Kulturë
Jorgo Telo: Skënderbe, të do epoka!
E enjte, 16.02.2012, 08:52 PM

SKËNDERBE, TË DO EPOKA!
Dil nga varri, pakëz ngrehu!
Të flet Nëna:
“Bir, ku je?
Të kërkon sot Mëmëdheu!
Zot i dole, o bir, Nënës.
Ato vite më dhe krahë…
Unë të dhashë
afshin e zemrës,
Gjergj, o Gjergji im i madh!
Të përndarë sot bijt e Shqipes
Sakatuar – ARBËRIA…
Ti, o Gjergj,
bashkim arrite,
Tek ty shpresë
Dhe kaluan, o sa shekuj
E përçarja ndihet prapë…
Ti je gjallë,
nuk ke vdekur
Çdo shqiptar të ka në gjak.
Me flamurin Tënd në shpirt,
Me "Bajrakun" kuq-e-zi;
Marrim frymë,
mendojm' përdit
Për Nënloken Arbëri...
“
Zërin Nëna s’ta ndien, vallë?
Plot stërnipër
ti më le,
Por si veten… sa të rrallë…!”
Nuk ka nënë që s’njeh të birin,
Të birin që i doli mbrojë.
Të ka Nëna më të mirin;
Për Ty, Gjergj, sot kam nevojë...!
Një si ty ma lyp sot zemra.
Një si ty e kërkon koha.
Të kërkon shpirti përbrenda
Të kërkon, o bir, Epoka!”
E di mirë kujtesa e Globit:
Të ka Shqipja “Hero i Kombit”!
Meriton prej meje ... nëmën...!