E marte, 15.06.2021, 01:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: Thirrje kosovare

E enjte, 16.02.2012, 08:35 PM


Xhavit Gasa

 

 

THIRRJE KOSOVARE

 

Hape derën dhe për mua,

Europë e vjetër,Europë e re,

Mos më lërë më të vuaj,

Jam e jotja s'më vë re...?

 

Jam unë ,Kosova,që të bëj thirrje,

Hapma ti, moj,Europë derën,

E largomi lotët prej syve,

E kthema nderën.

 

Ka qindra vjet që po pres,

Që përballem me trishtimin,

Në dyert e tua trokas pa rreshtur,

Të lutem mos ma sos durimin.

 

Jam përgjakur për këto troje,

Kam identitet e kam nje emër,

Që s'ma shuan shekujt dot,

Me lirinë në zemër.

 

 

DËSHMORËVE TË KOSOVËS

 

E bukur është pranvera,

Natyra plot hijeshi,

Por më e bukur nga të gjitha,

Pranvera-liri.

 

E këtë pranvere e sollën ata,

Që nuk qëndruan të bënin sehir,

Por u ndeshën me shkaun barbar,

Për të sjellë nuselirinë.

 

Ç'u mblodhën bijtë e Kosovës martire,

Si shqiponjat krahëhapur erdhën,

Dhe derdhën gjakun flakëve te luftës,

Për t'ia lartësuar truallit nderën.

 

Eh, ishin të rinj në lule të jetës,

Plot ëndrra e plot dashuri,

Dhe mbetën lule e përjetshme,

Të së pavdekshmes Liri.

 

 

THEMELET E LIRISË

 

Tan Kosova ka ba thirrje,

Bijve të vet anë e mbanë,

Ka ardh koha e lirise,

Me i dale serbit ballë për ballë.

 

Bujku në are ka lëne parmendën,

Dhe studentët kanë lënë shkollën,

Kurbetlinjtë kanë lënë kurbetin,

Janë përgjigj thirrjes së Kosovës.

 

Gjyshi plak ka rrok armët,

Asht çue n'këmbë gjithë rinia,

Per me i dalë zot vatanit,

Se pa gjak nuk vjen liria.

 

Mençuria e Ibrahin Rugovës,

Dhe trimëria e bacë Ademit,

Gjaku i bijëve të Kosoves,

Ja betonuan lirisë themelet

 

Moj Kosove, moj sokoleshe,

E gëzofsh për jetë lirinë,

Ti je në bote ma i riu shtet,

E gëzofsh ti pavarësinë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora