai duke

parkuar makinën diku rrëzë trotuarit.

-           Po bisedohet me ju pa humor? – tha ajo tek po zbriste nga makina.

Lokali ishte një kafe – bar disi komod dhe vërtet i qetë ose ngaqë aty ishin vetëm

dy tavolina të zëna, në njërën ishin katër burra dhe në anën tjetër me sa dukej ai, që për çudi sapo e njohu Erën, ndoshta nga çanta e punës, i bëri shenjë me gishtin tregues midis buzëve që nënkuptonte “hesht”. Renato e mori për krahu Erën e habitur dhe u ulën në një tavolinë diku largë tij. Dëgjohej vetëm biseda e ngadaltë e burrave në anën tjetër dhe Era ishte në pritje të ndonjë sinjali tjetër nga “pritësi”, ngaqë tani jo vetëm që i kishte ikur humori por ky takim po i dukej tepër enigmatik dhe megjithëse ishte e parezervuar për inisiativë, përsëri heshti në pritje, por edhe duke dyshuar që mbase nuk ishte ai. Në këtë paçe të lyruar mendsh hyn në bar si me vrull dy djem, që Era vuri re se ishin dhe të armatosur, njëri i gjatë dhe i fuqishëm që të linte përshtypjen se binte për ku ishte nisur si skifter pa asnjë efekt anësor në objektiv, ndërsa tjetri më i shkurtër dhe më i trashë por dukej që plotësohej në hijen e të parit. Pa përshëndetur, pa thënë asnjë fjalë e morën  “pritësin” nga krahët, e hipën në një makinë dhe fluturuan në çast, duke e lënë Erën të habitur, që e ndoqi të gjithë skenën nga dritarja e lokalit.

-           Ishte ai! – sikur pëshpëriti Renato dyll i verdhë në fytyrë.

-           Po këta, kush ishin?! – pyeti Era e trembur, dhe shtoi – të policisë, se ata ishin

të armatosur?!

-           Jo! – tha Renato, si me frikë pa mundur të shtoj fjalë tjetër.

-           Po kush janë?! I njohe?! – pyeti ajo përsëri e friksuar dhe e çuditur.

-           Njoha njërin, - tha ai si duke pëshpëritur – është nga  “të fortët” e qytetit.

-           Nuk ma merrte mendja kështu?! – psherëtiu Era e habitur.

-           Duhet të largohemi edhe ne që tani, - i tha Renato i shqetësuar – shkojmë diku

tjetër, por të ikim menjëherë që këtu. – dhe e ndihmoj Erën të ngrihej.

-           Ku do të shkojmë tani?! – pyeti ajo e habitur mbasi kishin hipur në makinë.

-           Unë mendoj të shkojmë menjëherë në hotel, - dhe e nisi makinën më shpejtë

se ç’duhej – nëse do të vendosësh të qëndrosh akoma këtu, - vazhdoi ai – duhet ta ndërrosh edhe hotelin për çdo të papritur, por më parë shkojmë atje dhe e diskutojmë më qetë.

Sapo mbrritën tek hoteli u ngjitën menjëherë në dhomë dhe u shembën në kolltuk duke parë njeri – tjetrin në sy, por disi të lehtësuar.

-           Kjo punë ka marr erë me sa duket, - theu heshtjen Renato – dhe nëqoftëse ti

do që ta ndjekësh akoma, ajo që duhet të bësh më parë, të këshilloj të ikësh nga këtu menjëherë, të sistemohesh diku tjetër më e sigurtë, vendimet merri vetë, unë do të jem pranë sido që të shkoj kjo punë, edhe në rrezik po të jet.

-           Oh, shpirti im! – i pëshpëriti ajo dhe iu ngjesh në gjoks si kotele – ndoshta të

rëndova me humorin, por më beso, e bëra nga dashuria, ngaqë nuk doja ta shprehja drejtëpërdrejt, nga xhelozia …

-           S’është koha për sentimentalizma, por mblidhi ç’ke këtu dhe të gjejmë një

vend tjetër. – i tha ai duke e nxitur.

-           E kam të nevojshme një pije të fortë, ndoshta një konjak – u vilanis ajo e

pezmatuar.

-           Shkundu! – i tha ai duke këmbëngulur – diku këtu afër është një hotel edhe

më i ekspozuar në qendër, aty besoj do të jesh më e sigurt dhe nuk mungon gjësendi. – i shfryu ai edhe si për ta zgjuar nga klishet që pretendonte.

-           E mirë! – i tha ajo si me inat – po të bëhem si hyzmeqare, si jot shoqe, – duke

mbledhur gjithë ç’kishte nëpër dhomë.

Renato e ndali makinën përball hotel “Spartaku” zbriti si me elegancë, mori

bagazhet e Erës dhe u drejtua në sportel ku për fat ishte një i njohur i tij.

-           Zonjusha Era, - i tha ai sportelistit edhe si shoqërisht – është gazetare,

preferon hotelin tuaj, por profesioni e imponon që të ket një dhomë diku në katet e sipërme dhe mundësisht me dritare nga bulevardi, nëqoftëse ju mundeni! – përmblodhi kërkesën ashtu si e mendoi që duhej, pa i marr mendim Erës më parë.

-           Për fat, është i mundshëm çdo pretendim, për zonjushën, - i tha sportelisti

duke i parë me një sy të dyshimtë ziliqar, -  gjithmonë rezervojmë shije për “vipa” – vijoi ai duke i hedhur një shikim të verbër dyshues Erës.

-           Edhe një plus për provincën tuaj, - i pëshpëriti Era Renatos – dhe në çast i

zgjati kartën e identitetit të gazetarit sportelistit, i cili me një gjest tepër servil duke ja hedhur sytë vjedhurazi kartës, u përkul si dikur padishahut, - nuk është e nevojshme, për ju zonjushë! - dhe ia ktheu kartën me një mirësjellje të shtirur, sa që Erës iu duk e pështirë dhe me zor ia zgjati buzëqeshjen më pak të shtirur – Faleminderit!

-           Sido që të jet – i tha Renato kur sapo kishin hyrë në dhomë – këtu je më e

sigurt dhe duket më komod.

-           U duk komoditeti me këta laviret që na pritën, – i tha Era që po sistemonte pa

kriter, ku të mundëte.

-           Ti pretendon komunikim si në Paris, por ende nuk jemi gati, e dashur,

ndonjëherë tjetër ndoshta, mund t’ju rezervojmë edhe ndonjë pajton, që është i domosdoshëm sidomos në këto çaste “të pëlqyeshme” – e ironizoi ai pa rezervuar zemërimin.

-           Nuk e kam me ty, - i tha Era ende e papërmbajtur – por me këta spiunët e

sportelit.

-           Pse ç’pretendon ti, të gjesh në sportel, - i tha ai edhe më i nxehur – ndonjë të

diplomuar në Haruard?

-           Kot nuk më digjet zemra për ty, - i tha ajo disi e zbutur – dhe i dha një puthje

që edhe ai e lakmoi.

-           Ç’do të bëjmë tani? – pyeti ai Erën që dukej si e qetësuar dhe po mendohej.

-           Nuk e di nga t’ia nis, - i tha ajo – për Avniun që e rrëmbyen sikur të ishin

UFO, apo nga shefi që nuk ka ç’të thotë më shumë se unë?

-           Sidoqoftë konsultohu njëherë me shefin, - e këshilloi Renato.

Ajo nuk ngurroi, formuloi numrin dhe qëndroi në pritje.

-           Ç’u bëre Era?! – u përgjigjë telefoni menjëherë andej.

-           Në shërbim! – i tha Era shkurtë, për t’ia hetuar mendimin se nuk iu duk zë i

zakonshëm.

-           Hë, ç’bëre?! – u shtir zëri i tij.

-           Ashtu si mund ta marrësh me mend! – e provokoi Era duke e përforcuar

bindjen e sajë.

-           Më fol konkretisht! – urdhëroi shefi andej.

Era me pak fjalë, pa i dhënë hamendje i spiegoi ç’farë kishte ndodhur.

-           Atherë, kthehuni menjëherë! – i tha shefi, që si duket e kishte pritur me

padurim komunikimin.

-           Me ç’farë arsye?! – ia preu shkurt Era.

-           Për kushtet që janë krijuar, ju urdhëroi që të ndërprisni çdo kontakt për këtë

çështje dhe të ktheheni menjëherë, për të shmangur ndonjë të papritur! - kësaj here me ton të prerë, pavarësisht nga arsyetimi.

-           Jeta e tjetrit, ndoshta është në rrezik, - i tha Era duke arsyetuar të kundërtën e

tij – ne u bëmë shkak për këtë dhe më duket pabesi kjo që arsyetoni ju!

-           Përgjegjës jam unë, ju urdhëroi të ktheheni menjëherë! – i foli edhe më rreptë

ai.

-           Atherë, unë do të kryej detyrën time, - ia ktheu ajo edhe më butë, por duke e

thumbuar edhe më shumë se të çjerrat e tij dhe i mëshoi pak zërit – edhe jashtë ngrehinës tuaj. - Dhe e mbylli telefonin.

-           Jam me ty, - i tha ajo Renatos që ishte tulatur nga debati – kjo punë është

qelbur, kudërbon erë pazaresh të fëlliqura, por unë do t’i shkoj me sa të mundem deri në fund këtij maskarallëku me sa duket shumë halesh.(nuk tha  “palësh” se ashtu iu duk më i përshtatshëm)

-           Mos u ngut në konkluzion, - i ndërhyri Renato si për ta qetësuar.

-           Do të më duhet ta nxjerr edhe nga dheu, dhe unë do ta bëj këtë, - i tha Renatos

duke e ngritur zërin por pa e parë në sy, që të nënkuptonte se nuk e kishte inatin me të.

-           Më shtruar, - i tha Renato duke e ngritur pak tonin – ti nuk e di se ç’do të bësh

tani më tutje, arsyeto njëherë?!

-           Ndoshta ke të drejtë, - i tha ajo dhe u ul pranë tij.

-           Provo të lidhesh me Avniun, - i tha ai sikur t’i kishte ardhur ndonjë sinjal

papritur – ndoshta të përgjigjet!

-           Nuk e ke keq! – i tha ajo si të ishte përmendur nga gjumi dhe krijoi numrin

menjëherë.

-           Alo! Era jam, ç’u bë me ju?! Ku jeni?! – i thirri ajo gati pa i shkëputur fjalët.

-           Ah, unë jam atje ku edhe djalli nuk e di ku është! … - u dëgjua një tringëllimë

si e goditur dhe pauzë.

-           Me sa duket ia rrëzuan telefonin nga duart! – tha ajo si e zënë në faj.

-           Unë e di se në duart e kujt ka rënë! – pëshpëriti Renato i shqetësuar.

Mbas pak Era mori mesazh nga shefi, i cili e njoftonte zyrtarisht që të tërhiqej nga

misioni dhe të kthehej menjëherë në Tiranë. Por ajo që e gëzoi dhe ishte krejt e papritur dhe ndryshoi krejtësisht rrjedhën e mëvonëshme, strukej mister në telefonin e sajë, një tekst i mëparshëm nga Avniu që nuk e kishte vënë re përpara kontaktit të fundit me të, e kaloi rrjedhën e ngjarjeve në favorin e sajë.

Në tekstin e shkurtër, kur Avniu sapo kishte gjetur ndonjë mundësi e

njoftonte Erën se ndodhej i izoluar diku në një pallat të papërfunduar, duke i dhënë hollësi mbi vendndodhjen, që me ndihmën e Renatos në mbrëmje duke u errësuar arritën ta çlirojnë dhe ai t’i jepte dokumetat të cilat denonconin një kontrabandë të fuqishme nafte. Ku ndodheshin edhe tani në studion e televizionit lokal  “Pelikani” për t’i bërë publike, ndërkohë që Renato ishte shmangur nga ky publicitet për të mos krijuar ndonjë andrallë të mundshme.

-           Gjithçka gati! – i tha Ylli  Erës, që ishte regjizori i televizionit, gjithashtu

kishte edhe një pjesë të aksioneve që e bënin edhe më kopetent për t’i afruar shërbim Erës në televizionin e tyre.

-           Ju do të asistoni? – e pyeti Era duke qeshur.

-           Patjetër! Me kënaqësi do të bëj edhe prezantimin tuaj, - i tha ai disi i ndrojtur

– që e nderon televizionin tonë për një personalitet si ju.

-           Nuk kam edhe aq personalitet sa mendoni – i tha ajo përsëri duke qeshur.

-           Unë përpiqem të përfitoj nga stili juaj i punës, - i tha ai me kureshtje si të ishte

nxënës – dhe nuk është vetëm mendimi im personal por edhe i disa kolegëve të tjerë.

-           Ju falenderojë për konsideratën! – buzëqeshi ajo - por dua që lajmi të jepet

direkt.

-           Po, po, direkt, e ndërpremë emisionin që kishim, juve po ju presim!

Era filloi të fliste rrjedhshëm dhe të analizonte disi rrjetin mafioz nga dokumetat

që herë pas here ua pariqiste kamerave, duke argumentuar se kishte disa vite që në këtë rajon lulëzonte kontrabanda e naftës nga kompani fantazmë që i kishin sjell shtetit jo vetëm humbjen e qindra milion lekëve por edhe diskretitimin e tij me fijet ndërmjetëse deri në qeveri, duke i ndërlidhur me peripecitë që kishte hasur edhe vetë ajo dhe më pas edhe me pohimin direkt të Avniut për rrëmbimin mafioz që i kishin bër dhe këcënimet e mundshme me emra nga politika dhe pushteti.

Lajmi u përhap menjëherë edhe nga shtypi dhe televizione të tjera që ia shtuan

edhe më shumë famën Erës, teksa policia kishte mbrritur pranë televizionit për t’i marr në mbrojtje. Ndërsa zilja e telefonit nuk pushonte, por ajo zgjodhi t’i përgjigjej vetëm Renatos.

-           More famë të madhe këtej në provincë, me siguri do të kesh ndonjë ofertë

politike, - i tha ai me humor.

-           Do të isha e kënaqur, - i tha ajo duke rinisur humorin – se pavarësisht nga

cubat, do ta kaloja fushatën si muaj mjalti.

-           Suksese, djall i bukur! – i uroi ai.

-           Bëj kujdes, të mos biesh në folklor sonte, se do të ngjallem në ëndërr! – zgjati

e qeshura e sajë derisa u mbyll telefoni.

Të nesërmen, hyri në zyrën e shefit pa e përshëndetur si zakonishtë, dhe padashur

sytë i shkuan tek qenushi që ishte në të njëjtin vend si më parë, por që po i zvogëlohej dhe largohej dalngadalë ose po tretej vetvetiu në një masë të lëgshme pa formë duke marr edhe ngjyrën e ambjentit aty përrreth.

-           Ju përgëzoj, Era! – mori shkas shefi nga heshtja e sajë.

-           Përgëzimet e tua i meritojnë hafiet si Nori – i tha ajo tek po hapte çantën duke

nxjerr kartën e punës dhe ia la mbi tavolinë.

-           Shefi e njihte mirë simbolikën dhe karakterin e sajë, dhe as që bëri përpjekje

për ta joshur. Mori vetëm qenushin me duart që i dridheshin lehtë, dhe mezi belbëzoi: - të paktën këtë merre se do të më mundoi!

-           Do ta merrja me shumë dëshirë, po të ishte i lirë, pa shpërgënjtë e kamufluar

të duarve të tua,engjëll sikur ishte më parë, por jo kështu të robëruar. Hipokrit! – i shfreu tek po dilte, duke lënë pas oshtimën që vërtitej nëpër zyrën e tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora