Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Disa gra e mbrojnë nënshtrimin e gjinisë së tyre
E hene, 15.08.2022, 06:57 PM
Blerim Latifi:
15
përqind e atyre që e kanë mbështetur fushatën për futjen e hixhabit në shkollat
publike, paskan qenë të gjinisë femrore.
Kjo
po ma kujton atë që e thotë Bernard Lewis, historiani i famshëm i Lindjes së
Mesme:
Janë
tri grupe të grave me qëndrime të ndryshme rreth emancipimit të gjinisë tyre.
Disa
gra e mbrojnë dhe madje e lavdërojnë nënshtrimin e gjinisë së tyre.
Disa
të tjera, duke mos njohur gjë tjetër përveç traditës patriarkale, nënshtrohen
pa bërë zë. Dhe një grup tjetër i grave, të cilat të prekura nga idetë moderne
të lirisë dhe barazisë, ngrihen kundër nënshtrimit.
Kjo
ndarje i përgjigjet plotësisht gjendjes reale në Kosovë.
Këtu
feministet e vërteta (grupi i tretë) janë të pakta. Ndërsa feministet që i
shohim rëndom nëpër foltore politike e tryeza të shoqnisë civile, kryesisht
janë feministe të rreme, që kauzën e barazisë gjinore e ndjekin ose për të
zhvatur ndonjë votë ose ndonjë fond europian.
________
Isaiah
Berlin, mendimtari i madh i liberalizmit, e thotë me një vend: Në kohët moderne
të gjithë flasin për lirinë, vetëdeklarohen miq të saj, gojën e kanë plotë
demokraci, madje edhe armiqtë më të urryer të lirisë e demokracisë. Prandaj
detyra e parë e një liberali të vërtetë është vigjilenca liberale, të mos
tregohemi naivë dhe të sillemi me kujdesin e kopshtarit të mirë që di të
dallojë bimët e mira nga ato të këqijat.
________
Po
i duket se ka bo punë t'madhe. I thash se nuk përfiton kurgjo prej kësaj pune.
M' kqyri shtremt: - Nashtë. Sa t'jam gjallë tokën batall nuk du me e pa.