Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Stop shtypjes religjioze të grave!
E shtune, 06.08.2022, 08:00 PM
Blerim Latifi:
Paramendojeni
situatën: pas luftës Dukagjin Lipa kthehet me gjithë familjen në Kosovë. Ditë
prej ditësh ai fillon të shoqërohet me një imam vahabist. Imami dikur e bindë
se fëmijët e tij duhet t'i rris sipas sheriatit. Vajzën me emrin Dua duhet ta
mbulojë me shami. Kështu Dua e vogël rritet me edukatën se nuk ka se çfarë të
pres nga jeta, përveçse të pres adoleshencën për t'u martuar me një burrë që do
ja gjejnë të tjerët dhe të jetojë pastaj si prona private e tij, kryesisht duke
u marrë me punët e shtëpisë. E dënuar në analfabetizëm, ajo nuk ka rrugë
tjetër: edhe fëmijët e saj do t'i rris si analfabetë.
Paramendojeni
të njëjtën situatë për Majlinda Kelmendin, Rita Orën, Nora Gjakovën, Distria
Krasniqin, e sa e sa vajza të Kosovës që po e nderojnë Kosovën gjithandej
botës.
Sa
e sa talenti zhduket si pasojë e shtypjes së grave nga burra primitivë, në emër
të normave mesjetare, të shpikura nga burra të tjerë primitivë për të përligjur
pushtetin e tyre mbi gratë.
Një
komb i cili lejon që gjysma e popullatës së tij të shtypet nga gjysma tjetër, e
privon veten nga gjysma e potencialit të tij zhvillimor.
Stop
shtypjes religjioze të grave!
Ky
vend nuk ka derdhur gjak që liria e tij të jetë veç liri e burrave, por edhe e
grave. Parasegjithash e grave.