E enjte, 29.07.2021, 04:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Superpozimi dhe ngërçi i këngës shqiptare

E marte, 07.02.2012, 08:09 PM


Superpozimi dhe ngërçi i këngës shqiptare

 

Nga Albert ZHOLI

 

Duket se muzka shqiptare është në krizë. Fillimet e demokracisë sollën një vërshim të paparë këngëtarësh ku s’u dihej fillimi dhe sot s’ka se si të dihet fundi. Filluan lloj lloj rrymash të panjohura muzike (këngësh) që më parë nuk egzistonin (dhe shumë mirë që dolën në dritë), por u shtuan në progression gjeomterik numri i këngëtarëve anonim! Perfeksionimi i metodave të orkestrimit dhe përmirësimit të zërit në regjistrim, bënë që edhe gjithkush që kishte një dorë lek, dhe pak zë që të dëgjohej deri tek shkallët e pallatit të mirrte në dorë mikrofonin dhe  të drejtohej në shtëpitë diskografike duke dhënë urdhër: Dua të bëj një Album (klip). Tregu u mbush me kaseta, disqe apo dhe videoklipe nga më të paparat dhe më të padëgjuarat saqë për një dhjetvjeçar Shqipëria u rendit ndër vendet e para në Europë për numrin e këngëtarëve por edhe të disqeve në treg. Edhe dëgjuesi, njeriu,  klienti i dëshiruar pas muzikës së mirëfilltë shqiptare e humbi orientimin në këtë zallamahi të panumërt këngëtarësh dhe disqesh sa dukej se ishe në tregun amerikan të muzikës dhe jo në Shqipërinë me banorë sa një lagje e Neë York-ut. Për mëse një dekadë këngët me muzikë shqiptare u strukën nga “frika” e tallavasë, apo muzikës së huaj të adoptuar me tekste shqip. Dëgjoje dhe dëgjon këngë me muzikë greke, rumune, italiane, por me teskte shqip! Por mbingopja e tregut, lufta e  heshtur mes shtëpive diskografike për mbisundim duke luajtur në kurriz të muzikës shqiptare duket se tejkaloi parashikimet e tyre por sidomos të dëgjuesit, pasi më nuk mund të luhej me kartën e viteve të para të demokracisë, ku etja për çdo gjë të huaj kishte pushtuar çdo qelizë të shoqërisë shqiptare. Koha bëri të vetën. Muzika shqiptare duhej të kthehej në shtëpinë e saj. Dhe vërtet pesë vitet e fundit në shumë lokale, dasma, evente muzikore, konerte etj…dëgjohet muzikë shqiptare dhe vetëm shqiptare. Veshët na u rehatuan, muzika jonë popullore sikur u kthye nga mërgimi, kthesa në muzikë në emër të muzikës autoktone mori vendin që i takon…

 

Por çfarë po ndodh sot?

 

Në fenomen po aq I shëmtuar sa dhe plagjiatura e huaj, një fenomen që po humb ndjesinë, kontaktin e drejtpërderejt, seriozitetin, konkurencën e drejtpërderjtë, që s’dallon profesionistin nga amatorin, që të lë pa mend nga gafat në skenë apo në emisione…Pra lindën fenomene të tjera si:  superpozim, apo playback. Në “kënga Magjike” apo në TopFest, mbizotërojnë këto lloj instrumenta të regjistrimit apo të paraqitjes së këngës, ku këngëtari në skenë ngjan më shumë si një “Klloun irku” se sa si një këngëtar. Kjo mënyrë konkurimi në spekakle të tilla ka humbur vërtetësinë e zërit, ka humbur zërin e drejtpërderejt, ka humbur komunikimin real me publikun, ka humbur ndjesinë e vërtetë që të jep kënga, emocionin me ngjyrën e ëmbël të muzikës shqiptare. Pra kur dëgjon apo mer pjesë në evente të tilla ku këndohet  me superpozim, apo playback është nëjlloj sikur të marrësh në treg djathin me qumësht pluhur të servirur për djathë safi Gjirokastre, apo domaten e serave për domate të fushës. Këtu krahasimet mund të bëhen pafund. Pra këto lloj aktivitetesh të rëndësishme të muzikës shqiptare, përveçse përcjellin një komercionalizëm absolut, kurrsesi s’mund të thuash se sjellin një risi në këngën apo muzikën shqiptare.

 

E vërtetea?!

 

E vërteta është, se në këto manifeste të muzikës sonë të bukur nuk ka një këngëtar të skenës shqiptare (që merr pjesë), i/e cili/cila nuk ka pasur rastin të këndoj me superpozim dhe të mos përcjell tek dëgjuesi të kundërtën e asaj  çka përmban kënga, teksti, muzika në tërësi si magji e qetësimit shpirtëror. Shikon skena gjigande fosforeshente, me drita verbuese, me hapësira boshe, por vetëm orkestër nuk shikon. Pra çdo gjë duket një falsitet, e stisur, jo origjinale, jo organike si OMGJ. Shikon këngëtar/e që i vijnë rrotull skenës, bëjnë lëvizje akrobatike që do tja kishte zilinë çdo akrobat profesionist, kërcejnë si vallatrë kualitativ, harxhojnë shumë energji, por një gjë nuk bëjnë: Nuk këndojnë. Nuk nxjerin zë, atë zë për të cilin shkojnë në skenë. Më shumë duken në skenë si valltar, acrobat, pjesmarrës në sfilat, si dancist, si top model/e, por kurrsesi si këngëtar. Zëri I drejtpërdrejtë është ai që të mbush, të emocionon, të ngjeth mishtë, të motivon, të sjell pranë skenës duke lënë çdo punë. Pa këtë zë real, të drejtpërdrejtë jetësor, plot nuanaca që del nga thellësia e shpirtit, pa improvizim, pa falsitete ka nevojë dëgjuesi I sotëm I këngës së bukur shqiptare. Pra superpozimi e ka ktheyr këngën nga një magji në një gënjeshtër. E ka kthyer në një arenë që mund të futet kushdo dhe të konkurojë. Kënga shqiptare nuk e meriton një çmim të tillë. Kënga është poezi, është histori, është qetësi shpirtërore, është energji përë të parë më së miri të vërtetën. Me këto lloj aktivitetesh ajo po shterpëzon dhe humb elegancën e të qënit vetvetja.

 

Tekstet e këngëve

 

Dhe ajo që i çon më tej falsitetet e superpozimit, apo playback-ut është dhe teksti I këngëve. Eshtë bërë e modës që në evente të tilla të gjitha meritat i marin këngëtarët. Ata paraqiten edhe si kompozitor dhe si autor tekstesh. Në një këngë, ai që vendoset e/ I fundit është këngëtari, por ai merr 90 përqind të suksesit. Në gjithë vitet e demokracisë duhet thënë me keqardhje se autorët e teksteve thuajse nuk përmenden fare. Ata lihen në hije si jabanxhinj, si njerëz që janë në radhë për të prerë biletë dhe jo që janë zjarri i suksesit. Kur lind një këngë dy janë bashkshortët, kompozitori dhe autroi I tekstit. Këngëtari/ ja është fëmija. Ata të dy e lindin këngëtarin, ata e zgjedhin dhe I dhurojnë krijesën. Në biseda me autor tekstesh si Jorgo Papingji, Koçi Petriti, Lirim Deda, etj..mëson se ai që hedh shinat e një kënge mund të jetë kompozitori sikundër mund të jetë dhe poeti. Pra kur një poet krijon një poezi të bukur këkron një kompozitor për bashkpunim ose e kundërta. Kur ngjizet brenda tyre dhe merr formën e plotë kënga ftohet këngëtari. Në këngët e sotme shihen tekste pa lidhje. Tekste pa figura letare, pa mesazh. Teskti i një kënge është poezi. Dhe poezia është krijimtari e mirëfilltë letare ku fjala ngrihet në art. Poezia bëhet nga poet dhe jo nga kushdo që ka qef të bëj bejte apo vjersha vetëm që të kërcas “Bam” , “Bom”. Shumica e teksteve në këngët e këtyre eventeve janë thirje, mbledhje fjalish, mbledhje apo shumëzim I disa vargjeve të këngëve të ndryshme të mëparshme (edhe nga vetë kënëgtarë) , amalgamë fjalësh fjalish pa lidhje, ku vetëm letërsi nuk ka. Poezi ka brenda tri elementë si gjini letrare: Anën artistike, anën estetike dhe mesazhore (mesazhin), Në shumicën e këtyre teksteve nga autor anonim kurrë nuk mund të gjesh më shumë se dy elementë të domsodoshëm të krijimtarisë së mirëfilltë letrare. Tekstet e këngëve nuk të ngjallin emocion. Ato vetëm poezi nuk kanë përbrenda.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora