E shtune, 02.11.2024, 02:38 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Krimi i organizuar në fushën e konsumit në Kosovë

E diele, 03.04.2022, 06:58 PM


Blerim Latifi:

Gjatë këtij viti Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar rreth 40 ton mish, i cili, ndonëse me afat të skaduar të përdorimit, ka qenë gati për t’u shitur në marketet kosovare.

Kjo tregon se në çfarë përmasash zhvillohet krimi i organizuar në fushën e konsumit në Kosovë.

Një skandal i tillë do të alarmonte një shoqëri normale, por ne, fatkeqësisht, nuk jemi e tillë. Neve nuk ka bën përshtypje ky lajm. Kuvendi nuk ka kohë të merret me këso gjërash. Ai ka gjëra më të rëndësishme përpara. Për shembull: partitë në pushtet dhe opozita të akuzojnë dhe fyejnë njëra tjetrën, sa më shumë që është e mundur, në mënyrë që militantët e tyre të kenë se me çka të kalojnë kohën deri në zgjedhjet e rradhës.

Në anën tjetër,  mediat, një ngjarje të tillë kalojnë thjeshtë si një lajm të kronikës ditore, të cilës ia zë vendin kronika e ditës tjetër. Për to më me rëndësi janë deklaratat e shpifura të këtij apo atij politikani, se shëndeti i popullatës.

Dhe nuk është vetëm ky lloj kërcënimi me të cilin përballen përditë njerëzit e këtij vendi. Shporta ditore e qytetarit kosovar përditë mbushet me produkte të skaduara, të të gjitha llojeve.

Tregtia e barnave të flasifikuara është një storie tjetër, po aq kriminale sa kjo e mishit. Krejt kjo pothuajse i ka tiparet e bioterrorizmit.

E pastaj çuditemi pse njerëzit qëndrojnë në kolona të gjata para ambasadave për të marrë një vizë largimi nga ky vend.

__________

200 milionë euro ndihma humanitare i paska dhënë qeveria gjermane për popullatën e Afganistanit. Njerëzit atje janë duke vdekur nga uria masive, e shkaktuar nga ardhja në pushtet e mullahëve talebanë, të cilët nuk ia kanë idenë se si mbahet ekonomia e një vendi, e si ndërtohet një shtet që duhet të merret me nevojat jetësore të njerëzve. Nuk ia kanë, sepse e gjithë bota e tyre është e ndërtuar nga fantazi mesjetare, të cilat nuk funksionojnë dot në kushtet e shoqërisë moderne.  Ata, në thelb, i ngjajnë njeriut, i cili, ta zëmë, përpiqet t’i zgjidhë problemet e krizës së energjisë me proverba e mesele të katundit.

Katastrofa humanitare që po ndodhë në Afagnistan është shembulli i fundit në historinë e gjatë të shembujve që na tregojnë se kur fetë marrin përsipër funksionet e politikës dhe të ekonomisë, mjerimi i gjithanshëm i kaplon shoqëritë njerëzore. Popujt që e kanë kuptuar këtë fakt, prej kohësh e kanë vendosur ligjin : feja nuk duhet të përzihet në punët e shtetit e të ekonomisë. Këta sot janë popujt më të zhvilluar të botës.

Ne jemi në mesin e atyre popujve që këtë ligj e kemi në themele të shtetit tonë, por viteve të fundit grupet e talebanëve shqipfolës po duan ta ndryshojnë këtë fakt. Duke qenë se kanë sponzorë të shumtë, zhurma e tyre është duke u dëgjuar shumë, por kot e kanë, sepse ky vend nuk mund të kthehet pas.

Ky vend ka kaluar sfida shumë herë më të mëdha, prandaj nuk duhet të kemi dyshim se edhe sfida talebanizuese ka për të përfunduar, si një ëndërr e keqe në agimin e Kosovës moderne dhe europiane. Kosovës që ishte e do të mbetet përgjithmonë shqiptare. Në trupin dhe shpirtin e saj.

__________

30 përqind e popullatës në Maqedoni janë shqiptarë. Kështu thotë regjistrimi i fundit. Janë kaq shumë dhe kanë aq pak peshë në shtetin e Maqedonisë së Veriut.

A thua pse?

Zbehja e identitetit kombëtar përballë atij fetar, shkombëtarizimi masiv mental është shkaku që peshën e tyre demografike e bën irelevante.

Një etni mund të fuqizohet politikisht vetëm përmes një ndërgjegje të fortë kombëtare.

Po nuk e pat këtë, pesha demografike e saj e humbet vlerën reale. Në këtë drejtim strategjitë antishqiptare të elitave maqedonase ia kanë dalë të kenë sukses tepër të madh. Për të mos thënë të plotë.

Pa nacionalizëm popujt janë të destinuar të bëhen lodra në duart e të tjerëve.

__________

Lufta në Ukrainë e ka ndryshu komplet botën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Shtetet po i ridefinojnë strategjitë e tyre kombëtare në përputhje me realitetin e ri. Edhe një Gjermani e cila pas vitit 1945 ishte betuar për t'u qëndruar përgjithmonë larg strategjive të luftës, tani e ka hedhur dogmën e pacifizmit me çdo kusht dhe i është kthyer politikës kombëtare të mbrojtjes, ngase e ka kuptuar se tash e tutje nuk mjafton vetëm të jetë pjesë e NATO's dhe e BE-së.

Veç shqiptarët rrijnë e kqyrin si huta çfarë po ndodhë rreth e rrotull. Dhe për t'u bindur në këtë mjafton ta kujtojmë një fakt: prej se ka filluar lufta në Ukrainë ende nuk ka ndodhur një takim midis Ramës dhe Kurtit.

Sepse ne jemi ata që kemi qenë gjithmonë: reagojmë veç kur të shohim se zjarri ka arritur tek pragu i shtëpisë tonë.

Sepse ne jemi po ata që kemi qenë gjithmonë: një popull pa elita të mirëfillta politike, e që në vend të tyre gjithmonë kemi pasur vetëm kasta politikanësh që nuk shohin përtej hundës tyre dhe përtej interesave të tyre të ngushta.

__________

Gjatë kohës që po luftojnë për të mbrojtur atdheun e tyre nga pushtimi rus, ukrainasit po i mbulojnë monumentet e tyre historike, që të mos shkatërrohen nga bombardimet. Kjo tregon një shkallë të lartë të vetëdijes historike e kombëtare, sepse monumentet janë shenja të së kaluarës, prej të cilës varet edhe identiteti i një kombi. Sepse, siç thotë historiani i famshëm britanik Eric Hobsbawm, kombi pa të kaluar është term kontradiktor ; ajo që e bën një komb është e kaluara. Vetëm tek ne ka budallenj që mendojnë se kombi mund të ekzistojë pa të kaluarën dhe duke e harruar atë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Qysh përsëritet historia Blerim Latifi: Historia 78 vjeçare e një populli të opiumizuar nga politikanët e tij Blerim Latifi: Doni ta dini se si kanë qenë vezirët dhe pashallarët shqiptarë në Perandorinë Osmane? Blerim Latifi: Rrethi i të çmendurve Blerim Latifi: E di një histori trishtuese nga baba im Blerim Latifi: Bashkimi Europian rritej ekonomikisht e politikisht, ndërsa ushtritë shiheshin me përçmim! Blerim Latifi: A e dëgjuat atë hoxhën që mallkonte rezistencën e Ukrainës dhe i thurte elozhe agresionit rus? Blerim Latifi: Rezistenca e fortë e ukrainasve, na e kujton një fakt themelor të luftërave për liri Blerim Latifi: Sot nuk është një ditë e randë veç për Ukrainën Blerim Latifi: Ekziston një lloj skizofrenie kulturore në historinë e Rusisë Blerim Latifi: Gjeniu gjerman që nxori shqipen nga pluhuri i harresës Blerim Latifi: Milan Shuflaj - Thuajuni zotërinjve tuaj të largohen nga Kosova Blerim Latifi: Liria e Kosovës ka qenë e do të mbetet kuq e zi Blerim Latifi: Ne mbijetuam, triumfuam mbi të keqen, mbi gjenocidin Blerim Latifi: Lufta e Dytë Botërore ishte qërim hesapesh midis fuqive të mëdha Blerim Latifi: Përvjetori i fillimit të Konferencës së Rambujesë Blerim Latifi: Ligji i lashtë i Lekës kishte bërë mrekulli në mes të ferrit nazist Blerim Latifi: Putini po ndjek të njëjtën rrugë si Hitleri Blerim Latifi: Edhe njëherë për Rugovën dhe vendin e lënë bosh prej tij Blerim Latifi: Sot Rusia është një shtet i pastër autokratik

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora