Mendime
Enver Bytyçi: Abazoviç, një demagog i paskrupullt!
E shtune, 20.08.2022, 06:59 PM
Abazoviç, një demagog i paskrupullt!
Nga
Enver Bytyçi
"Po
më rrëzoni’’, tha, ‘’se jam shqiptar’’! Por ai vetëm shqiptar nuk është. Mund
të jetë gjithçka, por shqiptar jo! Nëse do të ishin shqiptarët si Abazoviç e si
ky i joni këtu në Tiranë, Shqipëria do të ishte zhdukur prej kohësh nga harta
politike e botës! Mos spekullo me të qenit shqiptar o Viçi i Serbisë! E vërteta
është se me këtë, ish-kryeministri i Malit të Zi donte të maskonte të qenit
filoserb dhe të joshte ndonjë deputet shqiptar që ta kishte në krah. Por nuk
funksionoi. U rrëzua me më shumë vota sesa u kurorëzua kryeministër më 28 prill
në Podgoricë. Dhe u bë mirë që iku një politikan e mbrojtjes së interesave
serbe e sorosiane në rajon!
Tha
gjithashtu se "më rrëzoi krimi i organizuar"! Rrenë e demagogji e
pastër! Ti u bashkove me krimin sorosian të mpleksur me krimin qeveritar në
rajon e më veprimtarinë kriminale të mafies, trafiqeve e pastrimit të parave. E
luftove Gjukanoviç si të korruptuar dhe u bashkove me krye të korruptuarit e
Tiranës e Beogradit, të cilët bashkëpunojnë me të gjitha organizatat kriminale
të mundëshme! Krimi i organizuar të thirri ty Abazoviç në skenë për të
destabilizuar rajonin në zbatim të interesave të Serbisë e Kishës Ortodokse të
saj! Sepse vetëm kriminelët, sidomos ata në pushtet, veçmas në Tiranë e
Beograd, e duan Ballkanin në luftë! Ndryshe nuk do të kenë mundësi të fshehin
gjurmët e krimit të tyre të gati një dekade!