Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Mite mbi të cilat u legjitimua pushteti komunist në Beograd dhe në Tiranë
E hene, 29.11.2021, 08:50 PM
Blerim Latifi:
Secili
që ka ndonjë lexim serioz mbi Luftën e Dytë Botërore, e kupton se tregimet mbi
çlirimin nga nazizmi me forcat e veta, tregimi komunist jugosllav dhe tregimi
komunist shqiptar, janë thjesht dhe vetëm mite, mite mbi të cilat për 45 vite
rresht u legjitimua pushteti komunist në Beograd dhe në Tiranë.
Hapja
e frontit të Francës, pas zbarkimit në Normandi të ushtrive britanike e
amerikane në qershor 1944, përparimet në të njëjtën kohë në frontin e Italisë
të këtyre ushtrive, si dhe arritja e Armatës së Kuqe në kufijtë e Polonisë, e
kishin vënë nën rrethim të plotë Gjermaninë. Në këtë situatë braktisja e
Ballkanit dhe barrikadimi në kufijtë e Austrisë e Hungarisë, ishte nevojë
urgjente e gjermanëve. Ballkani nuk kishte më asnjë rëndësi për nazistët, të
cilët thjesht u larguan, pa kurfarë presioni serioz nga partizanët, fillimisht
nga Shqipëria dhe pak më vonë edhe nga Jugosllavia. Partizanët që rrinin kodrave,
zbritën dhe zunë qytetet. Të nesërmen filluan t'i shpikin betejat heroike të
çlirimit, beteja që nuk kishin ndodhur kurrë.
______
Pamje 'heroike' pas largimit te gjermaneve (Fot0 nga Kastriot Dervishi)