Mendime
Nikoleta Kovaçi: Siguria kombetare ne duar dordolecesh!
E hene, 22.08.2022, 05:56 PM
Siguria kombetare ne duar dordolecesh ose versioni serioz i ngjarjes!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Duhet
qe nji ngjarjeje t’i shihen te gjitha anet, sidomos, kur parimisht ka nje cen
ku mundesh me dyshue per cenin te sigurise kombetare! E pare ne plan imediat na
jena te vetedijshem se s’kena asnje komponent real qe ne bind per siguri
kombtare! Jena ne nje marredhanie te verbet besimi se na ka ne dore NATO dhe
USA! Dhe na majftohena perballe lukunise se hajduteve tane qe bajne pasuri me
sigurine kombtare!
Kthehena
ne Gramsh, tek uzina, reparti, kapanoni apo ç‘a dreq forme ka ajo ngrehine! Dhe
e shohim ne plan ushtarak! Quhet zone ushtarake! Praktikisht ruhet nga ushtare
te armatosun! Njohes te mire te ligjit ushtarak! Ka nje rregullore prekjeje
perimetri sigurie, mandej afrimi ne distance te caktueme e larg qofte me u
afrue kush tek rrethimi! Po flas per zonen ushtarake si asht ne ligj dhe ne
logjike!
Manej
vijme tek dy ushtaret! Shyqyr qe i shpetoi Zoti nga ndonje thyrje kame e krahu!
Po nuk i shpetoi dot nga turpi i madh i perdorjes! Ata duhej te ishin ushtarake
ma para se sa me kane teserexhinj, duhej te mbronin me cdo kusht zonen per te
cilen paguhen dhe mbi te gjitha dinjitetin e vet dhe te Ushtrise! Asaj qe kam
ne mend une jo kte pacavuren tone! Ata ushtare duhen vue ne pranga! Duhen çue
ne burg! Ata jane te paafte me vesh rroben e ushtrise! Ata u plagosen me
sprajt medemek dhe u qurraviten ne
kamerat e ministrise se turpit te mbrojtjes! Perpara nje ministri fantazme,
kukull dhe injorant! Popo, i ka te tria! E ma keq, abuzivist me dy mjeranë
ushtare qe sillen si lecka ne spital per t’i nxjerre ne foto ne FB!
E
zeme se ruset do te ishin terroriste! Tek ajo ngrehina uzine, larg qofte, te
kete lende te damshme ne rast shperthimi! Ata hyjne, neutralizojne dy zhele
ushtaresh qe kena lane na aty dhe e hedhin ne ere! Thjesht duke perdor mina te
telekomandueme! Si ato qe prodhohen e shiten ne Shqipni me shumice e pakice, ne
treg t’bardhe e te zi, nan hunden e policise dhe te SHISH!
Pra
lavdi Zotit nuk qene te tille, po qlluen, simas shtetit tone hajdut, spiuna te
agjendures ruse!
Spiunazhi
asht medota e largpamesise! Te punesuemit e tij mendojne, veprojne dhe ideojne
per neser e ne kohe te gjate! Iu pret puna... meqe i zbuluem kesaj here, heren
tjeter kamuflohen ma mire! Nuk marrin ma sprajt po sende te tjera e kta qyqaret
e ushtrise sone do flene nje jave ne vendroje!
Vs;
Policia dhe Prokuroria duhet te japin kronologji te çdo minutshme te ngjarjes!
Qe shqiptaret ta dine se çfare ndodhi vertet aty dhe ne ate vend qe te pakten
mos te tremben edhe per sigurine kombtare siç tremben per buken e perditshme…