Editorial
Xhemaledin Salihu: Shqiptarët, a po anojnë më shumë përkah përkatësia fetare ortodokse!?
E enjte, 25.08.2022, 07:58 PM
Shqiptarët, a po anojnë më shumë përkah përkatësia fetare ortodokse!?
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Animi i
Shqiptarëve kah perkatësia fetare ortodokse, euforia e madhe për kthimin
e Shqiptarëve ortodoksë tashti në Maqedoni e rrënimi apo harresa e katolicizmit ndër Shqiptarët
është afrim kah sllavo-ortodoksizmi. Sikur po përsëritet e kaluara kur Pleqët
dhe disa Hoxhallarë tanë thonin se Maxhupi/Romi/ për t’u bë mysliman i duhet së
pari të bëhet Shka/Serb/ e pastaj Mysliman, sepse Myslimanët dhe Serbët i ndan
vetem Maza/lëvorja e hollë/ e qepës.
Për
mua këto nuk ishin të rastit, po e mbështes në një thënie të Gadafit, para
vdekjes pat deklaruar se Islamizmi dhe ortodoksizmi sllav kanë një pakt të
vjetër më se 200 vjet. Shume e vërtete, sepse ndodhitë e fundit në Lëvizjet
fetare edhe ndër Shqiptarë po e vërtetojnë afrimin dhe dashurinë më të madhe të
Islamit radikal ndaj Ortodoksizmit se sa ndaj katolicizmit. Sikur po bëhet një
pakt dhe një dashuri e rrejshme, vetëm e vetëm të mbesin në errësirë Shqiptarët
e Evropës.
Gjithësesi
kjo na largon nga qytetërimi europian, të cilit i takojmë dhe jemi pjesë e saj.
Shqiptarët
edhe në këto Lëvizje fetare, politike, ideologjike duhet të jenë syçelë, të
anojnë kah Perëndimi, kah civilizimi europian, kah Amerika dhe Gjermania, si
mik të përhershëm, por edhe mos ta harrojnë traditën dhe islamin sunit që e
kultivuan më se 500 vjet. Devijimet janë katastrofike edhe fetare, edhe
politike, edhe përkah perspektiva, sepse e kam një bindje se Demokracia e
Perëndimit, ajo amerikane dhe gjermane nuk prek në substancën kombëtare, sikur
po prekin disa zhvillime, kohëve të fundit ndër Shqiptarët e klerikët islamë
duke trumbetuar islamizimin e gjithë myslimanëve, sikur ndodhte edhe në
socializëm tendencat për një jugosllavizëm apo diçka tjetër.
Disa
Hoxhallarë me të madhe po trumbetojnë për një etni islame e jo për
Shqiptarizëm, me vetëdijë apo pa te, me qëllim apo pahiri, shpesh lutjet e tyre
nëpër xhami nuk i adresohen Shqiptarëve myslimanë, edhepse xhemati është
shqiptarë, por lutjet shkojnë në adresë të myslimanëve, nuk e besoj se në
shtetet arabe islame kujdesen edhe për Shqiptarët. Pata raste të ndëgjoj,se
nëse ndodh regjistrimi i popullsisë një numër i Shqiptarëve do të regjistrohen
islam, përkah përkatësia kombëtare e jo fetare. Askund ndër disa klerikë
myslimanë nuk ndëgjoj dhe nuk shkruhet për Rininë Shqiptare myslimane, por përmendet
vetëm Rinia islame.
Trumbetimi
i madh i fanatizmit fetarë islam, radikal, nuk ka të përbashkët me
atdhedashurinë ndaj trojeve shqiptare dhe shqiptarizmës, këto të dyja
përjashtohen njëra me tjetrën, sepse Vëllazëria fetare përjashton
atdhedashurinë, patriotizmin shqiptar, bashkimin kombëtar, shkollën shqipe,
gjuhën shqipe, gjithëçka që është shqip.
Andaj
të kemi kujdes në këtë drejtim dhe mos të bijmë pre e lëvizjeve të shumta
negative fetare, politike, ideologjike.
Me
këtë shkrim jam i vetëdijshëm se do të ketë polemika, sharje, ofendime, përpara
Ju faleminderit për opinionet e Juaja
negative apo pozitive.