Mendime
Enver Bytyçi: Serbia kërkon zvarritje të dialogut, por Kosova nuk ka më kohë!
E enjte, 25.08.2022, 07:43 PM
Serbia kërkon zvarritje të dialogut, por Kosova nuk ka më kohë!
Nga
Enver Bytyçi
Ambasadori
amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një paraqitje televizive qortoi palën
e Kosovës, pse ajo në bisedimet e 18 gushtit në Bruksel nuk ishte e përgatitur,
apo nuk donte të fliste për gjëra të vogla e konkrete! Arsyeja është e
thjeshtë: - Kryeministri dhe pala kosovare paraqiti në atë takim projektin e
saj për zgjidhje substanciale. Çka do të thotë se ndërsa pala serbe është e
interesuar ta zvarrisë dialogun edhe një dekadë tjetër me gjëra të
"vogla", pala e Kosovës ka interes ta përmbyllë atë sa më shpejt.
Kësisoj dialogu përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, në të cilën detajohen
edhe zgjidhjet e vogla në kuadër të njohjes reciproke të të dy vendeve. Nuk
shtyhet pa fund!
Por
pse zoti Hill, ky njohës i shkëlqyer i rajonit dhe kontributor i madh i paqes
në Ballkan, beson se "diskutimi i çeshtjeve të vogla ka përparësi"?
Ka vetëm një shpjegim:
Para
dhjetë vitesh isha në Bujanovc së bashku me Asnsamblin e Këngëve dhe Valleve të
Shqipërisë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. Ato ditë erdhi aty edhe
ish-ambasadori ynë në Beograd. Biseduam gjatë. Me ka ngelur në mendje një detaj:
-
Isha në takim, tha ai, me ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq. Sapo hyra
në zyrë, doli dhe më priti me shumë "dashamirësi"!
-
Hajde ambasador! Hajde të bisedojmë për çfarë të duash, por jo për Kosovën. Ne
e dimë se Kosova është e humbur për ne. Por na kuptoni drejt. Ne nuk e pranojmë
këtë, sepse përballemi me forca radikale, të cilat nuk e pranojnë këtë.
Nuk
po zgjatem në këtë histori, por thjesht dua të ve në dukje se asgjë nuk ka
ndryshuar në sjelljen e autoriteve serbe sa i përket Kosovës. Edhe sot
presidenti Vuçiq i tregon zotit Hill dhe çdo kujt të angazhuar për zgjidhjen e
konfliktit Kosovë-Serbi, se nuk e lejojnë rrethanat të bëjë lëshime! Se nuk
pranojnë radikalët të lëshojë Kosovën! Se ka kundështarë edhe brenda qeverisë e
partisë së tij! Se mund ta pësojë fatin e Zoran Xhinxhiç, nëse njeh pavarësinë
e Kosovës! E të tjera si këto justifikime. Dhe zoti Hill e beson këtë panoramë,
pasiqë p.sh Vulin nga Moska e kërcënon rendin e Serbisë!
Në
fakt kjo është një regji e përsosur e stilit diplomatik të autoriteteve të
Beogradit. Gjithçka ndodh në këtë vend është projektuar nga një ekspertizë e
specializuar për të mbrojtur interesat serbe në rajon. Atë që duhet ta bëjmë ne
shqiptarët, e bëjnë aq mirë serbët! Aleksandër Vuçiq hiqet "si i pafuqishëm",
edhe pse i ka të gjitha pushtetet! Në fakt ai nuk dëshiron të heqë dorë nga
Kosova. Ai jo vetëm është në dijeni, por edhe arkitekt i kësaj diplomacie.
Ndërkohë
Kosova nuk ka më kohë të presë kur "halla Serbi të bëhet me…"!
Kosovës i duhet paqja, stabiliteti, siguria dhe integrimi. Ajo nuk ka
alternativë tjetër veç NATO-s dhe BE-së, përveç aleancës së ngushtë me Fuqitë
Europiane dhe me SHBA-të! Rusia, Kina apo ndonjë vend tjetër nuk janë
alternativë as e qytetarëe, aq e klasës politike, as e institucioneve të
Kosovës. Që të implementojë projektin e saj pro-perendimor Kosova duhet të
lirohet nga kërcënimet, shantazhet dhe diversionet e Serbisë!
E
drejta është në anën e Kosovës. Lëshimet ndaj Serbisë kanë kaluar çdo limit!
Edhe kërkesa e zotit Hill për të rënë në kurthin e diskutimit për çeshtje të
vogla është një lëshim i madh ndaj Serbisë. Eshtë më së paku humbje kohe dhe
ndadalësim i progresit në Kosovë e në rajon. Ndaj dhe kryeministri, presidentja
Osmani dhe institucionet e Kosovës, përfshirë opozitën, do të duhet të jenë të
vendosur e bashkë për të kërkuar fundin e dialogut me një marrëveshje
gjithëpërfshirëse, ku bën pjesë njhoja e shtetësisë së të dy vendeve. Spektri
politik në Kosovë duhet të bëhet bashkë për ta kundërshtuar gjithashtu shtyrjen
me tre muaj të vendosjes së masave të reciprocitetit. Shtyrja nuk është
zgjidhje!
Në
këto qëndrime duhet llogaritur ndoshta dhe më e keqja: Një përplasje ushtarake
në veri të Kosovës. Edhe pse KFOR-i thotë se është përgjegjës për sigurinë në
Kosovë, në këtë përplasje do të duhej ta merrte përgjegjësinë vetë Kosova. Ajo
ka nevojë të çlirohet nga miti i
"të çliruarit nga të tjerët"! Vetëm nëse ajo përballet dhe e fiton
një përplasje të imponuar, vetëm atëherë do të bëhet plotësisht e pavarur nga
Beogradi!
Do
të ishte një mrekulli që asgjë e tillë të mos ndodhë. Mjaft më me viktima! Por
nëse imponohet një konflikt, siç dëshiron e kërcënon çdo ditë presidenti i
Serbisë, atëherë Kosova duhet të bëhet gati e ta fitojë vetë atë konflikt.
Ukraina është një mësim i jashtëzakonshëm për këtë! Por jo më lëshime të
mëtejshme për ta bërë Serbinë pjesë të sovranitetit të Kosovës!
_______
Nga
informacionet qe kam gjate dy maujve korrik-gusht kane ikur per ne Angli permes
detit me gomone rreth 1000 hasjane.
Nese
bejme nje llogari se sa mund te kene ikur nga e gjithe Shqiperia, atehere do te
duhet qe te pjestojme 2,9 milioneshin me 15 banore te Hasit, ta shumezojme me
1000 dhe do te dali se ne dy muaj e kane leshuar Shqiperine rreth 200 mije
shqiptare, kryesisht te rinj!
Atdheu
pa banore nuk quhet atdhe! Shqiperia pa shqiptare nuk eshte me Shqiperi!
Ndaleni kete gjame te madhe te kombit tone! Neser do te jete vone! Ne shtatorr
e tetor nuk do te kete me njerez te protestojne! Kjo eshte arsyeja pse qeveria
ka bere marreveshje me trafikantet dhe ka udhezuar qe pagesen e nje emigranti
ta ule nga 30 mije Paund, ne 2000 Euro!
Qeveria
deshiron ta boshatise Shqiperine para se te nisin protestat! Nuk ka menyre
tjeter se si te qendroje ne pushtet! Por pushteti i saj do te damkoset me
nofken e Miloeshevicit!