Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Komunistët, falsifikatorë të paskrupullt të historisë
E merkure, 29.12.2021, 10:01 PM
Blerim Latifi:
Se
brenda regjimit komunist në Shqipni ka ekzistuar një qëndrim negativ,
paragjykues e nënçmues ndaj shqiptarëve të veriut e të Kosovës, gegëve, siç
quhen shpesh, dëshmohet edhe nga kjo ballinë libri.
Libri
i kushtohet Lidhjes së Prizrenit, ndërsa në ballinë të tij janë paraqitur
figura luftëtarësh nga jugu i Shqipnisë. Dihet fare mirë se në jug Lidhja e
Prizrenit nuk ka zhvilluar asnjë aktivitet luftarak. Po ashtu nuk ta nevojë të
përmendet fakti se Sulejman Vokshi, Mic Sokoli, Sefë Kosharja dhe luftëtarët e
tyre nuk vishnin fustanella, por tirq dhe në kokë mbanin plisa. Të tillë ishin
komunistët: falsifikatorë të paskrupullt të historisë.
_________
Në
Serbi qenka përkujtu 60 vjetori i marrjes së çimimit Nobel për letërsi nga Ivo
Andriq. Portali i një televizioni me shumë ndikim në Shqipëri e paska pasqyru
gjerësisht këtë përkujtim.
A
e njohin fytyrën e vërtetë të Andriqit debillat e atij portali?
A
e dinë ata debilla se Andriqi, bashkë me Çubrilloviqin, kanë punuar gjatë në
projektet për coptimin e Shqipnisë dhe shpërnguljen e të gjithë shqiptarëve të
Kosovës në Turqi?
A
e dinë ata debilla se po të mos shpërthente Lufta e Dytë Botërore kjo
shpërngulje do të bëhej realitet?
A
e dinë ata debilla se vepra artistike e një shkrimtari, që ka punuar në
projekte genocidale, është thjesht një bërllog moral?
A
e dinë ata debilla se, në fund të fundit, Nobeli për Andriqin ishte thjesht një
vendim politik në mbështetje të Titos, i cili pas prishjes me Stalinin ishte
kthyer në një superstar politik në Perëndim?
_________
Bujku dhe tregtarët e
grurit. Dhe Obiliqi
Tregojnë
për një bujk që jetonte prej kohësh në një tokë pjellore. Por edhe pse toka
ishte pjellore, prodhimet që nxirrte prej saj, ishin të pakta dhe të
pamjaftueshme për të mbajtur familjen e tij. Njëherë i kishte thënë dikush se
toka nuk ishte fajtore pse ai nxirrte aq pak prej saj, por vetë ai që nuk dinte
ta punonte atë. Por bujku nuk donte assesi ta pranonte se ai ishte fajtori.
Fajtori ishte vetë toka dhe kështu kudo që shkonte dhe me këtë fliste ai e
përsëriste se varfëria e tij ishte pasojë e tokës së keqe në të cilën i kishte
rënë fati të jetonte. Pjesën kryesore të grurit, e cila i duhej për ta mbajtur
familjen e blinte në qytet nga tregtarët. Ata e kishin dëgjuar tregimin e tij
për tokën dhe kjo u lëverdiste. I rrihnin krahët dhe i thoshin se me të vërtetë
ajo tokë është e keqe dhe varfëria e tij buronte prej saj. Madje, i sugjeronin
që ta braktiste krejtësisht punimin e saj, të mos harxhonte më kot mund e
djersë dhe se ata do të kujdeseshin që ai të mos mbetej për asnjë moment pa
bukë. Krejt çfarë i duhej ishte të vinte në qytet, të blinte grurin e gatshëm
të tyre dhe hambari i tij do të ishte plot. Por sa më shumë që bujku i shkretë
bëhej i varur nga gruri i tregtarëve, aq më shumë ata e ngrisnin çmimin e
grurit dhe kështu bujku vetëm sa zhytej përditë e më shumë në varfëri. Dhe sa më
shumë që zhytej në varfëri, aq më shumë e mallkonte tokën dhe veten. Një ditë,
i mbetur pa para dhe pa grurë, shkoi tek tregtarët dhe ju lut atyre që ta
ndihmonin, sepse fëmijët po i vdisnin urie. Tregtarët i thanë se do ta
ndihmonin, por me një kusht: duhej që ai t’u shiste një pjesë të tokës! Meqë
mbi tokën qëndronte legjenda e tokës së keqe, çmimi i saj duhej të ishte i
ulët. Dhe bujku i mbështetur për muri, pranoi kushtet e tyre. Tregtarët e blenë
pjesën më të madhe tokës së bujkut dhe kur erdhi koha e të mbjellave e lëruan
dhe i hodhën farën e grurit. Në pranverë
gruri i ri zbukuronte fushën. Një grur i paparë ndonjëherë. Bujku i shkretë rrinte në prag të shtëpisë
dhe nuk u besonte syve. Toka e keqe
paparitur kishte dhënë asaj vere një sasi të mahnitshme të grurit, e cila nuk i
takonte atij, por tregtarëve që mbushnin thasët për t’i dërguar në qytet.
Kështu,
si këtij bujkut të shkretë, na e kanë bërë neve me Obiliqin tregtarët e
energjisë elektrike, mafia kombëtare e ndërkombëtare e importimit të saj.
_________
Sa
herë afrohet viti i ri, bashkë me përrallat e bukura të fëmijëve për babadimrin
dhe dhuratat e tij, rishfaqen edhe përrallat apokaliptike për të rriturit, me
tituj të tillë si : “Cilat janë profecitë e Nostradamusit për vitin 2022?”, “
Cilat janë katastrofat që do të ndodhin gjatë vitit 2022 sipas Baba Vangas?”,
“Në vitin 2022 pritet fundi i botës, sipas kalendarit Maja”, pastaj
budallallëqet e ngjashme të fanatikëve fetarë që e kalojnë gjithë vitin duke
pritur të ndodhë kiameti në vitin e ri. Krejt këtyre së fundi u është shtuar
edhe Bill Gates, i cili nuk kalon java pa na e dhënë ndonjë parashikim ogurzi
për të ardhmen e njerëzimit.
Duket
se epoka e përrallave të bukura për të rriturit ka marrë fund.