E marte, 27.07.2021, 11:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Skulptorë të mirë, buste karikaturash!

E merkure, 08.02.2012, 08:58 PM


Skulptorë të mirë, buste karikaturash!

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Nëpërmjet artit tredimensional të skulpturës, krijuesi shpreh mendimet, ndjenjat dhe riprodhon jetën. Skulptura ka një fushë të gjerë  dhe shtrirje të madhe kohore. Çdo skulptor i cili fillon me gdhendjen e këtij arti, duhet pa dyshim t’i njohë materialet me të cilët punohet skulptura e ato janë: Gjipsi, guri, druri, bronzi, balta dhe shumë materiale të tjera që ofrojnë mundësi të ndryshme për shpërfaqjen dhe konkretizimin e imagjinatës së mjeshtrit të kësaj fushe. Përveç kësaj, skulpturat ndahen edhe sipas qëllimit të veprave të gdhendura. Në këtë kuptim kemi : truporet të lira , truporet të lidhura dhe reliefët. Mirëpo, nuk do komentoja në hollësi qëllimet ndarjes së skulpturës, ngase janë të njohura për opinionin, por do komentoja krijimtarinë e skulptorëve të ndryshëm në Kosovë që vërtet posedojnë vlera artistike dhe meritojnë ta prezantojnë artin edhe jashtë vendit. Kemi skulptorin Adem Rusionvcin i cili me artin e tij imagjinar, konkludoj dhe rezultojë një veçanti të madhe në art. Llullat, rrotat të cilat simbolizojnë një lëvizje të vazhdueshme, muzikantët përkatësisht okrestruesit, të cilët nuk janë të qetë. Ata mbajnë kokat të mburrura lartë, në thellësi, ata përjetojnë melodi të ndryshme. Përmes ndriçimit të verdhë, që i ngjanë një pasdite verore,  shoqërohen edhe me hijet e ndryshme, nuk muzikojnë, por na shikojnë nga lartë, duke na treguar me anë të mimikës, një melodi e cila pritet të ndodhë. Atyre  u mungojnë duart, nga frakët e tyre, ngjasojnë me shpezët, e kjo më së miri vërehet edhe nëpërmjet këmbëve të tyre të hollë. Ky arketip vjen thuajse gjithmonë në trajtën e një fluksi, përhedhjeje, hovi, gati si zjarret vullkanike që shpërthejnë e digjen nëpër hapësira plot trysni, përplasje, ndërkallje. Se ç’kanë diçka nga kozmosi të gjitha ato. Nga kozmosi në zjarr. Nga kozmosi në lodrim e krijim qiejsh të rinj e yllësish të reja. Diçka nga zjarri i shpirtit njerëzor, që digjet e digjet pafundësisht. Skulpturat janë me përmasa gjigante, të thella, konceptuale, postmoderne, në të njëjtën kohë, dergjen në një botë të përtejme, iluzive e cila komunikon me ne. Skulptori Ismet Junuzi, i cili me artin e tij (skulpturën) shprehë aktualitetin e kohës, gjithnjë duke u shoqëruar me gjurmët e së kaluarës. Temat janë dramatike që kapërcejnë atë gjendjen tradicionale të hershme dhe skematike. Poetika që zbatohet në skulpturën e Junuzit është me një gjuhë tradicionale të hershme, jo të bezdisshme e që sjell nuanca befasie estetike. Mesazhet nuk janë vetëm shqiptarë, por universale. Skulpturat në shumicën e rasteve i punon me metal, dhe i ekspozon në ambient të mbyllur, por edhe të hapur, sepse nuk është vetëm ambienti i mbyllur që ofron vend për ekspozim, hapësira e hapur, ndërton një komunikim ombrellë më provokues për artin e tij. Skulpturat  eksperimentojnë me vështruesin dhe ndryshojnë në kohë dhe hapësirë. Po ashtu duhet përmendur skulptorin tashmë të ndjerë Agim Cavdarbashën, i cili në skulptura krijoji, mitizoi, ringjalli dhe edukoj personazhe, figura njerëzore që ende ruajnë rrjedhojën e kohës dhe skenës në hapësira të ndryshme. Bota e tij ishte vërtet teatrale, që në thellësi posedonte sinqeritet estetik  aspak absurd për kohën, por postmodernen dhe kryengritjen e qëllimshme.  Lirisht mund të thuhet se Cavdarbasha, është një pasuri kombëtare që duhet të rruhet deri në përjetësi. Drama dhe tragjedia e tij arrin kulmin Shekspirian me një emocion të njëmendë të drejtpërdrejt dhe të ofron ose të ngjizë me esencën e padukshme që bëhet e dukshme. Të tre këta skulptor të lartpërmendur, shprehin estetikën, vlerën, thyerjen e rregullit të kohës, dhe udhëtimin e pa ndalur, në majet e larta. Ata e njohin mirë shpirtin dhe rregullin e skulpturës. Nuk do ndalem me kaq! Busti i Skënderbeut i vendosur në  Tiranë ku vija e horizontit që kalon përmes kalit, është paralel me tokën. Kjo vijë në Skënderbeun e Krujës, është në një kënd 45 gradë me tokën. Kjo është arsyeja e energjisë që kali ka të akumuluar, dhe duket sikur do t’a derdhë mbi armiqtë. Proporcionet në mes kalit dhe Skënderbeut janë të punuara mjaftë mirë, duke mos u ngulfatur. Ndërsa, Skënderbeu i Prishtinës, bënë luftë me kalin dhe arrin ta mposhtë kalin. Fjala është për anën estetike në mes proporcioneve me njeriun dhe kalin e që jashtë mase është e gabuar. Po të analizohet mirë, Skënderbeu është më i madh se Kali, e që në realitet kjo është e pa mundur. Nuk e dijë përse skulptori nuk i ka dhënë rëndësi anës estetike, por vetëm anës historike. Një gabim tjetër, kemi edhe bustin e Bill Klintonit të vendosur, mu në Bulevradin e quajtur “Bill Klinton” në Prishtinë. Statuja e tij është  3.4 metra e lartë dhe peshon 900 kg. Edhe këtu hasim në gabim proporcional, duke i ngritur jashtë mase shputat e duarve, dhe kjo ngjanë sikur me skulpturat e skulptorit të famshëm Ogist Roden, i cili gjithnjë i paraqiste njerëzit me trup të zhvilluar dhe duar të mëdha, mirëpo proporcionet ishin të qarta në mes trupit të madh të zhvilluar dhe duarve të zhvilluara. Ndërsa, Klintoni me trup më të vogël dhe me shuplaka të duarve të mëdha, ngjason me ndonjë karikaturë. Por, kjo nuk guxon të ndodh me një figurë të njohur botërore. Skulptori nuk arriti, ta kopjoj shpirtin, figurën origjinale realiste të Klintonit, duke ditur se skulptura është art tejet i kufizuar në krahasim me pikturën, ku lejohet një liri e vockël në aspektin real.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora