Editorial » Zejneli
Xhelal Zejneli: Noli - ky vigan liberator
E hene, 01.08.2022, 07:58 PM
NOLI – KY VIGAN LIBERATOR
Me rastin e 140-vjetorit të lindjes
NGA XHELAL ZEJNELI
Fan Noli (1882-1965) ose Theofan Stilian Noli, ishte udhëheqës i spikatur i bashkësisë shqiptaro-amerikane dhe figurë e shquar poliedrike e letërsisë, e kulturës, e jetës fetare dhe e politikës shqiptare. Lindi në fshatin Qytezë (Ibrik Tepe), në jug të Edrenesë, në Turqinë evropiane, më 6 janar 1882. I ati, Stilian Noli, ishte një fetar i shquar dhe psalt në korin e kishës. Noli ndoqi shkollën e mesme greke në Edrene. Në vitin 1900 u vendos në Athinë, ku mundi të gjejë punë si kopist, sufler apo aktor. Me një shoqëri teatrore të atjeshme vajti në Egjipt. Në vitet 1903-1905 punoi si mësues i greqishtes dhe psalt i korit kishtar në Shibin el Khom, ndërsa në vitet 1905-1906 punoi si mësues në El Faiyum, ku ishte ngulur një koloni e vogël shqiptare. Këtu shkroi një numër artikujsh greqisht dhe e përktheu në greqisht veprën e Samiut Shqipëria – Ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?, të cilat u botuan në shtypshkronjën shqipe në Sofje. Në Egjipt u lidh me udhëheqës të bashkësisë shqiptare si Spiro Dine (1846?/1844-1922), Jani Vruho (1863-1931) dhe Athanas Tashko (1863-1915).
Në prill
të vitit 1906, me një biletë avulloreje u
Në këtë kohë, shqiptarëve të Amerikës u humbte durimi nga ndikimi grek mbi kishën. Më 1907 Noli thirri një mbledhje të shqiptarëve nga mbarë New-England. Këtu delegatët morën vendim të themelonin Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, pra autonome, me Nolin si të parë. Më 9 shkurt 1908, Noli u bë dhjak në Bruklin, kurse më 8 mars 1908 u shugurua prift ortodoks. Më 22 mars 1908, në sallën Knights of Honor të Bostonit, Noli 26-vjeçar, për herë të parë, mbajti kryelartë liturgji në gjuhën shqipe. Ky akt përbënte hapin e parë drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Nga
shkurti 1909 deri në korrik 1911 Noli botoi gazetën Dielli, tribunë e bashkësisë
shqiptare të Bostonit. Më 10 gusht 1911 u
Në korrik
të vitit 1913 Noli vizitoi për herë të parë Shqipërinë dhe këtu, më 10 mars
1914, në prani të princit gjerman të një familjeje protestante Vilhelm Vid
(1876-1945) kreu të parën shërbesë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe. Në
gusht 1914 Noli vajti në Vjenë për t’u kthyer në ShBA në maj 1915. Nga 21
dhjetori 1915 e deri më 6 korrik 1916 ai qe përsëri kryeredaktor i Diellit të
Bostonit, tani gazetë e përditshme. Në korrik 1917 Noli u bë përsëri kryetar i
Federatës Vatra e cila, përballë gjendjes së rrëmujshme në Shqipëri, zuri ta
shohë veten si njëfarë qeverie shqiptare në mërgim. Në shtator 1918 themeloi të
përmuajshmen në gjuhën angleze The Adriatic Review, e cila u financua nga
Vatra, për të përhapur informacion për Shqipërinë dhe për të propaganduar
çështjen e saj. Këtë organ Noli e redaktoi në gjashtë muajt e parë, për ta
vazhduar drejtimin e tij Kostandin Çekrezi (1892-1959). Për të propaganduar për
njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë, me fondet e Vatrës të
mbledhura nën drejtimin e Nolit, delegatët shqiptaro-amerikanë u dërguan në
Më 17 qershor 1924 Noli u shpall kryeministër dhe pas pak kohe regjent i Shqipërisë. Gjatë gjashtë muajve, ai drejtoi një qeveri demokratike, e cila u mundua të përballonte problemet politike dhe ato ekonomike të shtetit të ri shqiptar që ishin tej mase të rënduara. Por programi i tij me 20 pika për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, përfshirë reformën agrare, doli se qe tepër i nxituar për një vend pa tradita parlamentare. Në një letër dërguar një miku anglez, ai do të shënonte më vonë arsyet e dështimit të tij: “Duke ngulur këmbë për reformat agrare, unë ndeza zemërimin e aristokracisë çifligare. Duke mos i kryer ato, humba mbështetjen e masave fshatare”. Me rrëzimin e qeverisë së tij nga forcat e Zogut në prag të Krishtlindjeve 1924, Noli u largua përgjithmonë nga Shqipëria dhe kaloi disa muaj në Itali. Më pas Noli kaloi disa vjet në Gjermani dhe në Austri. Në nëntor 1927 vizitoi Rusinë si delegat ballkanas në Kongresin e “Miqve të Bashkimit Sovjetik” në kremtimin e 10-vjetorit të Revolucionit të Tetorit, ndërsa më 1930 u kthye në ShBA. Në Boston themeloi të përjavshmen Republika, që vetë me emrin e saj i bënte një kundërshtim të hapur Ahmet Zogut, i cili më 1 shtator 1928 ishte shpallur Zogu I, Mbret i Shqiptarëvet. Kjo gazetë u botua edhe si opozitë ndaj Diellit, që tani e drejtonte Faik Konica, i cili ishte pajtuar me Mbretin Zog dhe ishte bërë ministër fuqiplotë (ambasador) i Shqipërisë në Uashington. Me përfundimin e afatit të vizës në ShBA, Noli u kthye në Gjermani, kurse gazetën Republika e mori në dorë Anastas Tashko, derisa u mbyll më 1932. Më 1932 Noli ia doli të kthehej në ShBA, kur iu dha edhe lejeqëndrim i përhershëm. U tërhoq nga jeta politike dhe rifilloi detyrën në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në dhjetor 1933 Noli u sëmur. Duke qenë se nuk qe në gjendje të përballonte shpenzimet e mjekimit, u detyrua të pranonte si dhuratë 3.000 franga ari nga Shqipëria, për ironi pikërisht nga kundërshtari i tij i betuar Ahmet Zogu. Ky gjest solli njëfarë pajtimi midis Nolit dhe Zogut dhe i zbuti marrëdhëniet shpesh të ndera me Faik Konicën. Më 1935 iu kthye pasionit të tij të madh, muzikës dhe në moshën 53-vjeçare u regjistrua në Konservatorin e Muzikës të Bostonit, ku u diplomua më 1938. Më 12 prill 1937, ëndrra e madhe e Nolit për një kishë kombëtare shqiptare u përmbush kur Patrikana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. I pakënaqur vetëm me detyrat ekleziastike, Noli iu kthye studimeve pasuniversitare në Universitetin e Bostonit, ku më 1945, me një disertacion për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, mori doktoraturën. Në vitet e para pas përfundimit të Luftës II Botërore, Noli mbajti marrëdhënie deri diku të mira me regjimin e ri komunist në Tiranë dhe ushtroi ndikimin e vet në mënyrë që qeveria amerikane ta njihte. Nami si “peshkop i kuq” i bëri mjaft armiq ndër qarqet e mërgimtarëve në Amerikë dhe shkaktoi polarizime mes tyre. Më 1955, Federata Vatra i dhuroi atij një shumë prej 20.000 dollarësh, me të cilën bleu një shtëpi në Fort Llodërdejll, Florida, ku edhe vdiq më 13 mars 1965 në moshën 83 vjeç.
Politika dhe feja nuk qenë të vetmet fusha ku ai bëri emër. Ai qe edhe dramaturg, poet, historian, muzikolog dhe sidomos përkthyes i shkëlqyer me një ndihmesë të konsiderueshme në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe.
Veprimtaria
letrare dhe shkencore – Drama në tre akte Israilitë dhe Filistinë,
Noli
ndjeu nevojën e teksteve liturgjike në gjuhën shqipe ndaj i hyri përkthimit të
liturgjive dhe të ritualeve ortodokse që u botuan në dy vëllime: Librë e
shërbesave të shënta të kishës orthodoxe,
Pason studimi historik për jetën dhe epokën e heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut: Historia e Skënderbeut (Gjergj Kastriotit), mbretit të Shqipërisë 1412-1468, Boston 1921, botuar në shqip, 285 faqe. Varianti anglisht mban titullin George Castrioti Scanderbeg (1405-1468), Nju-Jork 1947 dhe është fryt i disertacionit të doktoratës në Universitetin e Bostonit më 1945. Vjen studimi tjetër shkencor mbi figurat e mëdha të së kaluarës - Jezui, Jul Cesari, Skënderbeu dhe Napoleoni. Dashurinë për muzikën Noli e manifestoi me veprën Beethoven and the French revolution (Bethoveni dhe Revolucioni Frëng) Nju-Jork 1947, 117 faqe.
Noli
është edhe poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme deklamative është e paktë. Ajo
është përmbledhur në vëllimin me titull Albumi,
Ndihmesa kryesore e Nolit për letërsinë shqipe ishte si stilist, gjë që vihet re në përkthimet që bëri. Ai mund të konsiderohet si njëri nga stilistët më të mëdhenj në dialektin e jugut, duke rreshtuar përkrah tij edhe Faik Konicën. Përvoja e Nolit si aktor dhe orator, njohja me gjuhët e kulturës botërore, me anglishten, me frëngjishten, me gjermanishten, me greqishten etj. i dhanë mundësi ta zhvillojë shqipen dhe ta ngrejë në shkallën e një gjuhe të përpunuar, të rrjedhshme e plot elegancë.
Përkthimet
e Nolit - Përktheu katër tragjedi të Shekspirit (1564-1616): Otello, 1916,
Makbethi, Hamleti dhe Jul Qesari, Bruksel 1926. Përktheu nga anglishtja dy
pjesë të dramaturgut norvegjez Henrik Ibsen (1828-1906) Armiku i popullit dhe
Zonja Ingra e Ostrotit, Bruksel 1926. Pason përkthimi i fuqishëm në shqip i
pjesës së parë të Don Kishotit të Miguel De Servantesit (1547-1616) nën
titullin Sojliu mendjemprehtë don Kishoti i Mançës,
Duke qenë poliglot, Noli përktheu poezi të autorëve evropianë dhe amerikanë të shekullit XIX, ndër ta poetin gjerman Johan Volfgang fon Gëte (1749-1832), dramaturgun, poetin dhe autorin e romaneve historike - skocezin Sër Uollter Skot (1771-1832), poetin gjerman me prejardhje hebreje Hajnrih Hajne (1797-1856), poetin dhe shkrimtarin francez Viktor Hygo (1802-1885), poetin romantik rus Fjodor Tjutçev (1803-1873), poetin dhe dramaturgut francez Aleksis-Feliks Arver (1806-1850), poetin amerikan, autor i poemës Skënderbeu - Henri Uotsuorth Longfellou (1807-1882), poetin amerikan, pararendës i simbolizmit Edgar Allen Po (1809-1849), shkrimtarin amerikan Herman Melvil (1819-1891), autorin e Albatrosit Sharl Bodler (1821-1867), poetin dhe eseistin francez, fitues i parë i Çmimit Nobel për letërsi Arman Syli Prydom (1839-1907) dhe simbolistin francez Pol Verlen (1844-1896).
Noli dhe Konica, këta dy stilistë më të mëdhenj të gjuhës moderne shqipe, të dy banues jo në Shqipëri por në ShBA, nuk i kanë kushtuar një energji të madhe krijimtarisë letrare. Për arsye historike dhe politike, kulti i frymës kombëtare ndër shqiptarët e asaj kohe ka pasur përparësi ndaj kultit të së madhërishmes estetike. Ndonëse shkroi pak letërsi të mirëfilltë, Noli mbetet gjigant i letërsisë. Ai dha ndihmesë të madhe që gjuha shqipe të arrinte potencialin e vet të plotë letrar e krijues. Tanimë ishte krijuar një gjuhë letrare moderne.
Më 31.03.2015