Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Gjeniu gjerman që nxori shqipen nga pluhuri i harresës
E hene, 21.02.2022, 07:55 PM
Në kujtim të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhëve Amtare
GJENIU GJERMAN QË NXORI
SHQIPEN NGA PLUHURI I HARRESËS
Nga
Blerim Latifi
Gottfried
Wilhelm Leibniz, filozofi dhe matematicienti gjerman, një ndër mendjet më
gjeniale në historinë e mendimit njerëzor, pak vite para vdekjes nisi të
interesohej për gjuhën e një populli të braktisur e të harruar nga bota.
Midis
viteve 1705-1715 ai zhvilloi një këmbim letrash me miq të tij, të cilëve u
shkruante se ka filluar të interesohet për gjuhën shqipe dhe u kërkonte atyre
libra për këtë punë. Kështu lindën ato që njihen si "Letrat për
shqipen" të Laibnicit.
Në
fillim Laibnici e mori si të mirëqenë opinionin e përhapur asokohe se shqipja
ishte gjuhë sllave, por kur u thellua në materialin e siguruar, arriti në
përfundimin se shqipja nuk ka lidhje me gjuhët sllave dhe se rrënjët e saj
duhen kërkuar tek ilirishtja antike.
Në
letrën e dytë ai shkruan: "Kur z. Hubener, që vinte nga Holanda, kaloi
këtu, unë iu luta të më merrte një dorëshkrim të Bibliotekës Mbretërore, që po
jua kthej duke ju falenderuar dhe dëshiroj të më jepni nderin t'ju shkruaj në
të njëjtën kohë. Ju më keni dhënë një kënaqësi të madhe duke më njoftuar se
keni marrë një libër dhe një fjalor të gjuhës shqipe; nga kjo mësojmë se kjo
ishte gjuha e ilirëve të lashtë".
Në
letrën e tretë, të katërt e të pestë ai thellohet edhe më shumë në tezën ilire
për origjinën e shqipes, duke zhvilluar kështu analizën e parë shkencore të
saj.
Në
këtë mënyrë u hodhën themelet e albanologjisë, themele prej të cilave më vonë
do të frymëzohej Rilindja Kombëtare Shqiptare në mbrojtjen e të drejtave të
popullit shqiptar, si një popull europian, që jetonte në Ballkan shumë kohë
para se të vinin sllavët dhe otomanët.
_________
Jakup
Krasniqi sot është 71 vjeçar.Ka probleme të mëdha shëndetësore. Nëse zgjatë
procesi kundër tij dhe të tjerëve në Hagë, ka fort rrezik që ai të mos e shoh
më për së gjalli atdheun e tij, për të cilin ka punuar e luftuar si pak të
tjerë. Prandaj, të bësh sot parodi me gjendjen e tij, është thjesht pafytyrësi
e poshtërsi e llojit të vet.
_________
Tri
herë e djegur, katër herë e ngritur. Tash në vetminë e të kaluarës sikur
bisedon me qiellin. Në eposin e rapsodit anonim tri vargje u kënduan për të:
Fort piskati njaj Halit
Bajrami!
N'tri katune ju ka ni
zani:
Çou Azem, na rrethoi
Zhupani!