Mendime
Ibrahim Kabili: Rënja e Abazoviçit qe e pritëshme
E diele, 21.08.2022, 07:20 PM
Rënja e Abazoviçit qe e pritëshme...
Nga
Ibrahim Kabili
Dritan
Abazoviçi erdhi me pompozitet të madh si kryeministër i Malit Zi. Shumë
personalitete të botës shqiptare e mirëpritën ardhjen e tij si kryeministër
shqiptar në Malin Zi. Ai vinte nga radhët e pakicës shqiptare ku partia e tij
kishte një numër të vogël deputetësh. Shumë suresh thurën lavde duke thënë se
kjo është "arritja" më e madhe për shqiptarët në Ballkan. Ata' tani
kishin tre kryeministra dhe faktori shqiptar tani po fuqizohet shumë!? Sa mirë
do ishte po të ishte vërtet kështu! Unë do e dëshiroja me gjithë shpirt një gjë
të tillë. Por që në fillim isha dyshues. Po, përse isha i tillë? Mënyra se si erdhi në pushtet, më krijoj mua
dyshime të mëdha. Këto dyshime erdhën duke u shtuar në vijim nga sjellja e tij
si kryeministët në lidhje me problemet e jashtme dhe të brendëshme të Malit Zi.
Ai ndryshe nga paraardhësit e tij merr pjesë në takimin e "Open
Ballkanit". Pjesmarrja e tij në
këtë takim qe një vendim i guximshëm. Atë e kishin refuzuar politikanët sllavë
të Malit Zi para tij. Ky tregohet më "katolik" se papa. Ai është me
origjinë shqiptare dhe i din mirë politikën antishqiptare të Serbisë, ndaj
Kosovës. Kjo ishte e papranueshme për të. Ishte e tillë jo si kryeministër i
Malit Zi, por si shqiptar. Si kryeministër i Malit Zi, ai ishte i lirë të
zgjidhte. Zgjedhja e tij edhe në këtë drejtim qe tepër e gabuar. Politikani
vizionar tregohet një burrështetas kur respekton qëndrimin zyrtar të shtetit të
tij. Si kryeministër shqiptar i Malit Zi, për hir të Kosovës, Abazoviç nuk
duhet të merrte pjesë në takimin e "Open Ballkanit". Veprimi i dytë,
në mendimin tim, shumë skandaloz dhe i papërgjegjshëm i Abazoviçit si
kryeministër i Malit Zi, është nënshkrimi i marrveshjes me Kishën Serbe në
Kosovë. Me këtë veprim skandaloz ai dëmtoi rëndë interesat e Malit Zi. Këtë akt
nuk e bënë më parë ish-kryeministrat malazez me kishën serbe, megjithëse janë
"sivëllezër" të një gjaku. E bën ky! Në aspektin e kombit shqiptar ky
nuk duhej ta firmoste kurrë një dokument të tillë që "çimenton"
kishën serbe në Malin e Zi. Aq më shumë se ky kryeministër me origjinë
shqiptare i Malit Zi, i dinte mirë problemet që ka shkaktuar dhe vazhdon të
sjellë kisha serbe në Kosovë. Kjo kishë në shekuj është marrë me politikë dhe
gjithnjë është bërë mburojë e sundimit serb kundër shqiptarëve. Po si është e
mundur një gjë e tillë? Përse ky politikan i "madh" dhe
"modern" vepron kundër
interesave të Malit Zi dhe njëkohësish edhe kombit të tij? Mendoj se nuk
ka shpjegim tjetër, ai ka ardhur në pushtet edhe me mbështetjen e Serbisë. Si i
tillë ai mbron interesat e saj. Marveshja e fundit me kishën serbe i kushtoi
shtrejtë atij, i kushtoi mocionin e mosbesimit dhe rënjen e qeverisë. Nuk është
e moralshme për një kryeministër të cilit kur i vjen "vdekja" në
politikë, të mbrohet duke thënë, pak a
shumë: "Se ju nuk më duroni dot se unë vij nga pakica
shqiptare". Sa vonë i ra mendja se qenka shqiptar! Mandej mburret se bën
dhe firmos vendime të vështira. Në fund votohet mocioni dhe bëhet rrëzimi i tij
me 50 vota pro shkarkimit. Presidenti Gjyjanoviç e solli në pushtet dhe ai e
largoi prej tij.
Mocioni
për rrëzimin e Qeverisë, është
prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të
Zi, Millo Gjukanoviq. Ky mocion erdhi si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të
Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Siç theksuam më sipër marrëveshja u vlerësua si e dëmshme për interesat
kombëtare të shtetit të Malit Zi. Abazoviçi edhe si zevendës kryeministër ka
qenë i lidhur me partitë pro serbe në Malin e Zi. Edhe kësaj radhe ai u mundua
të kishte përkrahjen e tyre në parlament, por nuk i shpëtoj dot mocionit të
shkarkimit. Mocionistët kanë vlerësuar
se Qeveria e Abazoviçit në vend që të merrej me reformat dhe procesin e
integrimit evropian, ka nënshkruar
marrveshje të dëmshme, siç qe edhe kjo e fundit me kishën serbe. Si e tillë
Qeveria e Malit Zi, e ka humbur legjimitetin
e saj. Në Kuvendit Abazoviç u mundua ta shmangte shkarkimin e tij me
mocion por nuk i'a arriti dot. Ai ofroi edhe reforma dhe ndryshim të kabinetit
qeveritar në këmbim të shpëtimit të qeverisë së tij, por nuk ja artiti
qëllimit. Ai harroi se Mali i Zi është vend antar i NATOS dhe ka si presidentin
Gjykanoviçin. Ky ka mbështetje të fuqishme në parlament dhe ndeshja me të do kishte
pasoja. Si shqiptar do krenohesha nëqoftë se Abaziviç, do të ishte i suksesshëm
si kryeministër i Malit Zi, do të mbronte më mirë interesat e shtetit të tij,
dhe do të forconte më tej interesat kombëtare shqiptare. Ai nuk bëri asnjërën
prej tyre dhe iku nga pushteti ashtu siç erdhi...
Ibrahim Kabili
Tiranë më 20.08.2022