E merkure, 11.12.2024, 01:07 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: A e dëgjuat atë hoxhën që mallkonte rezistencën e Ukrainës dhe i thurte elozhe agresionit rus?

E hene, 28.02.2022, 07:45 PM


Blerim Latifi:

A e dëgjuat atë hoxhën nga Shkupi që mallkonte rezistencën e Ukrainës dhe i thurte elozhe agresionit rus?

Ka më shumë se 20 vite që shqiptarët, në atdhe e diasporë, janë të ekspozuar masivisht nga propaganda e horrave të tillë, të cilët, për llogari të Rusisë e Serbisë, punojnë natë e ditë për t'i çeçenizuar shqiptarët, për t'i devijuar ata nga rruga perëndimore, me qëllim që një ditë të piqen kushtet e duhura për rikthimin e tankseve serbe në Kosovë.

Ne duhet të ngrihemi dhe t'i denoncojmë e demaskojmë këta horra, këta argatë shqipfolës të armiqve të kombit shqiptar e lirisë së tij!

_________

Presidenti ukrainas paska krijuar Legjionin e luftëtarëve të huaj. Ne nuk ishim shtet për të bërë formalitete të tilla, por kjo nuk i pengoi shumë trima nga Europa që t'i bashkohen luftës sonë për liri. Në mesin e tyre ishin francezi Pallard Pierre dhe italiani Francesco Bider. Ata ranë në Koshare për lirinë tonë, duke luftuar fyt për fyt me ushtarët serbë e paramilitarët rus!

_________

Carl Bildt qenka deklaru për qëndrimin e Serbisë ndaj konfliktit në Ukrainë: "Me këtë qëndrim Serbia de facto u skualifikua nga procesi i anëtarësimit në BE. Nuk duhet të ketë vend për anëtarët e rinj të BE-së që nuk ndajnë vlerat dhe interesat tona themelore”.

Kur i thoshim Edi Ramës se ti nuk e njeh Vuçiqin, se Vuçiqi është një njeri i lig, se nuk mund të ketë iniciativa pozitive për Ballkanin me të, Rama nuk linte etiketë përçmuese pa na vënë.

Ra Ukraina e u pa fytyra e vërtetë secilit në kontinentin europian!

Ky është rast i mirë që edhe disa jugonostalgjikë e mirëkuptues të Serbisë në Tiranë ta njohin fytyrën e saj të vërtetë.

_________

Diktatorët dhe tiranët kurrë nuk i kanë dashur komedianët. Për arsye që dihen: humori, qeshja, komikja, ua lëkunin themelet e pushtetit të tyre.

Të qeshësh me pushtetin do të thotë të tregosh përkohshmërinë e kufizimet e tij dhe pikërisht kjo ide i tmerron diktatorët, të cilët duan ta kenë pushtetin të pakufizuar, të paprekshëm dhe të përjetshëm. Prandaj diktaturat e kufizojnë lirinë e qeshjes, nuk e tolerojnë atë dhe për këtë komedianët herë i burgosin, herë ua mbyllin gojën e në shumë raste edhe i vrasin.

Këtë raport midis pushteteve diktatoriale dhe komedianëve Umberto Eco e rikrijon në mënyrë briliante tek "Emri i Trëndafilit". Historia është plot të papritura: ja tash një komedian është në krye të një shteti që po lufton për të mbrojtur lirinë e popullit të vet nga agresioni i njërit prej diktatorëve më të mëdhenj të ditëve tona. Lufta e tij është edhe lufta e të gjithë njerëzve të botës që duan të jetojnë në një botë ku ekziston liria e përqeshjes së pushteteve, e jo frika nga imazhi i diktatorëve të shndërrur në gjysmë perëndi.

_________

100 mijë gjermanë paskan protestuar në Berlin kundër pushtimit të Ukrainës.

Askush më mirë se gjermanët nuk e di se çfarë pasojash sjell nënshtrimi i verbërt ndaj një lideri të çmendur, që mendon se bota duhet të formatohet sipas dëshirave të tij.

Në çdo kryeqytet të Europës duhet të veprohet si në Berlin!

Europa duhet të zgjohet!

Ka ardhur koha për atë që filozofi gjerman Karl Loewenstein e quante "demokracia militante".



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora