Editorial
Xhemaledin Salihu: Njollosja e gjithçkaje shqiptare!?
E premte, 12.08.2022, 09:03 PM
NJOLLOSJA E GJITHÇKAJE SHQIPTARE!?
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Kohëve
të fundit po manifestohet nje mani, dobësi shqiptare: krejt çka është shqiptare
po e njollosim. Filluam nga politika, nuk mbeti as një politikan qoftë i
nivelit lokal, rajonal apo nivelit kombëtar që nuk u njollos, nuk u përfol.
Për
fillim filluam me personalietete të klasës politike, vazhduam me institucionet,
organet lokale, rajonale dhe kombëtare, pa dallim, të gjitha i njollosëm që
ishin të shteteve shqiptare.
Nuk
u ndalëm me kaq, njollosëm të gjitha personalitetet shqiptare të historisë,
kulturës, arsimit shqiptar, duke kërkuar personalitete të reja të historisë,
kulturës, arsimit jashtë shqiptare.
Po,
njollosëm individë, përfaqsues të denjë të kulturës, arsimit, historisë
shqiptare, në fakt njollosëm vetveten shqiptare.
E
fundit që po njolloset ëstë shkenca shqiptare, po njolloset dija, mendja
shqiptare, Akademitë, Institucionet shkencore, historike, kulturore, Arsimore
shqiptare.
Jo,
nuk na mbeti kurgjë shqiptare e mirë, as simbolet tona shqiptare nuk mbetën pa
u njollos, gjuha jonë shqipe.
Njollosja
e gjithëçkaje shqiptare na çon kah dashuria e simboleve, gjuhëve, historisë,
kulturës, arsimimit, shkencës së huaj.
Kjo
po na ndodh viteve të fundit, nuk kemi dashuri ndaj asaj çka është shqiptare,
por po anojmë nga ajo e huaja: personalitete, shkence, culture, arsim, tradite,
gjuhë, e tjere.
Shtrohet
pyetja: po pse po ndodh kjo? A thua po kërkojmë identitet tjeter, kur kemi
identitetin tonë shqiptar, shkencen, kulturen, traditën, gjuhën, simbolet tona
shqiptare.
I
kuptoj popujt që nuk i kanë këto dhe kërkojnë identitetit, por n eve shqiptarët
i kemi identitetin tone dhe nuk na duhen kultura, personalitte, tradita të
huaja.
Ndoshta
përgjigja është se nuk jemi të kënaqur me arritjet tona shqiptare në këto
semente të jetës, nuk jemi te vetëm. Edhe popujt të tjerë nuk kanë arritur
kulmin e kënaqësisë, por i dojnë, i respektojnë, i nderojnë organet,
institucionet, personalitetet e veta kombëtare. Të mësohemi dhe të edukohemi me
tonën shqiptare dhe përjashta shqiptarisë lëvizjet, ideologjitë, ndikimet që po
rrezikojnë identitetin tonë kombëtar.