| E merkure, 17.08.2022, 07:28 PM |
Peticion nga Mërgata Shqiptare për respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe mosprekjen e udhëzimit Administrativ për ndalimin e bartjes së mbulesës fetare në objektet shkollore
Të
dashur Shqiptarë e Shqiptare, kudo që jeni,
Duke
pasur parasysh faktin se neni 4, i udhëzimit administrativ, paragrafi 1.13 i UA
nr. 06 i vitit 2014 për ndalimin e bartjes së mbulesës fetare në objektet
shkollore, është plotësisht në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës
dhe njihet si kod i mirësjelljes, dedikuar mbrojtjes së fëmijëve të moshës
minore, në shkollat fillore dhe të mesme, duke përjashtuar shkollat e larta,
kur fëmijët arrijnë moshën madhore të vendosjes për vetvete, përmes këtij
peticioni, shprehim mbështetjen tonë të parezervë, për mos ndryshimin e këtij
neni kaq të rëndësishëm dhe parimor, për rritën e shëndosh, mbarëvajtjen dhe
arsimimin e mirëfilltë laik,në harmoni me njëri tjetrin dhe pa ndasi e
konflikte ndër fetare të fëmijëve tanë nëpër shkolla.
Mbulesa
nuk është traditë shqiptare, atë nuk e parasheh as Kurani, por është kërkesë e
Ligjit “Sharia” për diskriminimin e femrave, si në Afganistan e vendet tjera
arabe, që nuk ka të bëjë asgjë me kulturën, traditën dhe vlerat e rendit tonë
shoqëror të përcaktuara me nenin 7 dhe 8 të Kushtetutës.
Nisma
për futjen e shamive në shkolla, nuk i promovon të drejtat e njeriut, as nuk
mbron të drejtat e fëmijëve, përkundrazi është tendencë e disa individëve dhe
grupeve ekstremiste islamike, për imponimin e dukjes turko-arabe dhe traditave
mesjetare të vendeve të lindjes, tek fëmijët shqiptar.
Mbulesa
me të gjitha format arabe, promovon politikën pan-turke e pan-islamike, e cila
ka qëllime tërësisht antishqiptare, ndaj institucionet shtetërore, arsimore,
akademike dhe shkencore, të vendit tonë, nuk duhet të lejojnë në asnjë mënyrë
që të bien në këtë grackë të ekstremistëve islamik dhe të legjitimojnë
keqpërdorimin dhe diskriminimin e hapur të fëmijëve minor shqiptar në
Republikën e Kosovës, akt që rrezikon edhe të ardhmen dhe perspektivën e
vendit, në integrimet evropiane.
Sistemi
ynë i arsimit bazohet në vlerat demokratike të një shoqërie të lirë laike,
barazisë gjinore dhe respektimit në plotësi të lirive dhe të drejtave të
fëmijëve dhe shteti demokratik i Kosovës, sipas ligjeve të vendit, e
ka për detyrë që deri në plotësimin e moshës 18 vjeçare, kur me ligj
konsiderohet i aftë të vendos për vete, fëmijët tanë, t’i edukoj në frymën
demokratike të rendit tonë shoqëror kushtetues, lojalitetit e tolerancës,
barazisë gjinore, evitimit të ndasive fetare, si dhe në frymën autoktone
kulturore kombëtare.
Kështu
që ne, një grup intelektualësh, krijuesish e publicistësh të pavarur e të pa
parti nga diaspora, me përgjegjësinë më të lartë kombëtare, ndjesi të thellë
prindërore dhe vullnetin e pastër njerëzor, duke ditur paraprakisht, rrezikun
që paraqet futja e mbulesave fetare, për prishjen e harmonisë, bashkëjetesës,
rritjes së shëndosh e pa diskriminim dhe arsimimit pa ngarkesa e ndasi
religjioze të fëmijëve tanë, si prind e familjar, përgjegjës për sigurinë dhe
të ardhmen e fëmijëve tanë minor, kërkojmë nga të gjithë ju, që ta nënshkruani
dhe shpërndani sa më shumë, këtë peticion.
Peticioni u drejtohet:
-Presidentes
së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,
-Kryeministrit
të Republikës së Kosovës, Albin Kurti,
-Qeverisë
së Republikës së Kosovës,
-Kuvendit
të Republikës së Kosovës,
-Ambasadës
së SHBA-ve dhe vendeve të QUINT-it
-Ministrisë
së Arsimit të Republikës së Kosovës, MASHT,
-Ministrisë
së Drejtësisë së Republikës së Kosovës,
-Gjykatës
Kushtetuese të Republikës së Kosovës, për ndalimin e plotë të të gjitha
mbulesave, uniformave dhe simboleve fetare nëpër shkolla.
Emri:
Mbiemri:
Vendi dhe data:
Nënshkrimi: