Kulturë
Poezi nga Dibran Demaku
E merkure, 15.02.2012, 08:44 PM
Dibran Demaku
FSHEHËSI
Veç sekrete, veç fshahtësi
gënjen vetën, të gënjen ty
Kur mendon se e ke gjetur
nga burimi të kthen të etur
Në netët-në të zezë
herë të ngrinë e herë të ndezë
Në ditët plot me diell
si kometë zhduket në qiell
Tërë jetën të sjell vërdallë
as s`të vdesë e as s`të ngjallë
Të lëndon në shpirt e zemër
Fshehtësi- e ka një emër
GURI
"Guri i rëndë në vend të vet"
është thënë tash e tremijë vjet
Valë kurbeti kur
edhe gurin e lëvizë
Këngë kendohet e shkruhet libër
kujtohet edhe lumi Ibër
Të gjithë të lidhur në në besë
shohin ëndrra e mbajnë shpresë
Besë e gur i lëvizur
rrugëve të botës stisur
Që nga fillimet e deri sot
Herë qeshin herë derdhin lot
e rrudhat e ballit shtohen
buburrecat kanë zënë pritë
e krimbat mbi plagë zgjërohen
akrepat mërzitshëm lëvizin
ëndrra kallet flakë në dorë
gishtrinjtë shplakën stisin
ngjyrë e kuqe shfaqet në sfond
KUAJT TROJAN
Kuajt trojan po rendin me galop
e hop e hop e hop
sërish po shtrojnë rrugën e tradhtisë
ngado kalojnë hapin librin e zisë
e zisë e zisë e zisë
Potkonjtë e çelnikt u qesin flakë
nën thundrat e tyre rrjedh-pikon gjak
Kuajt trojan të çdo tregu e malli
rendin e rendin për pak bar livadhi
Kuajt trojan të çdo malli e tregu
zënë pritë tek rruga, zënë pritë tek shtegu