E hene, 09.12.2024, 08:36 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Doni ta dini se si kanë qenë vezirët dhe pashallarët shqiptarë në Perandorinë Osmane?

E enjte, 17.03.2022, 07:46 PM


Blerim Latifi:

Në vitin 1479 Perandoria Osmane dhe Republika e Venedikut lidhin paqe me njëra tjetrën. Pjesë e kësaj paqeje ishte edhe dorëzimi i Kështjellës së Shkodrës në duart e osmanëve. Atë vit Sulltan Mehmeti II dërgoi një letër ne Venecia, përmes të cilës i kërkonte Dogjit të Republikës së Shën Markut t’i dërgonte në Stamboll piktorin më të mirë që kishte në dispozicion. Nuk vonoi dhe para dyerve të Portës së Lartë u shfaq piktori italian Gentile Bellini. Pesë vitet në vazhdim ai do t’i kalonte në Stamboll. Portreti i Sulltan Mehmetit II, që ekziston ende sot, është vepër e tij. Por kjo nuk ishte e gjitha. Sulltani e ngarkoi Bellinin me detyrën që t’i pikturonte të gjitha muret e dhomave personale të pallatit të tij me afreske erotike, përfshirë ato me tematikë homoseksuale. Dëshmitë e biznatinëve, që kishin rënë të gjallë në duart e Sulltanit pas pushtimit osman të Konstandinopojës me 1453, dëshmi që flisnin për orgji homoseksuale të Sulltan Mehmetit II me djem të rinj, tani po konfirmoheshin edhe nga vetë Bellini.

Sot emrin e Sulltan Mehmetit II e mbanë xhamia më e madhe në Prishtinë.  Ata që sot thërrasin në emër të fesë kundër homoseksualëve, po të ishin parimorë, do të kërkonin që edhe kësaj xhamie t’i hiqej emri i sulltanit homoseksual. Por ja që nuk janë. Përkundrazi, e glorifikojnë Sulltan Mehmetin II dhe ëndërrojnë për kohët kur ai dhe pasardhësit e tij bënin ligjin në këtë nënqiell. Madje një vit më parë edhe donin që hamamin e ndërtuar nga Sulltan Mehmeti II në Prishtinë ta kthenin në muze të tij.

_________

Nëse doni ta dini se si kanë qenë vezirët dhe shumica e pashallarëve shqiptarë në Perandorinë Osmane, shikojeni Ramzan Kadirovin e sotëm të Çeçenisë!

Njësoj si Kadirovi sot që bën be në kokën e Putinit dhe kërcënon me hanxhar të gjithë ata që i zënë rrugën planeve ushtarake të tij, pashallarët e dikurshëm shqiptarë bënin be në kokën e sulltanëve dhe prenin e grinin secilin që u dilte në rrugë planeve të tyre ushtarake, nga muret e Vjenës deri në shkretëtirat e Arabisë.

Njësoj si Kadirovi sot që e sundon Çeçeninë me dorë të hekurt, si një Putin i vogël, pashallarët e dikurshëm shqiptarë i sundonin trevat shqiptare me dorë të hekurt, si sulltanë të vegjël. Kështu derisa erdhi Rilindja Kombëtare Shqiptare, e cila ua dha të vetmin vend që e meritonin: koshin e plehrave të historisë.

_________

Shekulli XX ka qenë shekulli i tankut. Makinë e blinduar, me fuqi të madhe goditëse, tanku e vendoste fatin e betejave tokësore. Lufta në Ukrainë, me gjasë, shënon fundin e epokës së tankut. Kjo luftë po tregon se zhvillimi i madh i teknologjisë së dronëve sulmues dhe i armëve të lehta antitanks me precizitet të lartë dhe fuqi të madhe shkatërruese, tankut ia kanë devalvuar shumë përparësitë luftarake.

Mbase nuk do të jetë e largët dita kur tanku do të gjendet vetëm në muzetë e luftës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Rrethi i të çmendurve Blerim Latifi: E di një histori trishtuese nga baba im Blerim Latifi: Bashkimi Europian rritej ekonomikisht e politikisht, ndërsa ushtritë shiheshin me përçmim! Blerim Latifi: A e dëgjuat atë hoxhën që mallkonte rezistencën e Ukrainës dhe i thurte elozhe agresionit rus? Blerim Latifi: Rezistenca e fortë e ukrainasve, na e kujton një fakt themelor të luftërave për liri Blerim Latifi: Sot nuk është një ditë e randë veç për Ukrainën Blerim Latifi: Ekziston një lloj skizofrenie kulturore në historinë e Rusisë Blerim Latifi: Gjeniu gjerman që nxori shqipen nga pluhuri i harresës Blerim Latifi: Milan Shuflaj - Thuajuni zotërinjve tuaj të largohen nga Kosova Blerim Latifi: Liria e Kosovës ka qenë e do të mbetet kuq e zi Blerim Latifi: Ne mbijetuam, triumfuam mbi të keqen, mbi gjenocidin Blerim Latifi: Lufta e Dytë Botërore ishte qërim hesapesh midis fuqive të mëdha Blerim Latifi: Përvjetori i fillimit të Konferencës së Rambujesë Blerim Latifi: Ligji i lashtë i Lekës kishte bërë mrekulli në mes të ferrit nazist Blerim Latifi: Putini po ndjek të njëjtën rrugë si Hitleri Blerim Latifi: Edhe njëherë për Rugovën dhe vendin e lënë bosh prej tij Blerim Latifi: Sot Rusia është një shtet i pastër autokratik Blerim Latifi: As në tokë, as në qiell Blerim Latifi: Ditëlindja e Intelektualit Blerim Latifi: Çfarë e lidhë Reformacionin protestant me fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe?

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora