E enjte, 24.06.2021, 06:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Shaban Cakolli

E merkure, 15.02.2012, 08:44 PM


Shaban Cakolli

 

 

LETRA E NËNËS

 

Radhët i kishte shkruar

me lotët e saj

liqe i pafund

përmallimi

i derdhur nëpër fjalë

ata lot,ai mall

i saj,i përjetshëm

më djeg kahdo si zjarr.

 

BABAI

 

Fytyra e babit

mu shfaq në atë ëndërr

në orët e agut

më tha:

që tu përngjash burrave

bëhu ballë furtunave

forco unin tënd

më tha, dhe dhembjet bluaj

në vetvete, mos u ndjej

kurrë i huaj.

 

TOKA IME

 

Të më falësh toka ime

për vitet kur isha djalë

mbi ty ndoshta kam lënë gjurmë

që të lënduan, t’erdhën rëndë

sapo kuptova se ikën vitet

pa praninë tënde,toka mëmë

flokët e thinjur

zemrën e vrarë

dua të më falësh

mua fëmiun plak

të të dua tash nga larg

me mallin çmendurak

përgjithmonë mallkoj kurbetin

kohën që na treti në këtë rrugë

mall ta kemi ne njëri-tjetrin.

 

 

VARGJE MALLI PËR TOKËN TIME DARDANËN (Kamenica)

 

TRONDITJE KOHËSH

 

I thotë e djeshmja të sotme

unë lart e ti poshtë qëndrojmë

e sotmja i thotë të djeshmes

s’bëre gjë fare për fatin tonë

përgjatë ecjes së vet

ky ndërrim kohësh

kërkon dritë dhe identitet

jo rrallë na mashtron lakmia

kur dalim në maje,

pa çarë kokën se çfarë thotë populli

ata të lodhurit t’përvuajturit

me dhembjet e tyre ndër llërë

kot provojmë t’i lëkundim askushët

Shqiprëinë, ata, e kanë nënë.

 

DIÇKA SI ZGHËNDËR

 

Portat e ëndrrave

natë e për natë

i hapi në shtrat,

zemra mal më bëhet

hapëroj nëpër Gjilan

hy dhe dal

shtigjeve të tua

kohën e ndal në “Kristal”

me poetë me këngëtarë,

por mëngjeseve trishtohem

sapo takoi fqiun e parë

e më thotë:Guten morgen.

 

KËNGË FATI

 

Në fytyrën tënde

dhembjet t’i lexova

në mua lexova vuajtjen

që po fillon prej tash

dhembjet le të na dhembin bashkë!

 

FATKEQËSI BREZASH

 

Stinët ndërrojnë netët

në kalendar,s’ndërrojnë rrugët

për t’pagjumët mërgimtarë

rrugë dje

rrugë sot

Evropën e mbushëm plot -

kohët ia mbathën brenda natës

lum i forti në baltë btë shtrëngatës

rrugë dje,rrugë sot

Evropën e mbushëm plot

mërgimtarë e plagë e vrragë

t’pagjumët ne

si sot si dje.

 

DIKUR DHE TASH

 

Kur u nisëm n’rrugën e dritës

jeta me vdekjen

qëndronin bashkë

shtrat për shtrat

ndanin epilogun në lojë gjaku

pa dhembje assesi s’ka bërë

shpirtin shtrëngoja me dhëmbë

duroj, prapë, sa mund të durohet

nga caku nuk lëkund dot mendjen

edhe në vdeksha

s’dua të vdes pa emër.

 

KUR E MUNDËM KUÇEDRËN

 

Djalli e dërgoi një kuçedër

në kthetra helm,me gojë flakë

shqiponja i doli para, e ndali

e hodhi t’plandosur në batak

po u nise ndonjëherë tjetër

do pësosh sërish më keq

ik zonja e egër kuçedër

kthehu në Karpate te i yti dreq.

 

E NDJEJ THIRRJEN E NËNËS

 

Shkojnë stinët

dhe prapë vijnë

dhembjen

ç’ma kanë bërë grumbull

e ti, biri i nënës

kaq vite je humbur,

thirrja jote, nënë

zemrë po ma gris

këtu i mërguar n’male

në një qytet të Gjermanisë

a je lodhur

a je plakur, nënë

nëpër atë furtunë

saherë të kujtoj unë ty

motet më rëndojnë më shumë.

 

SIMBOLIKE

 

Jemi përcaktuar për dritën

mbrapa kurrë më s’do kthehemi

tash e tutje

na duhen dy flamuj

njërin mbi kufomë

tjetrin mbi pullaz

dhe jeta jonë shqiptare

le të rend nëpër breza

krejt origjinale

e bujshme, krenare.

 

KUR MA VRANË KËNGËN

 

Unë, rrapsodi i harruar

këngën e kam pëlcitur

në një kohë të perënduar

jehonën e saj e lashë peng

anë e kënd nëpër Dardanë

por, atë ditë që nga nëna më ndanë

shpirtin ma dogjën dhe këngën ma vranë.

 

FJALA E JUAJ

 

Fjalët i kam humbur

atë ditë kur jam nisur

nëpër jetë ashpërsive

endjeve nëpër dritë e mugë

jehona e tyre, kudo

më ndiçte nga pas

me acar e furtunë.

 

BETIM NË VETE

 

Nuk ndahem gjallë

prej teje

gjaku im je ti

nëpër deje

dhe vetëm për ty

vdekjes përballë i rri.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora