Editorial » Zejneli
Xhelal Zejneli: Ukraina - Kujt iu desh lufta
E marte, 31.05.2022, 09:12 PM
UKRAINA – KUJT IU DESH LUFTA
Rusia
pa Ukrainën, pushon të jetë perandori, ndërsa me një Ukrainë, në fillim
proruse, pastaj të nënshtruar, automatikisht bëhet
perandori – Zbignjev Bzhezhinski
Nga
Xhelal Zejneli
Me rënien e murit
të Berlinit në nëntor të vitit 1989, u shpërbë edhe Bashkimi Sovjetik. Doli
prej tij një Rusi e pakonsoliduar. Në vitin 1991 Traktati i Varshavës (Pakti i
Varshavës) u shpërbë, por jo edhe NATO-ja. Pas këtyre proceseve historike, në
rrethana të reja pasojnë do procese të tjera:
- NATO-ja fillon
të shtrihet në lindje të Evropës, duke i përfshirë në radhët e veta
ish-shtetet, anëtare të Traktatit të Varshavës, që e përbënin kampin socialist;
- Moska mendon se
me shtrirjen e NATO-s në lindje të kontinentit, ShBA-ja synon t’u afrohet
kufijve të Rusisë, përkatësisht ta rrethojë atë;
- Kryetari i
Rusisë, Vladimir Putin (1952-) synon t’ia rikthejë Rusisë autoritetin që
kishte dikur Bashkimi Sovjetik dhe konsiderohej si një prej dy superfuqive
globale;
Ndaj shteteve ku
ka minoritet rus, Moska ndërmerr veprime ushtarake:
1. Në nëntor të
vitit 1990 shpërthen konflikti në Pridnestrovie (Transnistria) të
Moldavisë, i njohur si luftë moldavo-ruse, 1991-1992;
2. Në vitin 2008
Rusia ndërhyn ushtarakisht kundër Gjeorgjisë. Pushton Osetinë Jugore dhe
Abhazinë. Më 26 gusht 2008, Rusia njeh pavarësinë e Abhazisë dhe të
Osetisë Jugore, e cila po ashtu u shkëput nga Gjeorgjia;
3. Në vitin 2014
Rusia pushton gadishullin e Krimesë, e anekson atë dhe ia bashkëngjit
Rusisë. Deri atëherë, Krimea ishte pjesë e Ukrainës;
4. Në prill të
viti 2014 fillon konflikti në dy rajonet e Ukrainës lindore, Donjeck
dhe Lugansk, që bashkërisht quhen
Donbas*. Moska i mbështet separatistët prorusë. Në gusht të vitit 2014 Rusia
ndërhyn edhe ushtarakisht dhe këto dy rajone i shpall republika të pavarura. Që
nga viti 2014, këto dy rajone gjithnjë më tepër i kontrollonte Rusai. Në
pranverë të vitit 2014 u krijuan të ashtuquajturat Republika Popullore e
Donjeckut dhe Republika Popullore e Luganskës. Në këto rajone ka qenë tejet e
zhvilluar industria e qymyrit dhe e çelikut. Para agresionit rus në Ukrainë,
Dombasi ka pasur gjashtë deri shtatë milionë banorë.
* * *
Pushtimet e sipërthëna, shpeshherë Moska i ka arsyetuar me çlirimin e Kosovës në vitin 1999 nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të mbështetur nga ShBA-ja.
Shënim:
1. Në fund të
vitit 2013, në sheshin Majdan të Kievit shpërthyen protesta masive kundër
kryetarit prorus të Ukrainës, Viktor Janukoviç (Viktor Yanukovych,
1950-) që njihen si revolucioni Euromajdan.
Janukoviçi ra. Erdhën në pushtet politikanët properëndimorë, në krye me Petro
Poroshenkon (1965-) dhe Ardenie Jacenjuk (1974-) - ushtrues detyre i
kryeministrit në vitet 2014-20116. Pushtetarët e rinj të Ukrainës, e kufizojnë
të drejtën e përdorimit të gjuhës ruse në Dombas.
2. Zbignjev
Bzhezhinski (Zbigniew Kazimierz Brzezinski, Varshavë, 1928 – Fols Çerç,
Virgjinia, ShBA, 2017) – politolog polak-amerikan dhe gjeostrateg (strateg i
gjeopolitikës), këshilltar i presidentit Lindon Xhonson (Lyndon Baines
Johnson, 1908-1973) dhe këshilltar për siguri kombëtare i presidentit Xhimi
Karter (James Earl “Jimmy” Carter, Jr., 1924 -).
* * *
Sulmi i Rusisë
ndaj Krimesë është shembulli më tipik i agresionit gjatë kohës së paqes në
Evropë, që nga koha kur Gjermania naziste e pushtoi Sudetin në vitin 1938.
Ishte e pafalshme shpërfillja e leksionit të Munihut, kur kryeministri
britanik Artur Nevil Çemberlen (Arthur Neville Chamberlain, 1869-1940)
dhe kryeministri francez Eduard Daladie (?douard Daladier, 1884-1970) e qetësonin diktatorin
gjerman Adolf Hitlerin (1889-1945), duke lëshuar pe para kërkesave të
tij në Çekosllovaki. Kur Çemberleni është kthyer nga Munihu në Londër, Uinston
Çerçili (Winston Churchill, 1874-1965) i ka thënë: “Keni mundur të
zgjidhni midis luftës dhe turpit. Ju paskeni zgjedhur turpin. Tani priteni
luftën”.
* * *
Në vitin 1994
Ukraina i dorëzoi armët bërthamore të veta. Tërësinë tokësore të
saj do ta garantonin ShBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia.
Në vitet 2010-2014
Ukraina kishte një qeveri proruse. Pas rënies së kryetarit prorus Viktor
Janukoviç, vijnë në fuqi pushtetarë dhe qeveritarë Në zgjedhjet e fundit, në
Ukrainë erdhi në pushtet Volodimir Zelenski, njeri me prejardhje hebraike.
Ky ishte properëndimor dhe synonte ta anëtarësojë Ukrainën në organizmat
euroatlantikë.
Për Moskën, ardhja
në pushtet në Ukrainë, e një personi me prejardhje hebraike, është skenar i
paramenduar nga Uashingtoni, me qëllim që ky vend të anëtarësohet në NATO.
Agresionin në
Ukrainë, Moska e arsyeton duke thënë: “Rusia ndërhyn ushtarakisht, për ta
parandaluar anëtarësimin e këtij vendi në NATO”.
A është e
arsyeshme të shkaktohet një luftë apo një tragjedi e këtyre përmasave, me
dhjetëra mijë të vrarë dhe të plagosur, midis tyre edhe fëmijë, me fëmijë të
mbetur bonjakë, me zhvendosje dhe shpërngulje të popullsisë, me dëme të mëdha
materiale, me qytete të rrënuara, me infrastrukturë të shkatërruar – për t’u
anëtarësuar në NATO?!
Apo do të kishte
qenë më e arsyeshme që Ukraina, midis perëndimit, në një anë dhe Rusisë, në
anën tjetër - të kishte mbetur asnjanëse.
Mariupoli u
rrafshua prej raketave të ariut të veriut, ndërsa qytetarët e kontinentit
përcjellin këngët e Eurovisionit dhe shikojnë ndeshjet e Ligës së kampionëve.
Moska nuk e ka
analizuar drejt dhe saktë reagimin e ShBA-së, të NATO-s dhe të shteteve,
anëtare të BE-së që do të pasonte pas sulmit rus në Ukrainë. Moska nuk e ka
pritur një reagim aq të ashpër të Perëndimit ndaj invadimit rus në Ukrainë.
Ndërhyja ushtarake
e Rusisë në Ukrainë:
- cenoi
autoritetin e ShBA-së, si superfuqi globale;
- cenoi
autoritetin e NATO-s, si dhe
- vuri në dyshim
prestigjin e BE-së.
Por, Uashingtoni
dhe Brukseli nuk i lejuan dhe nuk i mundësuan Rusisë të luajë, të shpërfillë
dhe të nëpërkëmbë autoritetin dhe epërsinë politike, ekonomike dhe ushtarake të
botës perëndimore.
Nga invadimi i
Rusinë në Ukrainë, mund të konstatohet:
- Ushtria e
Ukrainës rezultoi e përgatitur për luftë dhe për t’i bërë ballë një fuqie të
madhe;
- Populli ukrainas
rezultoi si popull atdhetar, patriotik, i gatshëm për të mbrojtur pavarësinë e
vendit, dinjitetin dhe identitetin kombëtar;
- Potenciali
ushtarak i Rusisë, rezultoi shumë më i vogël se ajo që ka menduar bota;
- Ukrainën e kanë
mbështetur dhe vazhdojnë ta mbështesin me të gjitha mjetet, ShBA-ja dhe
Mbretëria e Bashkuar;
- ShBA-ja dhe
Mbretëria e Bashkuar nuk varen nga gazi natyror dhe nga nafta ruse;
* * *
Lidhur me
agresionin e Rusisë në Ukrainë, u duk sikur në radhët e NATO-s dhe të BE-së,
mbizotëroi një unitet i plotë. Por, kohezioni i këtij uniteti midis Fuqive të
Mëdha të Perëndimit, mbase është i diskutueshëm:
- Lufta në
Ukrainë, pavarësisht nga shkaqet dhe preteksti, nuk mirëpritet nga Gjermania
dhe nga Franca;
- Gjermania varet
nga gazi natyror dhe nga nafta ruse, për dallim nga Mbretëria e Bashkuar apo
ShBA-ja, të cilat në këtë pikëpamje, pothuajse fare nuk varen.
27 % të naftës dhe
40 % të gazit natyror, vendet e BE-së e sigurojnë prej Rusisë.
* * *
Agresioni i Rusisë
ndaj Ukrainës çrregullon proceset ekonomike në shkallë globale, për arsye se
Rusia i eksporton Evropës dhe vendeve të tjera gaz natyror, naftë, qymyr, grurë
etj. Çrregullimi i ekonomisë gjermane,
si pasojë e mungesës së gazit natyror dhe të naftës ruse, çrregullon ekonominë
botërore, për arsye se Gjermania është fuqi e katërt ekonomike në botë. Ukraina
është një prej hambarëve të Evropës dhe më gjerë, për arsye se është një prej
eksportuesve më të mëdha të grurit apo të lulediellit. Çrregullimi i ekonomisë
botërore, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, mund të shkaktojë ngritje
çmimesh të artikujve ushqimorë si dhe uri në përmasa globale.
Gjermania, e
sidomos Franca janë për një Evropë, me më pak Amerikë në të. Këto dy Fuqi të
Mëdha të kontinentit janë për një Evropë më të pavarur nga ShBA-ja. Në anën
tjetër, Uashingtoni thotë se pa Amerikën, Evropa nuk mund të mbrohet nga
rreziku rus. Pa Amerikën, as Ukraina nuk do të mund t’i bënte ballë sulmit rus.
Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelenskyy, 1978-) duket sikur është i
vetëdijshëm se politika e tij e pabaraspeshuar midis Perëndimit, në një anë dhe
Rusisë, në anën tjetër, u mor si pretekst nga Moska për të kryer agresion ndaj
Ukrainës. ShBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar i dërgojnë Ukrainës armë, artikuj
ushqimorë, mjete financiare dhe barna, por është Ukraina ajo e cila agresionit
rus i bën ballë me gjak.
* * *
Paqja midis
Ukrainës dhe Rusisë do të arrihet vetëm atëherë kur të thotë Uashingtoni. Është
utopi dhe iluzion të mendohet se mund të arrihet paqe midis palëve
ndërluftuese, pa pëlqimin dhe pa miratimin e Amerikës. Zvarritja apo zgjatja e
luftës në Ukrainë nuk shkon në favor të Rusisë. Çdo ditë e luftës shkon në dëm
të saj. Vazhdimi i luftës në Ukrainë i shkakton Rusisë shpenzime të mëdha dhe e
dobëson atë. Është akt i pamoralshëm dhe johuman të thuhet se kjo shkon në
favor të Amerikës.
Nga embargoja e
vendeve të Perëndimit ndaj Rusisë, humbin të dyja palët. Humbin si Rusia, ashtu
edhe shumë vende të kontinentit. Humbja është e ndërsjellë. As Perëndimi mund
të gjejë rrugë alternative të volitshme për t’u furnizuar me gaz natyror apo me
naftë, as Rusia ka ku shet më mirë se në Perëndim gazin natyror, naftën,
qymyrin dhe grurin.
Sanksionet që ia
janë vendosur Rusisë janë të papërballueshme për Moskën. Askush s’e di se kur
do të hiqen ato. Heqjen e sanksioneve dhe të embargos ndaj Rusisë, ShBA-ja do
ta kushtëzojë duke i kërkuar asaj:
- T’i tërheqë
trupat ushtarake nga tërë territori i Ukrainës;
- T’i paguajë
Ukrainës reparacion lufte;
- Të përgjigjet
për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit; mbi 4000 civilë janë vrarë;
ndërsa 4730 janë plagosur; ndër të vrarët dhe të plagosurit ka edhe shumë
fëmijë.
* * *
Evropa sot, s’ka
filozofë dhe shkrimtarë të mëdhenj si dikur, që do ta ngrinin zërin e protestës
kundër agresionit rus dhe ndërthurjes së interesave të Fuqive të Mëdha apo të
perandorive. Brenda në Rusi ka diktaturë dhe tirani, kështu që askush s’guxon
të mendojë ndryshe për ekspeditën pushtuese të Vladimir Putinit.
* * *
Politika e
Gjermanisë dhe e Francës ndaj Rusisë në tri dekadat e fundit, i ka shërbyer
Moskës për t’u militarizuar dhe për t’i pushtuar viset, zonat apo rajonet e
banuara me rusë, të shteteve përreth. Ish-kancelari gjerman Gerhard Shreder (Gerhard
Schröder, 1944-) ka qenë shumë i afërt me Putinin. Ai ishte kancelar në vitet
1944-2005. E afërt me Putinin ka qenë edhe ish-kancelarja gjermane Angela
Merkel (1954-). Ajo shpesh është takuar me Putinin. Mbase rregullisht kanë
komunikuar edhe me mjete të komunikimit. Po kështu edhe presidenti i Francës Emanuel
Makron (Emmanuel Macron, 1977-) ka pasur kontakte të shpeshta me Putinin. I
afërt me kryetarin rus ka qenë edhe ish-kryeministri i Italisë Silvio
Berluskoni (Silvio Berlusconi, 1936-). Para pushtimeve dhe
agresioneve të Putinit, Shrederi, Merkeli dhe Makroni i mbyllnin sytë.
Agresioni rus në Ukrainë është edhe pasojë e politikës indiferente të Berlinit
dhe të Parisit ndaj hegjemonizmit dhe ekspansionizmit rus në fqinjësi. Ukraina
sot e paguan çmimin e pasivitetit të Fuqive të perëndimit. Perandoria e Putinit
dhe përmasat e aventurizmit të tij nuk frenohen me politikën e baraspeshës
të Angela Merkelit.
Shënim: Gerhard
Shreder, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore i angazhoi forcat
ushtarake gjermane gjatë ndërhyrjes së NATO-s, kundër ushtrisë jugosllave, në
vitin 1999. Me këtë rast ai deklaroi: ”Gjenocidit në Jugosllavi nuk mund t’i
përgjigjemi me pacifizëm. Gjermania medoemos t’i mbrojë shqiptarët etnikë,
viktima të dëbimit, të përdhunimit dhe të vrasjeve”. Por, më 24 prill 2017
Gerhard Shrederi shkon në Beograd për të mbështetur Aleksandar Vuçiqin (1970-)
gjatë fushatës parazgjedhore.
* * *
Pas përfundimit të
luftës në Ukrainë, nuk duket i mundur një takim ndërmjet presidentit amerikan Xhozef
“Xho” Bajden, i Riu (Joseph Robinette Biden, Jr., 1942-) dhe Vladimir
Putinit. Do të ishte e udhës që me Putinin të mos takohet asnjë kryetar apo
kryeministër i cilitdo shtet, anëtar i NATO-s apo i BE-së. Ai duhet të izolohet
nga çdo vend i Perëndimit. Për krimet e kryera të ushtrisë ruso-çeçene në
Ukraninë, Putini do të duhej të përballet me drejtësinë ndërkombëtare për krime
lufte dhe krime kundër njerëzimit.
* * *
Lufta çlirimtare
e Ukrainës kundër agresionit rus gjithsesi duhet të mbështetet, por nuk është
mençuri që kjo të bëhet deri te ukrainasi i fundit. Duhet të kërkohen rrugët që
kjo luftë të ndalet sa më parë. Është e pamundur të jenë shterur shtigjet që
shpijnë në paqe. Kur të mëdhenjtë ndeshen, pëson bari. Në këtë rast nuk pëson
bari, por vriten njerëz.
* * *
Ka kohë që Moska
synon ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor. Serbinë e ka satelite politike
historike; Në Bosnjë dhe Hercegovinë e ka Republikën Serbe të udhëhequr nga
prorusi Millorad Dodik (1959-); në Mal të Zi e ka një kolonë të pestë
të përbërë prej malazezëve proserbë dhe prorusë; qarqe proruse ka pasur edhe në
Maqedoninë e Veriut. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski (1970-) fare nuk
ishte properëndimor. Nuk u vendos rastësisht në Hungarinë e kryeministrit
Viktor Orban (1963-), të afërt me Moskën.
* * *
Agresionin rus
ndaj Ukrainës, shqiptarët e dënuan në shkallë kombi, duke mbështetur njëherazi
luftën çlirimtare të popullit ukrainas. Dënimin e invadimit rus dhe luftën
çlirimtare të ukrainasve, Kosova në asnjë çast nuk e ndërlidhi me mbylljen e
statusit politik të vet. Shqiptarët, në shkallë kombi, në asnjë mënyrë nuk duan
të përfitojnë në kurriz të tragjedisë së të tjerëve. Lidhur me ekspansionin e
Rusisë ndaj fqinjit të saj – Ukrainës, shqiptarët u rreshtuan në anën e drejtë
të historisë.
Serbia ndërkaq,
gjakderdhjen në Ukrainë e ndërlidhte dhe vazhdon ta ndërlidhë me aspiratat e
veta hegjemoniste, ekspansioniste dhe kolonialiste ndaj Kosovës. Serbia është
ndër vendet e rralla të Evropës e cila nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.
Serbi! Është
johumane të bësh llogaritje për aspiratat e tua anakronike ndaj Kosovës, duke
tentuar të përfitosh nga tragjedia e popullit martir të Ukrainës. Ku e ke
inteligjencien, Serbi?!
Fuqitë e Mëdha të
Perëndimit duhet të pushojnë ta ledhatojnë dhe ta përkëdhelin Serbinë. Në dy
dekadat e fundit në Serbi kanë bërë investime të mëdha: Gjermania, Franca,
Italia, ShBA-ja. Katër fuqitë e sipërthëna të Perëndimit duhet t’u japin fund
investimeve ekonomike në Serbi. I mjaftojnë Serbisë investimet nga Rusia e
Putinit, nga Kina, nga Turqia dhe nga ndonjë vend arab.
Ndaj Serbisë
proruse, Perëndimi duhet të marra masa të caktuara:
- t’i vihen
Serbisë sanksione;
- të përjashtohet
Serbia nga Këshilli i Evropës;
- dyert e BE-së,
t’i mbyllen Serbisë përgjithmonë.
Qendrat filoserbe të BE-së, ka kohë që e lusin Serbinë t’i vërë
sanksione Rusisë. Këto qendra, influente, lodhen kot. Serbe është me Rusinë,
sot e mot. Ajo është përçuese historike e interesit rus në gadishull dhe e
tillë do të mbetet. Ajo dëshiron t’i përkasë zonës ruse të interesit dhe sferës
ruse të ndikimit. Deklaratat e kryekriminelit të rajonit Aleksandar Vuçiqit se
midis Rusisë dhe Perëndimit, Serbia dëshiron të qëndrojë asnjanëse - janë
gënjeshtër e kulluar. Serbia militarizohet me armë ruse dhe kineze.
* * *
Miliona njerëz
vijnë nga bota në Evropë, ndërsa qendrat filoserbe të BE-së nuk
janë në gjendja t’ia njohin Kosovës demokratike liberalizimin e vizave. Turp! Angela
Merkeli gjashtëmbëdhjetë vjet ishte timonierja kryesore e BE-së, nuk ia
doli ta mbyllte statusin e Kosovës. Mëkat! Evropë! Kosova është dhimbja e
përjetshme e një kombi të tërë, e kombit që ia dha Evropës kryezotin e
mesjetës, Gjergj Kastriotin (1405-1468) dhe nobelisten, Të Shenjtën
Nënë Terezë (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, 1910-1907).
ShBA-ja, një ditë
e më parë duhet ta pranojë Kosovën në NATO dhe të ushtrojë ndikimin e vet, për
ta pranuar në Këshillin e Evropës, përkatësisht në BE.