E enjte, 24.06.2021, 07:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Agron Shabani: Për Ditën e Shën Valentinit...

E enjte, 16.02.2012, 08:46 PM


Në vend të reportazhit:

 

Për Ditën e Shën Valentinit...

 

Nga Agron Shabani

 

I nderuar njeri ! E di...! Po,  po e di se...Lodhur dhe të stresuar nga puna dhe aktivitetët e mundimshme për ta siguruar ekzistencën dhe kafshatën e gojës për vetëvetën dhe familjen: Ndofta,  edhe sonte këtu ose atje dikund largë në ´cepin e harlisur´ të ndonjë metropole të huaj  të ka zënë´ nata e gjatë mondane´ duke soditur dhe medituar gjithë malli dhe nostalgji përveluese për kohën dhe motmotët (vitët) e ikura në pakthim.Të kujtohen prore vitët e njoma të rinisë dhe beqarisë...Gëzimet ,  por edhe hidhërimet e ndryshme të jetës...Bukuria,  dashuria , lumturia dhe krenaria që i kishe apo që shpresoje dhe besoje aq shumë se  i kishe ose do i keshë një ditë. Dikur mbase?!  Atëherë...Soditë dhe mediton i shpërralluar dhe përmalluar aq shumë për shpirtin dhe trupin e dashuruar  të gocës (vashës) së re dhe çunit (djalit)  shqiptar atje dikund largë...Dikur...Atëherë pra!  Për ´ sytë e saj´ të dashuruar,   prushin dhe lotin. Atëherë...Kur në sytë e saj blu atëbotë e skicoje dhe vizatoje rrugën e ditës së nesërme së bashku me´gjeografinë´dhe historinë e panjohur të jetës dhe këtij fati tërs. Ndërsa ,  me zjarminë e padurueshme të do lotëve të përveluar erotikë atëbotë sikur  shkriheshin edhe  "akujt" me  të thellë  të zemrave të përmalluara dhe shpirtit në një kohë të Njerkës kur tokën tonë dhe qiellin i ndanim përgjysmë atëbotë me bajlozët dhe harambashët e paftuar në hapësirën dhe horizontin tonë ilirik. Apo?...Të kujtohet ndofta flladi  i dikurshëm i vendlindjes dhe fresku...Cicërimat e zogjëve,  këngët e dashura të bilbilit,  puhizat e lezme të barit dhe ´polifonia´  magjepëse dhe romantike e luleve dhe atyre pemëve të gjethura  në vendin e lindjes...Kafshimi i´ mollës së kuqe´ në "Edenin e përgjakur" të ëndërrave tona epiko-lirike (...). Dhe.. ata ´tinguj të  amshuar´ të erës së butë freskuese nepër fytyrën dhe flokët e saj flori që i formonin asokohe një mjë e një(1OO1) nota melodishë ose simfonishë me të bukura    zemrave të dashuruara dhe shpirtit ?!  Apo,  mos ndofta të kujtohet prekja e lehtë e buzëve,  shikimet sy me sy dhe lehtësia e padurueshme e atij gravitacioni të madh dy trupash dhe shpirtërash të rënë në dashuri atje dikund largë nën hijet e flladitshme të ndonjë lisi të moçëm?!...Dikur...Për Ditën e Shën Valentinit... Atëherë , mbase. Dhe...Sot ?!..." O Zot! Mos pyet fare! Do me thoje pa ngurrim si  për t´u shprehur si me poshtë: " Miku im,   sakaq kam zënë të mendoj dhe meditoj ethshëm dhe gjithë trishtim për "pellgun e madh" të këtij gjaku të bërë ujë strehëve dhe këtyre metropolave të huaja...Për eklipsin moral dhe apokalipsen e madhe të një fundshekulli të përgjakshëm kur njerëzit u detyruan ta merrnin botën në sy. Për gjakun e censuruar,  palcën dhe limfën .Me ç´rast,   vetja ime për disa çaste ka zënë të me ngjasojë në një  "atlet i mundur" të një maratone të gjatë me plot e përplot kalorës dhe heroj të ndryshem antik si Odiseu i Itakës ose Spartaku." Do me rrefeje kështu me deshirë që ta mbyllim me kaq " plagën e madhe" të baladës sonë mërgimtare. Ndërkohë që me do hije të thella kolosale dhe titanike në fytyrë,  si papritur dhe kujtuar as vet,  sikur të shfaqen  dhe rishfaqen vazhdimisht në sfond  Akili Epik i Trojës dhe Mark Antoni Mitik i Romës së lashtë- Antike. Në sytë e zjarrtë të Elenës dhe Kleoptares së bukur nga Egjipiti ndërkaq,  edhe sonte ofshama të thella,  denesje, rënkime,  nemitje të forta ,  mallkime...  "Lot profetik",  kripë,  zjarr dhe hekur. Apo,  mos ndofta "serum gjarpëri" si "aperitivë dashurie" apo,  për "desert" ?!...Si dikur pra!... Nuk i dihet. Në vazhdim soditë dhe mediton i tëndosur dhe i bërë aq shumë merak për Romeon dhe Xhulietën ...Madje,  edhe për "Mbretin Lir",  "Othellon"  dhe "Jorikun e përjetshem" në  ato ´ëndërralla ´ të përdala vegimtare dhe vezullimtare tek "Hamleti" i Shekspirit. Në Veronë të Italisë mos ndofta edhe sonte( prap) balada  dhe romansa të reja "Dela Romanticae" ? Kush e di!?  Në heshtje i flet vetës. Po..në "La Scala" të Milanos dhe në San Remon Romantike ..Sigurisht... po, po! ...Sigurisht?!.  Edhe sonte  "çao",  "saluti" "kancone ",  "amore" dhe "La Traviata"!(...)  Ee..ata sy të dashuruar gocash të bukura dhe tepër temperamente në Vendin e Diellit...Mama Mia!!!  Dhe...Në Paris,  Londër,  Vjenë ose Berlin ? "Madam Antonet",  "Madam Jozefine",  "Lady Makbeth", "Lady Boleyn",  "Lady Di..",  "Frau Katarina",  Konstance ose Adelheide...Muzikë e njohur klasike,  opera,  balete  dhe ballo të larta mbretërore...Deri në kulm.Tryeza të mbushura me plot e përplot therrore,  blatore ose dhurata të shumëta...Zonja të bukura mondane me plot delikatesë të lartë dhe ekstrvagancë ...Shandane dhe llambadare të praruara dhe shkëlqyera prej neoni dhe kristali që bëjnë dritë dhe rrinë ndezur ditë e natë.Në anën tjetër të tryezës ose tavolinës ndërkaq,  buzagaze të stisura dhe fytyra të mbërdhezura ose salakuqura Jul Cezarësh,  Henrikësh dhe Napoleonësh të ri të kontinentit plak...Kurtha,  intriga,  dredhi,  balada të ndryshme dhe "romansa" si atëherë.Si dikur pra!(...).Do me thonje për fund të këtij kallëximi( tregimi) të shpërralluar për shtyp.Duke pandehur dhe medituar gjithë trishtim të thellë dhe impresion mbi "gjeografinë" ose "gjeometrinë e stisur" të varrit  dhe "natën e fundit" mbi tokë.E di!...Po, po...E di se...Edhe sonte pa trohë gjumi në sy , dikur vonë do të të preku dhe "përqafoi gëlltitshëm" nata e gjatë mergimtare që atje dikund thellë në horizont i kanë dalur madje edhe mrrolët,  thinjat  e bekuara dhe bishti. Lodhur,  i pafjetur,  kalamendur dhe i trishtuar si çdo herë tjetër nga ndonjë ëndërr e keqe mërgimtare:Edhe nesër prap do ngritësh nga shtrati.Duke i sharë,  përqeshur, mallkuar dhe ofenduar të tjerët që nuk flasin,  nuk shkruajnë,  nuk lutën, nuk falën , nuk besojnë dhe nuk mendojnë si ti për Ditën e bekuar të Shën Valentinit!  Për Ditën e Dashur të Dashurisë pra! Ndërkohë që jeta ia ka thënë(behur) atje dikund largë...Në gjysëm ose në fund të rrugës. Këtu në mërgim akoma (teper) të  ri për të punuar...Ndërsa,  atje  në vendlindje shumë pleq. Pa të keq ! Por,  kështu e ka jeta.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora