Mendime
Nue Oroshi: Islami politik, nënshtrimi i politikës dhe heshtja e intelektualëve shqiptar
E marte, 23.08.2022, 07:03 PM
Islami politik, nënshtrimi i politikës dhe heshtja e intelektualëve shqiptar
Nga
Nue Oroshi
Ka më se paku njëzet vite që kam qenë ndër të rrallët
që me forcën e argumentit shkencor dhe politik e kam ngritur zanin kundër
dukurive të këqia në botën shqiptare qoftë ato të islamit politik që
fatkeqësisht e ka kapluar politikën shqiptare qoftë kundër orientimit komunisto-pansllavist
që e ka dëmtuar deri në palcë kombin shqiptar. Këto dy ideologji politike kanë
bashkëpunuar dhe po bashkëpunojnë shumë ngusht me njëra - tjetrën. Këto dy re
të zeza që po fluturojnë mbi tokat arbërore janë duke e tymosur me të zi tokën
dhe qiellin arbëror.E keqja më e madhe qëndron se në të shumtën e rasteve kemi
pasur dhe kemi politikan tradhëtar që për të ruajtur elektoratin politik ata
janë në gjëndje që të shtrijnë qafën dhe të pranojnë çdo gjë që i dëmton deri
në palcë trojet arbërore.Ata që kanë qenë më herët në politikë dhë në qeverisje
përmes shumë shkrimeve dhe analizave politike i kam kritikuar më forcën e
argumentit për gabimet me islamin politik dhe nënshtrimin ndaj Turqisë e
Serbisë.Me pas është vërtetuar se kritikat kanë qenë konstruktive dhe çdo gjë
që e kam thënë ka dalë e vërtetë.Ndërsa këta të rinjët që sot janë
në pushtët në Kosovë nëse i nënshtrohen Islamit Politik ata nuk do të kenë
jetëgjatësi politike.E faktët po dëshmojnë se edhe këta të rinjët janë shumë
afër që të bijnë komplet nën ndikimin e islamit politik.Shqiptarët historikisht
kanë jetuar edhe sot jetojnë bashkë me njëri-tjetrin pavarësisht besimeve
fetare që ju takojnë.Por ajo që e ka dëmtuar dhe e dëmton shqiptarin është
arabizimi i trojeve shqiptare përmes mijëra milionave euro që po jep Serbia,
Rusia, Turqia dhe shtetet Arabe që ti japin një orientim tjetër kombit shqiptar
dhe jo ashtu siç është.Dorën në zemër duhet ta pranojmë një fakt se deri diku
ja kanë arritur qëllimit që të kenë sukses.Zakonisht sukses kanë pasur tek ato
familje që tradicionalisht kanë qenë të lëkundura në aspektin kombëtar. Ato
familje herë kanë qenë me turkun, herë me shkaun, herë me komunizmin dhe sot i
gjen me islamin politik. Pra, janë shërbetor i të gjitha regjimeve dhe ideologjive antishqiptare.Dorëzimi
i politikanëve të sotshëm islamit politik në Shqipëri , Kosovë dhe
Maqedoninë shqiptare është një shenjë se këta politikan shumica prej tyre jo të
gjithë, rrjedhin nga familje me një identitet të përzier kombëtar dhe janë një
lloj përzierje që nuk dihen fare se prej nga rrjedhin, kush janë dhe çfarë
përfaqësojnë.Deri sa këtij lloji të politikanëve nuk ju intereson fare çështja
kombëtare por janë dashuruar në pushtet dhe janë në gjendje çdo gjë të bëjnë
vetëm që ta mbrojnë pushtetin.
Zhgenjimin
më të madh e kam me shqiptarët intelektual të besimit islam.Jam i bindur se në
të gjitha trojet shqiptare kemi shqiptar atdhetar të besimit
islam intelektual të mirë dhe të mirfilltë që kanë punuar dhe po
punojnë që çështja kombëtare të ecë përpara.Më shumë prej tyre ka dy dekada që
jam duke punuar bashkë dhe kemi arritur që të qesim në dritë historinë e mohuar
të kombit shqiptar.Këta shqiptar të mirë dhe atdhetarë duhet ta ngrisin zërin
dhe ti thonë politikës mjaft është mjaft. Orientimi i Shqipërisë dhe Kosovës,
është Evropa dhe Amerika.E jo Serbia,Turqia,Rusia e Arabia.Shqiptari i mirë
mund të lutët e falët në kishë dhe xhami, por është gjaku i
përbashkët arbëror,që na bashkon dhe këto hijena nuk munden të na ndajnë kurrën
e kurrës.Deri sa nje pjesë e intelektualëve që jetojnë në viset etnike
shqiptare mund të kenë ndonjë frikë të hakmarrjes siqë është heqja nga puna apo
ndonjë frikë tjetër. Por pse frikësohen dhe nuk e ngrisin zërin intelektualët
shqiptar në mërgatë?Kanë frikë apo janë antarësuar dhe e kalojnë jetën në
ndonjë shoqatë apo klub turko arab dhe janë tjetërsuar komplet. Të gjithë
shqiptarët duhet ta dinë dallimin në mes të shtetit laik dhe shtetit që
udhëhiqet me sheriati. Shqipëria e Kosova janë shtete laike me kushtetutë ku ju
mundësohet të gjithve liria e besimit fetar.Kjo është krejt në rregull.Por
shkollat janë institucione shtetrore të të gjithë shqiptarëve pa dallim feje
apo ideje.Aty nuk duhet të ngjyrosën me ngjyrime të islamit politik.Të gjithë
ata që mendojnë se Kosova duhet të Arabizohet e kanë gabim.Sepse për Arabizimin
e Kosovës maksimum mund të jenë 10% shqiptarë
dhe jo 95% siç trumbetohet.
Kurse 90% e shqiptarëve në
Kosovë e Shqipëri janë të orientuar kah Evropa dhe Amerika. "Shkronja
vret e fryma jep jetë ", thotë një fjalë e vjetër
latine.Shqiptarët duhet ta dijnë një gjë.Nëse të vret dikush lypet që të
nxirret gjaku.Por nese e vret veten shkon gjak humbur.Nuk duhet te shkojmë
gjakhumbur por duhët të lidhim besën me njëri-tjetrin pa dallim feje
apo krahine që Shqiptarinë ta vendosim në rend të parë. Në fund e kam edhe një
vërejtje për të gjithë tradhtarët që janë duke shkelur mbi gjakun e heronjve të
të gjitha brezave.Keni kujdes se përveç që do t´iu vret gjaku i deshmorëve,
heronjve dhe martirve shqiptar që u sakrifikuan nëpër shekuj për një tokë,
qiell, diell e shtet shqiptar, do të vjen koha që nuk do ti kullosni kuajt
aziatikë e karpatianë nëpër trojet shqiptare se nuk është bërë
ujë gjaku i Gjergj Kastriotit.