Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Lexoni shqipe ma shumë!
E enjte, 11.08.2022, 08:15 PM
Blerim Latifi:
Tertulliani
ka qenë njëri ndër shkrimtarët më të hershëm në literaturën teologjike
kristiane. Ka jetuar nga viti 155 deri në vitin 220 të erës së re, në atë që
sot përbën shtetin e Tunizisë.
Ka
shkruar në latinisht për të gjitha çështjet teologjike që e preokuponin kohën e
tij. Në kontekstin e këtyre çështjeve ai ka shkruar edhe për gratë. Teksti i
tij "Mbi dukjen e grave" përbën tekstin e parë ku mbulesa( burka) e
grave interpretohet teologjikisht.
Aty
Tertulliani u drejtohet grave: "Zoti ju urdhëron të mbuloheni...kokat e
secilës prej jush nuk duhet të shihen".
Kjo
400 vjet para lindjes së Islamit, i cili, gjatë procesit të themelimit, dihet
mirë se huazoi shumë gjëra nga krishterimi dhe judaizmi.
Por
derisa në Perëndimin e krishterë me kohë e kanë kuptuar se deklarata e
Tertullianit është thjesht deklaratë e tij, por jo edhe e Zotit, në botën
islame ende janë të shumtë ata që përnjëmend mendojnë se në deklaratën e
Tertullianit është shprehur vullneti i Zotit.
P.s.
Lexoni
shqipe ma shumë!
Lexoni
libra të mirë në historinë e feve, e jo broshura propagandistike!
Do
ta kthjelloni mendjen dhe do ta kurseni veten nga emocionet e panevojshme dhe
të dëmshme për rehatinë shpirtnore.
___________
Më
ka tregu nji bashkëluftëtar i tij: Nji herë disa ushtarë e quajtën komandant, e
ai ua ktheu aty për aty: "S'ka ktu komandant, na krejt jemi nja, na jemi
veç luftarë t'lirisë. Kjo asht grada ma e madhe që mundet me pasë njeriu".
Dhe
ai luftoi e ra si i tillë. Me 10 gusht 1998. Duke mbrojtur Junikun, arterien
kryesore të furnizimit të UÇK- së me armatim nga Shqipëria.
Mos
t'u harroftë kurrë emri e shembulli, Bekim Berisha- Abeja!