E premte, 13.12.2024, 07:03 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Sot nuk është një ditë e randë veç për Ukrainën

E enjte, 24.02.2022, 06:32 PM


Blerim Latifi:

Prej tri dekadash Perëndimi, në veçanti Bashkimi Europian, ka jetuar në gjumin e ëndrrave kantiane për paqen e përhershme.

Zhurma e predhave të hedhura këtë mëngjes mbi Kiev nga Rusia, shënon zgjimin nga ky gjumë, të cilin e përbindëshat autokratikë e shfrytëzojnë prej vitesh për t'i mobilizuar forcat e errta kundër lirisë dhe demokracisë në botë.

Sot nuk është një ditë e randë veç për Ukrainën. Është e randë edhe për të gjithë botën demokratike dhe të gjithë popujt që aspirojnë t'i bashkohen asaj.

Sepse një regjim autokratik ka sulmuar një vend demokratik.

Dita e sotme do të hyjë në histori si dita e fillimit të një lufte tjetër të madhe ideologjike, e cila do të jetë lufta midis demokracive liberale perëndimore dhe autoritarizmit ruso-kinez.

Një luftë midis të mirës dhe të keqës.

Midis forcave që duan një botë të lirë dhe forcave që duan një botë të sunduar nga diktatorë të ndyrë.

A do të jetë kjo një luftë e ftohtë e re, apo një ndeshje si ajo e Luftës së Dytë Botërore, kjo mbetet të shihet në vitet që vijnë.

_______

Ky Putini i vogël i Beogradit ende nuk foli. Nuk po di kah me i mbajtë. Dihet : zemra i rreh për Putinin, por mendja ja kujton Sllobën. U pat mësu me imitu Titon: me hangër me dy lugë. Tash i janë çrregullu kalkulimet. Duhet të bëj zgjedhjen: ose me Putinin ose me Perëndimin. Në secilën anë e pret kolapsi i ëndrrave për një Serbi të Madhe.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora