| E premte, 26.08.2022, 08:05 PM |
Enver Bytyçi:
Sot
eshte 112 vjetori i lindjes se Nene Terezes, vjazes me emrin Gonxhe Bojazhiu. U
lind ne Shkup me 26 gusht 1910. Prindet e saj kishin jetuar ne Prizren dhe iken
ne Shkup. Dhe ne vitin 1928, kur ishte 18 vjec, ajo nisi rrugen e shenjterise
se saj. Dhe u be fort e lumturuara ne shenjteri.
E
para grua ne bote, qe fitoi emrin e perbotshem "Nene"! Fitoi edhe
cmimin Nobel per paqe. Kongresi Amerikan e shpalli qytetare nderi te Amerikes!
Bota u perul para saj ne te gjalle e pas vdekjes!
Kjo
Nene e te gjithe globit ishte fillimisht vajza e dy prinderve shqiptare! E
pabesueshme! Nje familje shqiptare rriti dhe edukoi simbolin me te spikatur te
dashurise, miresise dhe humanizmit ne bote! Ishin shqiptare te Kosoves ata,
Kola me origjine nga Mirdita dhe Dranja nga Gjakova.
Nene
Tereza lindi ne kohen kur kryeministri i Serbise, Vladan Gjergjovic, shkroi
librin "Shqiptaret dhe Fuqite e Medha"! Kur ne ate liber shkruante se
"Shqiptaret jane lekurkuqet e Europes, te cilet jetojne ende neper peme si
majmuni"! Nderkaq nje familje shqiptare e zakonshme po rriste simbolin e
civilizimit boteror, Gonxhen, qe do te lulezonte ne te gjithe boten!
Une
mendoj se po ta kishin serbet nje "Nene Tereze", te cilet nuk do te
mund ta kene kurre, sa kohe qe marrosen pas luftrave dhe konflikteve, do ta
kishin pushtuar boten me propagande! Ndersa ne shqiptaret ka raste qe hedhim
gure kunder saj!
Nene
Tereza duhet mbrojtur edhe me ligj!