Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Bashkimi Europian rritej ekonomikisht e politikisht, ndërsa ushtritë shiheshin me përçmim!
E marte, 01.03.2022, 07:59 PM
Blerim Latifi:
Çdo
herë pas përfundimit të një lufte, njerëzit janë të prirur të mendojnë se kurrë
më nuk do të ketë luftë.
Kështu
ka ndodhur në përfundim të Luftës së Parë Botërore. Po ashtu në përfundim të së
dytës.
Edhe
kur mbaroi Lufta e Ftohtë në vitet '90 të shekullit të kaluar u shfaq e njëjta
ndjesi. Asokohe europianët festonin "fundin e historisë", happy
end-in e përplasjeve të mëdha ideologjike. Luftërat në ish Jugosllavi shiheshin
vetëm si përplasje fisesh primitive ballkanike që nuk mund ta prishnin festën e
madhe.
Bashkimi
Europian rritej ekonomikisht e politikisht, ndërsa ushtritë shiheshin me
përçmim. Askush në Europë nuk donte të humbiste para në to. Filluan të
shtoheshin zërat se edhe NATO-s i duhej vënë dryri, ndërsa individualistët
liberalë dhe pacifistët multikulturalistë shpallnin fundin e kombeve,
nacionalizmit e shteteve kombëtare. Ëndrra e bukur e paqes së përhershme më në
fund po bëhej realitet.
Askush
nuk e merrte seriozisht faktin se mbi gërmadhat e Bashkimit Sovjetik po
ndërtohej një përbindësh i ri, autoritarizmi oligarkik i Putinit. Edhe kur e
panë shfaqjen e tij, përsëri nuk u trazuan, sepse besonin se ky përbindësh do
të mjaftohej me punët në oborrin e tij dhe nuk do të përzihej në punët e
shtëpisë tonë liberale e demokratike.
Sulmi
mbi Ukrainën i këtij përbindëshi i dha fund krejt këtij ëndërrimi me sy hapur.
Gazeta
Time në ballinën e saj e përmbledhi thelbin e këtij fundi: The Return of
History.
________
Me
vite e vite me këtë zanin tonë të vogël e kemi përsëritur se Serbia nuk ka
ndryshuar, se ajo vazhdon të qëndroj e lidhur fort me trashëgiminë e
Millosheviqit, se prapa pafuqisë së saj për t'u ballafaquar me historinë e
krimeve të saj kundër të tjerëve, qëndron miratimi i heshtur i tyre.
Askush
nuk na besonte. Madje filluan të ndjenin bezdi nga fjalët tona. Për më tepër
edhe vëllezërit tanë në Tiranë filluan të bezdisen prej tyre. Dhe ja ra ky mort
i Ukrainës dhe shpirti i vërtetë i Serbisë doli në shesh.
Kur
gjithë Europa ndodhet në një anë në kundërshtimin e agresionit rus në Ukrainë,
Serbia ka zgjedhur anën e kundërt, atë të Rusisë.
________
E
lexova një analizë të Sky News mbi profilet e njerëzve më të afërt të Putinit.
Të gjithë me mindset( mendësi) të kohës së Luftës së ftohtë. Të gjithë pjesë e
asaj që në gjuhën politike ruse quhen “Siloviki”.
Siloviki
përfshin njerëzit e formësuar në shërbimet sekrete e militare të periudhës
sovjetike, që botën e shpjegojnë dhe e kuptojnë vetëm nga pikëpamja e forcës
brutale.
Josif
Brodskij, shkrimtari disident i periudhës sovjetike, i vlerësuar me Çmimin
Nobel për letërsi në vitin 1987, ka shkruar dikur mbi rrezikun nga ardhja në
pushtet e spiunëve: “Kënaqësia më e madhe për një spiun është mendimi se ai
luan rolin e Fatit, se ai mban në duart e tij të gjitha fijet”.
Spiunët
janë të prirur të përvetësojnë pikëpamje konspirative mbi botën dhe pikëpamje
mbi natyrën e keqe të qenieve njerëzore. Ata shohin e shpikin konspiracione e
njerëz të rrezikshëm gjithandej, dhe kur pushteti bie në duart e tyre, atëherë
autoritarizmi bëhet fakt i kryer. Sepse regjimet autoritariste nuk funksionojnë
dot pa mitet konspirative.
Sot
Putini dhe njerëzit e rrethit të tij të ngushtë janë shembulli më i shquar i
kësaj psikologjie politike.
________
Duke
i dhënë mend Borisit! Anash qatipët tërë sy e vesh për të mos lënë të ikë asgjë
nga fjalët e tij të arta. Dhe Borisi i gjorë duke u ndi inferior pranë kësaj
koke të madhe të mendimit botëror.????