E marte, 10.12.2024, 05:03 AM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Qysh përsëritet historia

E merkure, 23.03.2022, 07:45 PM


Qysh përsëritet historia

Nga Blerim Latifi

Viti 1975. Amerikanët tërhiqen nga Vietnami. Të trimnuar nga humbja e tyre, rusët mendojnë se është koha për të treguar superioritetin e tyre në pushtimin e një vendi.Nuk vonojnë dhe e sulmojnë Afganistanin. Pushtimi shkon keq e më keq. Në fund detyrohen të tërhiqen me disfatë të turpshme.

2019. Amerikanët tërhiqen nga Afganistani, duke pranuar se politika e tyre e shtetndërtimit modern kishte dështuar.

Sërish rusët trimnohen dhe mendojnë se është momenti të tregojnë superioritetin e tyre në demonstrimin e forcës. Në shkurt fillojnë sulmin mbi Ukrainën. Pushtimi është duke u shkuar keq e më keq. Bile më keq se në Afganistan.

Disfata në Afganistan u pasua nga kriza në bllokun komunist, e cila rezultoi me rënien e vetë Bashkimit Sovjetik. Mbase një disfatë e turpshme në Ukrainë mund të nxisë edhe krizën e regjimit diktatorial të Putinit.

Sepse diktaturat funksionojnë vetëm përmes fuqisë së dhunës. Nëse ajo nuk u kryen punë, mbijetesa e tyre është tejet e vështirë. Për të mos thënë e pamundur.

Rusët, që nga viti 1945, gjithmonë kanë rënë viktimë e dëshirës së tyre për t'ua kaluar amerikanëve në garën e fuqisë botërore. Agresiviteti i tyre buron nga kompleksi i disfatave të vazhdueshme në këtë garë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Historia 78 vjeçare e një populli të opiumizuar nga politikanët e tij Blerim Latifi: Doni ta dini se si kanë qenë vezirët dhe pashallarët shqiptarë në Perandorinë Osmane? Blerim Latifi: Rrethi i të çmendurve Blerim Latifi: E di një histori trishtuese nga baba im Blerim Latifi: Bashkimi Europian rritej ekonomikisht e politikisht, ndërsa ushtritë shiheshin me përçmim! Blerim Latifi: A e dëgjuat atë hoxhën që mallkonte rezistencën e Ukrainës dhe i thurte elozhe agresionit rus? Blerim Latifi: Rezistenca e fortë e ukrainasve, na e kujton një fakt themelor të luftërave për liri Blerim Latifi: Sot nuk është një ditë e randë veç për Ukrainën Blerim Latifi: Ekziston një lloj skizofrenie kulturore në historinë e Rusisë Blerim Latifi: Gjeniu gjerman që nxori shqipen nga pluhuri i harresës Blerim Latifi: Milan Shuflaj - Thuajuni zotërinjve tuaj të largohen nga Kosova Blerim Latifi: Liria e Kosovës ka qenë e do të mbetet kuq e zi Blerim Latifi: Ne mbijetuam, triumfuam mbi të keqen, mbi gjenocidin Blerim Latifi: Lufta e Dytë Botërore ishte qërim hesapesh midis fuqive të mëdha Blerim Latifi: Përvjetori i fillimit të Konferencës së Rambujesë Blerim Latifi: Ligji i lashtë i Lekës kishte bërë mrekulli në mes të ferrit nazist Blerim Latifi: Putini po ndjek të njëjtën rrugë si Hitleri Blerim Latifi: Edhe njëherë për Rugovën dhe vendin e lënë bosh prej tij Blerim Latifi: Sot Rusia është një shtet i pastër autokratik Blerim Latifi: As në tokë, as në qiell

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora