Kulturë
Novruz Xh. Shehu: Letra Deas në New York
E hene, 13.02.2012, 08:22 PM
LETRA DEAS NË NEW YORK
NOVRUZ XH. SHEHU
(Për vajzën që ndryshoi Ali Pashë Tepelenën)
Shtëpia Botuese “NACIONAL”
Redaktor: Mujë Buçpapaj
Paraqitja grafike: Mirela Mara
Tetor, 2011
DEAS,

Engjellit qe zbriti si pupel e lehte ne universin tim, shkrepi me rinine pegasiane u ndez me flake e ndricim parajsor...
Deushe, ti do ta lexosh mbasi te mesosh shkronjat e nje prej gjuheve me te hershme ne kontinentin Europian.
Zoti, ky perandor i madh i inteligjences supreme me urdheroi te te shkruaj ty, nder miliona femije te ketij planeti. Une kam zbatuar kete urdher sa kam mundur ne emer te te gjithe gjysherve te Shqiperise!
Ne pritje te letres tende ne vitin...
Por dhe ne se do te jem me sherbim ne qiej, do te porosis nipat e mbesat qe te ma ruajne.
Ne vigjilje te njevjetorit tend.
Pac fat!
Tirane, me 5 dhjetor, 2011
PROLOG
Ashtu si udhëtarët që, në herëshmërinë e banorëve të këtij
planeti, preferonin yllin e mëngjezit si pikë referimi për të
mundësuar rrugën e duhur, preferova pikërisht Dean që
disa ditë mbas lindjes. Unë kështu arrita të komunikoj me
një kontinent tjetër me lexuesit e denjë dhe njëkohësisht në
një kohë tjetër. Kur Dea të rritet do të mund të asimilojë e
artikulojë historitë e vendit nga kanë rrënjët mamaja dhe
gjyshët e saj (histori në vargje mbi Tepelenën, Ali
pashën, Vasiliqinë, Bajronin etj).
Ndërsa vogëlushja Dea është në periudhën e rritjes, ju
mund të lexoni histori reale, të shkruara me seriozitetin dhe
korrektesën e studjuesit dhe të veshura me kujdesin e artit.

LETRA E PARE
MIRË SE ERDHE!
Uaaa!
Paske ardhur?!
si maket i hënës ke zbritur në New York!
Ti erdhe befas, kur se prisnim,
me gjithë floririn e botës mbi flokë!1
Uaaa, paske ardhur
me gjithë lumenjtë e Shqipërisë
në një shekull ndryshe?!
E di që ke gjysh një Diell të ngrohtë
dhe Hënën e vërtetë e ke gjyshe?!
Membranën e Valbonës ke tek gusha
Vjosën tek syçkat, natyrisht,
Pa ty, moj Dea, çfarë do të ishim,
Çfar do të ishte ky shekull i brishtë?
Por ti erdhe,
e dije që të donim
që nga Tirana deri në New York!
pra mirë se erdhe,..Eja...Eja!
Alba Life 2
tani do të fillojë
me sot e tutje:
“Ju flet Dea!...”
Tiranë, 14 Janar 2011
KUJTESA
Luftra të mëdha u bënë moj Dea,
tek vendi me emrin Tepelenë,
ku kështjellat ngrihen si malet,
çdo mal shndërrohet në bedenë.
Do të tregoj sa të mundem, jo të tëra,
të t’i shkruaj duhen po aq jetë,
mandej shkronjat shqipe u mësuan
për pak më shumë se 100 vjetë.
Por kujtesa e banorëve i ruajti
kënga i ruajti me kujdes,
ndaj heronjtë nuk u shkrinë,
siç shkrihet e bukura vesë.
MOTIV ME HËNËN
Dea, sot është gjashtë qershor,
erdha në Tepelenë, kisha punë,
në malin e Këndrevicës dëbora
qëndronte ende mbi supe si gunë.
Nuk më dëgjon?! S’qënke zgjuar?!
Zgjohu, do të mësosh ç’është e bukur:
Mbrëmë hëna, tek mali i Golikut,
rrinte si tek lulja një flutur.
Mandej ajo hidhej në Vjosë,
luante si trofta në valë,
çdo yll që binte me të,
shndërrohej i artë, si stërkalë.
Letra e trembëdhjetë
LETËR E XH. G. BAJRONIT
DËRGUAR NGA PREVEZA NËNËS
NË ANGLI,
MË TETOR 1809
Ai porositi, si gjithë shpirti shqiptarëve,
për kuaj, luftëtarë, shërbestarë të zotë,
të mos të paguanim aspak, për shërbimet,
të ndjehesha bir shtëpie në çdo portë.
Shëtita pallatet për rreth në Janinë,
të nipërve dhe stërnipëve të tij,
muret u ndrinin nga skalitja,
brënda u ndrinte mëndafsh e flori.
Mandej, ecëm për nëntë ditë,
nëpër, shira, erëra, stuhi,
në orën 1700, në Tepelenë,
m’u duk se mbrrita në Skoci.
Po largohej mbreti Diell,
që pashain ngjatjetonte rëndë,
shqiptarë, me jelekë prej ari,
tundnin fustanellat si tëndë.
Tundnin jataganë, kobure
me gurë të rrallë në doreza,
s’ngopem së pari Ilirinë,
që kur u nisa nga Preveza.
Burrat në supe mbajnë hedhur
guna të bardha, të zinj sarekë,
kadifja e kuqe me lulet e prillit,
thuajse hedhin valle në jelekë.
Ushtarë etiopias mbajnë 200 kuaj,
të gatshëm për kalërim, ku të duhet,
postjerët hyjnë e dalin me shkresa,
të vëmendshëm, të shkathët sa s’thuhet.
Shqiptarët na pritën gatitu,
shkronjtori pashait erdhi shpejt,
ish burrë inteligjent, na kërkoi
të ndihemi të lumtur, të qetë.
Natyrisht ja vlen të ta shkruaj
se në një katund një kryetar shqiptar
më ndihu të dilja nga një anije e mbytur
dhe ç’të më duhej ma dha që ta marr.
Na dha ushqime të pestëve sa ishim
(Unë Hobhausi dhe tre të tjerë,)
por u mvrejt dhe u trondit i tëri
sapo nisa që paret t’ia nxjerr.
Kundërshtoi të paguaja sadopak,
kërkoi veç ta shkruaja që e prita mirë,
se këtu miku ka vlerën e Zotit,
monedha pothuaj është e pështirë.
Këmbëngula sërish të merrte paret,
ai u rebelua: ”S’dua të më paguash,
por dua të mos të më harrosh,miku im
dhe kudo, që të jesh, të më duash!”
Të nesërmen na priti Ali Pasha
me uniformë gjenerali ish veshur,
në brez të qëndisur prej ari,
shpatën e mbante të ngjeshur,
Odaja me mermer krejt të bardhë
kish në mes një krua- shatrivan,
nga një kënd në tjetrin e rrethonin
poltrona me flori e gajtan.
Sa hymë, pashai vet, u ngrit
në këmbë me nderimin të plotë,
këtu miku pritet, nëna ime,
siç pritet mbreti nëpër botë.
Pashai më shikoi e shfaqi bindjen
se isha aristokrat i vërtetë,
se kisha vesh e gishta të vegjël,
kaçurrela, që tundeshin lehtë.
Shprehu habi, që vija që nga larg
për shëtitje e vetëm për dëfrim.
Mandej m’u lut që ta vlerësoja
njësoj si babain tim.
Dhe tha, butë- butë, se do më donte
njësoj si dhe birin e vet.
Mandej në dhomë më dërgonte
Fruta, arra, shërbim, salltanet.
Ngado shihej pjelloria e dheut
lugina, pjerrina, lumenj.
Nënë, këtu nuk ka bujë qytetërimi,
Por ka miq e njerëz të mëdhenj.
I yti Bajroni