E shtune, 19.06.2021, 04:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Ymer Halimi: A përsëri do presim në radhën vrastare!

E enjte, 16.02.2012, 08:59 PM


A PËRSËRI DO  PRESIM NË RADHËN VRASTARE!

 

/Ditari i një Epoke/.

 

Nga Dr.sci. Ymer Halimi

 

Shpirëtrisht isha shumë i tazuar, dhe i propozova Nebi Zariqit e Shaqir Beranit, që të shkojmë në Qirez e të shohim çka kishte ngjarë. Me veturën Mitssubishi të Nebiut u nisëm, dhe rreth orës 13 ishim në Skenderaj. Atje takuam të gjitha partitë politike, rastësisht, që ishin në një mbledhje të përbashkët. Edhe në hymë brenda. Aty shprehej shqetësimin për atë që kishte ngjarë, por, edhe më shumë shqetësoheshin për proceset në vijim, duke u parë gatishmëria kolektive te njerëzve te kësaj ane, edhe vendosmërn e pushtetit serb që kërkonte të nxiste konflikt, duke llogaritë në forcën e pa krahasuar shtetërore që kishte, përball njerëzve që gjithë kohën bënë luftë për mbijetesë. Kësaj radhe ky shtet dëshiron që të qëroi hesapet përfundimisht me shqiptaret e pabindur. Jo vetëm kaq, me shqiptaret e Kosovës në përgjithësi.

 

Gjendja e ankthit kolektiv, vërehej në mbledhjen e partive, por edhe divergjenca në qasje. Disa individ të partive të vogla, kishin një qasje më pragmatike, se vet LDK-ja, që deri tash ishte bartëse e proceseve. Te gjithë llafosën. Isha i heshtur se nuk i takoja asnjë partie politike. Pasi përfundoj mbledhja, ne vendosem të shkojmë për në Qirez edhe pse na u sugjerua se atje mlicia, zonën e luftimit, po e mban të bllokuar dhe s’ka mundësi të merret asnjë informatë e vetme. Megjithatë nuk e ndërruam mendjen. Shkuam.

 

Më të mbërritur në Qirez,  na treguan se policia serbe vetëm sa kishte ikur,  ndërsa në Likoshan, të familja Ahmeti, ende ishte. Në të hyrë në lagje, shiheshin gjurmët e makinave të renda ushtarake që kishin lëvizur nëpër rrugët e kësaj lagjeje dhe si dhunshëm i kishin thyer dyert e hyrjes në oborre. Të dytën që takuam ishte varfëria të cilën e rrëfenin oborret dhe shtëpitë.

 

Shkuam atje ku na thanë se i kishin vrarë katër vëllezër, djem fare të ri. Bile dy ishin bineq dhe student në Universitetin e Prishtinës. Nga ana perëndimore  rruga na shtini në oborr, ku na priti një burrë i moshës mbi të pesëdhjetat.  Ishim të stepur dhe vështir ishte të gjenim fjalë për ngushëllim. Por ne, pa folë ende na tha: “Mirë se erdhët”! Tek ai nuk vërehej përmasë e tragjedisë që i kishte goditur. Ishte prindi  i katër djemve të vrarë! Te gjithë i vranë brenda oborrit të shtëpisë.

 

Dhe në vazhdim na e hapi derën e dhomës, që ishte me dalje drejt në oborr. I pamë të katër djemtë që i kishte lëshuar mbi shpuzë, të renditur me kokë nga muri. U kishte vënë kokën në jastëk. Të mbuluar me batanije. Filloi t’i rrëfej emrat dhe moshat. Te gjithë nën te tridhjetat. Bisedën e bën me shkëputje.  Ndoshta e kujtonte se kështu i kishte parë se e sa herë edhe të fjetur. Por kësaj radhe i kishte të shtrire për të fundmen herë në një gjumë të përjetshëm. Na tregoi  ku do të ishin muranat e tyre: Shi, ketë me te voglin e vranë në derën e shtëpisë, kur doli të shoh se çka po ndodhë në oborr, ndërsa këtë, ishte fjala për të dytin e vranë para së ëmës, e cila hyri para arme e ju lut që ta falin. Por kot! Lutja tek vrasësit nuk vlen. E vranë duke rënë para këmbeve të së ëmës. Ndërsa ky ishte, për tjetrin, i vrarë në mes të  oborrit derisa vinte nga ahuri. Bëri ca hapa dhe morri një enë prej bakri ku ishte e mbushur më një sasi gjaku. Ja shihe, e nxorën gjakun djalit për t’ia dhenë qenit. Këtë ngjarje e kishte pa e ëma. Po edhe qenin e vranë.

 

E ëma e djemve ndërhyri ne bisedë, më zë plotë dridhje: më nuk kam mund te qendroj në këmbë dhe jam ulur ne pragun e derës. Shpresova se do te shpetoj djali qe ishte brenda ne dhomën tjetër. Por dy milic hynë brenda, duke kaluar mbi maua dhe bënë vrasjen e djalit ulur në dhomë.

 

Sheremeti shtoj: të gjitha vrasjet u bënë brenda tre-katër minutash. Meshkujt tjerë nuk ishin në shtëpi, sigurisht të gjithëve do të na kishin vrarë, po të ishim këtu. Kufomat e djemve nuk na i lanë t’i prekim deri pak me parë.

 

E shikoja të ëmën e djemve që qëndronte përball nesh, e katër djemtë e shtrirë në dysheme që i shikonte me radhë, me një thellësi, dhe fort i shtrëngonte duart që i kishte lidhur në dy bërrylat, që i pushonte nën kraharorin e saj, thua se donte që kraharorin te mos e lej që të pëlcet nga pasha e dhembjes së zemrës të saj. Cili është çast i kujtimit të saj? Ndoshta i kujton me radhë buzëqeshjet e tyre në djep, apo femërinë dhe rriten e tyre plotë shëndet, përkundër skamjes me të cilën ballafaqohej edhe kjo familje drenicase, ashtu sikur edhe shumë familje tjera shqiptare, apo shtrëngimin trupave të tyre të njomë në çastin e goditjes nga plumbat e armeve serbe. Çfarë mund te ketë mendua në atë rast ajo nënë aq heroike. Mbi të gjitha një e kujton: duart  kriminele të cilat ia vranë djemtë, pa fije faj dhe në shtëpinë e tyre. Mallkimi dhe dëshira per hakmerrje vërehen në sytë e saj. Cila është fjala e ngushëllimit që mund t’i jepnim ne, përveç pikave të lotit që kishim në faqe. A mjaftonte kjo!?

 

Aty nuk gjetëm ulërimë, as gjemë, e as vaj, siç bëhet në këto raste mortore, sidomos kur ato janë të përmasave të tilla. Pamë vetëm qendrës shpirtrore kulmore. Shermet Sejdiu, një prind që nuk epej, u shpreh: “Burra ky është çmimi i lirisë! Ne do të fitojmë”!

 

A mos ishte kjo, ajo, shprehje e shpirtit të tij që ekuilibronte dhembjen për katër jetë të reja, të djemve të vetë. Shih, liria paska dimension më të madh se sa vdekja e fëmijëve!.Sigurisht se kjo eshte nje dhembje krenare e dimensioni i saj shfaqet vetëm tek liria. Ta ajo është përjetësia e tyr. Liria, që ky komb me mija e mija vite jete, ende nuk e njeh dimensionin saj të vërtet. Por, jo edhe gjithherë, vetëm me fajin e të tjerëve.

 

Sheremeti na  tha: edhe në shtëpitë më larte ka të vrarë. U nisëm t’i shohim... Nëpër rrugë nuk lëviznin njerëzit, ku ta dimi pse!? Por, në të hyrë në oborrin e shtëpisë së kushëririt, ku Sheremeti na tregoi, në oborr qëndronte e ulur ne një guri e moshuar. Kishte vënë bërrylat e duarve në gjunjë dhe kokën e pushonte në mes të dy shuplakave të duarve, e loti lotin nuk ia priste. Na shikoi, e sikur deshi për të na thënë: pse nuk më lini të qetë në këtë thellësi të hidhërimit tim!  Hymë në dhomë ku gatuhej. Ishte një shporet, nga llamarinë e zezë. Një fultere e një luge me pak vaj ishin mbi shporet. Dera e zjarrit të shporetit ishte e hapur. Unët e zjarrit të fikura. Një nënë e moshës se të tridhjetave. Shtrezen, qëndronte e ulur në shkëmbin e saj e mbështetur për muri, me tru te nxirrua nga goditja e automatikut në afërsi. Muri plote gjak, Nga e djathta e saj një sofër e shtruar e ca copa buke në të. Drekë e pa ngrenë, drekë e përgjakur, zjarri i fikur e fryt i pa lindur! Sa e sa herë i ngjau këtij populli kështu nga fqinjët e tij...!?

 

Kur e sheh pafajësinë e kësaj nënë, dhe e sheh krimin e bërë mbi të, lehtë kuptohet se sa e ç’thurur është krijesa njerëzore, kur ajo kaplohet nga urrejtja ndaj popullit tjetër, medoemos fundoset në botën e krimit. Raca njerëzore, sa do e dijshme që të jetë, kur është fjale e krimit brenda llojit te vete, ajo  ua kaloh të gjitha krijesave.

 

Te Ahmetët, në Likoshan nuk ishte e mundur të shkonim, se ende ishin në roje milicia, por na u tha se 10 meshkuj të shtëpisë, nga mosha 16 vjeç e deri ne 49 vjeç, me gjakftohtësinë më të madhe i kishin masakruar. E kishin masakruar djalin para babës e babën par djalit, vëllanë pranë vëllait. Kështu për dhjetë orë rresht,  e dëgjuan gjëmën e vdekjes, nena të djalit, gratë të burrave të tyre  e motrat të vëllezërve.

 

***

 

U kthyem për ne Prishtinë. Të gjithë ishim memecë. Gjithë kohën me ngacmonin momente te historisë, e mi të gjitha memoaret e serbit Tucoviq,  që shkroi me dorën e vetë, si serb, por jo një serb vrasës, se si në Lumë, afër 90 vite me parë, ushtria serbe vriste njerëzit e pafajshëm. I plaçkiste. Për t’i vrarë, i rendiste njërin pas tjetrit, duke i goditur në radhe me një plumb të vetëm. Donte që të kursente municionin dhe, shume here me thika ua prenin gabzherin. Shqiptarët pritshin radhën e vdekjes. Askush nuk bërtiste. Ecnin të gjithë në këmbë, të heshtur drejt në vdekje. E kishte shkruar Tucoviqi. Por, nuk e kuptonte gjakftohtësinë e kësaj race në çastet e vdekjes! Mund ta kenë marr si rast, se pashmangshëm kjo vdekje kështu u takon. E kur ndodhte e kundërta, për ndonjë ushtar të kapur nga shqiptaret ulërinin edhe bjeshkët.

 

Po, a pati ndonjë Tucoviq që të shkruaj për vrasjet e meshkujve të familjes Ahmeti e të fshatrave? Sigurisht se jo! Sa po shihet  prapë do  presim në radhën vrastare!



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora