E enjte, 01.05.2025, 11:02 PM (GMT+1)

Mendime

Mërgata Shqiptare: Për respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe mosprekjen e udhëzimit Administrativ për ndalimin e bartjes së mbulesës fetare në objektet shkollore

E merkure, 17.08.2022, 07:28 PM


Peticion nga Mërgata Shqiptare për respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe mosprekjen e udhëzimit Administrativ për ndalimin e bartjes së mbulesës fetare në objektet shkollore

Të dashur Shqiptarë e Shqiptare, kudo që jeni,

Duke pasur parasysh faktin se neni 4, i udhëzimit administrativ, paragrafi 1.13 i UA nr. 06 i vitit 2014 për ndalimin e bartjes së mbulesës fetare në objektet shkollore, është plotësisht në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe njihet si kod i mirësjelljes, dedikuar mbrojtjes së fëmijëve të moshës minore, në shkollat fillore dhe të mesme, duke përjashtuar shkollat e larta, kur fëmijët arrijnë moshën madhore të vendosjes për vetvete, përmes këtij peticioni, shprehim mbështetjen tonë të parezervë, për mos ndryshimin e këtij neni kaq të rëndësishëm dhe parimor, për rritën e shëndosh, mbarëvajtjen dhe arsimimin e mirëfilltë laik,në harmoni me njëri tjetrin dhe pa ndasi e konflikte ndër fetare të fëmijëve tanë nëpër shkolla.

Mbulesa nuk është traditë shqiptare, atë nuk e parasheh as Kurani, por është kërkesë e Ligjit “Sharia” për diskriminimin e femrave, si në Afganistan e vendet tjera arabe, që nuk ka të bëjë asgjë me kulturën, traditën dhe vlerat e rendit tonë shoqëror të përcaktuara me nenin 7 dhe 8 të Kushtetutës.

Nisma për futjen e shamive në shkolla, nuk i promovon të drejtat e njeriut, as nuk mbron të drejtat e fëmijëve, përkundrazi është tendencë e disa individëve dhe grupeve ekstremiste islamike, për imponimin e dukjes turko-arabe dhe traditave mesjetare të vendeve të lindjes, tek fëmijët shqiptar.

Mbulesa me të gjitha format arabe, promovon politikën pan-turke e pan-islamike, e cila ka qëllime tërësisht antishqiptare, ndaj institucionet shtetërore, arsimore, akademike dhe shkencore, të vendit tonë, nuk duhet të lejojnë në asnjë mënyrë që të bien në këtë grackë të ekstremistëve islamik dhe të legjitimojnë keqpërdorimin dhe diskriminimin e hapur të fëmijëve minor shqiptar në Republikën e Kosovës, akt që rrezikon edhe të ardhmen dhe perspektivën e vendit, në integrimet evropiane.

Sistemi ynë i arsimit bazohet në vlerat demokratike të një shoqërie të lirë laike, barazisë gjinore dhe respektimit në plotësi të lirive dhe të drejtave të fëmijëve dhe shteti demokratik i Kosovës, sipas ligjeve të vendit, e ka për detyrë që deri në plotësimin e moshës 18 vjeçare, kur me ligj konsiderohet i aftë të vendos për vete, fëmijët tanë, t’i edukoj në frymën demokratike të rendit tonë shoqëror kushtetues, lojalitetit e tolerancës, barazisë gjinore, evitimit të ndasive fetare, si dhe në frymën autoktone kulturore kombëtare.

Kështu që ne, një grup intelektualësh, krijuesish e publicistësh të pavarur e të pa parti nga diaspora, me përgjegjësinë më të lartë kombëtare, ndjesi të thellë prindërore dhe vullnetin e pastër njerëzor, duke ditur paraprakisht, rrezikun që paraqet futja e mbulesave fetare, për prishjen e harmonisë, bashkëjetesës, rritjes së shëndosh e pa diskriminim dhe arsimimit pa ngarkesa e ndasi religjioze të fëmijëve tanë, si prind e familjar, përgjegjës për sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë minor, kërkojmë nga të gjithë ju, që ta nënshkruani dhe shpërndani sa më shumë, këtë peticion.

Peticioni u drejtohet:

-Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,

-Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti,

-Qeverisë së Republikës së Kosovës,

-Kuvendit të Republikës së Kosovës,

-Ambasadës së SHBA-ve dhe vendeve të QUINT-it

-Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, MASHT,

-Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës,

-Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, për ndalimin e plotë të të gjitha mbulesave, uniformave dhe simboleve fetare nëpër shkolla.

Emri:

Mbiemri:

Vendi dhe data:

Nënshkrimi:



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx