E premte, 19.04.2024, 06:30 AM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: Nënë Tereza duhet mbrojtur edhe me ligj!

E premte, 26.08.2022, 08:05 PM


Enver Bytyçi:

Sot eshte 112 vjetori i lindjes se Nene Terezes, vjazes me emrin Gonxhe Bojazhiu. U lind ne Shkup me 26 gusht 1910. Prindet e saj kishin jetuar ne Prizren dhe iken ne Shkup. Dhe ne vitin 1928, kur ishte 18 vjec, ajo nisi rrugen e shenjterise se saj. Dhe u be fort e lumturuara ne shenjteri.

E para grua ne bote, qe fitoi emrin e perbotshem "Nene"! Fitoi edhe cmimin Nobel per paqe. Kongresi Amerikan e shpalli qytetare nderi te Amerikes! Bota u perul para saj ne te gjalle e pas vdekjes!

Kjo Nene e te gjithe globit ishte fillimisht vajza e dy prinderve shqiptare! E pabesueshme! Nje familje shqiptare rriti dhe edukoi simbolin me te spikatur te dashurise, miresise dhe humanizmit ne bote! Ishin shqiptare te Kosoves ata, Kola me origjine nga Mirdita dhe Dranja nga Gjakova.

Nene Tereza lindi ne kohen kur kryeministri i Serbise, Vladan Gjergjovic, shkroi librin "Shqiptaret dhe Fuqite e Medha"! Kur ne ate liber shkruante se "Shqiptaret jane lekurkuqet e Europes, te cilet jetojne ende neper peme si majmuni"! Nderkaq nje familje shqiptare e zakonshme po rriste simbolin e civilizimit boteror, Gonxhen, qe do te lulezonte ne te gjithe boten!

Une mendoj se po ta kishin serbet nje "Nene Tereze", te cilet nuk do te mund ta kene kurre, sa kohe qe marrosen pas luftrave dhe konflikteve, do ta kishin pushtuar boten me propagande! Ndersa ne shqiptaret ka raste qe hedhim gure kunder saj!

Nene Tereza duhet mbrojtur edhe me ligj!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora