E marte, 22.06.2021, 10:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Flet skenografi dhe piktori Pano Kondo

E merkure, 15.02.2012, 07:15 PM


“Shoku Niqifor” është një ndër skenografitë më të mira të miat

Albert ZHOLI

Dhe pse studimet e larta i ka mbaruar për skenografi, ai se ka ndarë asnjëherë penelin nga dora. Në arkivin e tij numërohen mbi 300 piktura të gjinive të ndryshme, por ai sërishmi punon. Me pikturat më të bukura Pano ka bërë një album cilësor, ku mjeshtëria e penelit ka gjetur vendin e vet për tu pasqyruar. Por ai asnjëherë s’ka lënë skenografinë pas dore, madje duhet të themi se ky profesion në fillimet e veta e bëri shumë të njohur. Në Teatrin e Fierit ku ai punoi për më shumë se 15 vjet, ka realizuar 100 skena midis të cilave veçon skenografitë e komedive “Shoku Niqifor” dhe “Çobo Rrapushi”

Ju kohët e fundit hapët një ekspozitë në galerinë “Mezuraj”. Cili ishte qëllimi i saj?

Unë kisha shumë dëshirë që të bëja një ekspozitë, pasi kam në galerinë time me qindra piktura. Kjo ekspozitë erdhi si rezultat i paraqitjes së albumit me pikturat e mia. Pra, ky album solli si të domosdoshëm dhe ekspozitën.  Albumi kishte shumë punë brenda, ose realisht albumi ka brenda rreth 300 punë. Mbas paraqitjes së albumit unë doja që të bëja ekspozitën. Doja që të ballafaqohej albumi me ekspozitën. Në ekspozitë vendosa një pjesë të pikturave, ato më cilësoret dhe jo të gjitha, dhe doja që të krahasimin. Pra doja të krahasoja origjinalen me atë që është në album. Mendoj se albumi ka një paraqitje dinjitoze, një botim liksoz dhe me shumë paraqitje.  Në përpjekje për të gjetur sallën e galerisë së arteve, (kisha dy vjet që e kërkoja dhe nuk më lejonin terren) erdhi një kohë ku, meqë tek “Mezuraj” kam arreduar sallën e ekspozitës pronarët më ftuan për hapjen e ekspozitës. Seleksionuam  disa punime, sepse ekspozita përmban pak rreth 35 punë. Një pjesë e punëve ishte në fondin e Galerisë (i kanë ata në koleksion), ndaj unë ekspozova rreth 25 punë të  reja.

-Punimet janë në vaj?

Po punimet janë në vaj. Vaji është boja ime e preferuar.

-Kush mbizotëron më shumë, peizazhi, portreti?

Unë bëj një përzgjedhje për të qenë të gjitha. Kam peizazhin, portretin, natyrën e qetë, kompozim. Është një përzgjedhje mikse. Janë 35 punime. Është bërë një vendosje në mënyrë harmonike. Ka punë nga vitet ‘85-2010. Pra, afër tre dekada punë.

-Pse nuk i keni vënë një titull ekspozitës?

Donim t’i vinim një titull, por  duke qenëse ishte në kuadrin e muzeut, u quajt “Koleksioni i piktorit”. Unë doja t’i vija një titull. Por ato ngulën këmbë që kjo do të  quhej “një koleksion i piktorit”. Tani e ndje se është më mirë kështu. Mund të them se është një titull origjinal.

-Si skenograf kur ke shkuar për herë të parë në Teatrin e Fierit?

Në Teatrin e Fierit kam vajtur  në vitin ‘77-’78, ku është vënë komedia “Shoku Niqifor” ……

Por në fillim kam qenë si i jashtëm. Teatri përgatitej për një dramë shumë të madhe  dhe kishte rreth 2-3 muaj që përgatitej. Ne bëmë një punë që e bëmë  natën ditë. Brenda një muaji u bë dekori dhe u vë çdo gjë në skenë. Erdhi  festivali, ku unë atë e kisha edhe  në test dhe për fatin tim mora  diplomën për festivalin në skenografi. Pra, në këtë shfaqje. Edhe në shkollë për skenografi kisha mbaruar. Kjo nuk ishte për mbrojtje diplome. Unë diplomën kisha një vit që  e kisha mbrojtur. Kjo ishte diplomë që mora në festival.

-Po sot ka në Akademinë Arteve për skenografi?

Po ka. Ekziston si degë. Mund të them që prej saj dalin studentë të përgatitur. Sot nuk e di kërkesën e llogarisë por në periudhën time, kërkesa ishte e lartë.

-Sa drama ose komedi keni vënë në skenë si skenograf?

Mbi 100. Po, besoj se e kam kaluar.

Kur shkova në Fier ishte gëzim për mua. Ishte një ditë feste doja të them. Në atë kohë Fieri ishte në kulmin e suksesit. Kishte aktorë shumë të mirë. Më vonë pak nga pak filluan të iknin se ishin nga rrethe të ndryshme. Kishte nga Korça, Tirana, Berati etj..  Kishte regjisorë të mirë. Ishte Teodor Laço atëherë në Fier si libretist. Këta njerëz krijuan një harmoni me trupën. Ishim një trup profesioniste që konkurronte me Teatrin Kombëtar. Aktorët e Fierit bënë goxha emër dhe u bënë mjaft popullor. Dua të veçoj këtu edhe Pëllumb Kullën.

-Gjatë gjithë kësaj kohe a ke pasur ndonjë kontradiktë me Pëllumbin apo me drejtorin e Estradës së Fierit?

Jo, nuk kam pasur. Unë kam qenë pak kapriçioz në punën time. Mbas komedisë “Shoku Niqifor” u vu në skenë  “Çobo Rrapushi me shokë”. Edhe aty, unë isha akoma i paemëruar. Për të realizuar atë skenografi punohej ditë dhe natë. Ajo ishte një shfaqje që do të vinte Mehmet Shehu. Edhe sot ajo komedi diskutohet në rrethet e aktorëve. Ka lënë shumë gjurmë. Ka bërë epokë desha të them. Në rrethe të ngushta merret dhe si shembull. Por ta dini se sa dhe si është punuar me të vetëm një zot e di. Na doli qumështi i nënës. S’ishte e paktë vinte Mehmet Shehu që si qeshte buza.

-Po ju a e takuat Mehmet Shehun?

Mehmet Shehu erdhi me të vërtetë në shfaqje. Ne bëmë një mobilizim të paparë. Ai erdhi bashkë me Fiqretin. Unë nuk e takova. Dhe mbaj mend  (sepse e shikoja enkas nga ku isha ulur) se ai nuk qeshte në fillim, por vetëm e shoqja. Por skenat ishin shumë komike. Luftari me shokë, atë ditë flakëronin. Andej nga fundi i shfaqjes edhe Mehmeti qeshi. Nuk ishte e pakët të qeshte Mehmet Shehu. Ndokush s’mund ta kuptojë sot.

-Kush ka qenë dita më e vështirë si skenograf?

Për mua të gjitha shfaqjet i quaj të vështira nuk i quaj të lehta. Për mua dy kanë qenë skenat më të vështira ku kishte më shumë ngarkesë tek drama “Atentatori”  ku vritet Esat Pasha nga Avni Rustemi në Paris dhe një tjetër. Në këtë dramë ishin katër ndërrime dekoresh. Ne punonim më shumë natën.

Si i kishe marrëdhëniet me aktorët?

Shumë të mira. Nuk kam pasur konflikte m e aktorët. Nuk kam pasur trysni. Trysnia ishte vetëm artistike. Caktohej një datë që të dilte shfaqja dhe s’bëhej dysh. Do punoje pa orar që të bëje skenën, por me atë pagesë. Çdo shfaqje pritej nga një lloj ankthi se çfarë do të thonë, a do të na kritikojnë?

-Ku e ndieni veten më mirë në skenografi apo në pikturë?

Skenografinë kam dëshirë ta bëj herë pas herë. Një dekor në vit e kam dëshirë. Kurse në pikturë e gjej veten të plotësuar.  Piktura mbetet dhe është një  art më vete. Skenografia mbaron në atë shfaqje dhe harrohet nga publiku. Piktura ngelet. Ka njerëz  që e pëlqejnë skenografinë me një shfaqje. Piktura është tjetër art. Një art që me kalimin e kohës ka më shumë vlera.

-Sa çmime ke marrë si skenograf?

Kam marrë rreth 4-5 çmime. Janë çmime të ndryshme dhe dekorime nga Ministria e Kultura dhe “Naim Frashëri i Artë” nga Presidenti. Me skenografinë them se e kam mbaruar punën dhe e kam mbyllur ciklin tim dhe jam i ngopur me të. Në pikturë jam akoma në kërkim. Kam shumë punë përpara. Kam shumë rrugë të pashkelura. Piktura është magji. Ngjyrat e bojës janë simbole të jetës reale.

-Kush janë gjinitë e pikturës më pëlqyeshëm për ty?

Unë jam karakter ekspansionist, jo abstraksionist. Abstraksioni më pëlqen në formën origjinale. Dua të bëj ballafaqime me kulturën. Unë kur e bëj peizazhin  e bëj ashtu siç e shikoj. Pastaj se si e interpretoj ajo është puna  ime. Nuk kapem pas asaj që është  e pamundur.

Piktorët e preferuar?

Nga piktorët shqiptarë që janë disa unë do të përmendja Sali Shijakun, Ismail Lulanin ( sot nuk jeton), Abduhrrahim Buza.

Nga të  huajt: Pikaso, Van Gogu etj..



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora