E shtune, 24.07.2021, 11:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Braila e Naum Veqilharxhit në gjuhën shqipe

E premte, 17.02.2012, 08:43 PM


Braila e Naum Veqilharxhit në gjuhën shqipe

(Constantin Gherghinoiu, Faji, Grai şi Suflet –

Cultura Naţională, Bukuresht, 2011)

 

Nga Baki Ymeri

 

Jo për Brailën e kemi fjalën, por për poetin më të mirë të kësaj metropole interetnike që i ofroi strehim për veprim, pishtarit të parë të Rilindjes shqiptare, Naum Veqilharxhit. Sipas vlerësimeve kritike, Constantin Gherghinoiu dëshmohet të jetë një poet origjinal, një zotërues i mirë i mjeshtrisë së artit poetik, duke dëshmuar për një kulturë letrare impresionuese, e aftë përmes sugjestioneve diskrete livreske, një temperament poetik autentik. Autori del para opinionit shqiptar me një nga vëllimet më interesante poetike të botuara në hapsirat braileane: “Faji”, një tufë poemash bilingve, të rikënduara në gjuhën shqipe nga autori i këtij shkrimi. Fjala është për një libër rë mirë që shëmbëllen me një bibliotekë sentimentale që të josh me fjalë të ëmbla e gjeste magjike. Libri i tij na e kultivon shpirtin, duke na pajisur me mendime e ndjenja të bukura.

Autorin është poeti më i njohur i brezit të tij. E kemi njohur në Brailën e Naum Veqilharxhit gjatë një festivali poetik ndërkombëtar kushtuar Shqipërisë (2010), ku kishte edhe të ftuar nga Kosova (Sali Bashota, poet, dhe Sami Piraj, përfaqësues i Ministrisë së Kulturës). Duke patur për këshilltar editorial Dr. Luan Topçiun, libri i Constantin Gherghinoiut me një lëndë prej 63 njësishë poetike të shënuara me numra, del në në dritë në gjuhën shqipe dhe atë rumune, në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Nga vlerësimet kritike konstatojmë se fjalët e poezisë së Constantin Gherghinoiu-t kalojnë përmes vajërave  të temjanit dhe përkundjeve të hajmalive, herë me një përdëllim të hatashëm, herë tjera të zeza si zemra e mëkatit. Kështu këndon kullosa në zemër të Brailës kur e vjel një fërshëllimë ere dhe një dorë e drejtuar drejt largësive të tjera. Në fletët e librave të Gjergjinoiut, fjalët gjunjëzohen për lutjet e mbrëmjes. Rrethepërqark mendimit tl rij, kundërmon erëtima e kalimeve të shtangura (Fănuş Neagu).

Constantin Gherghinoiu, sipas eseistit Iulian Grigoriu,  ka një lidhje patetike dhe komplete me poezinë. Pamja humanoide duket si një dashnore e lehtë, fjala vjen, apo ndoshta, ndonjëfarë fisi, më i largët nga Zoti. Them se fanitja e një poeti të ri është gjithmonë një gëzim: Modaliteti i shpirtit për t’ia shprehur përparësinë, përpjekja për të përsëritur fjalën primordiale. Në portat e kësaj përpjekjeje i presim lajmëtarët e dërguar për çlirim nga kanxhat e ndotura të materjes, ata nga të cilët do të zgjidhen profetët, shtyllat mbrojtëse të pavdekësisë sonë, ngase “Vjeshta e vuajtjeve pas Matejit” është vjeshta e vuajtjeve pas vetes sonë. (Mihail Crama)

Sipas Dan Anghelescu-t, poezia e Constantin Gherghinoiut duket se graviton përreth idesë se e vërteta e krijimit pulson dhe kaplon konture nga një pajtim diskret, por i perceptueshëm, në reliefet e reales lëvizëse. Poemat e tij aspirojnë këtë realitet, instalohen në të si në një materje të aftë për deshifrimin e qenjes, siç shprehet Deleuze. „Faji” është libri i një poeti interesant të cilin, në vazhdim, do të duhej ta ndiqnim me shumë kujdes, duke e përkujtuar atë thënine e Samuel Beckettit sipas të cilit „nga çdo shkrim nuk mbetet veçse një mëkat kundër lajthitjes në fjalë”.

 

BOX

 

Constantin Gherghinoiu u lind më 14 mars 1951 në komunën Ariçeshti- Zeletin, rrethi i Prahovës. Ndoqi Liceun “Nicolae Iorga” në Vëlenii de Munte, dhe e përfundoi në Liceun “Constantin Dobrogeanu-Gherea” (sot “Nichita Stănescu”) në Plojesht (1971). Studjoi Pedagogjinë dhe Gjuhën Franceze në Fakultetin e Filozofisë, pranë Universitetit të Bukureshtit. Debutoi më 1972, në revistën letrare të Universitetit të Bukureshtit, ndërsa në vitin 1991 iu botua vëllimi poetik “Vjeshta e vuajtjeve sipas Matejit” (Editura Porto Franco, Galac), duke botuar në ndërkohë edhe vepra tjera letrare, si: “Shantazh”, roman (1995), “Burg për pëllumbat”, pjesë teatrale (1998), “Mitologji të zeza”, poezi (2001), “Vetvetja dhe shkretëtira”, poezi (2004), “Vetvetja dhe shkretëtira/ Le soi et le desert”, poezi, edicion bilingv (2007), “Poezi e humbur dhe poema në prozë” (2008), “Fënushi dhe heronjtë e botës së tij” (2009). Librat e tij kanë dalë në Galac dhe Brailë, ndërsa që nga viti 1998 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë.

 

Versioni në gjuhën shqipe

 

FAJI PËR TË MOS QENË ZOT

 

1

dua të ik nga bota

ku të ik, o Zot?

kahmos shtrihet askundshmëria,

nuk ke ku të shkosh asnjëherë,

nuk ka shpëtim madje as për Ty,

o Zot, i ke humbur kaherë iluzionet,

mbëlton lule rrugicave të ngushta

ku engjëjt e bëjnë shekullin,

shikoji si po i shkundin flatrat e myshkura,

t’i shtrojnë lulet e mbëltuara prej Teje,

janë lule shkretëtire, o Zot,

kanë hije si njerëzit,

kanë fat,

dua të ik nga bota,

jam askund,

nuk kam ku të ik,

ku të ik me shkretëtirën Tënde, o Zot

 

2

në vonesën e fjalëve të mia gjej

një soj mosngushëllimi të qenjes,

kam dëgjuar si po ankorohet deti

në portin e fjalëve të mia,

i mbaj gjithandej,

i mbaj në pakufishmërinë e dëshprimit se janë,

në shkretëtirën ku e bëj atdheun,

duke e shpupurisur rërën me gishtërinj i mbaj,

i marr me vete në bregun e topitjes së jetës,

në brigjet e debusolimit tim,

nga lartësitë Zoti po ngryset,

fjalët e mia prej mburoje të hidhëruar

i japin fërgëllimë të akullt,

do të doja mos të dijë përmes prozhmit,

mosngushëllimin suprem që fëshfërin

në fjalët e mia,

mosngushëllimi im ia kall ethet,

Zoti dhe bujshmëria e fjalëve

i marin detrat në shpinë dhe shkojnë,

askush s’e di se në çfarë porti do të ankorojnë

Zoti dhe hiçi i fjalës...

 

3

vjen zogu kohë,

duke pyetur:

ku mund të jetë mençuria?

thellësia përgjigjet:

nuk është në mua!

nuk është në mua!

deti fërgëllin:

nuk është në mua!

nuk është në mua,

thot dhe fluturimi,

shikoj qiellin,

qielli bëhet det,

nuk është në mua!

vjen zogu kohë,

ku të fshihem

ku, o Zot?

 

4

furia ime kundër popullit

është më e vjetër se hyjnitë,

barinjtë e kombit na lënë e shkojnë,

ndërmjet përmbytjes e gjykatës së pastajme

barinjtë e kombit i humbin gjurmët,

shumica e popujve i ftojnë dhespotët

që të argëtohen me kamxhikun

mbi shpinën e tyre,

pa diktaturë populli e humb vetveten

dhe lajkatimet derdhen gjatë kohë,

masakrat degdisen në mjegullën e historisë,

derisa satrapët përfitojnë qiej pas qiejsh

dhe i shndërrojnë qiejt në satrapë

Zoti nuk e mban fjalën,

pastaj, kur mëshira mugullon horizonteve,

Zoti i tejkalon në gara bombaxhinjtë,

ligësitë,

në përleshje kryengritjesh e gjilotinash,

furia ime kundër historisë

është më e lashtë se sa vetë Zoti...

 

5

Zoti përpëlitet në një qosh të kishës,

orga ia vë mbi supe tingujt e verdhë, të blerta,

një engjëllushë në nëntesha hidhërimi eterik

të drejtohet në gjuhën e engjëllushave, Karpene!

mbi një mur vijnë të shenjtit në verim,

mbi një breg të ikonës mbëltojnë lule shkretëtire,

Zoti më dërgon përshëndetje dhe urrejtje primitive

dhe më qorton për kohën e qiellit dhe e qortoj

për kohën që më mban në shuplakë,

koha vjen nga muzgjet e mençurisë

nga përzjerja e zbraztive, nga një humnerë,

Zoti më shikon gjatëkohë me një yll,

pastaj nervozisht shuhet në humbellën e prushit...



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora