E premte, 18.06.2021, 03:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: “E drejta dhe noteria”, tekst i parë dhe praktik i jetës juridike...

E premte, 10.02.2012, 08:56 PM


“E drejta dhe noteria”, tekst i parë dhe praktik i jetës juridike...

 

Nga Tefik Selimi

 

Këto ditë, mr.sc. Mustafë R. Musa, avokat nga Gjiilani, botoi tekstin e parë nga lënda e drejtësisë me titull “E drejta dhe Noteria”, libër ky i munguar tek ne, i cili është mjaft i nevojshëm për rininë studentore, por edhe për të tjerët që e adhurojnë këtë fushë të dijes. Libri në fjalë është shumë praktik. Është një lloj “kanuni” që rregullon veprimtarinë e  aksicilit njeri. Me tekstin “E drejta dhe Noteria”, autori synon të jap një pasqyrë mbi veprimtarinë e Noterisë dhe, për te, por edhe për tjerët, është një shtytje apo frymëzim për punime tjera në drejtim të avansimit të Noterisë si lëndë e re dhe shumë e kërkuar e praktike tek ne.  Siç dihet, ky lloj teksti ka munguar. Autori, Mustafë R. Musa, tash avokat, duke parë të nevojshme mungesën e kësaj fushe të rëndësishme, që në fakt lehtëson veprimtarinë praktike, gjeti kohë për ta hulumtuar këtë “dije” e  për ta “krijuar” e botuar një tekst fort e praktik për të gjithë. E drejta dhe Noteria ëshë një ndër institucionet e rëndësishme në të drejtën juridike të kohës moderne. Në fillim deshëm ta hulumtojmë prejardhjen e fjalës Noter te  Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, i cili jep sqarim mjaft të mirë të këtij termi nga e drejta juridike. Në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, të botuar në Prishtinë, më 1981, shtohet: “Noteri, zyrë ndihme juridike që merret me veprimet noteriale, zyra e noterit, dokument i vërtetuar në noteri”, f. 1271. Apo termi nga fusha juridike, noter, do të thotë, këshilltar ligjor, i ngarkuar për kryerjen e disa veprimeve juridike, që me dispozita nuk u janë lënë organeve të tjera shtetërore, si bërje aktesh, vërtetime dokumentesh e nënshkrimesh, pranim për ruajtje dokumentesh të ndrysme”, shih. Fjalori në fjalë, f. 1270,1271. Pra, noteria si institucion tejet i rëndësishëm për kohën sot, jo vetëm që do të ketë jetësim praktik në “zgjidhjen” e problemeve të shoqërisë, por luan rol të madh në rregullimin e veprimtarisë së noterisë moderne. Botimi i  tekstit  “E drejta dhe noteria” nga autori Mustafë R. Musa, avokat, synon të jap një pasqyrë mbi veprimtarinë noteriale dhe një shtytje për të dhënë edhe më punime tjera në drejtim të avancimit të  noterisë si lëndë juridike e re. E  Drejta dhe Noteria, edhe pse një profesion i  vjetër, tek ne, si profesion e si lëndë është pak e njohur për shoqërinë kosovare, ku më 17 tetor 2008 është miratuar Ligji mbi Noterinë. Andaj, edhe në Republikën e Kosovës parashihet të fillojnë me punë noterët e parë  gjatë këtij vitit 2012. Mendoj se ky tekst do të jetë sado pak një ndihmesë për këtë fushë të re të dijes nga e drejta juridike, ku më përsafërmi qytetarët tanë do të njoftohen me veprimtarinë noteriale. Për shkak të kompleksitetit dhe pasigurisë së jetës civile të qytetarëve në këtë dinamizëm të zhvillimit të mardhënjeve ekonomiko-shoqërore, e bëjnë të domosdoshëm rolin e noterit për të ofruar siguri, eficencë, thjeshtësi e kosto të ultë në marrëdhënjet e administratës publike e që ofrojnë një garancë të fortë morale  për qytetarin tonë. Pra, kaherë është dashur edhe në Republikën e Kosovës, edhe pse me vonesë, të formohet Noteria, edhe pse me vonesë e formuar, ajo vërehet me optimizmin e përspektivës së saj. Meqenëse Noteria me opusin e saj sjellë siguri juridike dhe ndikon në shmang-jen e kontesteve ndërmjet palëve, ashtu që, me arsye, për të njëjtën qëllim mund të thuhet se është shërbim i mbrojtjes preventive të të drejtave të klientëve. Sipas këtij modeli, pos materies juridiko -civile, vepron edhe si pjesë e materies jo kontestimore dhe ka rolin e të ashtuquajturit “gjyqtarit preventiv” pasi se Noteri në rolin e tij të pavarur, këshillimin e obligueshëm të klientëve, mbrojtjen e të dobëtit dhe palës së panxan në lidhjen e një punë juridike, Noteri ndikon në mënyrë preventive që të mos lind kontesti në lidhje me atë punë juridike. Dokumenti i noterizuar, pos vërtetësisë dhe zbatueshmërisë, bazohet në nënshkrimin, formën dhe përmbajtjen e dokumentit. Dokumentet e noterizuara gëzojnë supozimin e dyfishtë të ligjshmërisë dhe saktësisë së përmbajtjes dhe kanë fuqinë e titullit përmbarues. Pavarësisht nga natyra publike e shërbimit të tyre, noterët veprojnë në mënyrë të paanshme e të pavarur, jashtë cilësdo hierarki të shtetit. Ata ushtrojnë funksionin e tyre noterial përmbrenda fushëveprimit të tyre dhe të gjitha ligjeve e rregulloreve tjera, duke respektuar Kodin Noterial të Etikës dhe Sjelljes profesionale, në pajtim me betimin e dhënë. Sot në botë ekzistojnë forma të ndryshme të noterisë, gjersa në Evropë, dallohen: Noteria e pavarur, në të cilin noteri  ushtron punën e tij noteriale, si veprimtari publike, por duke e ushtruar atë në emrin e tij personal; Noteria e shtetit, ku punët e noterit i kryejnë zyrtarët  shetërorë, të cilët paguhen nga institucionet shtetërore dhe se normalisht ekziston ndikimi i shtetit, pra nuk është noteri e pavarur; dhe, Noteria e përzier,  në të cilin punët e noterve iu besohen personave të ndryshëm, të cilët nuk merren vetëm me ushtrimin e veprimtarisë noteriale, porse edhe me punë të tjera, si  avokatura, pra këtu nuk flitet për noteri të mirëfilltë. Te ne, në Kosovë, zbatohet modeli i noterisë së pavarur-latine, ku noterët janë juristë profesionalë dhe  zyrtarë publikë të emëruar nga Ministria e Drejtësisë. Ky tekst, shpresoj se do t’ju ndihmojë studentëve të Fakultetit  të Drejtësisë për përgatitjen e provimit nga E drejta e Noterisë, juristëve praktikantë dhe qytetarëve të interesuar, duke patur parasysh faktin se gjithësecili gjatë jetës do të ballafaqohet me problemet, me të cilat merret shërbimi i noterisë si dhe plotësimi i një mungese që ka ekzistuar për një tekst të tillë në literaturën juridike kosovare. I vetëdijshëm që në këtë tekst nuk kanë mundur të përfshihen të gjitha çështjet që rregullon e Drejta Familjare, e drejta Trashëgimore, e Drejta Sendore, e Drejta Detyrimeve, e Drejta Tregëtare, Kadastri etj., por sadopak  autori i tekstit ka bërë përpjekje dhe është munduar t’i prezantojë disa nga pikat më urologjike të disa instituteve juridike të tyre,  që kanë lidhmëri më të madhe me Noterinë.  Për ta bërë më të lehtë përvetësimin e materies, autori, Mustafë Musa ka prezentuar edhe shembuj  hipotetikë nga praktika noteriale. Duke patur parasysh faktin se ky tekst është botim i parë në sferën e  Noterisë, dhe lidhmërinë e saj me disiplinat e tjera të përmendura. Autori i tekstit “E drejta dhe Notaria” Mustafë R. Musa shton në fund të tekstit se,  me kënaqësi i pranojmë komentet dhe sugjerimet konstruktive të adhuruesve të kësaj fushe,  me qëllim të avancimit të  mëtejmë të kësaj materie të re të jetës juridike. Ky tekst është një lloj libri dokumentar i përcjell me shumë shembuj, ku nuk i mungon edhe literatura përkatëse dhe mjaft e gjerë. Librin e  Shtëpia Botuese "Kurora" në Gjilan, 2012. Ka 300 faqe tekst.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora