Mendime
Xheladin Zeneli: 'Asociacioni', instrument i fundit i Serbisë për sabotimin e shtetësisë së Kosovës!
E merkure, 24.08.2022, 07:33 PM
'Asociacioni', instrument i fundit i Serbisë për sabotimin e shtetësisë së Kosovës!
Nga
Xheladin Zeneli
Serbia
e Aleksander Vuçiqit e din shumë mirë se Kosovën nuk mumd ta marrin kurr me
luftë. Herën e fundit kur Serbia u mundu t'a marrë me luftë Kosovën u
ballafaqua me bombardimet e NATO-s me ç'rast ajo e humbi ate një herë e përgjithmonë.
Por
kjo nuk do të thotë se Serbia ka hequr dorë nga qëllimet e veta për sabotimin
dhe shkatërrimin e shtetësisë së Kosovës. Pra , politikanët e shkollës së
Millosheviqit që udhëheqin sot me Serbinë duke përfshirë në rend të parë
presidentin e saj, Aleksander Vuçiq,
kanë ndërruar mjetin por jo dhe qëllimin e tyre destruktiv ndaj Kosovës.
Një
ndër këto mënyra për tentimin e shkatërrimit të shtetësisë së Kosovës nga
brenda, është themelimi i të
ashtuquajturit 'Asociacioni i komunave me shumicë serbe,' gjithënjë me
preteksin e avancimit të drejtave të komunitetit serb në Kosovë.
Por
të drejtat e këtij komuniteti në Kosovë jo vetëm që janë të avancuara por ata
në fakt gëzojnë një status juridik të privilegjuar në krahasim me pakicat apo
minoritetet e tjera etnike në rajon.
Dihet
që komuniteti serb përbën rreth 4-7% të strukturës etnike të popullsisë së
Kosovës, ku rreth gjysma e tyre gravitojnë në pjesën veriore të këtij shteti.
Ata
janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, organin më të lartë legjislativ, me
10 ulëse (mandate) të garantuara. Gjithashtu, pothuajse në përbërjen e çdo
qeverie të Kosovës,pakica serbe është e përfaqësuar me zëvendës kryeministër,
me disa ministra dhe zv. ministra dhe në organet dhe institucionet e tjera të
administratës shtetërore.Një ndër gjashtë yjet e vendosur në flamurin shtetëror
të Kosovës, simbolizon pakicën serbe. Komunat
ku serbët janë shumicë e popullsisë, në veçanti Mitrovica e Veriut,
gëzojnë decentralizimin e plotë nga pushteti qendror dhe ushtrojnë dhe
praktikojnë nivelin më lartë të vetëqerisjes lokale.
Pra
serbët e Kosovës veçse kanë arritur zenitin e të drejtave të tyre politike dhe
shoqërore dhe këto të drejta ata po i (keq)përdorin për qëllimet tendencioze të
Serbisë.
Është
një absurd i llojit të vet kur ndigjon disa
politikanë në Kosovë kur thojnë se pakicës serbe "duhen t'ju afrohen kushtet për
integrimin e tyre në Kosovë " (!?). Nëse ka ndonjë shtet në rajon por edhe më gjërë që i
ka ofruar kaq shumë kushte për integrimin e një komuniteti pakicë në shoqërinë
e vet, atëherë është shteti i Kosovës që e ka bërë këtë.
Por
Beogradit zyrtar nuk i intereson aspak integrimi i pakicës serbe në shoqërinë e
Kosovës por sabotimin e shtetësisë së saj dhe këte janë munduar ta bëjnë tash
23 vite më radhë përmes organizimit të strukturave paralele në komunat ku ata
përbëjnë shumicën , mosnjohjen e kartave të identitetit të shtetit ku ata
jetojnë, tentime për organizime të referendumeve të njëanëshme, kohë pas kohe
vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës, inskenimin e situatave tensionuese
dhe destabilizuese si dhe së kerkesën për themelimin e 'Asociacionit të
komunave me shumicë serbe' në Kosovë si instrument i fundit kundër shtetësisë së Kosovës. Serbët në
Kosovë janë shembull më i mirë tipik i instrumentalizimit të tyre nga Beogradi
zyrtar për qëllime politike.
Mënyra
dhe forma se si e parashikojnë ta realizojnë serbët e Kosovës, përkatësisht
Serbia e Aleksander Vuçiqit
'Asociacionin e komunave me shumicë serbe', është tepër i rrezikshëm për
shtetësinë e Kosovës dhe kërcnon integritetin e saj territorial, prandaj si i
tillë duhet të refuzohet njëzëri dhe unanimisht jo vetëm nga qeveria e Kosovës
por edhe nga forcat politike opozitare të saj.
Nëse
ka ndonjë pikë të përbashkët e faktorit politik shqiptar në Kosovë i cili i
shërben mbrojtjes së interesit nacional dhe shtetëror të Kosovës, atëherë kjo
do të duhej të ishte mos lejimi i realizimit të modelit serb të 'Asociacionit'
në Kosovë.