Mendime
Behxhet Dibrani: Roli i fesë te shqiptarët gjatë periudhës së rilindjes kombëtare
E merkure, 27.01.2010, 09:49 PM
Nga Behxhet Dibrani
Meqenëse me reformat osmane të vitit 1839 ishte bërë identifikimi i
kombit me fenë për shqiptarët tani u paraqitë një situate mjaftë e vështirë në
rrugëtimin e tyre drejt lirisë dhe çlirimi nga kthetrat e P.Osmane.
Kështu duke parë këtë situate
para intelegjencës shqiptare të shek.XIX sidomos rretheve te emancipuara të shoqërisë forcimi i ndërgjegjës
kombëtare qe një sfidë, pra ku duhej dalluar kombësia nga feja ky qe një proces
mjaft specifik për shqiptarë.
-Ideologjia e Rilindjes kombëtare e vuri çështjen e raportit komb-fe
në qendër të vëmendjes, sepse fati i zgjidhjes së drejt të kësaj çështje
mvarej krejt lëvizja kombëtare. Kombi filloi të trajtohej si një bashkësi
njerëzish me një gjuhë dhe territor të përbashkët dhe pa marrë parasysh fenë,
kufijt e kombit nuk duhej trazoheshin,shumica e rilindasve bënin përpjekje që të
unifikoheshin qëndrimet në lidhje me kombin dhe tipari fetar të mos shkaktonte
përçarje në popull.
Ndarja fetare e shqiptarëve tashmë ishte një
realitet historik, por përpjekjet e rilindasve ishin që të mbretëronte një
tolerance fetare dhe të mos reflektohej ndonjë aspekt kjo.
Lëvizja Kombëtare duke ditur rrethanat në të cilat P.Osmane kishte bërë
identifikimin e kombit me fenë, kjo dëmtonte më së shumti shqiptarët sepse ata
ishin të ndar në tri fe dhe tani mund të
reflektoheshin në dobësimin e Lëvizjes dhe përçarjen e popullit në luftën për çlirim
nga P.Osmane.
E gjithë energjia e rilindasve tanë ishte të forcohej dhe të ngritej
ndenja kombëtare në pidestalin më të lartë, në këtë peridhë , pra gjysmën e dytë
të shekullit XIX kishte lindur shprehja “Mos shikoni kisha e Xhamia se feja
e shqiptarit është shqiptaria” nga rilindasi i njohur
Pashko Vasa. Pra rilindasit tanë atdheun dhe shqiptarinë e
ngritën aq lartë sa që e shëndrruan në fe, në kuptimin e idealit të madh të
shenjtë ,këtë ide e formuloi siq e cekem
edhe me lartë Pashko Vasa në vjershën “Mori Shqipëri e mjera Shqipëri” dhe kjo i pushtoi në këtë kohë zemrat e patriotëve
shqiptarë.
Kjo parullë e re ishte e suksesshme sepse kishte karakter laik, afetar,
por jo edhe antifetar, pra qe një parullë politike që nuk i mohonte fetë, të
cilat i lënte në ndërgjegjën e çdo shqiptari,duke respektuar lirinë e secilit për
të ushtruar besimin e vet sipas dëshirës.
Kështu dalngadal epërsia e ndenjës kombëtare mbi ate fetare rritej
gjithnjë e më tepër duke i rezistuar me sukses nxitjes së fanatizmit fetar që
ishte rezultat i veprimtarisë së faktorëve të ndryshëm destruktiv që vinin nga jashtë në gjysmën e dytë të shekullit
XIX .Në këtë kontekst duhej të bëhej e qartë se prapa fesë qëndronte politika,
këtë e potenconte edhe Sami Frashëri, që çdo pushtues e përdorë fenë për
qëllimet e veta politike, në kë Për t’u mbrojtur nga
rreziku real që kërcënonte shqiptarët Avdyl Frashëri rilindas proklamonte që në
asnjë vend të botës nuk ka
njerëz të besimeve të ndryshme dhe që jetojnë në harmoni si shqiptarët,por Fan Noli mendonte ndryshe dhe thoshte se kjo
ndarje fetare shqiptarëve po u shkaktonte dhe do t’u shkaktoj probleme edhe në të ardhmen të rast
P.Osmane e përdorte fenë për realizimin e qëllimeve të veta.
Për t’u mbrojtur nga rreziku real që kërcënonte shqiptarët Avdyl Frashëri rilindas proklamonte që në asnjë vend të botës nuk ka njerëz të besimeve të ndryshme dhe që jetojnë në harmoni si shqiptarët, por Fan Noli mendonte ndryshe dhe thoshte se kjo ndarje fetare shqiptarëve po u shkaktonte dhe do t’u shkaktoj probleme edhe në të ardhmen. Ky mendim i Nolit doli të jetë i sakt sepse deshëm apo sdeshëm ai u reflektua më vonë në rrjedhat e gjithmbarshme kombëtar.