Mendime
Florim Zeqa: Atdhe të dua edhe kështu siç je!
E diele, 21.08.2022, 07:24 PM
Atdhe të dua edhe kështu siç je!
Edhe
pse nuk i përkas grupit të njerëzve që zhgënjehen lehtë dhe për asgjë, kësaj
radhe u bënë shkas gjërat e vogla që më shkaktuan zhgënjmimin e madh e të
papritur në vendlindjen time të dashur, Kosovën Dardane!
Shkruan:
Florim Zeqa
Me hajna nuk ka shtet!
Që
nga hyrja në pikat kufitare kudo në qytetet tona vëreheshin pankartat gjgante
“Mirë se vini bashkatdhetarë”, por menjëherë pas tyre fillon mashtrimi dhe
rrjepja e mërgimtarëve filluar nga ‘policat e sigurimeve’ për automjetet,
numrat e telefonisë mobile, riaktivizimi i pakove digjitale televizive, tatimi
në pronë për shtëpitë e pabanuara e deri tek çmimet astronomike të artikujve
ushqimorë të cilat ua kalojnë edhe vendeve më të zhvilluara evro-perëndimore!
“Mundësia”
e tërheqjes së 20 eurove të ‘policave të sigurimeve’ është një hajni e
planifikuar mirë nga pushtetarët aktualë, për faktin se asnjë mërgimtarë nuk i
humb tri ditë të arta të pushimeve për të shkuar në Prishtinë për 20 euro, pa e
llogaritur koston shtesë të udhëtimeve.
Meqë
kësaj radhe udhëtimin për në vendlindje dhe anasjelltas e bëra me Autobus, nuk
e pata fatin të “shërbehem” me ‘policën e sigurimeve”, por kjo nuk më shpëtoj
nga peripecitë e tjera të shumëta që përjetova në vendlindje.
Përjetimi
i parë i keq ndodhi me rastin e blerjes së dy numrave të telefonisë mobile nga
një kompani në qytetin e Mitrovicës, të cilat i pagova më shtrenjtë se
zakonisht (12 euro një numër për një muaj), njëri prej të cilëve m’u aktivizua
vetëm pas një jave, kurse tjetri as pas tre javësh të qëndrimit në vendlindje.
Gjatë
ankesave të përditshme në pikën e shitjes, mësova për vjedhje akoma më të mëdha
të mërgimtarëve nga e njëjta kompani në Aeroportin e Prishtinës, të cilëve ua
kishin marrë nga 30 euoro për kinse shërbime vjetore të internetit, por më të
kontrolluar numrat e tyre në pikën e njëjtë të shitjes ku ndodhesha unë, u
zbulua vjedhja dhe mashtrimi i madh, pasi aktivizmi i kartelave telefonike u
ishte bërë në afatin një mujorë e jo vjetor siq e kishin paguar!
Përjetimi
i dytë i keq me ndodhi më rastin e riaktivizimit të pakos digjitale televizive,
për të cilën u detyrova të paguaj hiq më pak se 39 euro. Kur jemi në këtë
segment, bashkatdhetarët e dijnë fare mirë se me rastin e aktivizimit të parë i
kemi paguar nga 70 euro, prej tyre pagesën prej 45 euro për tre muaj plus 25
euro shërbime të kyqjes në rrjet, me premtimin që herën tjetër kur të vijmë në
vendlindje të paguajmë vetëm shërbimin mujorë prej 15 eurove dhe asgjë më
shumë. Por e vërteta na doli të jetë ndryshe, 15 euro për rrjetin mujorë dhe 24
për shërbime të kinse për “mirëmbajtje të pajisjeve të internetit”, të
pajisjeve të ç’kyqura edhe nga rrjeti elektrik një vit më parë më rastin e
largimit nga vendlindja!
Krahasuar
me tatimin në pronë, më i lartë po na delë të jetë tatimi për pajisjet e ç’kyqura
elektronike të internetit sesa tatimi në patundshmëri!
Përjetimi
i tretë i keq më ndodhi me kompanitë e udhëtimeve (Autobusët Interurban),
çmimoret e të cilave varionin jo sipas ligjit por sipas “maliqit”. Sa më e
fortë kompania, çmimi më i lartë, sa më e dobët kompania çmimi më i ulët për
shërbimin e njëjtë!
Zhgënjimi
i mërgimtarëve nga vjedhja sistematike për çdo sherbim të kompanive të
licencuara nga shteti ka bërë që nga viti në vit të bie numri i mërgimtarëve që
i vizitojnë vendlindjet e tyre.
Kur
këtyre përjetimeve t’iu shtohen edhe reduktimet e energjisë elektrike 6 me 2
dhe nga 10 deri në 30 orë pandërprerë pa rrymë në pikun e vapës, nuk ka sesi të
mos jetë i lartë zhgënjimi i mërgimtarët në vendlindjen e tyre.
Parregullësitë në trafik
pasojë e mosfunksionimit të shtetit
Për
parregullësitë dhe plaçkitjen e mërgimtarëve në vendlindje nga kompanitë e
licencuara nga shteti fajtore është politik-bërja, përkatësisht të gjithë
pushtetarët e deritanishëm përfshirë këta aktualë.
Përderisa
pushtetarët paraprak i liçensuan dhe i kontrollojnë kompanitë e inkriminuara,
pushtetarët aktualë janë fajtorë për paaftësinë e menaxhimit dhe ndëshkimit të
kompanive të inkriminuara të cilat vazhdojnë të plaçkisin qytetarët dhe
mërgimtarët, me të cilat para e ushqejnë krimin e organizuar dhe korrupsionin
në vendin tonë.
Për
kaosin urbanistik në kryeqytet dhe qytetet e mëdha të Kosovës, përveq pushtetit
lokal, fajtore është Ministria e Transportit dhe Infrastruktues e cila lejon
abuzimin dhe keq-menaxhimin e Stacioneve të Autobusëve nga matrapazët që u
qesin haraq kompanive të cilat e bëjnë transportin e rregulltë të udhëtarëve në
linjat Urbane dhe Interurbane.
Si
pasojë e kësaj, kompanitë e udhëtimeve për t’i ikur pagesave për çdo hyrje në
Stacionin e Autobusëve në Prishtinë detyrohen të ndalen jashtë stacionit vend e
pavend, duke ua rrezikuar jetën e qytetarëve nga kalimi i paligjshëm i rrugëve
për t’i zënë linjat e autobusëve në destinacionet e caktuara.
Zhgënjimin ta kthejmë në
forcë për largimin e kusarëve politik
Jam
thellësisht i bindur se shumica e mërgimtarëve që ishin në vendlindje do ta
gjejnë veten në përshkrimin tim personal të cilin nuk e përdora për hakmarrje
kundër askujt, madje nuk e permenda as emrin e kompanive prej të cilave u
dëmtova personalisht.
Por,
qëllimi i këtij shkrimi është vetëdijësimi i pushtetarëve për çasje ndryshe
ndaj artieries më të shëndoshë kombëtare-mërgatës, pa të cilën atdheu ynë do të
varfërohet dhe braktiset çdo ditë e më shumë nga popullata e saj.
Njëkohësisht
pres reflektim të qytetarëve dhe mërgimtarëve për distancim ndaj politikanëve
që e katandisen vendin siq është më së keqi, më keq se asnjëherë gjatë
historisë.
Siq
e ceka në fillim të këtij shkrimi, është hera e parë që u ktheva i dëshpruar
nga vendlindja, jo shkaku i përjetimeve personale, por nga katandisja e çdo
gjëje dhe gjithçkaje në Kosovë.
Por,
këtë zhgënjim personal do ta kthejë në forcë dhe përkushtim për ndryshimin e
madh politik në vendin tonë dhe luftimin e dukurive të shumëta negative, numri
i të cilave është i gjatë dhe i pambarim.
Atdheu
im i katandisur,
të
dua edhe kështu siq je,
të
kam nënë e më ke djal,
dashuria
për ty,
në
shpirtin tim,
vlon
si vullkan i pashuar,
derisa
të vijë,
përseri
tek ti.
Florim Zeqa, 20.08.2022