Mendime
Faton Abdullahu: Kurti premtoi shpresë ofroi zhgënjim
E hene, 22.08.2022, 04:05 PM
Kurti premtoi shpresë ofroi zhgënjim
Nga
Faton Abdullahu
Premtoi
zbritje të çmimit të energjisë, solli vetëm terr dhe ngritje enorme të çmimit.
Premtoi
ulje të çmimeve të produkteve ushqimore, të gjitha çmimet po ngriten gjatë
qeverisjes së tij.
Premtoi
që nuk ka dialog pa kushte dhe kërkimfalje të Serbisë, përfundoi në dialog
teknik.
Premtoi
luftë kundër korrupsionit, qeveria e tij përfundoi në shumë afera korruptive
dhe mbrojtje të tyre.
Premtoi
punësim për të rinjtë, ofroi zhgënjim dhe mbushi dyert e ambasadave me mijëra
të rinj e të reja profesionistë.
Premtoi
çkapje të bordeve, i mbushi ato me familjarë e militantë partiak.
Premtoi
mbulimin e sigurimeve për automjete për bashkatdhetarët, i mashtroi me
byrokraci dhe maltretime të turpshme.
Premtoi
dialog social me punëtorët, po i injoron dhe nuk po i takon fare sindikatat.
Premtoi
mbylljen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, po vazhdon të shesë prona
shoqërore me valë të reja të privatizimit.
Premtoi
zhvillim ekonomik, solli vetëm varfërim dhe krizë ekonomike për qytetarët.
Premtoi
projekte të mëdha kapitale, ndërsa në gjysmën e mandatit nuk e ka realizuar
ende asnjë investim kapital, zero e madhe e progresit.
Ky
kryeministër dhe kjo Qeveri, gjithçka që ka premtuar për vota, e ka bërë të
kundërtën në pushtet.
Mungesa
e kompetentencës dhe dijes po e degradon secilën sferë të jetës politike,
shoqërore e shtetërore, çdo ditë. Përtej mashtrimit, qytetarët sot, po jetojnë
më keq, më të pasigurt për të ardhmen dhe me frikë për gjendjen e tyre.
Si
ta quajmë këtë Kryeministër dhe këtë Qeveri me këto rezultate, me ndryshime
drastike mes premtimeve dhe qeverisjes? Keq, shumë keq! Premtoi shpresë ofroi zhgënjim.
facebook.com/faton.abdullahu.9