Pëllumb Gorica: Peizazhet e kaltra të Adriatikut
Gjithmonë më ka pëlqyer deti, qielli dhe dielli. Pas një jave fort të këndshme në male, mora udhën për në det. Në pritjen gjithë emocion të udhëtimit, mendimet shkonin te kjo mrekulli, që mbush me gëzim e paqe shpirtin e njeriut, ku gjithshka tallazitet ëmbël dhe, kur rrezitesh në diell pranë tij, lëkura ndërron ngjyrë...


























