E merkure, 28.07.2021, 06:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevat Muqaku: Tenor i toneve psalmike dhe mallit për vendlindjen

E merkure, 08.02.2012, 08:33 PM


Tenor i toneve psalmike dhe mallit për vendlindjen

 

Kurbeti është Oazë Palmash të djegura, perde loti, zënje e diellit, mace e zezë, gojë e gjarpërit që e gëlltitë diellin. Poeti flet në vehte, hamendet, është apo s'është në jermi, pyet pa zë ; kush është ai që nuk i pëlqen mollat e vendlindjes?

 

Vështrim për librin, " Oazë palmash të djegura " të autorit Sadik Krasniqi, botuar në vitin 2011 nga shtëpia botuese " Faik Konica "  në Prishtinë

 

Shkruan Xhevat Muqaku

 

Librit me poezi " Oazë Palmash të djegura ", i prinë epitafi poetik; / në mes neshë perde dheu dhe pikllim në rritje bari/. Sadik Krasniqi, spontanisht duke e nderuar lexuesin, sikur e paralajmëron të njejtin, për nismën, hapjen solemne, prezantimin e librit me fjalë të gdhendura.

 

Krejt ndryshe prej engjujve që ecin drejtë parajsës, poeti mbetet gurë në brendinë e Dunës, i ngujuar në unazën ranore. I etshëm shikon qiellin, pret një rigë shiu, lutet i zemëruar tej mase, dhe vargu artikulohet; /ikjes mos t'i hedhet dhe varri/.

 

Njërin prej mërgimtarëve- përsonazh të këtij gjerdani poetik, hero të punës dhe të familjes, mërgimi i idhët e drejton në vendlindjen e shenjët, që dhimbjet dhe shpirti i tij i lodhur të  pushojnë. Diagnozë e një stadiumi terminal që e përcjell, nuk i len kohë dhe hapsirë çmalljes. Ndërmjet jetës dhe vdekjes në moshë të re, ai lutet që të takoi nënën e tij para se të niset drejt amshimit.

 

Majë flakës e gjuhëthikës bar i egër rritet

 

Babai i poetit e përjetoi rëndë ikjen e të birit në mërgim. Para se të udhëtonte ai nga kjo botë ishte lutur që të binte shumë shi. Dëshironte të zhvillohej flora, të plotësohej sofra e familjes, të rrethohej nga ngjyrat e jetës, të mos mbetej engjëll i vetëm në lëndinen e blertë.

 

Jo rastësisht Sadiku e viziton Oazën e gjelbërt në parkun e njohur të lisave në Bad Salzhausen të Gjermanisë. Takimi me Qyqen e mërzitur dhe të vetmuar që nuk ka frymë t'i kukatë krejt pranverat e djegura në lisin e vendlindjes së tij arsyeton qëllimin, përzgjedhjen, prehjen...

 

Kurbeti mbetet Oazë Palmash të djegura, perde loti, zënje e diellit, mace e zezë, gojë e gjarpërit që e gëlltitë diellin. I gjason ferrit pesë shekuj të gjatë mbi Kosovën e tij në vjeshtën e vonë- verën e plakave, ku urata hyn në kopsht me vdekjen e brymtë ndërsa gjaku i ligë me thikën e ngulur në fluturimin e beftë edhe pas mallkimit edhe pas apokalipsit nuk freskohet.

 

Autori i këtij vëllimi me poezi, e vëren Engjëllin përtej perdes prej lotit, në heshtje. I papyetur nga syri i trishtuar, vjen në vehte dhe qanë. Vërtetohet mirë e pastai përkujton i shastisur skenën ende të freskët, kur kopeja e deleve të bariut që e njihte, s'e kullosnin dot barin e egër që i kishte ngrënë varret.

 

Flet në vehte, hamendet nëse është duke ëndërruar, ose në jermi!

 

Pyet pa zë, kërkon arësyen; pse veteranët e luftës, takohen shpeshëherë në mëngjes, pse i pështyjnë gazetat në faqen e parë? Kush është ai që nuk i pëlqen mollat e vendlindjes, edhe pse prej vrimave të zeza dalin krimbat e jetes?

 

Konstaton; Martirët- shpirteshtërat e Kosovës, që edhe pas luftës ende nuk u dihet varri, nuk dëshirojnë të mbetën vetëm në Baladë, e duan kthimin triumfal me nga një lule gjaku në hijet e vendlindjes së çliruar.

 

Emërton; " Kodër të kafkave", autori i vëllimit " Oazë palmash të djegura ", Tivarin e plisave të vrarë dhe Goli Otokun famëkeq- ishuj të veshur në këmishën e vdekjes, që gëlltitën pa mëshirë rininë dhe jetën e shumë shqiptarve të pafajshëm.

 

Noton raportimin në kohë lufte ( viti 1999)të humanistes franceze Anrjeta, prej një qyteti të Kosovës; " në rrugë kishte vetëm qen dhe polic, qyteti ishte i vdekur ".

 

E tmerronte atëbotë por edhe dhjet vjet pas luftës, kujtimi i Prishtinës me ish portat e vdekjes, ferrin, lotët e nënave të shkreta...

 

Në krahët e Kurbetit

 

Me kalimin e kohës babai dhe nëna që në njëren anë i mungojnë shumë dhe nuk i zavendëson kush, radhiten meritueshëm në shenjëtëri, vizion, jo vetëm me gjuhën simbolike por edhe si një filozofi, prehje shpirtërore.

 

Poeti mediton, ngjalljen e kreshnikut, i thurë baladë.

E shalon doriun ngjyrë hëne, e kaluron deri tek kullë e shkretë. e ai ,sa herë bjen shi hingëllon, lajmëron vetëtimën. Shtëpinë e poetit e kafshon blozë e zezë.

 

Përgëzohet qifti Kadriu, që u bënë prindër të dy fëmijve të luftës së Kosovës. Meritojnë të notohen dhe të përkrahen fuqishëm. Këta ju mundësuan këtyre pëllumbave që me flautë të luajnë vallen e rrites.

 

Sadik Krasniqi, veq tjerash kujton mbrëmjet e ëmbla, në Idylën e tij të lindjes. Bashkëfshatarët e tij këtheheshin nga Prishtina, donin dhe dinin t'i takonin, gëzonin fëmijët me sheqerka dhe dhurata tjera modeste.

 

Figura e nënës vizatohet; Ikonë e shenjët. Shpirti i saj mori udhën e bukës deri tek vera plot me xixillonja dhe me erë kalliri në fushën e blertë. Me fije bari ajo e qepte liqenin së bashku me qiellin. E dëshiron nga duart e arta të saj gatimin e bukës prej dheut me ujë shiu e kripë loti.

 

Ndërmjet cikleve " Kujtim i shastisur " dhe " Sfond i akulltë "  brenda për brenda " Alkimia e nënës ", qëndiset me një mjeshtëri të rrallë, psalmi: / Engjëlli ynë i Hyjit/ me shpirtin tënd/ marrim frymë/ bëjmë magji/ lutja bëhet dritë/ e amshueshme bëhet parajsa/. Një zbrazje shpirtërore- poetike për nënën Tereza.

 

Poeti viziton pas 15 vjetesh qytetin Peja dhe prehet tek varri i quajtur N... Len të kuptohet se shpirti i tij ka një kënd të rezervuar për këtë përsonalitet me të cilin punuan shumë për pajtimin e gjaqeve.

 

Qëndisje e përmbledhjes me vargje

 

Qielli, qese gjigante e najlonit fluturon nëper shi, vrimat e tij, vetëtima mundohet t'i arnoj me penjë flake. Në shkretëtirën e kujtimeve të vdekura, Sadiku zgjatë vetëm gishtërinjët për ta kapur mërzinë për flokë. E vështron Ulqinin e kaltërt në të kuqërremët, të cilin shtresë e dendur e mjegullës e mbulon së bashku me Plavën, Gucinë dhe Çamërinë.

 

Në ikjen pa ndjekje, lutet përshpirtërisht, zot më çel portën e ëndrres.

 

Vasha, luan me flautë nën hijen e palmës. Liqeni i kaltërt, qetas stërpikë bebëzat e Dunës që dridhet. Në vendlindje e pret me padurim ritakimin me të fejuarin e saj.

 

Dhe përfundon autori librin e tij të dytë me poezi " Oazë palmash të djegura ", të strukturuar në gjashtë cikle, të redaktuar nga Nazmi Rrahmani, përsëri me epitafin- tekst i shenjtë që mbetet në mendjen e lexuesit, skalitet në kujtesë: /në mes nesh perde dheu dhe pikëllim me rritje bari/.

 

Poeti dhe publicisti Sadik Krasniqi, ka të botuar edhe vëllimin tjetër me poezi " Ofshamë në urnë ", është përfshirë edhe në disa antologji poetike, shkruan tregime, vështrime kritike, shkrime publicistike.

Puna e tij është shperblyer dhe çmuar disa herë me radhë. Libri më i ri u promovua në Stuttgart, së bashku me librat e disa krijuesve tjerë në mbrëmjen poetike që organizoi Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani.



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora