E diele, 25.07.2021, 01:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Era e tokës Arbërore

E merkure, 15.02.2012, 08:42 PM


Era e tokës Arbërore

 

Esse nga Xhevahir Cirongu

 

(Në përvjetorët e Shpalljes së Pavarsisë Shqipëri-Kosovë,në 100-vjetorin e 4-vjetorin e tyre.)

Lind dielli! Pastaj,kjo ditë me rreze të ngrohta të këtij dielli,ne e përshkruajmë me emrin Ditë.Ato vrapojnë njëra pas tjetrës duke shkelur errësirën e natës.Dhe kështu vjen java,muaji,vitet,e më pas shekujt.Në brendësinë e  tyre ato mbajnë të vulosura episode,ngjarje,histori…..Supeve të shekujve lexojmë qartë historinë e shoqërisë njerëzore.Një rrugëtim i gjatë njerëzor.Në këto tallaze historie buzëqesh historia e zhvillimit në shumë fusha të jetës.Por ajo,nuk na i fsheh edhe errësirën,që është bërë shkaku dhe pengesa,si freri i një kali që të mos zhvillohej  kjo shoqëri.

Kështu,si pasojë e mos njohjes se ku mund ta çonte frenimi i zhvillimit mendor dhe intelektual,lakmija dhe interest grabitqare midis kombeve;ndikuan për keq në njërin apo tjetrin komb.Diku lindi zhvillimi,në disa të tjerë kombe që u sunduan,pllakosi errësira.

Vetë shoqëria njerëzore në tërësinë e saj është përballur me luftra të përgjakshme.  Si pasojë të interesave mistike individuale,perandorake mbretërore,popujt në shekuj kanë derdhur lumenjë gjaku.Fakti i dy luftrave botërore,njerëzimit dhe zhvillimit  të shoqërisë njrëzore i ka kushtuar shumë shtrenjtë.

Edhe në tokën Arbërore kanë shkelur nëpër shekuj perandori e mbretëri, të cilat i kanë sjellë jo pak fatkeqësi këtij vendi.E megjithatë , vendi i shqiponjave nuk është dorëzuar,por i ka rezistuar rrebesheve të shekujve.

Si pikënisje e referimit të bashkimit të shqiptarëve fillon me Kuvendin e Lezhës të   mbajtur më 2 mars të vitit 1444-ës,me bashkimin në këtë Kuvend të principatave shqiptare nën drejtimin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Skënderbeu ishte një strateg i zoti ushtarak,por edhe diplomat i shquar  që mbrojti me vendosmëri  lirinë dhe pavarsinë e popujve të tjerë të rajonit.U deshën madje shekuj që të vlerësohej kjo figurë me përmasa aq të madhe,jo vetëm për popullin shqiptar por edhe për popujt e tjerë në Evropë e më tej.Shekulli i 21-të,lartësoi edhe më shumë figurën e Gjergj Kastriotit.

Ngritja e statujave në disa qytete e shtete të Evropës,flasin më qartë për këtë figurë aq të vlerësuar  nga popujt  e kombet e tjera.

Me vdekjen e Skënderbeut në vitin 1468 errësira 500 vjeçare e sundimit Osman pllakosi Arbërinë.Megjithatë,sundimi i tejskajshëm e mizor,popullin shqiptar s’mund ta nënshtronte dot.U deshë sakrificë,përpjekje,dipllomaci dhe së fundi edhe gjakë për të ardhur në datën e 28 nëntorit të vitit 1912.Si gurë meteori burrat e djemtë e shqipes të ardhur nga gjithë trevat e saj,në Vlorën heroike Shpallën Pavarsinë.

Që nga ajo ditë lindi një diell i ri në tokën shqiptare.Nga ai ballkon në sheshin e Flamurit, dhe sot në këtë 100 vjetor kumbon fuqishëm zëri i atyre burrave që mbi gjithëça  vunë  interesat e Kombit.

****

 

(Ia  kushtoj 28 nëntorit të 1912-ës,ngritjes të flamurit tonë kombëtar në qytetin e Vlorës)

 

Nga thellësia e shpirtit erdhi loti i detit

Si ujë Valëbone  rrodhi  për mbi faqe,

Pranë gjirit të nënës  kokën fortë mbështeta

Tek shqipja me dy krena bijtë e saj gjejnë paqe.

 

Afrohem e lulëkuqen këputa atje tek zalli

Dhe shqipes sime ia vendosa në ballë,

Endrrat u zgjuanë  ku piva qumështin e nënës

E gurët e dhimbjes u tretën aty dalëngadalë.

 

Eca,eca i përgjumur në pesë  kontinente

Si anije nëpër dete mendimet shtegëtuan si magelan,

Shekujt e pabesë gjakun derdhën në tokën Arbërore

Ndërsa lulëkuqja në sfond shqiponjën në gji mban.

 

Gjethet e përflakura të nëntorit vjeshtak

U shkundën nga shekujt rreth trungut të vet,

Shumëngjyrat  bashkoi,-  nga ato lindën vetëm dy

E kuqja, e zeza shkruanë  fjalën PAVARSI!

 

Shqiponjat  Arbërore  zbritën në Vlorë

Dielli i nëntorit ngrohu ngjyrat  Kuq e Zi,

Në valët  e flamurit akujt e shekujve u shkrinë

Dhe puthjet e Isa Boletinit vulosën Pavdekësi!

***

 

Flamuri ynë Kombëtar me shqiponjën  dy  krena  do të valvitet mot e jetë në Tokën  Arbërore, në Shqipërinë tonë të dashur.

Në dorë marr një plis dheu nga toka ime që më lindi.Avujtë e ngrohtë i thithë e ato më mbushin kraharorin! Toka e vendlindjes sonë Shqipëria, është djepi që vetëm lind e jep jetë.

 



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora