Mendime
Dritan Demiraj: Veriu i Dardanisë dhe shkaqet e krizës
E premte, 26.08.2022, 08:16 PM
VERIU I DARDANISË DHE
SHKAQET E KRIZËS
Nga
Kolonel Dritan Demiraj
Me
qëllim që të analizojmë me kujdes situatën e sigurisë në veri të Dardanisë,
ndër të tjera duhet të analizojmë disa nga faktorët kryesorë demografikë,
gjeografikë, politikë, diplomatikë dhe ushtarakë të cilët ndikojnë në këtë
krizë por dhe në zgjidhjen e kësaj krize.
Në
muajin shtator të vitit 2021, vendosjes së reciprocitetit për vendosjen e
targave të përkohshme për serbët të cilët futen në Kosovë, Serbia iu përgjigj
me provokime, bllokime rrugësh, sulme me armë kundër forcave të policisë së
Kosovës, etj duke urdhëruar strukturat e saj paralele të cilat organizohen,
financohen dhe drejtohen nga shërbimet serbe të sigurisë në bashkëpunim me
agjensitë ruse të inteligjencës.
Në
këtë rajon të Kosovës, sulmet e strukturave paralele serbe të ekzekutuara ditët
e fundit me përfshirjen edhe të agjentëve rusë të grupit ‘Wagner’, kanë qëlluar
drejtëpërsërdrejti kundër forcave të policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit,
kanë bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare zyrtare në Jarinje dhe Bërnjak,
kanë ekzekutuar gjashtë sulme me armë gjatë muajit prill të vitit 2021, etj
duke treguar qartazi se pas këtyre incidenteve qëndron Beogradi dhe Rusia, të
cilët kërkojnë të vështirësojnë sa më shumë situatën në këtë rajon tashmë që
vazhdon pushtimi ushtarak Rus në Ukrainë.
Në
datën 7 gusht 2022, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm serb Gjenerali Milan
Mojsiloviç së bashku me drejtuesit kryesorë të komandave të tjera ushtarake
vizituan njësitë e xhandarmarisë dhe të njësive të armatosura serbe në zonën
kufitare tokësore me Dardaninë, konkretisht bazat ushtarake “Tabalije” dhe
“Rudnica” dhe aftësitë e tyre operacionale për të reaguar sa më shpejtë në rast
nevoje. Në këtë këndëvështrim, gjykoj se në këtë krizë ka rëndësi studimi i
faktorit demografik në këtë rajon.
1. Faktori ushtarak.
Në
Serbi ndodhet baza rajonale e Sputnikut në Beograd, në ministrinë serbe të
mbrojtjes ndodhet zyra e përfaqësisë së MM ruse, ndërkohë në Nish rreth 160 km
ndodhet ‘Qëndra Humanitare’ e Rusisë, e cila vepron në mënyrë të fshehtë në të
cilën punojnë shumë agjentë të shërbimeve sekrete të sigurisë FSB, GRU dhe SVR,
misioni të cilëve është grumbullimi i informacioneve për vendet në rajonin e
Ballkanit Perëndimor (shiko hartat në kufi me Serbinë, Dardania veri-lindore
dhe harta tjetër Dardania veri-perëndimore).
Por
agresiviteti i shfaqur gjatë ditëve të fundit nga Serbia, nuk është asgjë
tjetër më shumë sesa vazhdimi i një plani të qartë 20 vjeçar, ku vetëm në
kufirin me Kosovën janë ndërtuar dhe dislokuar 48 baza operative ushtarake, nga
të cilat 28 janë të ushtrisë dhe 20 të xhandarmarisë. Këto baza kanë filluar të
ndërtohen që nga muaji gusht 2001, nën asistencën informative të Rusisë dhe të
shërbimeve të saj të sigurisë FSB, SVR dhe GRU. Bashkëpunimi i Rusisë me
Serbinë shfaqet edhe tek grupi i miqësisë Serbi-Rusi, ku nga 250 anëtarë të
Parlamentit serb 151 prej tyre janë pjesë e këtij grupi.
Serbia
për momentin i ka pozicionuar forcat e saj përgjatë kufirit me Republikën e
Dardanisë. Forca kryesore e cila patrullon kufirin janë efektivët e Brigadës së
Xhandarmarisë. Brigada e xhandarmarisë serbe përbëhet nga 4 batalione.
Batalioni
katërt psh përbëhet nga shumë pjestarë të forcave speciale ‘Kobra’, njësi
anti-terroriste dhe një forcë elitë policore.
Këto
janë forcat të cilat ruajnë dhe patrullojnë kufirin me Dardaninë.
Patrullimet
e tyre realizohen 24 orë në ditë dhe realizohen nga efektivë prej katër
personash të armatosur: Dy persona të pajisur me automatik AK-47 model i
përmirësuar serb, i treti me automatik/mitraloz prodhin serb model M-84 kalibër 7.62 x 54 mm dhe personi i katërt me
sniper ‘Crna Strela’ prodhim serb kalibër 12.7 mm ose M-76 7.92 x 57 mm.
2. Faktori demografik.
Në
pjesën veriore të Kosovës jetojnë shumë pak serbë. Ata në vazhdimësi e kanë
refuzuar regjistrimin për të vetmen arsye se dalin më pak se 30.000 qytetarë.
Në qytetin e Mitrovicës ndodhet një universitet i cili frekuentohet nga
studentë nga Serbia, për të vetmen arsye se diplomat merren me lehtësi. Qyteti
më i afërt në Serbi nga Mitrovica është qyteti i Kraljevas rreth 150 km i cili
është qytet në “zhdukje” për shkak të largimit të madh të popullsisë serbe
jashtë vendit.
Në
pjesën e Gjilanit, Novobrdos, Kamenicës, Vitisë, Lipjanit, Prishtinës dhe
Shterpcës jetojnë më tepër se 100.000 qytetarë serbë, por Serbia nuk
shqetësohet shumë për ta. Në fakt, muajt e fundit Serbia i ka shtuar forcat e
saj në kufirin e Kosovës në pjesën e Gjilanit, Vitisë, Kamenicës dhe Podujevës.
Ky në fakt është një mashtrim dhe tërheqje vëmendje, sepse objektivi i tyre
përfundimtar është marrja e kontrollit në veriun e Kosovës.
Shpesh
herë vendime të tilla janë mbështetur nga deklaratat e Ministrit të Jashtëm Rus
Sergei Lavrov dhe zëdhënesës së tij Maria Zakarova, të cilët kanë deklaruar se:
“Atje ku ka popullsi serbe nuk duhet të ketë prezencë shqiptarësh”, pra haptazi
pasi dështuan në marrjen e pushtetit gjatë zgjedhjeve në Malin e Zi, në
Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kroaci, serbët vazhdojnë të insistojnë për mundësinë
e zgjerimit të territoreve nëpërmjet shkëmbimit të tyre, krijimit të
Asociacioni i komunave me shumicë serbe (Zajednica), zgjerimit të influencës
sërbe në rajonin e Ballkanit me zgjerimin
e nismave ekonomike.
3. Faktori gjeostrategjik
i Kopaonikut, parë nga aspekti i luftës elektronike, sinjaleve dhe
telekomunikacionit.
Duke
marrë parasysh rëndësinë strategjike të bjeshkëve të Kopaonikut (pasuritë
nëntokësore, pikat strategjike të telekomunikacionit, lartësinë e Ravna Goras,
etj), kërkesave të vazhdueshme të Serbisë dhe dakortësimit të tyre me ‘miqtë’ e
tyre shqiptarë për ndryshimin e kufirit, qasjen e ndryshme ndaj serbëve që
jetojnë në pjesën veriore dhe shtetasve të cilët jetojnë në brendësi të
Republikës së Dardanisë, në prapavijë qëllimi strategjik i Serbisë është
ndryshimi i vijës kufitare.
Siç
e dimë edhe nga historia e kaluar, kur Serbia nuk ka interes strategjik nuk bën
lëshime. Por në mënyrë të heshtur në prapavijë nëpërmjet “metodave serbe„ nën
drejtimin e lidershipit të tyre “perëndimor“ do të vazhdojnë të tentojnë të
përfitojë sa më shumë të jetë e mundur. Psh në vitin 2007, Serbia dërgoi për
vizitë zyrtare në SHBA shefin e tyre të shtabit të ushtrisë serbe Gjeneralin
Ponosh, i cili gjatë takimeve me autoritetet e sigurisë amerikane kërkoi që ta
mbështesnin që maja e Kopaonikut t‘i takonte Serbisë.
Në
vijim duhet bërë një analizë për rëndësinë që kjo majë sa i përket Luftës
Elektronike, Sinjaleve dhe Telekomunikacionit, të cilat në gjykimin tim më
shumë se Serbisë mund t‘i shërbejnë Federatës Ruse.
Në
këtë majë (si në fotot e publikuara) është vendosur një radar me rreze të mesme
operacionale rreth 400 km. Ky radar u shkatërrua nga aviacioni amerikan në
vitin 1999. Por në atë kohë u shkatërrua vetëm kupola e radarit, sepse
nëpërmjet një ashensori ai ndodhej thellë në tokë. Para disa vitesh Serbia
kërkoi që të kontrollonte hapësirën ajrore të Kosovës, për kontrollin e
qarkullimit të aviacionit civil, kërkesë e cila u refuzua nga NATO, duke mos
lejuar aktivizimin i këtij radari.
Serbët
nuk hoqën dorë nga kjo ide, sepse në atë kohë vetëm nga kontrolli i hapësirës
ajrore të Kosovës ata fitonin një sasi prej 13 milionë euro në vit dhe në të
njëjtën kohë serbët planizuan të ndërtonin në bjeshkën Besna Kobila në afërsi
të Vranjës një bazë tjetër radarësh për qëllim ushtarake dhe inteligjente.
Si
përfundim, marrja e kontrollit të majës së Ravna Goras, do t’i mundësonte
serbëve dhe rusëve vendosjen dhe instalimin e radarëve të fuqishëm të luftës
elektronike (EW) dhe pajisjeve të tjera moderne ruse të zbulimit elektronik
(ELINT) të afta që të kontrollinin sinjalet telefonike por jo vetëm në katër
vende të NATO-s Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe deri në Greqi.
4. Liqeni i Gazivodës ( Ujmanit).
Liqeni
i Gazivodës është liqeni më i madh në Kosovë. Ai ka një sipërfaqe prej 11.9 km2
nga të cilat 9.2 km2 i përkasin Republikës së Dardanisë dhe vetëm 2.7 km2
Serbisë. Ky liqen furnizon me ujë të pishëm qytetet: Mitrovicë, Vushtrri,
Obiliq por në të ardhmen edhe qyteti i Prishtinës të mund të furnizohet nga ky
liqen. Termocentralet Kosova A dhe Kosova B furnizohen me ujë po ashtu nga ky
liqen artificial. (shiko hartën lartë).
Ekzistenca
e këtij liqeni është shumë i rëndësishëm për mbijetesën e banorëve të këtyre
qyteteve, për zhvillimin industrial dhe bujqësor të Dardanisë. Pa shfrytëzimin
me ujë nga ky liqen, termocentralet mbyllen dhe Kosova mbetet pa energji
elektrike.
5. Faktori ekonomik.
Në
shtesë sa më lartë, në këtë rajon ekzistojnë pasuritë të jashtëzakonshme të
pasurive minerale, të cilat gjenden në pjesën veriore të Dardanisë dhe janë
vlerësuar në mbi 200 miliardë Euro. Në këtë rajon gjenden me shumicë mineralet
qymyrguri, plumb, zink, argjend, ar dhe shumë minerale të tjera. Këto pasuri përrallore padyshim që i
lënë pa gjumë mercenarët serbë dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarfolës.
Dritan Demiraj, Ph.D.