E enjte, 29.07.2021, 10:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Faton Mehmeti: Poezia e Suzana Zisit

E diele, 12.02.2012, 05:01 PM


POEZIA E SUZANA ZISIT

 

Shkruan: Faton Mehmeti

 

THYERJA E KLISHEVE SI TABU EROTIKE          

 

   Evulimit të poezisë shqipe në vitet e pas të 90’-ve, dhe krijuesve të rinj të talentuar për të sjellë novatorizëm në letërsinë shqiptare, kësaj plejade i shtohet edhe poetja tashmë e mirënjohur Suzana Zisi, e cila  u lind në Vlorë në vitin 1967. U diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Elbasanit në vitin 1990. Prej kësaj kohe, kur fillon rrugëtimin e saj poetike, e në faqet e gazetave letrare të kohës ka botuar  një numër të madh krijimesh poetike, ku ato janë shquar për një cilësi të dukshme.

    Në vitin 2004 botoi vëllimin e parë poetik “E bardha ështe pak”,Libri i saj i pare u prit mirë nga kritika, po edhe nga lexuesit. Ai u përzgjodh ndër 5 vëllimet poetike më të mira, nga Juria e Konkursit Kombëtar “Penda e artë” në vitin 2005. Kjo duket sikur i dha guxim që të vazhdojë edhe më me ngul në fushën e poezisë. Në vitin 2006, botoi vëllimin e dytë poetik me titull              “ Imazhet kanë ftohtë”. Në vitin 2011 botoi edhe vëllimin e tretë me titull “të jesh..,fjalë”.

 

NDËRTIMI STRUKTURORË I VARGUT

 

Pas një leximi të vemendshëm të krijimtarisë poetike të Suzana Zisit vihet re se poezia e saj karakterizohen nga  prirja për të shkelur rrugë të pashekeluar poetike, të cilat detreminohen nga një gjuhë e pasur poetike dhe një organizim strukturor deri diku mjaft homogjen.

Temat kryesore që e determinon poezinë e Suzanes janë dy: a) dashuria si temë unirvsale, dhe b) tema individuale (altergoja e saj).

Motivet e poezisë së saj duhet veçuar sidomos poezitë me motive erotike, filozofike dhe universale.

 

Poetja është e kujdesshme në përdorimin e figurave letrare, ku sidomos vihet në dukje përdorimi i shprehje alegorike dhe metaforike, gjë që i jep shprehje më të theksuar gjuhës dhe vargut të poezisë.

Në dy veprat e saj të para “E bardha është pak” dhe“ Imazhet kanë ftohtë”, vërehet një “desiplinë” në strukturë dhe një kujdes në varg, Në veçanti është i theksuar përdorimi e rimës. Në aspektin linear të shtrirjës kohor të saj, Suzana Zisi na shfaqët në relacion  të dy kohërave: kohës së shkuar dhe të tashmës.

Autorja ndërton figurën e një përsoni tek i cili ajo ndjen një pasion të hellë, së cilës nuk i mungon malli dhe nostalgjia për kohën e shkuar. Vujatja  e saj arrin deri në përmasa  të dëshpërimit për mungesën e reciprociteit të ndienjës, prandaj i drejtohet me vargjët:

“ Te kesh vallë në lëkurë sadopak ndjesi?/ për të shprehur kalitjen e vuajtës/ U mësova me ty/Tashmë duke vëzhguar veten/I njoh më mirë errësirat e mia”

Suzana Sizi na shfaqët me një frymëzim intim subjektiv dhe nga vargu i çliriuar nga konvencat tradicionale të vargut.

Arti lind dhe jeton në saje të dhimbjes, respektivisht në kurriz të saj. Që moti është besuar se ai luan rolin e ventilit çlirues,si rrugëdalje nga pozita e njeriut pa rrugëdalje.

Loja e brendshme  e shpirtit poetik të Suzana Zisiti ndërtohet në trekëndshin: SHENJËS-SHËNUESIT DHE TE SHËNJUARIT. Përmes këtij “trekëndëshi” autorja ndërton lojën e saj poetike. Duke qenë se i flet të shkuarës, që identifikohet përmes palimsesit poetike të leximit të dyfishtë,duke e shndërruar si Shenjë të meditimit përmes Shënjuesit të Shënjuar. Apatia e brendshme   shpirtërore e autorës do të “thyhet” nëse :

Në qoftë se një ditë/ Para meje do të shfaqesh/Nata do bëhet ditë-e ardhmja!.

Këto vargje shfaqin një antitezë, jo vetëm poetike, por edhe jetësore. Përmes këtyre vargjeve deklaratike, tjetërsohet gjendja shpirtërore me atë poetike.

 

EKLSPORIMI I BOTËS SË BRENDSHME POETIKE

 

Në veprën e saj të fundit “ të jesh …fjalë” hasim një strukturë tekstore jo aq të realizuar në kompozicionin tradicionale, mbase kjo vjen edhe si pjekuri poetieke e autorës për të manovruar me fjalët, por edhe me vargjet. Këtu na shfaqet një antihermetiz lirik, autorës nuk i intereson që botës t’i komunikojë mesazhin për relacionet e saj me botën. Pra, subjekti poetik,refleksionet e veta i përgjithëson, ua gjen ekuivalencën sa me të përgjithëshme, e ky proces poetik në estetikë njihet si objektivizim.

Shperthimi erotik i Suzanës (në nivel’’shizofrenike’’) merr përmasat e një uragani që nuk njeh kufinj, pëmrës vargut të zhveshur-çlirues. Kjo gjë më së miri pasqyrohet ne poezinë “Klithama” me lejohen e saj :

“Ulëresa/ si bishë…

Duke përmbyllur me vargjet metaforike:

“Jam një lojë e madhe/ Në fushën tënde të vogël të dashurisë”

Në këto vargje, po edhe në vargjet të tjera vihet re se shpërthimi i një vuajtje apo një dhimbje të frustruara që një kohe të gjatë, prandaj Suzana shprehet:

Dhembjen tënde e kaploj gishëtrinjsh/ E gëlltis/ Qe tek unë/ të ulurisë/ Pafundësisht….

Padyshim se Suzana Zisi është poete e një brezi të krijuesve të talentuar që iu ikën klisheve,por  edhe temave tabu. Pjekuria e saj poetike po dëshmohet çdo ditë, dhe pritjet nga Suzana janë të mëdha…!!!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora